U hap sesioni i VII i Legjislatures se 13-te te Kuvendit Popullor
Dje ne Kuvendin Popullor
- Diskutohet dhe miratohet programi i punes per periudhen 16 janar - 30 mars 1995
NDREKE GJINI
Dje Kuvendi Popullor i Republikes se Shqiperise i filloi punimet e sesionit te VII te Legjislatures se 13-te me diskutimin dhe miratimin e programit te punes per periudhen 16 janar - 30 mars 1995.
Pas fjales se hapjes se Kryetarit te Kryesise se Kuvendit Popullor, zotit Pjeter Arbnori, e moren fjalen shume deputete te cilet shprehen propozimet e tyre per futjen ne programin e punes se kesaj periudhe te nje sere projektiligjesh si dhe ngriten shqetesimet e tyre lidhur me zbatimin e ligjeve.
Deputeti Shamata nga ana e tij u shpreh se komisioni i per ekonomishem per çeshtjen Çekini e ka materialin gati t’ia paraqese parlamentit.
Me pas e moren fjalen ku shprehen objeksionet e tyre rreth programit te punes per kete periudhe dhe bene propozime per shtesa te ndryshme ne kete program deputetet Dokle, Baleta, Teta, Lalaj, Apostoli, Vukaj, Makaridhai, Perpali, Kalakula, Alimehilli etj.
Deputeti U. Butka kerkoi te futet ne program projektiligji per statusin e mjeteve te informimit i çeshtje me pjesemarrjen e deputeteve te te gjitha grupeve parlamentare.
Deputeti E. Dakli shprehu domosdoshmerine e diskutimit dhe miratimin nga parlamenti sa me pare te Kodit te Punes.
Ne kete seance lidhur me programin e punes per kete periudhe tremujore shfaqen mendimet dhe qendrimet e tyre edhe deputetet Ferizaj, Gjinushi, Agasi, Imami, Marku, Ulqini, Pulaha, Cela, Çeliku etj.
Me pas kryetari i grupit parlamentar te PD-se zoti Ali Spahia ne fjalen e tij me kete rast u shpreh, nder te tjera se: “Detyra kryesore e ne te gjitheve eshte te hartojme nje projektkushtetute te mire, ndersa per sa i perket ligjit per shtypin (shqetesim te cilin e ngriten disa deputete parafoles), pas shqyrtimit dhe aprovimit te Kodit Penal, ato nene qe i bien ndesh ketij kodi te abrogohen.
Lufta kunder korrupsionit, u shpreh zoti Spahia eshte nje nga problemet tona kryesore, ndaj dhe jam i mendimit qe te krijohet komisioni parlamentar kunder korrupsionit, por ne baze te nenit 30 te dispozitave Kryesore Kushtetuese.
Ne fund Kuvetari i Komisionit
periuhe deputetet Dokle, Baleta, Teta, Lalaj, Apostoli, Vukaj, Makaraiadhi, ne program projektligji per statusin e mjeteve te informimit i cili, siç u shpreh ai, eshte diskutuar si ne komisionin qe ai drejton ashtu edhe ne ate te ligjeve. Shume deputete te tjere qe e moren fjalen u shprehen per nevojen e nje ligji antikorrupsion dhe krijimin e nje komisioni te posaçem per kete
Fjala e hapjes se Sesionit VII Legjislatura XIII te Kuvendit Popullor mbajtur nga Kryetari i Kryesise z. Pjeter Arbnori
Te nderuar deputete dhe deputete,
Sesion i shtate i Legjislatures se XIII te Kuvendit Popullor eshte ne vazhdhen e punes se rendesishme qe ka bere ky kuvend gjate tri viteve. Nuk eshte e rastit qe e nisim Kuvendin me miratimin e Kodit Penal, diskutimin ne parim te te cilit e filluam qe ne seancen e fundit te vitit te kaluar. Kodi Civil i miratuar, Kodi Penal, Kodi i Procedures Civile, Kodi i Procedures Penale, Kodi i Punes dhe kodet e tjera qe na presin na ngarkojne me pergjegjesi te medha sepse kodet nuk jane si aktet qe mund te ndryshohen çdo vit sipas ec urise se ekonomise. Ato jane ligje baze qe duhet t’i mendojme, t’i diskutojme dhe t’i miratojme te gjithe se bashku me pergjegjesine e plote dhe vullnetin e mire qe i japim popullit gjate ne te gjitha punet. Idealja do te ishte qe ato te pergatiten aq mire saqe konsensusi te ishte ne themel te punes sone per shumicen e neneve.
Gjithashtu, ne programin e punes kemi edhe projektligjin “Per kullotat e livadhet”, “Per Ushqimin”, “Per pensionet suplementare ne sektorin joubuxhetor”, si dhe projektligje te tjera per ndryshime te pjeshme ne ligjet e paketes financiare “Per çmimet e tarifat”, “Per sistemin e taksave”, “Per dokumentimin dhe mbajtjen e llogarive per tatimet”, “Per tatimin mbi te ardhurat personale” dhe “Per Akcizat”. Ne programin e punes parashikohet edhe ratifikimi i nje marreveshjeje kredie dhe nje marreveshje garancie.
Nje varg interpelancash jane kerkuar dhe do te behen me Kryetarin e Keshillit te Ministrave, me Ministrin e Mbrojtjes, me Ministrine Burimeve Minerare dhe Energjetike, me Ministrin e Financave si dhe seanca pyetjesh me Kryetarin e Sherbimit te Kontrollit te Shtetit dhe Ministrin e Financave te kerkuar kryesisht nga deputete te opozites por edhe nga deputete te pozites.
Ne fund do t’u kerkoja grupeve parlamentare si dhe deputeteve qe te perfqesojne forcat e tjera politike ne parlament te bisedojne seriozisht me mes tyre lidhur me projektin e ri te Kushtetutes.
Thelbeshorja eshte marreveshja per permbajtjen e Kushtetutes, frymen e saj. Kete mund ta beje nje komisioni i Parlamentit i krijuar nga te gjitha grupet parlamentare si dhe nga te gjitha forcat politike qe kane deputete. Mund te zgjerohet komisioni edhe me forcat politike qe kane perfaqesues ne pushtetin lokal. Mund te krijohet nga parlamenti edhe nje komision me specialiste pa parti. Kryesorja ne komision eshte qe çdo parti, duke ruajtur propocione te arsyeshme, te mos kete dominim. Komisioni te punoje me konsensus ose ne mungesen e tij te vendose me dy te tretat.
Te gjitha te tjerat jane te dores se dyte.
Kushtetuta nuk eshte mjet propagande, eshte nje shtjepie re ku kemi nevoje te strehohemi te gjithe.
Ju faleminderit.
Deklarate e zedhenesit te Ministrise se Drejtesise lidhur me arratisjen e 20 te burgosurve nga burgu i Tiranes
Diten e djele me date 15 janar 1995 ne oren 22.45 jane arratisur nga burgu i Tiranes 20 persona te denuar.
Me perberje te tyre ka kriminale te rrezikshem te denuar per vrasje. Sipas informacionit te drejtorise se burgjeve behet e ditur se kane shquyer nje dere te brendshme qe te nxjerr ne mense te magazinen e ushqimit te te denuarve. Ne kete menyre eshte hapur dera e magazines se ushqimeve te te denuarve dhe jane shuar hekurat e dritares se magazines prej nga eshte dale ne taracen e e guzhines ku jane prer dy rrethime telash. Pas kesaj ata kane arritur ne repartin 88 te Tiranes, me pas ne terren te hapur ku dhe jane shperndare ne drejtime te ndryshme.
Ministria e brendshme dhe Komisariati i Policise e rretheve jane ne kerkim te te arratisurve nga burgu i Tiranes. Deri tani jane kapur dy te arratisur gjithashtu jane ndaluar disa punonjes te burgut, policet e sherbimit.
Meqenese disa nga ata jane kriminele te rrezikshem te denuar per vrasje kerkohet bashkepunimi i shtetasve per te informuar kete persona.
Per personat qe do te japin informacion rreth tyre do te marrin nje shperblim prej 100 mije leke te reja duke ruajtur dhe sekretin e informacionit.
Lista e te arratisurve eshte kjo:
Shkelqim Myr Isufi, Agron Kadara, Fahri Zyber Kuka, Arben Gafur Karasani, Astrit Dode Bisha, Ilirian Halil Arapi, Viktor Xhemali Qerhami, Arben Petraq Nasko, Nevr uz Faslli Qeleshi, Ylli Raqi Zavalani, Artur Syrja Xhemali, Spartak Myftar Merdani, Kastriot Etem Vretaj, Gezim Asim Kelmenti, Tomor Qerim Haxhia, Kujtim Xhelal Mura, Mustafa Shemi Shemi, Nusret Ramiz Daga, Speti Hasim Merkaj, Gezim Sulejman Suka.
Zevendeskryeministri Vrioni mbas takimit me Presidentin Klinton
Mbas konferences se organizuar nga Shtepia e Bardhe mbi investimet ne Evropen Lindore, ku mori pjese edhe nje delegacion shqiptar i kryesuar nga zevendeskryeministri Dylber Vrioni.
Zoti Vrioni i dha kete interviste Elez Biberajt per Radion “Zeri i Amerikes”.
-Zoti Vrioni, si i cilësoni rezultatet e konferences ne te cilen moren pjese edhe bisedimet e delegacionit shqiptar qe zhvilloi me delegacionet e tjera?
-Konferenca ishte interesante po te kemi parasysh qe ishte ideuar nga vete presidenti Klinton, ishte nen patronazhin e Shtepise se Bardhe. Bilanci i takimeve ishte shume i rendesishem. Momenti kulminant ishte takimi me vete presidentin Klinton, dje. Une ngaqita nje mesazh ne cilen kalendareve per mbeshtetjen qe SHBA-ja i ofronte Shqiperise gjate periudhes se proceseve demokratike. I falenderova te personalisht dhe administraten e tij per rolin konstruktiv qe kane ne proceset e rajonit dhe shpreha se qeveria shqiptare do te vazhdoje te punoje gjithmone e me shume per paqen dhe stabilitetin ne rajon. Ne patem takime te rendesishme si takimi dje me mengjes me sekretarin e Tregtise, zoti Ronald Braun, ku moren pjese dhe ndihmesi i sekretarit te shtetit Zoti Holbruk, Dana Marshall qe eshte ndihmesi i Zevendespresidentit Al Gor, Xhozef Genmesher, drejtori ekzekutiv i Departamentit te zhvillimit te tregtise, Kristofer Fin, u diskutua se si do te vazhdoje me tej kjo iniciative, ruget per te intensifikuar lidhjet ekonomike te bashkepunimit ekonomik me vendet ish-komuniste me SHBA. Nje rendesi pati dhe takimi qe u zhvillua midis delegacioneve te shqiptareve, maqedonaseve dhe bullgare me Departamentin e Zhvillimit te Tregtise prane Departamentit te Shtetit ku u diskutua problemi i koridorit te Lindje-Perendim dhe Departamenti i Zhvillimit te Tregtise mori persiper financimin e biznesplanit per kete projekt. Ne ditet e rendesishem si dhe diskutuan
projekt. Ne ditet e rendesishem si dhe diskutuan
(Vijon ne faqen 2)
Papandreu kushtëzon gjithmone dialogun greko-shqiptar me lirimin e kater militanteve te pakices
ATHINE/AFP/- Kryeministri grek, Andreas Papandreu, perseriti se dialogu me Greqinë e kushtëzonte bisedimin e dialogut me Shqiperine me lirimin e kater militanteve te pakices greke te denuar per spiunazh.
“Nje dialog greko-shqiptar do te paraqitej nga Tirana si hap i pare i provuar per kater te burgosurit e pakices te denuar me burgim prej dy muajsh shtator, i deklaroi Papandreu te dielen te perditshmes “Kathimerini”. Ne te njejten gazete ku u botua intervista e presidentit Klinton.
Ne deklaratat e tij te dites se diele tek “Kathimerini”, presidenti amerikan Bill Klinton, bente thirrje Athines “te hapte dialogun pa kushte” me Tiranen. Berisha e pershendeti kete thirrje, duke shprehur shpresen se do te degjohej nga Athina.
Kthimi mbrapa nuk eshte ne doren tuaj z. Majko!
-Eurosocialistet jane vetem nje kuti kozmetike e destinuar per makiazh ne fytyren e nje plake-
Ne takimin Kombetar te Forumit Eurosocialist kryetari i tij z. Pandeli Majko u shpreh se po te fitoje ne zgjedhjet e ardhshme PS, nuk do te kete kthim mbrapa.
Natyrisht Majkos i duhet qe te formulohet nje deklarate te tille, se pari per te transmetuar mesazhe besnikerie tek kreret e PS dhe se dyti per te sherbyer ne favor te forcimi te ideve se PS eshte nje parti e “moderuar”... Por nese do te kete apo jo kthim mbrapa, kjo nuk eshte ne doren tuaj z. Majko! Sepse eurosocialistet nuk kane rol dominues ne politiken e PS-se. Ata perbejne vetem nje kuti kozmetike e destinuar per t’u perdorur ne fytyren e nje plake. Krere me ndikim ne rradhet e PS-se jane komuniste te tille si Servet Pellumbi, i njohur si ideolog i marksizem-leninizmit, Gramoz Ruçi sekretari yt i pergjithshem, ish-minister i brendshem ne kohen e atij te tmerrshme 4 dhjetori, njeri prej te cileve nismetari i dhenorit Arben Broci. Ne udheheqjen e PS-se bejne pjese njerez te tipit Bashkim Zeneli, te cilet perveç indoktrinimit individual, paraqiten dhe si njerrez qe rreshtojne krimet monstruoze prej tjerëve te tyre. Ne rradhet e udheheqjes se PS-se ka njerez te privilegjet qe kane jetuar ne periudhen e 50 vjetve, dejrat e misjonet qe kane kryer i bejne ata me te drejte nostalgjike u luftetare te kthimit te asaj kohe te shkuar.
Kapen ne Elbasan dy nga te arratisurit e Burgut te Tiranes
Rreth ngjarjes se jashtzakonshme ne burgun e Tiranes te nates se 15 janarit ’95 zhvilluam nje bisede me drejtorin e Drejtorise se Burgjeve z. Bedri Çoku, i cili na dha keto pergjigje:
Ne mbremjen e se dieles date 15 janar ’95 rreth ores 22.30 deri ne 23, nga burgu i Tiranes u arratisen 20 persona.
Ne perberjen e tyre ka kriminele per vrasje, perdhunues dhe grabites.
Pyetje: Ne çfare rrethanash eshte bere kjo arratisje?
Pergjigje: Tezet, pasi kane shyer deren e dhomes se ushqimeve personale te te burgosurve, kane sharruar hekurat e kesaj magazine nga ku kane dale ne taracen e guzhines se burgut, pasi kane prere dy rradhë telash, jane hedhur ne oborrin e repartit ushtarak 88 me pas ne oborrin e Arshivës se Shtetit.
Pyetje: Mendoni se jane shperndare ne drejtime te ndryshme apo?
Pergjigje: Sipas hetimit dhe pohimeve te arratisjes une kam mendimin se ata jane larguar me automjet qe i ka pritur diku aty prane daljes se tyre.
Pyetje: Se çfare rrethanash eshte bere kjo arratisje?
Pergjigje: Tezetot, diku aty prane daljes se tyre.
Pyetje: Se çfare masash operatve jane marre deri ne keto momente?
Pergjigje: Jane ndaluar dhe kane kaluar ne hetim te pershpjetuar 7 police te sherbimit. Hetimet vazhdojne. Dua te shtoj se midis tyre ka kriminele te rrezikshem. Jane marre masa urgjente per kerkimin e te tjereve.
Pyetje: Ka ndonje rezultat deri tani per kapjen e tyre?
Pergjigje: Jane kapur dy te arratisur ne Elbasan fill pas 8 oreve te arratisjes.
MENTOR SHEHU
Gjykata Kushtetuese filloi shqyrtimin e çështjes mbi imunitetin e Kryetarit te Gjykates se Kasacionit
Dje ne Gjykaten Kushtetuese te Republikes se Shqiperise filloi gjykimi i çeshtjes se paraqitur nga grupi parlamentar i Partise Demokratike me objekt, interpretimin e Dispozitave Kryesore Kushtetuese, qe kane te bejne me imunitetin e Kryetarit te Gjykates se Kasacionit. Zef Brozi.
Te pranishem ne kete seance ishin dhe kryetari i grupit parlamentar te PD-se Ali Spahia, kryetari i komisionit parlamentar te ligjeve, Halit Shamata.
Interpretuesi i i këtyre Dispozitave ka te beje me kerkesen e Prokurorit te Pergjithshem, Alush Dragoshi, per heqjen e imunitetit te Kryetarit te Gjykates se Kasacionit, Zef Brozi, i cili eshte akuzuar per akuzen e shperdorimit te detyres ne lidhje me vendimin per lirimin nga burgu te shtetasit grek Kostandinos Kallafatos, i akuzuar per mbajtje lende narkotike. Shqyrtimi i kesaj kerkese u refuzua ne fund te vitit te kaluar nga Kuvendi Popullor, me arsyetimin se nuk eshte kompetencen e tij, por grupi parlamentar i Partise Demokratike i paraqiti per interpretim kete çeshtje Gjykates Kushtetuese.
Vendimi lidhur me kete çeshtje do te jepet me vone.
ATSH
Akademia e Shkencave nga Diktatura ne Demokraci
Prof.Dr.Selaudin Bekteshi
Anetar I Akademise se Shkencave
Fage 5
Çeshtja Omari si jurist e shkencëtar
Fage 5
Nga Deklarata e Kryetarit te Komisionit te Mbrojtjes, Rendit dhe SHIK-ut, z. Hajdari ne Parlament
Ne, si komision parlamentar, ju informojme se kemi thirrur sot drejtorin e pergjithshem te burgjeve per te na raportuar per kohen e denimit, per vendin nga jane kapur persona, (te arratisur nga burgu) per personat pergjegjes dhe sidomos per dikasterin, i cili ka per detyre ruajtjen, mirembajtjen dhe administrimin e burgjeve dhe sigurimin e mundesive qe kerkon shteti per vuajtjen e denimit ne e burgjeve dhe sigurisht e mundesive qe kerkon shteti per vazhdimin e denimit te personave te akuzuar per krime te ndryshme. (Vijon ne faqen 2)
Mashtrim i ri i PS
DUKAJGIN HATA
Ne vazhden e akrobacive politike, te dizinformimit, spekulimeve, diversioneve dhe mashtrimeve qe keto dite te fundit po kalojne qafet e çdo parashikimi, lidershipi i PS permes fetluskes agresive “ZP” po hedh ne skalionin e retorikes ideologjike nje variant tjeter spekulativ te çeshtjes se Projektkushtetutes, karta e se ciles po falsifikohet aq shume prej tyre, sa po kthehet ne nje barriere utopike, dashakeqe konfrontuese per çdo lloj konsensusi qe mund te çonte ne nje zgjidhje te pelqyeshme te kesaj çeshtje.
Pasi ka inquar dhe me tej zhvilluar nje tryeze te paligjshme e antikushtetuese, pasi ka ngjallur nga hiri i se kaluares fantazmen “kryekonstitucionalistit Omari” arkitektit te kushtetutes famekeqe te 76-es, te cilen e ka “emeruar” shef te nje “projekti guerilas” qe s’dihet ne ç’anale do ta fitoje legjitimitetin, kreu i PS ka paturpesine te pergjitheshtoje ate çka vete tre dite me pare e quan “mbledhje e planifikuar e partive parlamentare per projektkushtetuten”, “veprim i ligjshem i forcave politike” “inisiative ligjvenese per ligjet e kushtetutes” etj etj. Keshtu ne numrin e saj djesh te “ZP”-se, zedhenesi i PS me hipokrizine me te madhe deklaron se “Partia Socialiste as vetem dhe as me grupimin e partive politike qe ishin kunder referendumit te 6 tetorit te vitit te kaluar, nuk kane caktuar ndonje komision per hartimin e kushtetutes, pasi ligjerisht sipas nenit 44 te ligjit “Per dispozitat kryesore kushtetuese” eshte e drejte e Kuvendit Popullor.
Pra zedhenesi i PS detyrohet te pranoje qemblehdja e grupeve te partive parlamentare per hartimin e projektkushtetutes bie ndesh me nenin 44 te Dispozitave Kryesore Kushtetuese sipas te cilit “Dispozitat e ketij ligji veprojne deri ne miratimin e Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, projekti i se ciles do te hartohet nga komisioni i posaçem parlamentar nga Kuvendi Popullor”.
Kjo ndodh vetem dy dite pasi Dokle ne Konferencen e shtypit te PS prej “kaloresi te verosur” e quajti inisiativen e partive parlamentare per hartimin e projektkushtetutes krejt te ligjshme madje akuzoi gazetarin “RD” qe e quan me te drejte kete inisiative te paligjshme se gjoja beka lojen e Berishes dhe kete te fundit se nuk njihka ligjet e shtetit qe ai drejton!
Athere pse detyrohet lidershipi i PS npermjet zedhenesit te tij pergjegjeshroj ate qe vete pak dite me pare e amplifikon me menyre te bujshme ne “ZP” dhe me tej npermjet Namik Dokles ne konferencen per shtyp te PS?
Kjo nuk eshte vetem nje loje e re e kreut te PS ne mashtrim i ri qe behet per te fituar kohe ne ethet e tyre per revansh politik, ne perpjekjet e deshperuara per tu kthyer me çdo çmim ne pushtet, qofte edhe me ate te provokacioneve te renda dhe mashtrimeve nga me monstruozet ndaj demokracise shqiptare. Ky mashtrim per diell behet ne nje kohe kur nje pjese nga protagonistet me te zellshem te hoxhizmit, fytyres se konstitucionalizmit enverian, Omari, ingarkohte nga hoxhistet te moduar ne drejtimin e PS barra per te hartuar nje projekt kushtetute enveriane dhe ky shpallet nga ustallaret e vjeter si “figura” qe do te zgjidhe te ardhshjaturen prej tyre “krize kushtetuese”. Ngarqe nuk kane kurajon te perballen me çeshtjen e hartimit te kushtetutes se re me figura te reja, te pakomprometuara me te kaluarën komuniste, te denja per t’u ulur ne tryezen politike te konsensusit me te gjitha partite parlamentare ata bejne akroballeqe politike me demarshe antikushtetuese, me figura krize te tipit Omari, me mashtrime te papreçedente nga te cilat kartat politike te PS dalin te perbaltura nga ethet shteruese te luftes per pushtet.
Njoftim
Diten e merkure, dt. 18 janar 1995 ne oren 12.00 ne seline e PDSh-se Tirane zhvillohet Aktiv i Kombetar i FRPD-se me pjesemarrjen e kryetareve, sekretareve dhe nenkryetareve te degeve te FRPD-se ne rrethe.
KRYESIA E FRPD-se