Kthimi dhe kompensimi i pronave ish-pronareve fiton dimensione te reja
Nga mbledhja e djeshme e grupit parlamentar te PD-se-
Marrin pjese Presidenti i Republikes Sali Berisha, Kryeministri Meksi si dhe anetare te tjere te qeverise.
Dje u be mbledhja e grupit parlamentar te Partise Demokratike ne te cilen merrnin pjese Presidenti i Republikes Sali Berisha, Kryeministri Meksi, anetare te qeverise, per te diskutuar rreth kthimit te pronave ish-pronareve dhe kompensimit te tyre.
Ne kete mbledhje deputetet diskutuan me pergjegjesi dhe theksuan domosdoshmerine e peshpejtimit te ntemeve te kthimit te pronave dhe kompensimin e tyre ne menyre sa me te favorshme per ish-pronaret dhe brenda ligjeve te miratuara nga parlamenti. Ne pergjithesi u bene verejtje ndaj ekzekutivit per disa zvarritje qe behen nga komisionet e kthimit te pronave apo strukturat e ndryshme administrative ndaj ish-pronareve. U theksua gjithashtu domosdoshmeria e dominimit te kompensimit ne natyre te ish pronareve duke shfrytezuar zona turistike apo dhe zona te tjera te lira si dhe gjetjes se rrugeve te tjera per kthimin real te pronave ish pronareve qe nuk lidhen me token bujqesore. Ne kete menyre qeverise iu vene detyra konkrete ne vazhdim te veprimtarisë te Keshillit Kombetar te PD, detyra te cilat ekzekutivi duhet t’i zgjidhe ne nje kohe sa me te shkurter.
Ne mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar u ra dakort qe te kompensohet ndarja e tokes sipas ligjit dhe te perfundoje shperndarja e tapive deri ne maj.
Deputetet qe e moren fjalen nenvizuan faktin qe PD-ja duhet te korrigjoje disa gabime ne qendrimin e saj ndaj ish-pronareve, e konkretisht u kritikua plogeshtia e shfaqur ne disa raste ne kompensimin dhe rikthimin e pronave.
Per ish-pronaret e trojeve mbi te cilat jane ngritur objekte u ra dakort qe ato te ndihmohen duke u ofruar parablerjen e ketyre objekteve, kur kjo eshte e mundshme e ne rastet e tjera te kompensohen ne toke me zonat turistike.
Enti Kombetar i Banesave u tha ne mbledhje duhet te nenshkrauje marreveshje me pronaret, duke u ofruar atyre nje kat te nderteses.
Ndersa persa i perket gjyqeve qe do te zhvillohen per njohjen e pronave me deshmitare te ish-pronareve u tha qe deshmitaret te jene vetem fqinjet.
Edhe hartimi dhe futja ne parlament per miratimin i ligjit per shitblerjen e tokes, per vendas dhe te huaj u percaktua nga kjo mbledhje si nje detyre mjaft imediate.
Deputetet folen edhe per nevojen e plotesimit te komisioneve te kthimit dhe kompensimit te pronave me specialiste te tjere.
Mbledhja e djeshme e grupit parlamentar shtroi si detyre para Qeverise qe brenda 3 javeve te analizoje problemin e likujdimeve dhe te likuidatoreve dhe te dale me masa konkrete ndaj atyre qe i kane zvarritur keto likujdime.
Pervec tokes bujqesore, e cila eshte ndare sipas ligjit, u ra dakort qe ish-pronareve t’u rikthehen te gjithe, pyjet, kullotat livadhet etj, ndersa per ish-pronaret e tokave bujqesore u la qe ata te kompensohen ne proporcione te caktuara me toke ne zonat turistike.
Per realizimin ne nje afat sa me te shpejte te te gjitha ketyre u krijua nje grup pune perberje te te cilit jane kryeministri Meksi, si dhe disa deputete e ministra, i cili do te mblidhet sot per te percaktuar afatet dhe detyra konkrete ne menyre qe prona dhe pronari te fitojne nje dimension te ri.
Presidenti Berisha theksoi domosdoshmerine e thellimit te ketij procesi i cili ka mjaft rendesi per thellimin e demokracise dhe zhvillimin e ekonomise se tregut ne Shqiperi.
Ne fund Presidenti Berisha u shpreh se nese punojme me perkushtim ne kete vit mund te arrijme gjera shume te medha ne drejtim te permiresimit te gjendjes ekonomike, politike dhe sociale, ndaj duhet medoemos qe ne te mbeshtesim qeverine, te mbeshtesim lidhjet mes qeverise dhe partive.
Duhet te vazhdojme te punojme per realizimin e programit tone.
Politika e Shqiperise i sherben paqes dhe stabilitetit ne Ballkan
Jemi shume te kenaqur me bashkepunimin ushtarak bilateral me SHBA dhe ne kuadrin e Partneritetit per Paqen.
Me kete bashkepunim ne shprehim edhe nje here vendosmerine dhe angazhimin e Shqiperise per te punuar intensivisht ne menyre qe vendi yne te plotesoje kriteret per anetaresimin ne NATO, ti bashkohet Presidenti Berisha ndihmes Sekretarit te Mbrojtjes se SHBA, Dr.Naj ne takimin qe paten dje ne Presidence.
Dr.Naj ne takim vuri ne dukje interesin e vecante te SHBA dhe Pentagonit per Shqiperine. Kjo vazhdoi ai buron nga fakti se reforma dhe ekonomia e tregut ne Shqiperi kane patur sukses dhe se kontributi i Shqiperise ne stabilitetin ne Rajon, politika e saj per parandalimin e konfliktit dhe qendrimit me fqinjet i kane sherbyer dhe sherbejne paqes dhe stabilitetit ne Ballkan.
Me pas biseda u perqendrua ne fushat ne te cilat do te fuqizohet bashkepunimi ne te ardhmen.
Ne perfundim te takimit Presidenti Berisha transmetoi pershendetjet e tij te perzemerta per zotin Perry dhe Presidentin Klinton.
Foto: G. Xhengo
Koordinimi me efektiv midis strukturave te PD-se dhe ekzekutivit ndihmon ne thellimin e reformes ne shume drejtime
Konference shtypi e drejtuesve te PDSH-se
Shtetet e Bashkuara te Amerikes do vazhdojne te ndihmojne ushtrine tone
Dje pasdite ne nje nga sallat e pallatit te Kongreseve ndihmessekretari amerikan i Mbrojtjes Dr.Zhozel Nai se bashku me Ministrin e Mbrojtjes Safet Zhulali dhanë konferencë shtypi.
Dje pasdite ne nje nga sallat e pallatit te Kongreseve ndihmessekretari amerikan i Mbrojtjes Dr.Zhozel Nai se bashku me Ministrin e Mbrojtjes Safet Zhulali dhanë konferencë shtypi
fqinje. Me tej z.Nai u shpreh se Shqiperia perben nje faktor mjaft te rendesishem per ruajtjen e stabilitetit ne rajonin e Ballkanit. Dr.Zhozel Nai u shpreh se Shtetet...
Protesta e Prokurorise se rrethit Tirane per çeshtjen Arsidi akoma nuk ka mbërritur ne Gjykaten e Apelit
Protesta e Prokurorise se rrethit
Koordinimi me efektiv midis strukturave të PD-së dhe ekzekutivit ndihmon në thellimin e reformës në shumë drejtime
Konference shtypi e drejtuesve te PDSH-së
Dje në orën 11.00 në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës, në sallën e konferencave të shtypit, drejtues të PDSH-së, sekretari i Përgjithshëm Prof. Dr. Tritan Shehu, dhe nënkryetari Tomor Dosti dhe Engjell Hysenbegasi dhanë një konferencë shtypi lidhur me zhvillimet e Këshillit Kombëtar të PDSH që u zhvillua të dielën datë 29 janar 1995.
Konferencën për shtyp e hapi shefi i shtypit dhe informacionit të PD-së z. Sokol Balla, i cili ia dha fjalën Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH-së, Prof. Dr. Tritan Shehu. Në deklaratën për shtyp Shehu komunikuan nga z. Shehu: Ditën e dielë datë 29 janar u zhvillua mbledhja e zgjeruar e Këshillit Kombëtar të PD me pjesëmarrjen dhe të grupit parlamentar e të anëtarëve të kryesisë që i përkasin PD, u përcaktuan veçanërisht aspektet e koordinimit të punëve midis PD e të gjitha niveleve me ekzekutivin. Ai konstaton një sere problemesh në këtë çështje dhe theksoi se tashmë është e domosdoshme për një ndërturje me të ngushta të këtyre dy institucioneve. Për këtë ai propozoi që të vendoset në mënyrë përfundimtare agjencia e Kryetarit të PD dhe si Kryeministër. Për t’i hapur rrugë konkretizimit të kësaj kërkese propozoi z. Selami deklaroi se: Jep dorëheqjen nga posti i Kryetarit të PD. Gjatë zhvillimit të punimeve me pas foli Presidenti i Republikës, z. Berisha, i cili theksoi domosdoshmërinë e thellimit të demokracisë, ritmeve ve realizimit të reformave si edhe rolin që duhet të luajë PD e tërë forcën demokratike në këtë drejtim.
Më poshtë ai analizoi dhe disa nga problemët me të mprehta të kësaj periudhe në të gjitha planet e propozuara nga rrugejen ekonomike, nga tërësia, duke cilësuar si rrezik parësor, krimin e shtetit, krimin e tentativave të reja në përpjekjet për të penguar kthimin e komunizmit në Shqipëri.
Në lidhje me propozimin e Selami ai theksoi se ky propozim qëndron në princip, por duhet diskutuar në mënyrë të vërtetë, si duhet diskutuar dhe vlerësuar. Për të bërë skema që ne po aplikoime me qenë funksionale.
Z. Tritan Shehu paraqiti një material të gjerë me mendimet e kryesisë mbi organizimin e PD, kryesin e rikonsolidimit të strukturave të saj dhe shtrirjes në të gjitha njësitë administrative. Gjithashtu theksoi domosdoshmërinë e fillimit të përgatitjeve për fushatën e zgjedhjeve të 1996, si dhe raportoi që masat që po merren për te.
Në lidhje me propozimin e z. Selami, ai tha se: Skemat e reja për qeverisjen pas zgjedhjeve të 1996 duhet të përcaktohen me vonë pas analizave, duke qenë në princip dakord me ato që u propozuan.
Këshilli Kombëtar me të diskutoi me një përgjegjësi të lartë për problemet organizative të PD, për nevojen e shtrirjes me të gjerë te saj, rritjes së pranimeve të reja, forcimit të rolit të degëve, forcimit të rolit paraprirs e mendimit intelektual e avancuar.
Gjithashtu diskutuan me mjaft objektivitet për aleancat që duhet të krijojë PD-ja, dialogun e hapur të saj me forca e tjera politike qe në spektrin politik të rendrojne pranë spektrit politik të saj e të domosdoshëm për te qenë me aktiv në këtë drejtim, si një masë e rëndësishme për penguar kthimin e komunizmit në Shqipëri.
Gjithashtu mjaft rendësi iu kushtua vendosjes së një koordinimi me efektiv midis strukturave të PD me niveleve ndryshme e ekzekutivit që lidhën me te, që gje që u cilësua si tepër e rëndësishme për thellimin e reformes ne ter drejtimet.
Këshilli Kombëtar diskutoi edhe propozimin e z. Selami për ndryshimin e skemës se qeverisjes e të drejtoreve. Këshilli Kombëtar ishte i mendimit se ne princip skema që propozohej ishte një skeme bashkëkohore e me vlera, por shprehu mendimin qe kjo çështje të diskutohej me vone në Kuvendin Kombëtar për tu aplikuar pas zgjedhjeve të vitit 1996.
Në lidhje me dorëheqjen Këshilli Kombëtar i kërkoi z. Selami ta terhiqte atë që e pranuan. Në fund Këshilli Kombëtar përcaktoi disa nga përparësitë kryesore të punës së partisë e të organizimeve shtetërore për vitin 1995, të cilat ju besoj i keni njohur nga shtypi i sotem (“RD”, dt 31 janar 1995) duke konfirmuar besimin e tij ndaj qeverisë së zoti Meksi e ndaj kryetarit e PD z. Selami.
Pa deklarates u bënë pyetje nga gazetarët duke ju referuar temës së saj.
Pyetjet se, cilat do te jene aleancat e reja te PD-se ne te ardhmen, te tjera nga gazeta “Populli Po” z. Tritan Shehu u pergjigj: Partia Demokratike hoti kundit e ka pare me interes duke i dhene rendesitë madh aleancave, e bashkëpunimit me formca qe tjera bashkëpunimit me forca te tjera politike, por gjithmonë me mendimin per te qene jashtë koalicioneve paraprake, por per koalicion pas zgjedhjeve ‘96-es. Aktualisht ne po dialogojme me forca politike qe jane afer spektrit te Partise Demokratike. Kemi bere diskutime me ta, bisedime, per te cilat une jam optimist per bashkëpunimin se kemi gjetur gjuhë të përbashkët per mjaft çështje, siç eshte ai i forcimit dhe konsolidimit te demokracise ne Shqiperi dhe luftes ndaj komunizmit qe ai te mos kthehet me.
Me Partine Republikane aktualisht ne nuk e kemi prishur aleancen, pavaresisht se ajo ka dale nga qeveria. Ne do ta forcojme e thellojme kete aleance ne te ardhmen me kete parti. Gjithashtu jemi per afirm e bashkëpunim me Partine e Bashkimit Social Demokrat, pra jemi te gatshëm te bashkëpunojme me partite te ndryshme dhe te djathta.
Korrespondenti i Zerit te Amerikes Z. Xh. Shehu pyet: lidhur me aleancen e PD-se me Ballin Kombetar, ç’mund te thoni dhe nuk diskutohet se kjo parti cilësohet ne opinion si ekstremiste? Z. Tritan pergjigjet: Ne nuk mendojme se Partia e Ballit Kombetar eshte e ekstremiste te djathta, ne padyshim kemi obsesionet tona per disa pikpamje dhe qendrime te tyre qe lidhen me te kaluarën e me te tashmen, por ne mendojme se eshte nje force politike e djathte. Nekemi filluar dialogun me ta, e po qe se gjejme pika te perbashket do te vendosim te vazhdojme dialogun per bashkëpunim.
Kurse per pyetjen e dyte mbi korupsionin dhe se RD-ja kryesisht kete korupsionin ja hedh PS, korrespondenti i Zerit te Amerikes mori kete pergjigje: Lufte kunder korupsionit ka qene dhe eshte gjithmone nje nga problemet madhore te PD-se e te Qeverise Demokratike.
Qeveria Demokratike vazhdimisht ka tentuar ta marre masa antikorupsion, per ta minimizuar kete fenomen ne Shqiperi.
Une mendoj dhe jam dakord aspak me korupsioni eshte dukuri e demokracise ne Shqiperi.
(Vijon ne faqen 2)
Foto: A. Dhimitri
te ndihmojne ushtrine tone
Dje pasdite ne nje nga sallat e pallatit te Kongreseve ndihmessekretari amerikan i Mbrojtjes Dr. Zhozef Nai se bashku me Ministrin e Mbrojtjes Safet Zhulali dhane nje konference shtypi per gazetaret.
ndihmessekretari amerikan i Mbrojtjes Dr. Zhozef Nai se bashku me Ministrin e Mbrojtjes Safet Zhulali dhane nje konference shtypi per gazetaret.
Ne fillim te fjales se tij ministri yne i Mbrojtjes Safet Zhulali beri nje paranteze te shkurter te forcave te ushtrise. Me pas ai u ndal tek bashkepunimi mjaft i rendesishem midis ushtrise tone dhe vendeve te Aleances Perendimore. Ai e vleresoi si mjaft pozitive dhe te rendesishme stervitjen e perbashket “Sarex ’95”.
Dua tu siguroj se ne patem nje takim shume te suksesshem politik” u shpreh ne fillim te fjales se tij ndihmessekretari amerikan i Mbrojtjes Dr. Zhozef Nei. Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara te Amerikes i kushtojne mjaft rendesi ne vendet postkomuniste forcimit te demokracise, zhvillimit te ekonomise se tregut, dhe marredhenieve midis vendeve fqinje. Me tej z. Nai per ruajtjen e stabilitetit ne rajonin e Ballkanit. Dr. Zhozef Nai u shpreh se Shtetet e Bashkuara te Amerikes do te ndihmojne ne reformimin e plote te ushtrise sone, konkretisht ai permendi specializimin e studenteve tane ne Shtetet e Bashkuara, krijimin e nje grupi te perbashket qe do te ndihmoje ne menaxhimin e ushtrise sone si dhe ndihma me uniforma.
“Ne kemi bere nje hap shume te mire ne fillim, e shpresojme te vazhdojme keshtu” theksoi ne fund Nai i cili u angazhua per nje bashkepunim me te madh midis ushtrise sone dhe asaj amerikane ne te ardhmen per te patuar me teper produktivitet.
KORRESP I “RD”
Irane per çeshtjen Arsidi akoma nuk ka mbërritur ne Gjykaten e Apelit
Protesta e Prokurorise se rrethit Tirane kunder vendimit jo perfundimtar te dates 22 janar 1995 te Gjykates se rrethit Tirane lidhur me kthimin per plotesim hetimesh te çeshtjes Arsidi, akoma nuk ka mbërritur ne gjykaten e Apelit.
Kjo proteste e Prokurorise se rrethit Tirane per kete çeshtje do te mbërrije ne gjykaten e Apelit pasi ajo te protokollohet nga Gjykata e rrethit e pasi te jene njohur me te edhe vete te pandehurit A. Tartari, A. Saliu, V. Ahmeti, A. Xhhyheri e I. Hoti dhe avokatet e tyre, na beri te ditur kryetari i gjykates se Apelit, Prele Martini.
Pasi te kryhet kjo procedure, do te zoti Martini, Gjykata e Tiranes, konform rregullave ligjore ne fuqi ia bashkengjit kete proteste dosjes perkatese e me pas e nis per ne Gjykaten e Apelit, e kjo fund it cakton trupin gjykues dhe daten e shqyrtimit te kesaj proteste.
NDREKE GJINI
Mbledhje e kryesisë dhe e komisioneve të përhershme
Dje në Kuvendin Popullor
Dje paradite u mblodh kryesia e Kuvendit Popullor se bashku me kryetaret e grupeve parlamentare, te cilet nder te tjera vendosen realizimin e kalendarit 2 javor si dhe shqyrtimin e kerkeses per anulimin e vendimit per emerimin e zonjes Tefta Zaka per arsye se nuk i ploteson kerkesat e ligjit per anetare te gjykates se kasacionit.
U vendos qe ne rendin e dites te futet edhe shqyrtimi i projektligjit per deklarimin e pasurise se drejtueseve dhe te gjyqtareve, si dhe ceshtja mbi imunitetin e kryetarit te gjykates se kasacionit.
Mbledhja e komisionit te perhershem te industrise, tregtise, poste-telekomunikacioneve, u kushtua shqyrtimit te projektligjit “Per kodin e punes” dhe ne prani edhe te ministrit Abdyl Xhaja debat oi rreth situates aktuale ne sistemin energjetik te vendit si dhe propozoi disa masa per permiresimin e metejshme te gjendjes.
Nderkaq, komisioni i financave ekonomise mori ne shqyrtim disa ndryshime te paraqitura per ligjet ekzistuese “Per dokumentimin dhe mbajtjen e llogarive per tatimet”, “Per çmimet dhe tarifat” dhe “per sistemin e taksave ne Republiken e Shqiperise”.
Komisioni i perhershem parlamentar i kultures dhe informimit masiv, e zhvilloi mbledhjen e tij se bashku me keshillin drejtues te radiotelevizionit. Te pranishmit rane dakord ne parim qe ne mbledhjen e ardhshme te ndalen me hollesisht ne shqyrtimin e projektbuxhetit, si dhe te diskutojne gjeresisht edhe per statusin e ardhshem te institucionit, duke patur ne konsiderate idene e propozuar nga Presidenti i Republikes, Sali Berisha, per krijimin e radiotelevizionit publik e privat. Per kete qellim u theksua se eshte e domosdoshme krijimi i nje grupi pune ku te bejne pjese edhe anetare te ketij komisioni e te ligjeve ekonomiste, juriste, punonjes e drejtues te RTV-se, te cilet te hartojne projektligjin perkates, duke u mbeshtetur dhe ne legjislacionin e vendeve te tjera me demokratike te zhvilluar.
Permiresimi i struktures organike e funksionimit te ministrise se brendshme u be objekt i mbledhjes se komisionit te perhershem te Mbrojtjes, Rendit, dhe SHIK-ut. Raporti grupi punes si dhe zotërinjte Njazi Kovesrati dhe Agim Shehu. Theks i vu tek domosdoshmeria e permiresimit cilesor te legjislacionit aktual e te zbatimit rigoroz i tij, sidomos ne drejtim te funksionimit te pushtetit lokal. Siç nenvizuan edhe deputetet Gezim luli, Nenyu Cela, Rexhep Uka etj, duhet qe ky dikaster te organizohet e te zbatohet hierarkia perkatese ne sekretariatin e pushtetit lokal e territorit me tej lloidhe autoriteti i Prefektit. Krahas kerkeses per krijimin e projektligjeve perkatese ne kete drejtim u kerkua dhe ngritja e funksionimi i drejtorise se MOR-se dhe te zyres se minoriteteve e disa hallkave te tjera organike ne sherbim te permiresimit te funksionimit te pushtetit lokal.
Nga njoftimi i dhene nga komisioni i perhershem i marredhenieve nderkombetare dhe i politikes se jashtme, behet e ditur se u diskutua mbi praktiken e procedures punes se zyres konsullore ne Ministrine e Jashtme.
ATSH
Diversiteti i mendimit eshte promotori i PD dhe epersia e saj ndaj partive te tjera
AZEM HAJDARI
(Faqe 3)
PD duhet te krijoje fizionomine e potencialit te saj njerezor mbi realitete
JEMIN GJANA
(Faqe 2)
Lajmerim
Te premten, dt.3 shkurt 1995, ora 11.00, prane selise se PDSH, Tirane do te zhvilloje punimet keshilli kombetar i Lidhjes Demokratike te Gruas Shqiptare
KRYESIA