Lëvizja e dhjetorit-test per moralin shqiptar
EDITORIAL
Lëvizja e dhjetorit-test per moralin shqiptar
Tetë dhjetori përbën për shqiptarët fillimin e egzistencës së lirë. Kjo datë e krijuar mbi supet e studentëve dhe ëndrrave të tyre shquan ndër gjithë datat e tjera të shënuara të kombit, për faktin se është datë e kthimit të njerëzve tek liria, tek personaliteti i tyre, tek zotërimi i së drejtës. Ajo si e tillë mbart mbi vete piskënjën e organizmit cilësor sipas idesë të cilit, te individi si tek qenia krijonjët e shoqëria. Pa këtë përbërës ajo lëvizje demokratike do të zbehej një ditë dhe do të ishte zëvendësuar me data të tjera të mëvonshme. Ndarja nga komunizmi nuk ishte thjesht një gjest proteste apo çlirim nga e keqja. Për shqiptarët ajo mbetet si momenti i vetëdijesimit i popullit shqiptar dhe si besim alternativ për studentët që promovuan këtë ndarje. Duke filluar nga studentët demokracia realizoi në të njëjtën kohë edhe jetgjatësinë, edhe besimin tek të gjithë brezat.
Lëvizja e dhjetorit është testi me real i historisë së moralit shqiptar dhe në të njëjtën kohë shenja dhe subkoshienca e kombit që dilet nga brënda se i përkiste oksidentit dhe jo orientit, se i përkiste lëvizjes së madhe të ideve dhe jo dogmave të kanuneve ideologjike.
Në Shqipërinë komuniste egzistonte disidenca, por ajo u mbyll dhe u shtyp burgjeve. Nga shtypja komuniste ajo u shndërrua në një vetëdije të mbyllur, por të gjallë. Këtë e dëshmoi qartë tërë kronika e ngjarjeve të zhvilluara në katër ditë në Qytet Studenti. Vetëm në kaq kohë ajo arriti të amplifikohej për t’u krijuar së bashku me studentët e parë parti opozitare, Partinë Demokratike për të legjitimuar përgjithmonë pluralizmin politik në Shqipëri.
Megjithatë opozita e atëhershme shqiptare dhe lëvizjen e dhjetorit u perpoqën ta shndërronin liderët komunistë të atyre ditëve duke e paraqitur atë si shenjë liberalizmi të komunistëve duke shmangur burimin e saj të vërtetë, ndjenjat demokratike të studentëve, disidencën e atëhershme që mishëronte tërë urrejtjen që kishte grumbulluar populli ndaj atij sistemi.
Lëvizja e dhjetorit nuk kishte asnjë pikë takimi me rrjedhën e logjikës 50-vjeçare të komunizmit. Ajo ishte përpjasja në të fortë, përplasja që sanksionon fillimin e moderacionit politik shqiptarë e në të njëjtën kohë realizoi shmangien institucionale të regjimit totalitar në Shqipëri.
PD ka të drejtën morale për t’i kërkuar popullit shqiptar qeverisjen e ardhshme
INTERVISTË E MË Z. AZEM HAJDARI
Lexoni në faqen 3
Dosja Balluku
Procesverbali i mbledhjes së Byrosë Politike të Komitetit Qëndror të PPSH, të datës 2 dhe 3 korrik 1974
Mbërriti në Tiranë Presidenti i Bullgarisë, Zhelju Zhelev
Ne aeroportin e Rinasit ai pritet nga Presidenti i Republikës Sali Berisha
Me ftesë të Presidentit të republikës Sali Berisha dje mbërriti për një vizitë zyrtare në Tiranë, Presidenti bullgar, Zhelju Zhelev.
Në këtë vizitë dyditore, Presidentin Zhelev shoqërohet nga bashkëshortja e tij, si dhe nga një grup parlamentarësh dhe biznesmenësh bullgarë. Kjo është vizita e dytë e Presidentit shqiptar në Shqipëri, pas asaj të 1 shkurtit të vitit 1993, kur midis dy vendeve u nënshkrua traktati i miqësisë dhe bashkëpunimit. Një vit më vonë, në prill të vitit 1994, Presidenti Berisha ka vizituar Bullgarinë, vizitë gjatë së cilës janë nënshkruar marrëveshja për mbrojtjen dhe nxitjen e investimeve si dhe marrëveshja për bashkëpunimin ekonomik-tregtar.
Vizita e Presidentit bullgar bëhet në situatën e re të krijuar në Ballkan pas marrëveshjes së Dejtonit. Gjatë qëndrimit të tij dy ditor pritet që një nga temat me kryesore të bisedimeve të jetë edhe deklarata e përbashkët e katër shteteve Shqipëri, Turqi, Bullgari dhe Maqedoni për korridorin Lindje-Perëndim, ku do të diskutohet çuarja e mëtejshme e punës për konkretizimin e saj.
Zhelju Zhelev, njëri prej protagonistëve kryesorë të kthesës në lindje, është nga të rrallet më të rëndësishëm që ka mbërritur kohët e fundit në Shqipëri.
Për të pritur Presidentin e Bullgarisë në aeroportin e Rinasit kishte dalë Presidenti i Republikës, Sali Berisha. Ndodhej edhe Ambasadori i Bullgarisë në Tiranë, Stefan Naumov.
Presidenti Berisha priti Presidentin bullgar Zhelju Zhelev
Kristofer do të presë Rugovën
Bisedë për fillimin e shqyrtimit të çështjes së Kosovës
Sekretari Amerikan i shtetit Kristofer do të diskutojë me udhëheqësin e shqiptarëve të Kosovës mbi mënyrat për fillimin e shqyrtimit të çështjes së Kosovës
për të ditur sot radio Zëri Amerikan duke cituar një zyrtar të departamentit të shtetit
Një zyrtar i departamentit të shtetit i tha Zërit të Amerikës se zoti Kristofer do ti ritheksojë Dr. Rugovës shqetësimin e Shteteve të Bashkuara lidhur me gjendjen në Kosovë, e theksoi radio në programin e saj në gjuhën shqipe.
Udhëheqësi shqiptarëve të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova do të vijë në Uashington. U takua sot paradite me zyrtarët e lartë të departamentit të shtetit në prag të takimit që do të ketë me sekretarin e shtetit Kristofer.
Para takimit me zotin Kristofer, Rugova do të takohet me senatorin Republikan që është njëkohësisht kandidat për president Doli i cili njihet si një nga përkrahësit më të fuqishëm të çështjes shqiptare në Kongresin Amerikan. Vëzhguesit e çështjeve ballkanike mendojnë se pas arritjes së marrëveshjes për paqe në Bosnjë dhe dërgimit të forcave të NATO-s në atë vend mund të jenë krijuar kushtet për fillimin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit.
Dr. Rugova ashtu si dhe Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha ka përsëritur marrëveshjen e Dejtonit për mospërfshirjen e Kosovës nuk përfshin çështja e Kosovës.
Udhëheqësi shqiptarë vazhdojnë këmbënguljen së Ballkan nuk mund të vendoset qendrueshme pa shqyrtimin çështjes së Kosovës. Kjo do të jetë takimi i dytë brenda 6 muajsh midis sekretarit të shtetit Kristofer dhe Dr. Ibrahim Rugovës.
Namik Dokle braktis PS-në dhe veten e tij
Nënkryetari i PS-së dhe ish-kandidat kloun presidenti Namik Dokle deklaruar dje në “KJ” se zgjedhja e Solanos në krye të NATO-s është një shans më shumë për hyrjen e Shqipërisë së NATO”
Nënkryetari i PS-së dhe ish- kandidat kloun presidenti Namik Dokle deklaruar dje në “KJ” se zgjedhja e Solanos në krye të NATO-s është një shans më shumë për hyrjen e Shqipërisë së NATO”.
Ai shprehet se Solano është një nga politikanët që unë e kam vlerësuar më shumë... duke e lënë në hijë anën tjetër të medaljes vlerësimet e Solanos për Doklen dhe PSSH-në.
Madje ai, jo pa qëllim shprehet “une e kam vlerësuar” pra në vetën e parë dhe jo në emër të partisë së tij. E këtu nuk dihet saktë nëse është në shenjë “disidence” ndaj pjesës tjetër të lidershipit të PS-së dhe deklaratave të tij të djeshkshme, apo i “porositur” nga “eprorët” për të bërë demagogji properëndimore.
Nëse Dokle nuk është vënë serish në rolin e klounit si në ‘91 duhet besuar vërtetë se ai ka vendosur përfundimisht të braktisë jo vetëm partinë e tij por dhe veten. Kjo sepse nuk ka si shpjegohet ndryshe ky qëndrim i tij kur i gjithë i kanë dëgjuar dhe lexuar në “ZP” ato dhjetra e dhjetra deklarata kundra anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, apo dhe deklarata të tjera jetët obsesive të Ilir Humit me qëndrimin ndaj SHBA-së e perëndimit të bera nga PS-ja e madje dhe vetë Dokle.
NDREKE GJINI
Korridori Perendim - Lindje afron popujt e Ballkanit
Nga deklarata për shtyp të Presidentit shqiptar Sali Berisha dhe atij bullgar Zhelju Zhelev
Presidenti Berisha priti dje Presidentin e Bullgarisë, Zhelju Zhelev, i cili mbërriti dje në Tiranë për një vizitë dy ditore.
Thellimi i bashkëpunimit shqiptar - bullgar dhe ai rajonal, në dritën e situatës së re të krijuar pas Dejtonit dhe vendosmëria për ndërtimin e korridorit rrugor perendim - lindje janë temat e bisedës prej 45 minutash midis të dy presidenteve.
Ne do të bashkërendojmë veprimet për thellimin e bashkëpunimit nëpërmjet e
(Vijon në faqen 2)
PS. fillon.. te mbledhe “taksat”
Pak ditë më parë një aktiv i PS mblodhi ekonomistët shqiptarë si të ardhur PS në qytetin e Korçës...
PS. fillon..
te mbledhe
“taksat”
Është urdhër nga qëndra
Pak ditë më parë një aktiv i PS mblodhi ekonomistët shqiptarë si të ardhur PS në qytetin e Korçës. Ishte mësuesi i biologjisë, njëri nga drejtuesit e PS lokale me emrin Cema i cili kërkoi nga të pranishmit që secili prej tyre të kontribuojë 100.000 lekë të reja për llogari të fushatës zgjedhore “qoftelargu”.
Cema e quan “fare modeste” një shumë të tillë. Disa i quajtshëm pështakëmi i kryetarit socialist në një kohë që propaganda e partisë së tij ben zhurmë për varfërimin e njerëzve e “dosmos lëmsafërsimëve” të paprivilegjuar të PS. Kështu qe faji i të “paprivilegjuar” fare detyruar të paguajnë taksat per partinë e të “privilegjuarëve” dhe kur 100.000 lekë konsiderohen si një shumë fare e modeste për në vizgjonues të fare taksash do le vënë socialistët për aq sa jo simpatizantët e PS e që sigurisht nuk kanë ndërmend të propagandojnë për të sjellë në pushtet një parti të tillë.
E.P.
Në Ditët që u Përmbys Diktatura
Në
Ditët
që u
Përmbys
Diktatura
TIRANA INTERNATIONAL HOTEL
SKANDERBEG SQUARE * TIRANA (ALBANIA) * TELEPHONE 355 - 42 / 34185 * FAX 355 - 42 / 34188
La Pergola Piano Bar - Terrace
Hapur çdo ditë nga ora 11.00 deri në 2.00
EJANI TE SHIJONI
PAMJEN MË MAHNITËSE
TË TIRANËS NGA
VERANDA E HOTELIT
TONE.
DARKE BUFE SHQIPTARE,
NGA ORA 19.00
DERI ME 22.00
TORTA TE FRESKETA,
AKULLORE ME SHIJE
TË SHUMËLLOJSHME,
ËMBËLSIRA, KEKË TE
NDRYSHME DHE
SANDUIÇE MJAFT TË
SHIJSHME
Atmosfere unike me muzike dal vivo 20.00 deri ne 24.00