25/02/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

25 shkurt 1995

Koalicioni me ju eshte aleance me krimin

Demokracia dhe krimi se bashku nuk mund te flene Keto javet e fundit kreret e PS-se, te mashtruar nga retorika referendumi, e cila ata me analizen e tyre marksiste i interpretojne si fitore te demokracise dhe euforizmit ne Shqiperi si dhe nga udheheqmi i tyre ne Bruksel, qe u organizua jo nga perfaqesuesia e Komisionit Evropian, sic mashtruan ata pas kthimit ne Shqiperi, por nga komunisti i flakte grek, deputet ne Parlamentin Evropian, z.Alavanos (te cilin thuhet se zgjedheshin demokrate greke e presin me fishkellima), vendosen te kerkojne koalicion me PD, me te reformuarit e saj, (domethene me elemente te infiltruar dhe karrieriste nga rradhet e kesaj partie). PD nuk pranon aleance me ju zotrinj ,sepse kjo do te ishte katastrofa dhe fundi i demokracise se vertete shqiptare dhe kjo per disa arsye: Se pari, ju jeni trashegimtare, vazhdues, avoketer dhe pinjolle te PPSH-se, Enver Hoxhes dhe nomenklatures se kuqe dhe te partise shtet qe organizoi, shpallosi dhe zbatoi politiken e dhunes, terrorit, percarjes, luftes se klasave, izolimit, hiperkolektivizimit, genocidit te vertete. Per te gjitha keto ju keni vetem kritika dhe kritikat tuaja, duke synuar te shnderrojne krimet ne gabim, faje ne pakujdesi, janene thellapologjia me djallezore e diktatures komuniste dhe deshmia me autentike e trashegimises tuaj. Se dyti, ju dhe vete ju, domethene zotrinjte Alia, Nano, Ruci, Dokle, Islami dhe jo E.Hoxha apo M.Shehu, K.Hazbiu, domethene paraardhesit tuaj, jeni vrases mizore te anetareve, aktivisteve dhe themeluesve te PD, duke vazhduar krimin politik, veprat e mesuesve tuaj te medhenj. Ne vitet ‘90-’92 vitet pushtetituaj, ju shpalsoset ne Shqiperi strategjine e dhunes, terrorit dhe krimit te organizuar ne rruge, me terrorizmin tuaj shteteror ju vrate dhe masakruat me qindra e qindra shqiptare, te rinj e te reja ne kufijte e Shqiperise qe ju goja e hapet, pra hapja juaj ishte hapje e pergjakshem, kurth per te vrare rinine shqiptare. Ju organizuat masakren masive ne korrik, dhjetor te vitin 1990 ne Kavaje, Elbasan, Shkoder dhe qytete te tjera. Mbi ju rendon masakra e shkurtit, ku vetem ne Tirane pati 8 te vrare dhe 22 te plagosur, ne Fier 9 te plagosur etj. Ju si kapucone te kuq 4 vjet antibunkerizim, u themelua sistemi i partise e fjales se lire, mendimit te lire, besimit te lire, prones private dhe iniciatives se lire. Te besh koalicion me ju do te thote te marresh persiper trashegimine tuaj, krimet e shentuara te paraardhesve tuaj dhe ju jetem te tyre, do te thote te inkriminosh, te perlyesh me kete trashegimi vlerat e demokracise qe shpalosi, mbron dhe zhvillon PD ne Shqiperi. Kjo do te ishte vdekja e sigurt e demokracise shqiptare. Historia kete nuk do ta falte ndonjehere. ... Ju masakruat Shkodren, vrate A.Brocin dhe martiret e tjere te ketij qyteti, plagoset 90 qytetare pafajshme. Te besh koalicion me ju, do te thote te veshesh demokracine shqiptare me kostumin e krimit, do te thote te shkelesh mbi gjakun e martireve te demokracise dhe te tradhetosh idealet e tyre dhe te tuat si demokrat, te marresh mbi vete mallkim in e historise dhe ky do te ishte fundi apokalipsin i vete te demokracise ne Shqiperi. Se treti, te besh koalicion me ju do te thote te zë vendosesh qeverisjen e vendit, institucionet e shtetit te se drejtes, reformen e tregut dhe rritjen ekonomike me krimin e organizuar, korrupsionin, vjedhjen, plaçkitjen, djegiet masive, mafien e tipit Peronja, Sejdia, Arsidi, do te thote te zë vendosesh rendin dhe qetesine, me kaosin dhe anar kine dhe te shnderrosh serish Shqiperine ne nje Somali te Europes. Ky do te ishte denimi me i rende per Shqiperine, kombin shqiptar dhe te ardhmen e kombit. Se katerti, vendosesh mendimin demokratik shqiptar dhe evropian qe po zhvillohet dhe konsolidohet çdo dite ne Shqiperi me ideologjine totalitare te Marksist, helmin e kuq qe ju e keni vene ne bazen e programit tuaj famkeq, do te thote te vendosesh idete e Samit, Naimit, Nol it, Fishtes, Çabejt me principet antihumane te Marksist. Enverit dhe pinjolleve te tyre, te patriotizmin socialist, do te thote te zevendesosh demokracine dhe te ardhmen me te shkuaren, hapjen dhe integrimin me izolimin, do te thote te vrasesh shpresen e ketij vendi. Krimi do te ishte i permasave makbethiane, ora e historise nuk kthehet prapa. Se pesti, koalicioni me ju do te ishte nje katastrofe e vertete per Shqiperine, sepse do te largonte Shqiperine nga Evropa dhe orientimi i saj Euroatlantik. Kjo jo vetem sepse ju nuk ju beson njeri ne Europe, por edhe per faktin se ju haptazi dhe me gjakftohtesine e trashegimise suaj kriminale jeni deklaruar kunder anetaresimit te Shqiperise ne Keshillin e Europes dhe anetaresimit te saj ne NATO (deklaratat e turpshme dhe antishqiptare te Nanos, Dokles, Hajdarages etj) duke deshmuar se ju jeni antidemokrate, antievropiane, njelloj si paraardhesit tuaj Hoxha, Shehu, Alia, etj. Ne te njejten kohe ju keni zhvilluar dhe zhvilloni ne Shqiperi dhe be ne Beograd Sofje, Korfuz dhe Beograd takime te fshehta ma serbet. Per ju orientimi i vendit duhet te jete Serbia. Koalicioni me ju eshte ugur i zi per çeshtjen kombetare dhe tradheti e vertete e interesave te kombit. Per keto arsye dhe shume e shume arsye te tjera ftesa juaj per koalicion ka gjetur dhe gjen vetem percmim ne rradhet e PD dhe te demokrateve te vertete. Ajo mund te joshe ndonje karrierist te semure ne rradhet e saj, por kjo nuk ... perben humbje, por fitore dhe vetem fitore per demokracine shqiptare. Vj eshte i cili ka kompetencen e ndryshimit ne Statut. Ndersa propozimi i dyte per ridiskutimin e çeshtjes se menyres se aprovimit te Kushtetutes duke sygeruar mundesine e diskutimit te tij ne Parlament e me pas ne referendum duhet te ishte nje levizje politike e detyruar. Asnje force politike si nga e majta dhe ashtu edhe e djathta e jone nuk e perkrahu idene e nje referendumi per kushtetuten pa kaluar ne parlament, atehere neve kemi dy mundesi te tjera: 1. Te shkonim ne nje referendum te ri pa kaluar ne parlament dhe pa konsensus. Une nuk jam dakort dhe e quaj nje hap politik te gabuar pas humbjes qe pesuam heren e pare, kalimin ne nje referendum te ri pa u diskutuar ne Parlament dhe pa patur konsensusin e forcave te tjera politike. 2. Te mbetemi pa kushtetute deri ne mandatin e ardhshem gjë e cila eshte ne kundershtim me programin e PD si edhe me vendimin e Keshillit Kombetar qe Shqiperia te behet me kushtetute sa me pare. Ndaj ne keto kushte kerkova qe Keshilli Kombetar i PD te ridiskutonte çeshtjen e kushtetutes per mbajturen vendimin e tij te marre me pare. PYETJE: - A nuk mendoni se duke e bere publik idene tuaj ne nje aktiv rreth pa e diskutuar me pare ne Keshill Kombetar shkelën procedurat brenda PD? PERGJIGJE: -Mendoj se sepse une nuk veprova ne kundershtim me vendimin e Keshillit Kombetar, por kerkova qe kjo çeshtje te ridiskutohej ne kete Keshill. Kete çeshtje une e ngrita ne kryesi te PD dhe me pas ne aktivin e Shkodres, pra brenda strukturave te PD. Ne kryesi pasi une e ngrita kete çeshtje u la per tu diskutuar ne nje mbledhje te ardheshme dhe askush nuk e kundershtoi idene time nga 17 anetaret e kryesise se PD qe ishin te pranishem (Ne kete mbledhje nuk ishte kur u diskutua kjo pike Presidenti Berisha). Edhe ne aktivin e Shkodres propozimi im nuk u kundershtua nga asnje diskutant. PYETJE: - Opozita e majte e ka treguar edhe here te tjera se nuk eshte e interesuar per miratimin e kushtetutes por e perdor ate per qellime politike. Nuk mendoni se kalimi i kushtetutes ne parlament do ti sherbeje opozites si mjet per te realizuar qellimin e tyre per zgjedhje te parakoheshme? PERGJIGJE: -Po jam dakort me pyetjen tuaj se opozita nuk shqetsohet shume per miratimin e kushtetutes por e perdor ate per qellimet e saj politike. Pas 6 Nendorit ka nje ndryshim, se opozita e ka me te lehte te fshehë qellimet e saj. Prandaj futja ne Parlament do ti hiqte opozites argumentin e saj baze dhe nese ne parlament do te prishej konsensusi, populli do ta kishte qarte se kush eshte kunder kushtetutes. Ka qe mendojne se kjo eshte e kuptueshme, por kostoja e nje veprimi te tille politik eshte e larte sepse eshte e barabarte me zgjidhje te parakoheshme. Per mua kjo nuk eshte e vertete dhe nuk bazohet mbi nje analize faktike. Mbi bazen e ligjeve aktuale, e vetmja force politike qe mund te kerkoje dhe mund te shkaktoje zgjedhjet e reja eshte vetem PD e cila ka Presidentin, i cili ka kompetencen e kerkimit te zgjedhjeve te reja dhe mbi 50% te Parlamentit, per s'ç dihet PD eshte kunder zgjedhjeve te reja, prandaj ky argument bie poshte. PYETJE: Si e shpjegoni mbeshtetjen qe ka dhene shtypi opozitar ne lidhje me kete çeshtje? PERGJIGJE: -Se pari dua te sqaroj se per mua koncepti shtypi opozitar eshte me i gjere se parti opozitare dhe se ne nje shoqeri Demokratike shtypi eshte pothuajse opozitar. Sa per ata qe me besojne ne mendimin tim dhe dy grupe. Sa pari ata qe vertete besojne ne mendimin tim dhe sinqerisht me mbeshtesin dhe une do te doja qe kete ta falenderoja dhe se dyti jane ata njerez qe pronojne ne shtyp ne favorin tim per u fryre perçarjes ne PD dhe me keta raste mua me vjen keq qe PYETJE: -Ne Keshillin Kombetar ju u kritik uat edhe per qendrim te ashper ndaj qeverise. Cili eshte mendimi juaj? PERGJIGJE: -Nuk jam nihilist dhe nuk mendoj punen qe eshte bere nga qeveria e kupohet qe kjo nuk mund te shkeputet dhe nga puna e vetë PD, por jam kunder tablove euforike te suksesve te medha duke mos u ndalur ne te meta dhe dobësitë qe duhen korigjuar. Duke vleresuar punen e qeverise une kam kerkuar dhe do te kerkoj qe ajo te jete me prane halleve dhe shqetesimeve qe kane njerezit sot, pa pretenduar luksin pergerjetesise sjellane strehimi, furnizimi me uje, me energji elektrike, rendi, qetesia, ndertimi dhe pastrimi i rrugeve, lufta kunder korrupsionit etj. Ne si PD kemi dale para popullit me nje platforme, ju kemi premtuar mjaft gjera dhe pikerisht ne emer te ketyre premtimeve si edhe me emer te atyre qe na kane mbeshtetur dhe votuar une kam ngritur zerin tim duke kritikuar qeverine. PYETJE: -Me 5 mars do te mblidhet konferenca e Jashtezakonshme e PDSH. Nese ne Konference do te kerkohet shkarkimi juaj qendrim do te mbani? PERGJIGJE: -Per te qene me i drejtperdrejte dua te them qe Konferenca e Jashtezakonshme mblidhet pikerisht per shkarkimin tim. Qendrimi im do te jete fare i qarte. Do te parashtroj edhe njehere ne mbeshtetjen e mendimeve, me qellim qe PD te dale nga kriza dhe te fitoje ne ‘96. Lidhur me shkarkimin tim, nese kjo do te arrihet, gje per te cilen po punohet intensivisht, kjo do te jete nje surprize e madhe per mua, sepse jane po ata njerez qe perdoren te gjitha kembenguljet e tyre per te me kthyer mendjen per doreheqjen time dhe qe duartrokiten kthimin tim. Gjithsesi nuk kam pranuar dhe nuk do te pranoj te heq dore nga mendimet dhe do te mbroj te gjitha mendimet e mia derisa kete te mos bisedohen brenda te gjithe procedurave Demokratike, pavaresisht nga presioni si do te me shkarkojne si kryetar. Pa pretenduar ne monopolim e se vertetes, jam gati qe per idete dhe mendimet e mia te paguaj çdo cmim, derisa te bindem me argumente per te kunderten.

Mendoj se alternativa qe propozo va ishte me e mira, por une nuk kam monopolin e se vertetes dhe duke qene se besoj ne demokraci i bindem vullnetit te shumices

Interviste e kryetarit te PDSH z.Eduard Selami dhene zv/kryeredaktorit te "RD" Edi Paloka PYETJE:-Dy iniciativat e fundit tuaja politike, bashkimit te postit te kryetarit te partise me ate te kryeministrit duke ia leshuar vendin kryeministrit, si edhe kalimi i kushtetutes ne parlament e me pas ne referendum, jane bere objekt i debateve te medha politike brenda dhe jashte Partise Demokratike. A shikoni ndonje lidhje midis tyre dhe cili eshte mendimi juaj? PERGJIGJE:-Po do thoja qe ka lidhje mes tyre. Kjo lidhje ekziston ne perpj ektet per te dale nga kriza politike e humbjes se 6 nentorit dhe ne pergatitjen e nje strategjie politike sa me elastike per te perballuar dhe fituar zgjedhjet e 1996. Keshtu lidhur me propozimin e pare per te dhene doreheqje ne favor te kryeministrit, synimi ishte qe te futej ne eficence me mire programi dhe strukturat e partise me strukturat e qeverise, per nje konceptim te menyres se qeverisjes ne perputhje me eksperiencen e ketyre viteve ne Shqiperi dhe te praktikes bashkekohore. Kjo ide duhet thene se u pranua ne Keshillin Kombetar dhe u la per tu vendosur perfundimisht ne Kuvendin Kombetar. Mendoj se alternativa qe propo zova ishte me e mira, por une nuk kam monopolin e se vertetes dhe duke qene se besoj ne demokraci i bindem vullnetit te shumices. Por ajo ka mu duk jo normale ishte se shume pak u moren me diskutimin e ... PYETJE:-Nje nga pikat me te kritikuat juaj? PERGJIGJE:-Nuk jam i bindur ... PYETJE:-Keshilli Kombetar i mbledhur se fundi i qendroi vendimit te pare duke u hedhur poshte idene tuaj. Cili eshte qendrimi juaj pas kesaj? PERGJIGJE:-Fakti qe Keshilli Kombetar ishte kunder ide se sime, me duket normal ne nje demo-kraci. Mendoj se alternativa qe une propozova bindem vullnetit te shumices. Por ajo qe me diskutimin e ...

723 studente e pedagoge shenuan emrin e tyre per veteflijim, ne kerkim te ndarjes prej fantazmave te enverizmit

FRPD-ja organizon hapjen e nje ekspozite fotografike ne rastin e 4 vjetorit te greves se urise se studenteve e cila coi ne rrezimin e monumentit te diktatorit Enver Hoxha te shnderrojne krimet ne gabim, fajet ne pakujdesi, janen e heretologjia me djalezore e diktatures komuniste dhe deshmia me autentike e trashegimise suaj kriminale. Ndersa PD u themelua si parti antikomuniste, anti PP, antikrim, antiperskutim, antiizolim, antikolektivizim, te vrare e vitit 8 te vrare dhe 22 te kuq 4 vjet me pare duke organizuar vallen e vdekjes mbolltet terror, dhune dhe mortje ne mbare Shqiperine. Marrin pjese Kryeministri Meksi, Sekretari i Pergjithshem i PD-se Tritan Shehu si dhe deputete e anetare te tjere te qeverise. Forumi rinor i PD-se organizoi dje pasdite ne Galerine e Arteve Figurative nje veprimtari perkujtimore me rastin e 4 vjetorit te greves se urise se studenteve dhe rrezimit te monumentit te diktatorit Enver Hoxha. Kjo veprimtari perkujtimore pati si objekt edhe nje ekspozite fotografike te fotoreportit Roland Tasho, me foto te atyre ngjarjeve te medha. Foto: Roland Tasho Perveç te rinjve deshmitare dhe protagoniste te atyre diteve te shkurit 1991, ne kete veprimtari moren pjese dhe kryeministri (Vijon ne faqen 2)

Perkrahje e plote ndaj reformes ekonomike te qeverise

Deklarate e zotit Afrim Krasniqi Kryetar i Forumit Rinor te PDSH Kombledhje e sotme e Aktiv Komberar i PD-se, u thirr per probleme te organizimit dhe te situates se sotme politike, idonos rreth vendimeve te Keshillit Kombetar te PD, per thirrjen e Konferences se Jashtezakonshme te PD-se. Ishe nje mbledhje sesion, ne perfundim te se ciles u arrit te vendoshej nje deklarate, e cila do te publikohet ne shtyp. Thelbi i deklarates qendron ne perkrahjen e plote qe ky aktiv i Forumit Rinor te PD-se, jep ndaj reformes ekonomike te qeverise dhe Presidentit Berisha. Vleresohen PD-ja si partia qe i solli Shqiperise ndryshime shume te medha, qe realizoi nga programi i saj shume prej atyre qe kishte premtuar me 22 mars elektoral shqiptar. Realizimi i reformes ekonomike i Shqipërisë... (Vijon ne faqen 2) se ndryshimesh te medha, te cilat kane vulen e PD-se dhe te institucioneve te saj, ç'ka i japin asaj vendin primar, me respektuar e te merituar ne politiken shqiptare, te sotme dhe te ardhme. Ne e vleresuam si jashtezakonisht te domosdoshëm forcimin e unitetit te anetareve te PD-se, rreth programit te saj, per te bere te mundur kapercimin e... (Vijon ne faqen 2)

Socialistet bullgare frenojne rikthimin e pronave

Shum socialistë ne parlamentin e bullgarelemoini te eniten nje perpjekje te presidentit Zhelju Zhelev per te bllokuar nje ndalim per kthimin e disa pronave te shtetezuara pronareve te tyre te para-luftes. Nje shumice prej 130 deputetesh ne parlamentin me 240 vende rikthyen nje ndalim te trevjeçar te kthimit te pronës qe duhet kthyer, nje dite pasi Zhelev e kundershtoi kete vendim. Nje ndalim trevjeçar per kthimin e pronave te dhena me qira nga shteti u perfshe ne ligjin e rikthimit te pronave ne vitin 1992, sipas te cilit mijra shtepi, dyqane dhe zyra te shtetezuara pas luftes se dyte boterore u jane kthyer pronareve private. Partia socialiste bullgare sunduese (BSP) e shtyu kete ndalim qe skadonte me 25 shkurt me tre vjet te tjera ne nje votim te shpejte parlamentar dje me vone. Ish komunisteve ne partine Socialiste bullgare (BSP) thone se kjo gje do te shpetojë mijra vete nga vuajtjet. Por ne deklarate presidenciale te publikuar te merkuren thuhet se duhen mbrojtur gjithashtu edhe te drejtat e pronareve dhe se amendamenti i BSP-se vetem shtyn (zgjidhjen), por nuk e zgjidh problemin. Presidenti, qe ja kishte kthyer vendimin parlamentit per ta ndryshuar, u detyrua ta nenshkruante ate duke e bere ligj pasi u rikonfirmua nga parlamenti i pashyruar.

Neser ne RD:

Memorandum i Prof.Dr.Frowein, Drejtor i Institutit Max Planck, ish zevendes president i Gjykates Evropiane te te Drejtave te Njeriut ne Strasburg, nje nga hartuesit kryesor te Konventes Evropiane te te Drejtave te Njeriut. Ne kete Memorandum me nje analize juridike ky personalitet i shquar evropian dhe boteror provon legjitimitetin e miratimit te kushtetutes shqiptare me Referendum duke u bazuar ne dispozitat kushtetuese ekzistuese te Shqiperise.

Zhviloi punimet Aktivi Kombetar i Forumit Rinor te PDSH-se

Dje ne mesdite, ne seline e PDSH-se zhvilloi punimet Aktivi Kombetar i Forumit Rinor te PDSH-se, nen drejtimin e Kryetarit te ketij Forumi zoti Afrim Krasniqi.