28/02/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

28 shkurt 1995

Sot Presidenti i Republikes Federale Gjermane Prof. Dr. Roman Herzog ne Shqiperi

Eshte vizita e pare qe nje kryetar shteti i Gjermanise zhvillon ne Shqiperi ashtu siç eshte vizita e pare qe Presidenti i Republikes Federale Gjermane z. Roman Herzog kryen ne Ballkan. Niveli teper i larte i kesaj vizite tregon interesin e madh te Gjermanise per Shqiperine dhe zhvillimin aktual politik te saj si dhe shenon perspektiva te reja marredheniet dy paleshe. Gjermania, vendi me i fuqishem evropian ka qene dhe mbetet aleati kryesor i Shqiperise ne politiken nderkombetare. Faktiqesia qe Shqiperia perjetoi gjate regjimit diktatorial komunist, si nje nder pasojat e saj pati dhe izolimin e Shqiperise nga bota. Ishin perpjekjet e vazhdueshme te diplomacise Gjermane qe ne 1987 u arrit te vendosen marredhenie diplomatike midis dy vendeve tona. Shqiptaret kujtojne mire nje vizite te atyre koheve qe mund te kishin ndryshuar totalisht gjendjen e Shqiperise. Vizita e Shtrausit personalitetit te shquar gjerman do te kishte sjelle zhvillime mjaft pozitive ne se do te kishte gjetur sa do pak vullnet te mire tek kreret e regjimit te atehershem. Por R. Alia, F. Çami e te tjeret e regjumit kriminal ishin ne ate vende perikisht per te eliminuar çdo shans per Shqiperine per te shuar çdo shprese te shqiptareve. Viti 1991 ashtu si per mjaft aspekte te tjera do te shenonte zhvillime dhe ne marredheniet e Shqiperise me boten. Gjermania do te ishte nje nga mbeshtetesit themelore ku do te mbeshtetet ndihma dhe bashkepunimi i metejshem shqiptaro-gjerman. Mbas marsit ’92 marredheniet midis dy vendeve tona do te intensifikoheshin. Gjermania do te gjendej ne krah te Shqiperise se bashku me Italine dhe KE gjate periudhes se veshtire te tranzicionit. Ndihma e konsiderueshme humanitare e Gjermanise do te kontribonte ne daljen e Shqiperise nga kriza. Edhe sot Gjermania mbetet nje nga vendet qe ofrojne ndihme me te madhe ekonomike per Shqiperine. Gjate vizites se Presidentit Herzog do te nenshkruhet pikerisht nje deklarate e perbashket mbi parimet shqiptaro-gjerman. Sidogofte ndihma me e mire qe Gjermania po i jep Shqiperise nepermjet personaliteteve te saj politike eshte ne fushen e marredhenieve nderkombetare. Fjalet e Ministrit te Jashtem z. Klaus Kinkel se Gjermania do te jete avokate e Shqiperise jane mjaft domethenese dhe tregojne pozicionin mjaft pozitiv te Gjermanise ndaj vendit tone. Roli i Shqiperise ne Ballkan si faktor stabiliteti dhe paqeje ka qene dhe eshte nje nga arsyet kryesore te mbeshtetjes qe Gjermania jep per integrimin e Shqiperise ne Evrope. Per marredheniet pozitive midis dy vendeve kane dhe nje tradite historike. Mund te thuhet pa dyshim se Gjermania eshte perkrahesja kryesore e Shqiperise per sa i perket çeshtjes kombetare duke respektuar rregullat e komunitetit nderkombetar. Vizita e Presidentit Herzog me ftesë te Presidentit Berisha eshte pikerisht tregues per kete mbeshtetje, eshte nje mesazh. Padyshim qe kjo vizite, e cila pason vizitat e personaliteteve te tjera te politikes gjermane si ajo e z. Kinkel apo znj. Sysmuth, shenon kulmin ne kontaktet midis dy vendeve. Ne viziten e tij dhe gjate takimeve me personalitetet me te larta shqiptare Presidenti Gjerman shoqerohet nga zonja e tij Christiane Herzog. Ju urojme mireseardhjen dhe nje gezim te kendshëm ne vendin tone. EDI PALOKA ZOTI DHE ZONJA HERZOG

Vizita e Presidentit te RF te Gjermanise Dr. Herzog moment kulmor ne marredheniet e Shqiperise me Gjermanine

Do te nenshkruhet nje deklarate e perbashket qe ka vleren e nje traktati miqesie e bashkepunimi Vizita e shefit te pare gjerman do te ndihmoje ne ecurine e reformes ekonomike, politike dhe institucionale Nga konferenca per shtyp e ambasadorit gjerman Klaus Volers Do te nenshkruhet nje deklarate e perbashket qe ka vleren e nje traktati miqesie e bashkepunimi Vizita e shefit te pare gjerman do te ndihmoje ne ecurine e reformes ekonomike, politike dhe institucionale DUKAGJIN HATA Sot ne oren dhjete mberrin ne aeroportin e Rinasit shefi i numri nje i shtetit te RF te Gjermanise, Presidenti Dr. Roman Herzog. Pas zhvillimit te ceremonise protokollare presidenciale Dr. Roman Herzog do te nise keshtu viziten e tij te pare si President larg vendit te tij ne pare te Gjermanise e pikërisht ne Shqiperi, ne vendin me izolimin me te egër te diktatures komuniste ku legjendari Shtraus, siç tha ne konferencen per shtyp dje ambasadori gjerman ne Tirane z. Volers, beri viziten legjendare, por kjo vizite qe nje dallendyshe qe per fat te keq nuk mundi te sillte pranveren. Rreth vizites se Dr. Herzog ne Tirane dhe rendesise se saj ne klimën politike aktuale shqiptare e pa te arsyeshme te paraqiste mendimet e tij para gazetareve dje ne nje konference per shtyp ambasadori gjerman z. Volers, i shoqeruar edhe nga atasheu i shtypit z. Wolf. Une jam i lumtur, tha ne fillim te fjales se tij z. Volers qe neser do te realizohet nje vizite me shume rendesi, jo vetem per te dy vendet tona, por edhe per Gadishullin e vjeter Ballkanik dhe pjesen tjeter te Evropes. Qe pas ardhjes ne Tirane te zotit Gensher Gjermania po i kushton gjithnje e me teper rendesi marredhenieve me Shqiperine. Vizitat dhe shkembimet e shumta personaliteteteve te larta shteterore e politike ne sere marreveshjesh qe po nenshkruhen kohe e fundit mes dy vendeve do te njohin piken kulmore me viziten e neserme te (Vijon ne faqen 3) Wolf dhe Wolers ne Konferencën Shtypi Foto: G. Xhengo

Qe shkurti komunist të mos përsëritet

“Mos e harroni Shqipërinë, te tjerat regullohen” porosiste deputeti athdetar e demokrat Sali Ibrahim Karbunara! E do të pushtakohej, sepse: “Ky është një tjetër përpjekur të krijohej edhe njëherë 4 Shkurti” terriste i terbua prokurori Josif Pashko që e dënonte me vdekje! 4 Shkurti-! ... Vërtetë, ngjarje rrënqethëse dhe e përgjakshme për Shqipërinë... Solli rreth 80 të vdekur!... Po ç’solli me pas Shkurti Komunist? Çuditerisht i dhimbshëm Shkurti në historinë shqiptare... Fundshkurti i vitit të parë të pas çlirimit - 1945! Mbyllet një i ashtuquajtur “Gjyq Special” Masakrohen 60 shqiptarë e pushtakohen 17 prej tyre!... 2 Shkurti i një viti më pas - 1946. me Prof Çokën kryetari seria e arrestimeve të Grupit tjetër armiqsh që kishin kërkuar Demokraci e Pluralizëm... Sakatohen 40 shqiptare e pushtakohen 10 prej tyre... Po atë Shkurt, një tjetër Proçes mbyllet në Shkodër! Shkataron 40 qytetar e klerikë, pushtakohen 7 prej tyre... Nje masaker sjell nje tjeter Shkurt-Eshtë ai i vitit 1951! Qindra shqiptarë masakrohen ne te gjithe Shqiperine! 22 prej tyre futen ne nje Grope te perbashket ne Tirane, pse nje bombe kishte shperthyer diku, ne nje ambasadë!... Vrases e gjak... rruga e dhimbshme e Shkurteve shqiptare e kalonte neper varre pushtakimesh e deputetesh e intelektualësh, politikanesh e demokratësh per te kaluar mbi 5000 numuri i atyre te vrare e te pushtakurar me gjygj e pa gjyq, te mbytur buetuesve e te zhdukur pusive ashtu siç e kishte zakon veç diktatura komuniste. Ja pra sepse, ndërgjegjia shqiptare ende mban djegur kur kujton Shkurun... E eshte edhe nje tjeter Shkurt! Eshtë 6 Shkurti 1967 qe i solli nje tjeter turp e gjak! I solli nje njolle te pergjaksheme qe dhunoi kultet e tempujt e shenjta, veçoi Shqiperine me gjisht nga e gjithe bota dhe vrau e pushkatoi edhe sa e sa shqiptare te tjera te pafajshem. Nenshtirmogjak! Komunizem o Shkurt! Ishte kjo, e vetem kjo, alternativa e vetme, aq sa ketrejohej ideja se jo diktatori e diktatura por Shkurti vret e pushkaton; Shkurti solli gjakderdhjen shqiptare qe s’di t’ja mbajë kurre! Edhe pas afro 40 vjetesh, kur çdo shqiptar normal mendonte se tashme Shqiperia ishte nongur me gjaç e pushtatime, se shqiptaret ishin ngopur tashme me Shkurin komunist, mjerisht gabojne!... Ramiz Alia hapte solemnishte nje Kongres qe e pagezonte Kongresi i Vazhdisem!... Pra serisht: O komunizem o pushkatime e gjak! O Komunizem o Shkurt! Amblidhte Komitetin Qendor te P.P.SH. per te shpall me cinizem: “Shqiperia as hapetas mbilyet” (Vijon ne faqen 3)

OSBE - ja mbeshtet diplomacine shqiptare

Ndërpret procedurën e shqyrtimit te komunikimeve greke ne Shqipëri I bindur me ne fund per falsitetin e akuzave te ngritura nga pala greke ndaj shtetit shqiptar per shkelje te drejtave te minoritetit grek, Komisioni i te drejtave te Njeriut i OSBE-se, si forumi me i larte boteror per gjendjen e te drejtave te njeriut, vendosi nderprerjen e procesures se shqyrtimit te komunikimeve greke ne Shqiperi. Ishte ky plikesynimi i delegacionit shqiptar te kryesuar nga zv. ministri i jashtem Arjan Starova, i cili udhetoi per ne Gjeneve ne fund te janarit, per te marre pjese ne seancen e punes se komisionit te OSBE-se per mbrojtjen nga SHBA, Bullgaria, Egjipti, Kina dhe Kuba. Argumentimet e zv.ministrit te Jashtem Starova, si dhe vizitat e shumta ne Tirane te Komisionerit te larte te OSBE-se per pakicat kombetare Maks van Der Shtool kane bindur shtetet e mesiperme ne nderprerjen e procedures se shqyrtimit te komunikimeve greke ne Shqiperi, duke hedhur poshte si te pabaza pretendimet e diplomacise greke mbi gjendjen e veshtire te minoritetit grek ne Shqiperi. Presidenti Berisha dhe qeveria shqiptare te ndergjegjesuar per respektimin e plote te te drejtave te pakicave kombetare te garantuara ne kartën e Helsinkit dhe dokumente te tjera nderkombetare eshte treguar transparente ndaj organizmave te ndryshem nderkombetare, te cilet jane ftuar per te pare nga afer gjendjen reale te minoritetit grek ne Shqiperi larg paragjykimeve te nacionalizmit te semure te nxitura shpesh nga qarqe te caktuara ne Greqi.

Pritje ne Presidencë

Presidenti i Republikes, zoti Sali Berisha, priti dje nje perfaqesi te shoqates “Durresi” te kryesuar nga z. Halil Myrberzi. Atangriten shqetesimet e tyre per nderhyrje pa kriter ne zonat turistike dhe historiko - kulturore te qytetit si dhe disa probleme te urbanizmit. Presidenti e konsideroi te drejte shqetesimin e tyre dhe per krahu zgjidhjen e ketyre problemeve. ZYRA E SHTYPIT DHE INFORMACIONIT PRANE PRESIDENTIT TE REPUBLIKES

Note proteste e Ministrise se Jashtme

Zevendesministri i Puneve te Jashtme, Arian Starova, priti dje Ambasadorin e Republikes Greke ne Tirane, z. Kristos Caliqis . Zoti Starova i dorezoi ambasadorit grek nje note proteste te Ministrise se Jashtme per incidentet e koheve te fundit, vrasjen e shtetasit shqiptar, Albert Kuka, nga nje Burrelli, plagosjen e Ilir Shimes nga Rrogozhina, si dhe keqtrajtimin e shtetasit tjeter shqiptar, Agim Tomori, nga fshati Vlemish i Fierit nga ana e autoreteve policore dhe ushtarake greke, duke theksuar nder te tjera se incidentet e tilla ndodhin ne nje kohe kur nga te dy vendet po punohet per pergatitjen e vizites se zotit Papulias, i cili eshte i mirepritur ne Tirane. Ai kerkoi qe qeveria greke te marre masat e nevojshme per t’u dhene fund veprimeve te tilla. Ambasadori grek shprehu keqardhjen e tij dhe te qeverise greke per keto incidente. ATSH

Deputeti Arben Imami perjashtohet per 15 dite nga punimet e Kuvendit Popullor

Sipas nje informacioni te marre nga Kuvendi Popullor mesohet se me date 27 shkurt, Kryesia e Kuvendit Popullor mori vendim ne baze te neneve 64, 65 dhe 66 te rregullores se Kuvendit Popullor per seksionet dhe mbledhjet e seancave plenare qe deputeti Arben Imami perjashtohet nga aktivitetet e Kuvendit Popullor per 15 dite kalendarike, duke filluar nga data 27 shkurt 1995. Kjo mase administrative, merr per arsye se deputeti Arben Imami gjate seances plenare te dates 17 shkurt, me gjithe paralajmerimet e bera nga kryetari i seances ndaj tij, prishi rregullin e zhvillimit te mbledhjes, duke i prere fjalen nje deputeti ne menyre fyese. Keto veprime jane te denueshme sepse ato cenojne etikën dhe mbajtjen e rregullit te punes se Kuvendit Popullor. KORRESP. I “RD”

Shqiperi - Malte : marreveshje ne fushen e turizmit

Shqiperia dhe Malta kane nenshkruar ne Rome nje marreveshje ne fushen e turizmit. Marreveshja per bashkepunimin ne kete fushe midis qeverise se Republikes se Shqiperise dhe qeverise se Maltes eshte firmosur nga ambasadoret e te dy vendeve ne Itali, Edmond Dulaj dhe Carmel J. Aquilina. ATSH

Nga mbledhja e djeshme e qeverisë

Dje ne mbledhjen e tij te zakonshme, Keshilli i Ministrave miratoi projektvendimin e paraqitur nga Ministria e Financave per disa ndryshime ne vendimin e meparshem te tij nr. 338, date 18.1.1994 “Per miratimin ne parim te projektmarreveshjes ndermjet qeverise se Republikes se Shqiperise dhe qeverise se SHBA, per zgjidhjen e disa pretendimeve, si dhe projektligjin per ratifikimin e kesaj marreveshjeje, qe do t’i dergohet Kuvendit Popullor pas nenshkrimit te saj. U miratua edhe nje ndryshim ne ligjin nr. 7710, date 18.5.1993 “Per ndihmen ekonomike dhe perkujdesjen shoqerore”, i cili ben saktesimin e afatit kohor te shperndarjes se bllokndihmes, qe do te percaktohet nga Ministria e Financave. Gjithashtu, Keshilli i Ministrave miratoi disa projektvendime qe bejne ndryshime ne vendimet e meparshme te tij si: projektvendimin e paraqitur nga Ministria e Financave per ndryshime ne buxhetin e shtetit te periudhes janar - mars 1995; projektvendimin per disa ndryshime ne vendimin “Per krijimin e inspektoriatit rajonal te ndihmes dhe perkujdesjes shoqerore”; projektvendimin per disa ndryshime ne vendimin “Per financimin e diferencave te cmimeve te botimeve”; projektvendimin per nje shtese ne vendimin “Per pagesen e shperblimeve te futbollisteve te ekipit kombetar, ku grumbullohen ne ndeshje nderkombetare”, me te cilin perfshihen ne kete pagesa edhe dy trajnere te ekipit kombetar; projektvendimin per nje ndryshim ne vendimin “Per krijimin e sherbimit telefonik” e per kalimin e qendres se studimeve dhe projektimve te automatikes elektronike ne varesi te Ministrise se Financave me emertimin “Qendra e Informatizimit Financiar”; projektvendimin per nje shtese ne vendimin “Per administrimin e sendeve te kapoijne ne dobi te shtetit nga kundravajtjet administrative” si dhe projektvendimin per nje ndryshim ne vendimin “Per krijimin e ndermarrjeve dhe institucioneve kerkimore shkencore”, me te cilin suprimhoet byroja e studimit dhe projektimit te mjeteve didaktike. Keshilli i Ministrave vendosi per dhenien e ndihmes ekonomike familjeve te personave te aksidentuar ne ngjarjen e 13 shkurtit 1995 ne Terpan te rrethit te Beratit dhe familjeve te personave te aksidentuar ne Preze e Pellumbas te rrethit te Tiranes. U miratua ne parim protokolli i sesionit te dyte te komisionit te perbashket qeveritar shqiptaro - rumun per bashkepunimin ekonomik, industrial dhe teknik. Ne fund te mbledhjes, Keshilli i Ministrave ra dakord te ndermarre procedurat e nevojshme prane qeverise gjermane per miratimin e nje projekkoopperimi teknik o financiar per mbeshtetjen e ndermarrjeve te vogla e te mesme private, nepermjet sektorit financiar, fillimisht me nje fondacion zhvillimi. U ngarkua Ministria e Financave qe ta aplikoje prane qeverise gjermane. S. SH.

Malejzia i akordon Shqiperise nje kredi prej 20 milione dollare

Qeveria malejziane deklaroi aprovimin e nje kredie prej 20 milione dollare per Shqiperine. Ne nje deklarate zyrtare te zedhenesit kryeministrit te Malejzise thuhej se qeveria akordoi 20 milione dollare per investime ne Shqiperi, kredi qe do te perdoret per ndertimet banesash ne vendin tone. ATSH

Aktivet e PD ne Korçë, Vlore, Elbasan, Kruje, Durres, Kavaje, Tropoje, Puke, Bulqize, Kolonje, Devoll, Berat

Faqe 2

Interviste e kryetarit te Keshillit te Rrethit te Shkodres z.Ali Kazazi

Faqe 3

Qe shkurti komunist te mos perseritet

Pritje ne Presidence

Nga mbledhja e dishme e qeverise