24/02/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

24 shkurt 1995

Dekret per emetimin dhe shperndarjen e bonove (lekeve) te privatizimit

Zyra e Shtypit dhe Informacionit prane Presidentit ben te ditur se dje me daten 23.02.1995 Presidenti i Republikes Sali Berisha firmosi dekretin “Per emetimin dhe shperndarjen e bonove (lekeve) te privatizimit”. Ky dekret shenon, keshtu, venien ne jete te nje nga pikave me te rendesishme te programit te Qeverise qe ka te beje me privatizimin masiv te ekonomise shqiptare nepremjet letrave me vlere dhe me shnderrimin ne pronare apo aksionere te nje numri shume te madh te popullsise shqiptare. Sipas ketij dekreti bono (leke) privatizimi do te perfitojne te gjithe shtetasit me vendbanim ligjor ne qytet, te moshes 18 vjec e lart. Keta do t’i perdorin bonot e privatizimit per te hyre si aksionere, ortake apo pronare ne shoqerite tregtare qe do te krijohen nga privatizimi i ndermarrjeve shteterore. Hyrja ne privatizim do te jete e lire dhe pa asnje lloj preference. Me qellim qe te respektohet parimi i barazise sociale ne procesin e privatizimit dekreti parashikon qe nuk do te perfitojne bono (leke) privatizimi disa kategori te shtetasve te cilet kane perfituar nje here nga privatizimi i ndermarrjeve shteterore te kryer pa ankand, nga ligji “Per token” dhe nga disa akte ligjore ose nenligjore te tjera. Dekreti ngarkon me detyra konkrete Keshillin e Ministrave, Ministrine e Financave dhe organe te tjera qe te punojne per shperndarjen sa me shpejte te bonove te privatizimit. ZYRA E SHTYPIT DHE INFORMACIONIT PRANE PRESIDENTIT Dje ne Kuvendin Popullor Pune intensive per diskutimin e projektligjeve ne komisione Komisionet parlamentare edhe dje vazhduan punen me diskutimin e projektligjeve...

Gjykata Kushtetuese hedh poshte kerkesat e grupit parlamentar te PS-se dhe PSD-se lidhur me deklarimin si antikushtetues te Ligjit per Referendummet

Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise, dje paradite shpalli vendimin e saj lidhur me kerkesen e grupeve parlamentare te PS-se dhe PSD-se, per deklarimin antikushtetues te “Ligjit per Referendumet”, duke vendosur rrezimin e kerkesave te tyre per kete ceshtje. Ky vendim u shpall dje pasi me pare kjo çeshtje ishte shqyrtuar ne seance gjyqesore me dyer te hapura me 28.12.1994 dhe 23.02.1995. Kryetari i kesaj gjykate zoti Rustem Gjata pasi argumentoi juridikisht relacionin u shpreh se Gjykata Kushtetuese vendosi ne menyra nga me te ndryshmet. Cila eshte arsyeja e vertete e kesaj kohegjatje. PERGJIGJE:- Shqyrtimi i ceshtjes dhe dhenia e vendimit nuk kane asnje lidhje me qendrimet e ndryshme politike, per te cilat eshte folur aq shume. Seanca eshte bere ne 23 dhjetor 1994 dhe kane filluar diskutimet per te arritur nje konkluzion perfundimtar dhe kemi qene te pergatitur qe ne nje dhjeteshin e pare te Janarit. Por meqenese nje nga koleget ishte shume i semure eshte zgjatur shpallja e vendimit me dite e me jave deri ne diten e sotme. Dhe, madje siç e vute re edhe sot ai fizikisht mungoi, megjithese ai kishte votuar qe ne fillim. Dhe ne do te deshironim qe ai te ishte ketu sot. PYETJE:- Perfaqesuesi i grupit parlamentar te PSD-se Paskal Milo u shpreh pas shpalljes se ketij vendimi se vendimi eshte i politizuar, cili do te ishte komenti juaj rreth kesaj deklarate? PERGJIGJE:- Me mire lexoni çfare argumenti kemi, pyetni dhe juriste vendas apo te huaj, dhe duh e te gjeni as edhe nje fjale te politizuar, perveçse argumente thjeshte juridike, analiza, fakte. Madje dua te shtoj se gjykata ne asnje rast nuk eshte nisur dhe as nuk do te niset nga deshirat e paleve, por gjithmone do te mbeshtetet ne analizat juridike te fakteve. NDREKE GJINI Shqyrtimi i çeshtjes e ndryshme politike - Pas shpalljes se vendimit kryetari i Gjykates Kushtetuese zoti Rustem Gjata u prononcua per “RD”-ne lidhur me kete çeshtje: - PYETJE:- Zoti Kryetar, koha e gjate qe ka kaluar qe nga paraqitja e kerkeses nga grupet parlamentare te PS dhe PSD-se deri ne dhenien e vendimit lidhet me kete ceshtje te interpretuar

Alfred Serreqi mirepret viziten e Karolos Papulias ne Shqiperi me 13 - 15 mars

Ministri i Puneve te Jashtme, Alfred Serreqi, mirepret viziten ne Shqiperi te ministrit te Jashtem grek, Karolos Papulias. Ministri shqiptar, pritje dje ne Ministrine e Jashtme ambasadorin e Republikes greke, Kristos Caliqis, i cili transmetoi deshiren e ministrit te Jashtem grek per te bere nje vizite ne Shqiperi me 13 - 15 mars 1995. Gjate vizites, theksoi Caliqis, do te diskutohet rreth ceshtjeve dypaleshe qe kerkojne zgjidhje. Ministri i Jashtem, Alfred Serreqi, mirepriti mesazhin e homologut te tij grek Papulias, duke shprehur nder te tjera besimin se vizita do t’i sherbeje zgjidhjes se ceshtjeve dhe normalizimit te marredhenieve shqiptaro - greke. ATSH

Shefi i Misionit Vezhgues te Bashkimit Evropian ne Tirane vizitoi Tetoven

Kryetari i Qendres rajonale te misionit vezhgues te Bashkimit Evropian me seli ne Tirane, z. Bob Churcher qendroi te merkuren ne Tetove. Ai bisedoi me kryetarin e Partise se re per Prosperitet Demokratik, Arber Xhaferin, njofton Qendra per Informim e Kosoves. Perfaqesuesit e kesaj partie thane se angazhjet e fundit deshmuam se presioni eshte permanent ne Maqedoni, ku shkelen te drejtat fundamentale te shqiptareve, siç eshte perdorimi i barabarte i gjuhes, arsimi etj. “Parlamenti i ashtuquajtur demokratik gjithmone eshte servirës i qeverise ku triumfon makineria mibvotuese e jo standartet demokratike. Ne atje lajme rolin e dekorit, prandaj vendosem te mos marrim pjese ne punen e tij. Ajo do te kthehemi kur te permushen kerkesat tona”, thuhet ne kumtesen e partise se re per prosperitet demokratik. Perfaqesuesit e kesaj partie, thuhet ne fund te kumteses, theksuan se radikalizmi maqedon nuk ka premisa shoviniste, ndersa ai shqiptar humaniste dhe kthen vetia nuk duhen bere relativizime.

Punë intensive per diskutimin e projektligjeve ne komisione

Komisionet parlamentare edhe dje vazhduan punen me diskutimin e projektligjeve, te cilat parashikohet te shqyrtohen se shpejti ne seancat plenare te Kuvendit Popullor. Punë dje vazhduan punen me diskutimin e projektligjeve, te cilat parashikohet te shqyrtohen se shpejti ne seancat plenare te Kuvendit Popullor. Keshtu, ne komisionin e ligjeve, ne prani edhe te Kryetarit te Gjykates se Kasacionit, Zef Brozi, si dhe te perfaqesuesve te Prokurorise se Pergjithshme, pedagoge te fakultetit te Drejtesise ne Universitetin e Tiranes etj, vazhduan diskutimet rreth projektligjit mbi “Projektkodin e procedures penale”. Per hartimin e ketij projekti, vune ne dukje deputetet qe diskutuan, kane kontribuar juristet tane, specialiste te Ministrise se Drejtesise e pedagogeve te procedures penale, si dhe specialiste te fushave te ndryshme ne Keshillin e Europes. Ne diskutimet e djeshme u perqendruan ne Kreun e II-te te ketij projekti ku, me ane te dispozitave te vecanta, percaktohen funksionet e prokurorit, te drejtat e Prokurorit te larte, marredheniet midis prokuroreve dhe rastet e heqjes dore dhe te zevendesimit te tyre ne ceshtje konkrete etj. Gjithashtu debate u shkembyen ne komisionin e perhershem parlamentar te industrise, ndertimit etj, ku ministri Engjell Dakli dha disa sqarime rreth “Projektkodit te Punes”, i cili pas miratimit nga komisionet, parashikohet te paraqitet per shqyrtim ne seance plenare te Kuvendit Popullor. Komisioni i financave - ekonomise, pasi degjoi spjegimet dhena nga prof. Igor Tomes specialist ne Banken Boterore, vazhdoi diskutimit e tij rreth projektit te paraqitur nga Qeveria qe me 22.11.1994 per “Pensionet suplementare ne sektorin jobuxhetor”, pra per subjektet te ndryshme private. Ky projekt njeh dhe u garanton atyre te drejten per pension te parakohshem ose pension me mase me te madhe se perballon sigurimi i detyrueshem shoqeror. Memorimi ne kete ligji mundesohet sigurimi i pensioneve suplementare. Pra, kushdo qe deshiron pension me te larte ose kushdo qe deshiron te dale me perpara ne pension, duhet te kontribuoje ne institutit private te pensioneve, te cilat do te ushtrojne veprimtarine e tyre ne perputhje te plote me kete ligj.

Shqiperia i kerkon Italise pershpejtimin e realizimit te projekteve

Nga takimi i perfaqesuesve shqiptare dhe italiane lidhur me ecurine e kooperacionit Ne Zyrate Kooperacionit Italian ne Rome u zhvillua nje takim pune mes perfaqesuesve shqiptare dhe italiane lidhur me ecurine e kooperacionit italo-shqiptar. “Pala shqiptare i kerkoi pales italiane pershpejtimin e realizimit te projekteve te rrezeteve elektrike urbane, veçanerisht te qytetit te Tiranes, ne menyre qe ato te hyjne te eficence gjate dimrit te ardhshem. Nje gje e tille u kerkua edhe per realizimin e projektit te Bovilles. Nder projektet e tjera u evidencuan nderhyrjet ne fushen e shendetesise”, tha per ATSH-ne Viktor Kasimati, drejtor i Drejtorise se Marredhenieve Ekonomike me Jashte ne MPJ, i cili shoqeroi ministrin e Jashtem, Alfred Serreqi, ne viziten e diteve te fundit ne Itali. “Pala italiane shprehu disponibilitet per te ndihmuar Shqiperine, duke vene ne dukje se kalimi i procedurave perkatese kerkon nje afat kohor jo te vogel”, -tha Kasimati, qe kryesonte grupin e perfaqesuesve shqiptare ne takim. Gjithashtu ne kete takim u rikonfirmua edhe Programi i Kooperacionit Italo-Shqiptar per periudhen 1996-1998. Per te percaktuar kete program, pritet qe gjate muajit prill te vije ne Shqiperi nje mision nga Italia.

Ambasadori gjerman shpreh ngushellimet per aksidentin e Beratit

Ambasadori i Republikes Federale te Gjermanise, Zoti Dr. Claus Vollers, i shprehu ngushellimet per aksidentin tragjik te Beratit Ministrit te Jashtem Shqiptar, Zoti Alfred Serreqi. Ambasadori, ne emer te Qeverise Gjermane, me ndihmen e Kryqit te Kuq gjerman, u siguroi te semureve rende ilaçet me urgjente te kerkuara nga ana e mjekeve te Spitalit Qendror te Ushtrise. Keto ilaçe u dorezuan mjekeve te ketij spitali diten e Hene, me 20 Shkurt. Atasheu i Shtypit GERALD WOLF

Replike me Haxhi Lleshin

Ju dekoronit njeni - tjetrin per besnikeri dhe devocion ndaj PPSH-se e cila farketoi dhunen dhe mjerimin e popullit Z. Haxhi Lleshi doja tu pyesja se pari a e keni shkruar vete artikullin proteste per heqjen e dekoratave te nomenklatures se kupes botuar ne “ZP”, dt. 18 shkurt 1995 apo ua ka shkruar ndonje kalemxhi nga ato qe mbanit dikur? Pyes sepse ju z. Haxhi Lleshi qe firmoset per 30 vjet poshteriste dhe krimet e diktatorit nuk e keni me te drejten morale te nxirrni gjoksin dhe te mburreni per heroizmin tuaj. Per ate qe bete ne Luften Antifashiste Nacional Clirimtare do mentioni vertet te ish hero, siç e meritojne sot shume te tjere te cilet nuk e paten fatin e keq si ju te prononcoheshin ne favor te politikes famekeqe te Enver Hoxhes per izolimin dhe masakrimin mjerisht te popullit shqiptar. Vertete ju qendruat per tridjhjet vjet ne karrigen e kryetarit te Presidiumit famekeq te quajtur nga ju - Kuvendi Popullor, si nje “e” pazane, si nje mumje e vertete qe s'e patet Enver Hoxha as per osh as per balosh por si e lejuat vehten si hero i Luftes qe ishte te pranonit te behesht nje robot dhe me sy mbyllur pasnje hezitim te firmosnit alo ligje çnjerzore, te firmosnit shkatrrimin dhe vdekjen. Me doren tuaj ju heroi i luftes per re dekada firmoset aktet e ekzekutimit e qindra e qindra njerezve te pafajshem - firmoset ligjet e diktatures se proletariatit, firmoset mbylljen dhe izolimin e Shqiperise, firmoset nxjerrjen famekeqe 55 te agjitacionit dhe propagandes qe mbushi burgjet shqiptare dhe shkaterrroi mijra familje, dora juaj mizore firmosi luften e klasave qe diskriminoi dhe i perçau shqiptaret duke i ndare ne miq dhe armiq, dora juaj firmosi kushtetuten me antinjerëzore qe ka njohur historia, firmosi kolektivizimin e bujqesise qe e coi fshatarin tone ne rradhë per 200 gr qumesht. Firmat tuaja te zeza jane te panumerta - ato nuk mund te radhiten ne nje shkrim por vle te thuhet se ato u hodhen nga dora e nje heroi te Luftes Antifashiste NACL qe quhet Haxhi Lleshi? Ju zoti Haxhi Lleshi qe injorot gjoksin amiku pushtues pse nuk e morët nje here te vetme guximin ti kundershtonit qe ne fillim si Sefjula Maleshova me shoke apo si me vone Tuk Jakovora si hero i Luftes (Vijon ne faqen 2)

Bashkerendim ushtarak shqiptaro-amerikan

Konferenca e Planizimit te aktiviteteve midis Ushtrise Shqiptare dhe asaj Amerikane, qe u mbajt kete dite ne Bon, ka percaktuar se gjate periudhes tremujore prill-qershor te vitit ne vijim, do te zhvillohen 35 veprimtari te perbashketa. Konferenca e Planizimit te aktiviteteve midis Ushtrise Shqiptare dhe asaj Amerikane, qe u mbajt kete dite ne Bon, ka percaktuar se gjate periudhes tremujore prill-qershor te vitit ne vijim, do te zhvillohen 35 veprimtari te perbashketa-ben te ditur Kryekoordinatori ne ekipin ushtarak amerikano-shqiptar ne Ministrine e Mbrojtjes, kolonel Akil Bubesi. Veç vizitave te ndersjella, do te zene nje vend te rendesishem seminaret dhe simpoziumet mbi temen e pergatitjes se trupave per paqeruajtje. Gjithashtu do te koordinohen veprimtari qe kane te bejne me administrimin e hapesires ajrore, informatizimin e ushtrise dhe konceptimin dhe hartimin e programeve baze per pergatitjen e trupave. Marredheniet ushtarake bilaterale ndermjet Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara, qe kane filluar ne vitin 1992, pas vendosjes ne Shqiperi te nje sistemi demokratik, jane intensifikuar se tepermi muajt e fundit, me zhvillimin ne fundvitin e shkuar, te stervitjes se pare dydpaleshe ne Shqiperi Juglindore si dhe me stervitjen dyplaeshe ne kuader te NATO-s, “SAREX '95” ne janarin e sivjetem. Nderkohe, nga burime zyrtare eshte njoftuar zhvillimi i stervitjes dyplaeshe, ne ditet e para te muajit mars. SOKOL OLLDASHI (ATSH)

Masakra e Herecit veper kriminale e udheheqjes komuniste jugosllave dhe asaj shqiptare

Faqe 5 3 milion ECU per infrastrukture Faqe 4 Italia prane zgjedhjeve Faqe 8

VENDIM

Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise, e perbere nga:

Rreth ngjarjeve ne Universitetin e Tetoves

Mbreme subjektet politike shqiptare ne ish-Republiken Jugosllave ne Maqedoni shqyrtuan gjendjen e krijuar pas nderhyrjes se forcave maqedonase kunder Universitetit te Tetoves dhe arrestimeve te fundit te veprimtareve politike, intelektuale shqiptare. Arber Xhaferri: Nderhyrja e policise dhe shtetit maqedon kunder U.T, rrisin qellimisht tensionin politik dhe ate nderetnik ne Maqedoni Mbreme subjektet politike shqiptare ne ish-Republiken Jugosllave ne Maqedoni shqyrtuan gjendjen e krijuar pas nderhyrjes se forcave maqedonase kunder Universitetit te Tetoves dhe arrestimeve te fundit te veprimtareve politike, intelektualet shqiptare. Lidhu me konkluzionet e miratuara dhe hapat qe do te ndermerren ne te ardhshmen nga subjektet politike shqiptare zoti Arber Xhaferri, kryetar i PPD nenvizon: Konkluzionet rreth ngjarjeve ne Universitetin e Tetoves jane perbashketa njezeri poholet se nderhyrjet e policise, nderprerja me dhune e procesit mesimor, vrasja e nje riu te pafajshem, lendimi i nje numri te madh kalimtaresh shqiptare, arestimi i rektorit te Universitetit te Tetoves dhe pedagogeve, intelektuale dhe qytetareve e veprimtareve politike shqiptare, jane veprime te patmatura qe rrisin tensionin politik dhe tensionojne marredheniet nderetnike me tendence te keqesimit te metejshem te situates. Ne takim ishin te gjitha subjektet politike, shqiptare vazhdo me tej z. Xhaferri, keto veprime, me takim u vleresuan me shqetesim, si shenje e transformimit te shtetit ne nje sistem policor, i cili jo vetem perhap friken ne popullaten shqiptare, por edhe manifeston krizen ne te gjitha segmentet e shoqerise. Keshtu kemi zbehjen e shtetit juridik dhe daljen ne skene te nje shteti policor qe ndyhen me egersi dhe brutalitet me qellim amplifikimi te problemeve ne mes tensionet e ndëze konflikte. Subjekti Politik Shqiptar dhe Lidhja e Gruas Shqiptare ne Maqedoni duke qene te ndergjegjshem per pergjegjesine e medhesh te metejsheme te ngjarjeve, i fton qytetaret, qe ne menyre te qyetuar te shfaqin paqenaisqe e tyre ndaj dhunes, dhe presionit te vazhdueshem, dhe mohimit te te (Vijon ne faqen 2)

VENDIM

Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise, e perbere nga: juridikisht relacionin u shpreh se Gjykata Kushtetuese vendosi Rustem Gjata — Kryetar Feti Gjilani — Zv/Kryetar Manol Konomi — Anetar Franc Jakova — Anetar Alfred Karamuço — Anetar Zija Vuci — Anetar Metush Saraçi — Anetar Veli Budo — Anetar Hilmi Dakli — Anetar me sekretare Drida Filto, me datat 28.12.1994 dhe 23.2.1995, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore me dyer te hapura çeshtjen Nr. 15/4 Akti qe i perket: KERKUESE: 1. Grupi Parlamentari i Partise Socialiste, ne mungese. 2. Grupi Parlamentar i Partise Socialdemokrate, i perfaqesuar nga zoterinjte Skender Gjinushi, kryetar i ketij grupi dhe Paskal Milo anetar. OBJEKTI Deklarimi antikushtetues i Ligjit Nr. 7866, date 6.10.1994 “Per Referendumin”, te nenit 2 te ketij ligji si dhe te Vendimit Nr. 262, date 10.10.1994 “Per miratimin e Kushtetutes se Republikes se Shqiperise” (Vijon ne faqen 2)