PD realizon një objektiv madhor të programit të saj
Mbyllen dosjet për 30 vjet për gjithë qytetarët shqiptarë Hapen vetëm për politikanët e karrierës deri në vitin 2002
PD realizon një objektiv
madhor të programit të saj
Mbyllen dosjet për 30 vjet për gjithë qytetarët shqiptarë
Hapen vetëm për politikanët e karrierës deri në vitin 2002
Kosova në tryezën e diskutimeve për paqe
Presidenti BERISHA priti dje Ambasadorin Robert Frouik
Kosova në tryezën e
diskutimeve për paqe
Presidenti BERISHA priti dje
Ambasadorin Robert Frouik
Foto: G. XHENGO
Presidenti i Republikës Sali
Berisha priti dje Ambasadorin
Robert Frouik, përfaqësues i
Qeverisë Amerikane në Grupin
e Posaçëm të Punës të OSBE-
së, për zbatimin e Marrëveshjes
së Dejtonit në ish-Jugosllavi.
Ambasadori Frouik e informoi
Presidentin për misionin e
Grupit të OSBE-së për
realizimin e zgjedhjeve në
Bosnjë e Hercegovinë,
monitorimin e mbrojtjes të
drejtave Njërëzore dhe
sigurimin e një regjimi në
kontroll të armatimeve për
stabilizimin e rajonit.
Presidenti Berisha vlerësoi
edhe një herë në këtë takim
Marrëveshjen historike të
Dejtonit për vendosjen e
në Bosnjë-Hercegovinë e
stabilitetin në Ballkan, si edhe
rolin e NATO-s për zbatimin e
saj. Ai theksoi rëndësinë e
zgjidhjes së problemit të
Kosovës për arritjen e një paqeje
afatgjatë në rajon. Presidenti
Berisha mirëpriti përpjekjet e
OSBE-së për rivendosjen e
monitorëve të saj në Kosovë, por
këmbënguli se Kosovës në
domosdoshmërinë e futjes së
çështjes së Kosovës në tryezën e
diskutimeve për paqen në ish-
Jugosllavi.
Linja e kuqe që u hoq nga
Presidenti Bush për Kosovën dhe
që u rimor nga Presidenti
Klinton, ai, ishte paraprake e
në paradigmin e vendosjes së
konfliktit në Kosovë dhe unë
mendoj se Presidenti Klinton dhe
qeveria amerikane kanë një rol
vendimtar për zgjidhjen e
çështjes së Kosovës, pa të cilën
nuk do të ketë paqe të sigurtë në
ish-Jugosllavi. Shqipëria është e
vendosur të inkurajojë dialogun
midis Prishtinës dhe Beogradit
në prani të një pale të tretë dhe
do të mbështesë përpjekjet për
zgjidhjen paqësore të problemit
të Kosovës.
Divorc me të kaluarën
EDITORIAL
Divorc me të
kaluarën
Kuvendi Popullor mbylli dje një nga kapitujt më të vështirë të
diktaturës komuniste në Shqipëri. Shoqëria shqiptare hodhi dje nga
koshienca e saj, ankthin e një të kaluare të errët që ka inkriminuar një
pjesë jo të vogël të saj. Me një ligj të drejtë për dosjet, Kuvendi Popullor
mbylli dosjet për gjithë qytetarët e thjeshtë shqiptarë dhe parlamentoi
njerëzit e politikës që dje kanë bashkëpunuar me diktaturën komuniste,
të prezantojnë veten në vitin 2002. Në këtë prizëm kundërshtarët e projektligjit
janë të ekspozuar në një rreth me diametër tepër të shkurtër. Politikanët
që kundërshtojnë këtë projektligj janë ata që kanë nisur karrierën në
diktaturë dhe që vazhdojnë atë për inerci deri sa të jetë në
Presionin e dosjeve një elektorat i caktuar i inkriminuar nga diktatura.
Agresiviteti i një liste të vogël emrash nga politika ndaj këtij ligji
tregon se pari se ky ligj i heq pisës së politikanëve të inkriminuar
elektoratin e inkriminuar. Ky ligj bëq nga thonjtë e heqaltë viktimën që
heq nga influenca e qarqeve të sigurimit njerëzit që kanë pranuar
bashkëpunimin me të në një situatë të errët të shoqërisë shqiptare. Ky
është në thelb pastrimi i madh dhe qartësia më e madhe që i jepet
shoqërisë shqiptare nga Partia Demokratike.
Nga ana tjetër nervozizmi i disa politikanëve ndaj projektligjit
vjen nga fakti se ata janë politikanë të vjetër jo vetëm në vite por dhe
në ide. Duke ndjerë trysninë e evolimit të shoqërisë shqiptare dhe
klasës politike në vend, klasa e inercisë që është në krye të PS dhe PSD,
e ndjen që kjo është një klasë të cilës shoqëria shqiptare mund t’i besoj
edhe në shekullin tjetër.
Vizioni i tyre për demokracinë dhe proceset e pritshme në
Shqipëri, janë tepër vitra për ritmet e shekullit tjetër.
Nga ana tjetër është tepër bindës fakti që me këtë ligj Partia
Demokratike, fiton një dimension të madh tolerance dhe del para
shqiptarëve me një ligj të ndihmon më së miri bashkimin e kombit,
shqiptarëve me një ligj të ndihmon më së miri bashkimin e kombit.
Pavarësisht se si e përjeton këtë ligj Nano apo Pellumbi, Ruçi, apo
Abdiu, Gjinarи apo Teta shqiptarët ndjehen të lehtësuar se deri në
fillim të shekullit tjetër ligji i mbron ata nga erozioni i komunizmit, në
politikën shqiptare.
Këtë fakt e kanë kuptuar me sa duket dhe disa elementë brenda
Partisë Socialiste që dje morën pjesë në diskutimin me për në parlament
parlament vetë këtij ligji pavarësisht kundërshtimit parimor që ata kanë
si grup parlamentar . Kjo do të thotë se qysh tani e Partinë Socialiste
po duket se ngjanet e një lëvizje politike që do të drejtohet natyrshëm
kundër çdo gjë inkriminuese një parti për të cilën duhe demokrati të
kundërta e diktaturës dhe mbetje homagjene të saj. Në shekullin e
ardhshëm socialistët shqiptarë nuk do thyejnë më asnjë parti që mban
në program Marksizmin dhe socialdemokrate e djathtë. Ata duhe
lënë të meritojnë shanset që u jep Evropa dhe e majta europiane për
dialog në dy krahë me krye të tyre reformatorët e vërtetë që mund
të ndërrojnë tërësisht vizionin partiak që në këtë gjendje është tejet e
kriminalizuar.
Ligj për një jetë të pastër demokratike
Fjala e Kryeministrit Meksi mbajtur dje në Parlament
Ligj për një jetë të
pastër demokratike
Projektligji “Për kontrollin e figurës së
zyrtarëve të lartë të politikës shtetërore
për mbrojtjen e shtetit demokratik”,
verifikon vetëm ata persona që duan të
drejtojnë jetën politike e shtetërore të
vendit, në se nuk largohen vetë, duhet
të pastrohen përpara, të lënë mëkatet
si njerëz të lirë, në se nuk kanë bërë
krime drejtpërdrejti. Të tjerët,
njerëzit e thjeshtë ndër ta dhe viktimat
që nuk aspiriojnë karrierën politike për
të keqen e shqiptarëve dhe të Shqipërisë,
ky ligj i mbron
F.2
PS: Dy qëndrime ndaj çështjes Nano
Uniteti i “çeliktë” i PS pësoi
krisje të rënda dje. Kësaj radhe, i tërë
kahnodhur pranëfudhe rrezikues
eçhtë çështja Nano kaq e diskutuar
në radhët e kësaj partie ajo që ka
çuar në konturimin e vijave të qarta
të kundërta.
Besnikë e Nanos me Doklen,
Lelumbin, Ruçin e njësoj si vetë
lideri i tyre u rreshtuan përtej
te lërojne Nanon në mejte politike,
duke iu kundërvënë hapur shtetit
ligjor. Sipas tyre, çështja Nano do
të zgjidhet pas fitores së zgjedhjeve
të përmjet një akti politik, duke e
shpërfillur hapur pavarësinë
e pushtetit gjyqësor.
Ndërsa Hajdaraga,
përkundrazi, është prononcuar se
të nuk do ta lirojnë Nanon, por do
ti bëjnë një gjyq në pavarësi,
konform ligjeve në fuqi. Siç
mësohet nga burime të brendshme
në PS, qëndrimi i Hajdaragës dhe i
përkrahësve të tij ka shkaktuar
reagime të ashpra midis krerëve
konservatorë të PS, çka ka çuar
se të përafrojnë divergjencat në
piramidën drejtuese të kësaj partie.
Hajdaraga tmerrrohet nga stihia enveriste
Hajdaraga tmerrrohet
nga stihia enveriste
Ka qenë
një emër për
Hajdaragën
në takimi me
rreth njëqind
anëtarë të PS
në një nga
sallat e
Institutit të
Lartë të
Arteve. “Ne
s’kemi asnjë
punë me
Amerikën”,
ka deklaruar Sokol Hyksa, aktivist i PS, deklaratë
që ka shkaktuar reagimin e tribunës së shenjë
mosaprovimi. Por ka qenë reagimi i sallës që
ka tronditur Hajdaragën dhe të gjithë ata që
besojnë në një reformim të mundshëm të PS.
Aktivistët e mbledhur në sallë nuk kanë qenë
aspak në një mendje me liderin e PS Hajdaraga.
Përkundrazi ata për minuta të tëra e kanë
duartrokitur Sokol Hysen për deklaratën e nj[
] antimarikane.
Fundi i një udhëheqjeje Humbësit e mëdhenj
Fundi i një udhëheqjeje
Humbësit
e mëdhenj
Miratimi mbrëmë nga
Parlamenti Shqiptar i
ligjit “Për kontrollin e
figurës zyrtarëve të lartë
dhe personave të tjerë që
lidhen me mbrojtjen e
shtetit demokratik”,
përfundimisht e ka lënë
PS pa kokë duke shënuar
fundin e lidershipit të saj
enverist.
F.3
Socialistët pro krimit
NDREKE GJINI
Politika shqiptare që sot ka një
dimension të ri. Ajo do të jetë më e
pastër dhe më e moralshme. Ligji i
dekriminalizimit përfundimisht prej saj
largon politikën e të trashëguar nga
regjimi diktatorial komunist. Kështu
pra me dekriminalizimin, përfundimisht
figura e zyrtarëve dhe personat e tjerë
që duan të lidhen me politikën e lartë
demokratike, po hyjnë domosdoshmërisht
në një sitë që klasifikon si kandidatë të
arshueshëm për zgjedhësit e ardhshëm.
Shqipëria duke zgjedhur përfundimisht
demokracinë, pastron politikën e vet
së ardhmes. Sipas ligjit, është koha që
jo të kriminelët të kenë frikë nga
politika shqiptare.
Diskutimi dhe debate të gjata
shkaktoi shqyrtimi dhe miratimi i këtij
ligji. Por kjo situatë kur bëhet fjalë për
një ligj të një rëndësie kaq normale. Kjo
ndodh se është një ligj i diskuton dhe e miraton
një Parlament në të cilin vetëm 3-4
vjet më parë, gjerit gjendosnin ulur
qeveritarë që kishin dosje, hetues,
prokurorë apo dhe ish-ministra policie,
kokrra me viktimat e këtyre dosjeve.
Të pranishmit diskutuan fuqimisht
ligjin duke e quajtur atë gjenocid,
përçarës etj., ndërsa e shpjeguan këtë
qëndrim me të gjithë argumentat e
tjetër. Ligjvënësit më në fund votuan
pro, duke e ndjerë se më së shumti ata
votuan për veten si njerëz të lirë,
njerëz të së ardhmes, por as dhe
militantë të shkuarës. Për sa ditët
e ardhshme afrojnë, që tashmë
duket se asnjë votë e gjendjes
së jashtëzakonshme, nuk do ta shpëtojë
më PS-në nga ndëshkimi për af[r]o
egozizmi të së shkuarës dhe
grackës të ish-sigurimit.
Berisha përgëzon sportistët boshnjak
Berisha përgëzon
sportistët boshnjak
Presidenti Berisha priti zotërinjtë Stefan Kluji dhe Jusuf
Rushina, anëtarë të Kabinetit të Presidentit Alia Izetbegoviç, si
dhe titullarë të Federatës Kombëtare Sportive të Bosnjë-
Hercegovinës.
Presidenti Berisha përgëzoi për fillimin e pjesëmarrjes së
sportistëve boshnjakë në aktivitetet ndërkombëtare dhe shprehu
besimin se realizimi i Marrëveshjes së Dejtonit do të krijojë
mundësi për një bashkëpunim të gjithanshëm midis dy vendeve
tona.
Zoti Kluji u shpreh se është i gëzuar që ndeshja e parë e ekipit
kombëtar të futbollit të Bosnjës zhvillohej në Shqipëri, një vend
dhe popull mik i Bosnjës.
Telegrame urimi për Presidentin BERISHA
Me rastin e festës kombëtare,
28 nëntorit, Presidenti Berisha ka
marrë telegrame urimi nga
Presidenti amerikan Klinton,
Presidenti gjerman Herzog,
Presidenti francez Shirak,
mbretëresha Elisabet e Anglisë,
Presidenti italian Skalfaro,
Perandori japonez Akihito,
Presidenti i Kinez Zemin,
Presidenti rus Jelcin, Mbreti i
Spanjës Huan Karlos, nga
kryetarë të shteteve të tjera të
Bashkimit Europian, Presidenti
turk Demirel, Presidenti bullgar
Zhelev, Presidenti grek
Stefanopullos, Presidenti
maqedonas Gligoriv si dhe nga
presidentët e vendeve të tjera
që i rajonit tonë, të Europës Qendrore
dhe Lindore dhe nga kryetarë shteti
që shumë vendeve të tjera të Azisë
edhe Afrikës.
Gjithashtu Presidenti Berisha
ka marrë shumë telegrame urimi
nga institucione ndërkombëtare,
shoqata atdhetare dhe të huaja
politike dhe jopolitike, nga
shumë vende të botës, nga degë
te e lëvizjes demokratike të
Kosovës në Suedi, Zvicër,
Finlandë, Kroaci etj. si dhe
personalitete të shquara politike e
shoqërore.
ATSH