Shqiptare bashkarisht drejt se ardhmes
Fjala e Presidentit te Republikes, SALI BERISHA, mbajtur me rastin e 28 Nentorit, festes Kombetare
Fjala e Presidentit të Republikës, SALI BERISHA, mbajtur me rastin e 28 Nëntorit, festës Kombëtare
Shqiptarë bashkarisht drejt së ardhmes
Akt që riktheu në jetë shtetin shqiptar
Është kënaqësi e veçantë për t'ju uruar juve sonte dhe të gjithë shqiptarët në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo që janë, gëzuar 28 Nëntorin, festën tonë kombëtare.
Në shekuj e lirie dhe e vuajtjesh Shqipëria.
Sot, më 28 Nëntor, sëbashku me gjithë shqiptarët kudo që janë, ne kremtojmë ditën e flamurit tonë, nderojmë aktin më madhor të gjithë historisë sonë kombëtare, pavarësinë e Shqipërisë.
Më 28 Nëntor 1912, burri i madh i kombit tonë, Ismail Qemali, ngriti në Vlorë flamurin e Skënderbeut. Ky akt, që ishte një përfundim i luftërave të gjata, bëri të mundur rivendosjen e pavarësisë së Shqipërisë, kryengritjeve vigane, të papërkulura mbarëpopullore.
Pavarësia e Shqipërisë shënoi big bang-un e kombit të moçëm shqiptar
Pavarësia e Shqipërisë shënoi big bang-un e kombit të moçëm shqiptar. 28 Nëntori i 1912-s ishte ora magjike kurajës, kurorëzimi i sakrificës, trimërisë, madhështorisë së prijësave e kryetrimave më të shquar të kombit tonë, Ismail Qemalit, Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, Luigj Gurakuqit, Bajram Currit, Vehbi Dibrës, Aqif Pashës, Mihal Gramenos, Mehmet Derallës, Ymer Prizrenit, Ali Shefqetit, Elez Isufit, Mustafa Gjinishit[?], Shanit Frashërit[?], Preng Previzit dhe shumë e shumë të tjerëve.
28 Nëntori i 1912-s ishte dita e veprës së mençur, me mendime, e politikës, kulturës, letërsisë, besimeve të ndryshme shqiptare, burrave të urtë, Bogdanit e Barletit, Naimit e Kristoforidhit, Kacës, Jani Vretos e Fan Nolit, Hoxha Tahsimit, të rilindjes e pavarësisë sonë. Këtyre të mëdhenjve, me zërin e zemrës sonë, u shprehim nderim dhe mirënjohje.
Kosovës dhe mbarë trevave shqiptare luftuan dhe derdhën gjakun për dheun e tyre, flamurin e tyre, besimin e tyre, gjuhën shqipe dhe shkronjat e saj, luftuan për lirinë e tyre.
Ndër për jetë atyre që dhanë pavarësinë Shqipërisë e liri dhe pavarësi.
Më 28 Nëntor ne kremtojmë jo vetëm festën kombëtare, por ne nderojmë dhe ngjarje të tjera mëdha të historisë sonë. Ne nderojmë sot 552 vjetorin e çlirimit të Krujës nga Skënderbeu. Përgjys një i përjetshëm 552 vjet më parë çliroi Krujën në një betejë që u vijua nga shumë e shumë të tjera, në të cilat Skënderbeu e mbrojti deri në apogjeun e luftërave për liri dhe progres të mbarë Evropës.
Ishin betejat legjendare dhe betejat zullum-mëdha të kryetrimit të lirisë ato që i dhanë flamurit tonë përjetësi. Ky flamur është i pavdekshëm. Ai përjetoi harrsa të gjata e mëshirë absurde, por ngadhënjeu mbi të gjitha perandoritë e pushtimet totalitare që pllakosën Shqipërinë. Sot, ai valëvitet në mbarë trojet shqiptare më i përflakur dhe më i lirë se kurrë. Ai valëvitet dhe në Evropë.
Krojtë flamuri ynë kombëtar![?]
Të nderuar veteranë, simbol i gjallë i kësaj epopeje, ju dhe mijëra motra e vëllezër tuaj që nuk janë më, dekada më parë me një vendim sublim vendosët të falni jetën, rininë dhe ëndrrat tuaja lirisë së vendit, derisa dhe dinjiteti të kombit tuaj dhe në njësitë partizane mbushët kodrat, malet dhe fushat e Shqipërisë.
Ju, në kushtet e një terrori dhe dhune mizore, urrejtja acaroi luftuat me një trimëri, guxim dhe vetëmohim të pashoq, e me beteja të përgjakshme fituat luftën, çliruat vendin dhe e renditët Shqipërinë në krahun e koalicionit antifashist botëror.
Ndër për jetë juve që luftuat dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për çlirimin e vendit!
Gëzuar ditën e çlirimit!
Lufta çlirimtare një ndër faqet më të ndritura të historisë sonë
Më 28 Nëntor ne festojmë 51 vjetorin e çlirimit të vendit nga pushtuesit e huaj.
Lufta çlirimtare kombëtare përbën një nga faqet më të ndritura në përpjekjet tona si një nga rastet më sublime me të cilat shqiptarët u dëshmuan si luftëtarë të lirisë dhe njerëz të dinjitetit.
Paslufta u kthye në një nga tragjeditë më të rënda që Shqipëria dhe shqiptarët kanë përjetuar ndonjëherë më parë
Të nderuar veteranë, lufta juaj ishte një akt epik dhe një faqe e ndritur në historinë tonë, por paslufta u kthye në një nga tragjeditë më të rënda që Shqipëria dhe shqiptarët kanë përjetuar ndonjëherë më parë. Nën pushtimin i huaj parti[?] e zëvendësua me një pushtim të brendshëm gjysmëshekullor totalitar. Në këtë pushtim, Shqipëria dhe shqiptarët përjetuan diktaturën më të egër në Evropë, izolimin më të thellë që ata kanë njohur në të gjithë historinë e tyre. Dhjetra e mijëra komandantë dhe luftëtarë trima, klerikë dhe intelektualë, punëtorë dhe fshatarë u pushkatuan, qindra të tjerë u burgosën, internuan, u torturuan sepse guxuan të mbronin idealet për të cilat kishin luftuar, të mbrojnë lirinë e fjalës, lirinë e besimit, lirine mendimit, dinjitetin njerëzor.
Ndër për jetë atyre që ranë vijanë dhe sakrifikuan për liritë të drejtat dhe dinjitetin njerëzor!
Kombet që kanë fituar dhe mbrojtur pavarësinë e tyre kane mbijetuar dhe janë zhvilluar
Historia e njerëzimit është ajo e formimit, por edhe e zhdukjes dhe asimilimit të kombeve. Ajo dëshmon vetë se kombet që kanë fituar dhe mbrojtur pavarësinë e tyre kanë mbijetuar dhe janë zhvilluar; ndërsa kombet që e kanë humbur atë kanë pësuar disfatë historike.
Prandaj dhe në historinë e kombeve, dita e pavarësisë konsiderohet edhe si ditëlindja e tyre, ndonëse ato janë qindra e mijra vjet më të moçme. Kjo sepse për kombin, pavarësia ka po atë rëndësi që ka dita e lindjes për individin.
Në 83 vjet të jetës së shtetit tonë megjithë pushtimet e gjata totalitare të jashtme dhe të brendshme që përjetuam, ndërtuam dhe copëtuam e pamaturira më të cila tullum jetën si shtet i ri, ne shqiptarët, ndonëse sot sollëm më të, në kombëtare më të lirë, më të bashkuar, më të begatë dhe më të fortë se kurrë ndonjëherë në historinë tonë. Sot ne vijmë në këtë festë të madhe, me një Shqipëri që ka gjetur rrugën e drejtë dhe mbështetet në vlerat e vërteta të qytetërimit të saj.
Ne, megjithë lëshimet e mëngjesit tonë, vijmë në këtë përvjetor si kombi më i ri i kontinentit dhe në rast se nuk mund të krahasohemi me shumë të tjera për nga pasuritë e trashëguara, ne mund të krahasohemi me dinjitet me to, jo vetëm në kontributin tonë në qytetërimin e Evropës, por edhe me ritmet e shpejta të zhvillimit të sotëm. Shqipëria është sot vendi i pluralizmit politik dhe fetar, shoqërisë së lirë dhe livisë të garantuara. Ajo sot ka konsoliduar dhe konsolidon me sukses institligjor, ekonominë e tregut si dhe integrimin në institucionet euroatlantike, ka bërë shumë më tepër se çdo kontribut të rëndësishëm në parandalimin e konfliktit njerëzor dhe në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës.
Dy milionë shqiptarë në Kosovë përjetojnë dhunën, terrorin dhe pushtimin serb
Në të vërtetë festojmë sot të lirë pavarësinë e Shqipërisë, por dy milionë shqiptarë në Kosovë përjetojnë dhunën, terrorin dhe pushtimin serb. Ne besojmë se marrëveshja e Dejtonit do të vendosja e trupave të NATO-s në Bosnjë do krijojnë kushte për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe të krizës ballkanike tërësi.
Shqipëria është e vendosur të bashkëpunojë ngushtë me SHBA-në dhe vendet e tjera të mëdha të Bashkimit Evropian, me OKB-në me institucionet e tjera ndërkombëtare për garantimin e lirive dhe të drejtave njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve në Kosovë. Gjithashtu ne insistojmë se zgjidhja e drejtë e këtij problemi është kusht për parandalimin e një konflikti shumë më të rrezikshëm se ai që përjeton sot gadishulli ynë.
Kremtimi i ditëlindjes sonë kombëtare dhe ditës së çlirimit janë një moment i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët, prandaj dhe në këtë rast ju bëj thirrje bashkatdhetarëve të mij kudo që janë, forcave politike shqiptare të përcjellim bashkarisht drejt së ardhmes, mesazhin e madh të kësaj dite, të përqendrojmë të gjitha energjitë dhe forcat tona për të zgjeruar dhe konsoliduar në Shqipëri hapsirat e lirisë, shtetin ligjor dhe ekonominë e tregut, integrimin e vendit në Evropë, garantimin e lirive dhe të drejtave njerëzore e kombëtare të shqiptarëve kudo që janë dhe zgjidhjen e drejtë të çështjes sonë kombëtare.