Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

E diel 17 dhjetor 1995

Nivel i lartë i marrëdhënieve shqiptaro - gjermane

Sot Presidenti Berisha fillon vizitën zyrtare në Gjermani Mbetet[e]si presidentit gjerman Roman Hercog dhe kancelerit Helmut Kohl, Presidenti i Republikës Sali Berisha i shoqëruar nga Zonja Berisha, do të bëjë një vizitë zyrtare disa ditore, në Gjermani nga data 18 deri 21 dhjetor 1995. Presidenti Berisha do të shoqërohet gjithashtu nga një delegacion në përbërje të të cilit bënë pjesë zëvendësministri dhe Ministri i financave Dylber Vrioni, Ministrat Serreqi dhe Doka, këshilltarët e Presidentit deputetët e Kryetari të zy[r]ës të lartë. Gjatë kësaj vizite Presidenti Berisha do të zhvillojë bisedime me Presidentin Hercog, Kancelarin Kohl. Për nder të Presidentit Berisha Kancelari Helmut Kohl do të shtrojë një darkë, ndërsa Presidenti Hercog do ta presë një darkë zyrtare. Gjithashtu Presidenti Berisha do të takojë intelektualët e Parlamentit Sysmuth, Minist[r]at Federale të Punëve të Jashtme, të Ekonomisë të Financave dhe të Bashkëpunimit Ekonomik Kinkel Klose dhe Vajgel Sharprenger si dhe personalitete të tjera të larta të vendit. Presidenti Berisha do të mbajë fjalime në Fondacionin “Konrad Adenauer”: “dh[a] pranë Dhomës Federale të Industrisë e Tregtisë në Bon e do të takojë përfaqësues të partive parlamentare në Bundestagun gjerman. Miqësia dhe bashkëpunimi midis dy vendeve tona dhe Gjermania i njeh të gjitha fushat, rritja e ndihmës gjermane dhe shtimi i investimeve gjermane si dhe problemi i Kosovës dhe i çështje të rajonit do të jenë në qendër të këtyre takimeve. Gjithashtu Presidenti Berisha do të diskutojë probleme të bashkëpunimit ekonomik me përfaqësues kryesorë të firmave të fuqishme ekonomike dhe industriale në Bon, Mynih dhe Shtutgart. Gjatë qëndrimit në Gjermani Presidenti Berisha do të vizitojë dhe landet e Bavarisë dhe Baden Vyrtenbergu ku do të takohet me autoritete më të larta të këtyre Landeve si dhe përfaqësues të rretheve afariste të këtyre landeve. Mbetet[e]si presidentit gjerman Roman Hercog dhe kancelerit Helmut Kohl Presidenti i Republikës Sali Berisha i shoqëruar nga Zonja Berisha Presidenti Berisha do të mbajë fjalime në Fondacionin “Konrad Adenauer” dhe pranë Dhomës Federale të Industrisë e Tregtisë në Bon e do të takojë përfaqësues të partive parlamentare në Bundestagun gjerman.
Sali Berisha Doka Sysmuth Klose Vajgel Gjermani Bon Bundestag[u] Gjerman Kosovë Mynih

Fitore[n] na e garanton baza e gjerë sociale

Aktiv i Degës së PD Shkodër PD, duke qenë koshiente e dimensioneve të veta do të mbetet partia e mazhorancës PD është e hapur për bashkëpunim me forcat e tjera politike të qendrës së djathtë PS po e grryen ngushtimi i bazës së saj sociale Përjashtimi i “malëshovitëve” po e shkëput opozitën socialiste nga elektorati i saj. Perëndimi do që Shqipëria të vazhdojë ecjen në rrugën e mbarë, në të cilën e ka futur PD Faqe 2
Shkodër Shqipëri Perëndimi

Janë gjallë të 24 klandestinët

U përpoqën të ikin dy javë më parë Sarandë. U kthyen mbrëmë disa ditësh 24 qytetarët shqiptarë që dy javë më parë u përpoqën të largoheshin në mënyrë klandestine nga Shqipëria. Me një gomone në drejtim të kanalit të Otrantos. E njëjta me atë që ishte nisur një natë më parë, udhëtimi i së cilës u shndërrua në një udhëtim të vdekjes për 17 shqiptarë. Lajmi i nisjes të një gomoni të dytë u mësua disa ditë më vonë. Mbas alarmit nuk ishte mësuar asgjë. Nuk dihej nëse gomoni kishte mbërritur në mënyrë klandestine në brigjet e Puljes apo nde[u]ce dhe ai ishte mbytur. Por që dje u mësua se gomoni në të cilin kishin hyrë po 24 por 31 shqiptarë midis të cilëve 9 fëmijë është kthyer mbrapsht dhe të gjithë janë gjallë. Varka ishte parë në afërsi të Sarandës.
Sarandë Shqipëri Kanali i Otrantos Pulje[s]

Gjermania mike e natyrshme e shqiptarëve

EDITORIAL Sot shkon në Gjermani për një vizitë zyrtare Presidenti i republikës Sali Berisha, ftuar nga Presidenti i gjermanisë Hercog dhe Kancelari Kohl. Shqipëria shikon tek Gjermania aleaten e natyrshme të saj dhe mbështetësen kryesore në Evropë. Ajo sheh te Gjermania aleaten e saj tradicionale, ndersa marrëdhëniet mes dy vendeve janë konsoliduar plotësisht vetëm pas fitores së Partisë Demokratike në mars të vitit 1992. Vendi me i fuqishëm i Evropës ishte nga të parët që mbështeti fuqimisht lëvizjen demokratike në Shqipëri. Ajo nuk hezitoi të hapte dyert e ambasadës së saj në Tiranë në korrik të vitit 1990 dhe të krijonte kështu sinjalin real, për shqiptarët se ka mbështetjen gjermane në lëvizjen e tyre per shembjen e diktaturës. Po ashtu Kancelari gjerman Helmut Kohl, ishte i pari kryetar qeverie perëndimor në vitin 1991, kryetarit atëhershëm të Partisë Demokratike, për të siguruar me tej mbështetjen gjermane për fitoret e forcave demokratike në Shqipëri. Shqipëria dhe Gjermania kanë një bazë tradicionale marrëdhëniesh mes tyre. Gjermania në mënyrë të vazhdueshme ka qenë pranë Shqipërisë qysh nga periudha e lidhjes së Prizrenit e deri tani. Dokumenta të nxjerra nga arkivat gjermane dhe të botuara kohë më parë në shtypin shqiptar kanë vërtetuar qendrimin pros[h]qiptar të Bismarkut në Kongresin e Berlinit dhe jo ashtu siç qenë interpretuar deri vonë qëndrimi i tij. Po ashtu ne Gjermani kanë funksionuar një radhë personalitetesh të njohura që kanë bërë të njohur vlerat kombëtare shqiptare dhe kanë orientuar vëmendjen e perëndimit nga Shqipëria. Politikani i madh gjerman Shtraus ka qenë i pari në Evropën Perëndimore që bën tentativë për ta nxjerrë Shqipërinë nga izolimi pesëdhjetëvjeçar megjithëse udhëheqja e atëhershme komuniste refuzoi bujarinë e tij. Mbështetja gjermane në rimëkëmbjen ekonomike shqiptare pas shembjes së diktaturës komuniste të Shqipërisë ka qënë e pashembullt. Nga aktori i Gjermanisë në pakon e ndihmave që Bashkimi Evropian i akordoi Shqipërisë në vitin 1991 zë vendin kryesor ndërsa pas fitores së Partisë Demokratike Shqipëria ndihma gjermane hyri në fazën e investimeve dhe mbështetjes financiare. Mbështetja gjermane deri tani ka arritur në 240 milionë marka ndihma për zhvillim, nga të cilat vetëm për vitin 1995 janë 64 milionë marka. E llogaritur kjo për frymë për popullsinë Shqipëria është nga vendet e lindjes që ka siguruar një nivel të tillë mbështetjeje nga Gjermania. Me Gjermaninë funksionojnë marrëveshjet për Bashkimin Ekonomik dhe Tregtar, për Mbrojtjen dhe Nxitjen e Investimeve si dhe Marrëveshja për Transportet. Po ashtu në Gjermani punojnë mbi pesë mijë emigrantë shqiptarë që janë një ndihmë e mirë për mirëqënien e Shqipërisë. Shqiptarët me kaq vlerësime përsonale me të mëdha gjermane. Ish-ministri i jashtëm i Gjermanisë Gen[s]her ka qënë i pari që vizitoi Shqipërinë pas fitores së PD-së dhe e përshëndeti këtë fitore. Po ashtu kanë vizituar Shqipërinë, ministri i jashtëm Kinkel, Kryetarja e Parlamentit Susmuth, ministri për Bashkëpunim Ekonomik Shopman. Në mars të këtij viti marrëdhëniet shqiptaro-gjermane kulmuan me vizitën e Presidentit Hercog në Tiranë. Me këtë rast u lëshua një deklaratë e përbashkët e dy presidenteve që ruan vlerat e një traktati të miqësisë mes dy vendeve me bashkëpunimi. Gjermania është sot mbështetësja me real[e] dhe më avuancuar për çështjes shqiptare ndërsa gjërat e këtij vendi me zgjidhjen e problemit shqiptar është garanci për zgjidhjen e plotë të një prej problemeve historike të Kosovës, për të rivendosur të drejtat kombëtare të popullit shqiptar. Presidenti Berisha viziton me një Gjermani do të ngjeshë nivelin e ri të lartë miqësinë dhe ky vend. Akhenda e tij gjatë qendrimit ne Bon apo gjatë ditëve të tjera të qëndrimit të Presidentit në Bon apo lande të ndryshme që prekin të gjitha fushat përfshirë ato politike ekonomike e kulturore. Kjo tregon dhe njëherë për afinitetin e madh mes dy vendeve.
Sali Berisha Roman Hercog Helmut Kohl Klose Shtraus Gjermani Shqipëri Europë Tiranë Korrik 1990

Qe krishti te mos kryqezohet perseri...

Interviste me poetin Bardhyl Londo Duhet të jesh i politizuar deri në majat e thonjve, të mos i shikosh këto ndryshime që i kanë kthyer dinjitetin Shqipërisë dhe shqiptarit. Këto më sa kam vënë re i pranojnë të gjithë por vetëm në kuadrin e rendit. Për të qenë i sinqertë unë do të thoja këtyre se rendi i sotëm nuk erdhi vetë por pati forca të caktuara politike që ishin në ballë të luftës për të ashtu siç janë në ballë të punës tash e tre vjet për ta konsoliduar këtë rend. E pra forcave demokratike të grumbulluara rreth Partisë Demokratike të mos u numërojmë vetëm të metat e dështimet por edhe të pranojmë se ata janë autorët kryesorë si në triumfin e rendit të ri ashtu edhe në konsolidimin e tij. Faqe 4
Bardhyl Londo Shqipëri

Ripërteritje e miqësise se vjetër

Kanë kaluar pikërisht 5 vjet që kur me demonstratat e studentëve dhe dhjetorit 1990 dhe në Shqipëri trandë kambanat për fundin e diktaturës komuniste. Më 12 dhjetor 1990 disa nga drejtuesit e kësaj lëvizjeje shkuan pranë e pas opozitare në Shqipëri, Partinë Demokratike, e cila në pranverë 1992 me Kryetar Sali Berishën fitoi me shumicë dërrmuese zgjedhjet parlamentare. Politikani karizmatik, i cili i bëri përshypje dhe mahniti në të ardhmen e jashtme gjermane, Hans Ditrih Gensher, gjatë vizitës së tij në Shqipëri, siç e kujtojmë, u bë president, një darkë private të Gensherit do ta ripërtërinte miqësinë e vjetër. Në kuadrin e marrëdhënieve bilaterale për Gjermaninë vlen në provë stabiliteti dhe ekonomia e rregullt dhe këtu Berisha ka fituar përfundimtarisht si garanci i një kursi, i cili u jep një dyshime të krijimit e një më të fortë, solid. Kështu këto përfshijnë në NATO dhe të dyja lid[h]jes me Bashkimin Evropian. Anëtarësimi i Shqipërisë në iniciativën partneriteti për paqe dhe pranimi saj në Këshillin e Europës në pranverën 1995, janë sukseset e dukshme në integrimin Shqipërisë në Evropë. Stabiliteti politik dhe ekonomik i Shqipërisë i intereson Gjermanisë, jo vetëm për shkak të dyndjes së refugjatëve, rënda dhe jashtë Shqipërisë dhe ndikimi i tyre i ligjshëm në rajon. Veçanërisht ndaj krizës në Kosovë, vlerësimet lart nga politikanët gjermanë. Me siguri që Presidenti do ta shfrytëzojë qendrimin në Bon që të tërheqë vëmendjen për shtypjen që u bëhet shqiptarëve në Kosovë dhe për të kërkuar zgjidhje të shpejtë me ndërgjegjesimin amerikan e gjerman. Nëse kjo përvijohet në censimin i situatës kjo do të ishte për shqiptarët e Shqipërisë një nga dhuratat më të rrëndësishme politike që mund t'i bëjë Gjermania. Sipas Radios DOJÇE VELE
Sali Berisha Hans Ditrih Gensher Doka Shqipëri Bon Kosovë Europë

TIRANA INTERNATIONAL HOTEL

TIRANA INTERNATIONAL HOTEL SKANDERBEG SQUARE * TIRANA (ALBANIA) * TELEPHONE 355 - 42 / 34185 * FAX 355 - 42 / 34188 DËSHIRONI TË KALONI NJË MBRËMJE TË PAHARRUAR TË VITIT TË RI NË SHOQËRI ME TË DASHURIT TUAJ? Tirana International Hotel ju fton në Darkën e Madhe të 31 Dhjetorit duke ju ofruar një menu të pasur dhe karakteristike për këtë festë. Do t'ju serviren pjata speciale e tradicionale si dhe pije të zgjedhura. Atmosfera e mrekullueshme do të plotësohet nga tingujt e muzikantëve të mirënjohur Genc Dashi, Edurt Mitja, Frangesk Radi e Shpëtim Saraçi që do t'ju shoqërojnë gjatë gjithë natës festive. Vallëzimet, këngët dhe llojerat e ndryshme do ta bëjnë këtë mbrëmje dhe më të këndëshme. Dhe e gjitha për vetëm 140 US për person Pranoni dhe një njëri të gëzuar sa më [të] harmoni. Për më tepër informacione kontaktoni në numrin e telefonit 341 85
Genc Dashi Edurt Mitja Frangesk Radi Shpëtim Saraçi Skanderbeg Square Tiranë Shqipëri