Shtytje e madhe per investimet gjermane ne Shqiperi
"Benz" do të hapë përfaqësi generale në Tiranë dhe disa përfaqësi në qytete të tjera të Shqipërisë
Rigjallërohen lidhjet e hershme mes Shqipërisë dhe Bavarisë
Vazhdon vizita e Presidentit Berisha në Gjermani
Shtytje e madhe per
investimet gjermane
ne Shqiperi
"Benz" do të hapë përfaqësi generale në Tiranë dhe disa
përfaqësi në qytete të tjera të Shqipërisë
Rigjallërohen lidhjet e hershme mes Shqipërisë dhe Bavarisë
LAZER STANI
Bon, 20 dhjetor
Aktiviteti i ditës së martë të vizitës së presidentit Berisha në Gjermani u mbyll me një pritje në mbrëmje për nder të tij në hotelin “Maritim” në Bon nga ambasadori shqiptar Xhezair Zaganjori. Morën pjesë në këtë mbrëmje Kryetari e Bundestagut zoti Rita Sysmuth, sekretari parlamentar i shtetit për mbrojtjen Bernd Wilz, sekretari i shtetit për arsimin jashtëm Nor Bryhd, sekretari i shtetit në ministrinë e bashkëpunimit ekonomik Herdel, Presidenti i Fondacionit Konrad Adenauer I. Darnstuh si dhe parlamentarë të Unionit Demokristian, të Partisë Socialdemokrate si dhe të grupeve të ndryshme parlamentare.
Ndodhej dhe kryetari i qeverisë së Kosovës dr. Bujar Bukoshi. Morën pjesë gjithashtu shumë afaristë, miq dhe shqiptarë nga Kosova, Maqedonia etj., me banim në Gjermani.
Personalitete të larta gjermane i përgëzuan Presidentin Berisha për suksesin e vizitës së tij në Bon dhe e siguruan se Gjermania do vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë pasi e trajton si vend mik.
Dje paradite, Presidenti Berisha dhe delegacioni i kryesuar prej tij shkuan në Shtutgart. Vizitën e parë këtu Presidenti Berisha e bëri në firmën e njohur “Mercedes Benz” që është një nga prodhueset kryesore në Gjermani dhe në Botë. Drejtuesi i saj, zoti Klanse, e ngrëzoi Presidentin Berisha për suksesin e vizitës së tij në Bon. Është një sinjal i mrekullueshëm për ne fakti që në Shqipëri ka më se 40 vjet benz. Ne shikojmë me interes zhvillimin e shpejtë të bashkëpunimit dhe biznesit në vendin tuaj, tha ai.
Presidenti Berisha tha se para 4 vjetësh ishte një ndër 4 Shqipëri që s’kishte një benz. Në fojmë e Shqipëri investitorët e huaj e vënë tek vinis. [?]
Në vazhdim të vizitës së tij, Presidenti Berisha shkoi në Bashkinë e Shtutgartit, ku u prit nga kryetari i saj, Manfred Rommel. Kam nderin t’ju pres në qytetin tonë, ai që ka shumë emër me vlerë, tha kryebashkiaku dhe shtoi se, ne respektojmë dhe admirojmë popullin shqiptar për qëndresën e tij.
Presidenti Berisha falënderoi për mikpritjen e shprehu bindjen se qyteti i Shtutgartit me trevat tona ka lidhje shumë të gjalla, përfshirë Kosovën. Shqipëria, tha ai, ka nevojë për ndihmën e miqve të saj. Shtutgarti ka qenë një nga qendrat kryesore ku janë mbrojtur të drejtat e popullit shqiptar, ne kemi nevojë për miq e përkrahje.
Berd në fillim të bisedës kryetari i Bashkisë së Shtutgartit tha: “Qyteti i Shkurtit” [?] është një qendër me gjallëri të madhe në fushën e industrisë. Në 7 nëntor të vitit 1992 është themeluar këtu shoqata “Shqipëria” që ka si objektiv bashkëpunimin me Shqipërinë e vendosjen e urave të miqësisë ndërmjet popujve tanë.
Presidenti Berisha përshëndeti ngrohtësisht këtë nismë dhe tha se kjo nismë do të ndihmojë për afrim më të madh mes dy vendeve tona.
Në firmën “Mercedes Benz” ka një plan që të hapë përfaqësi generale në Tiranë dhe disa përfaqësi krahinore në qytete të rëndësishme të Shqipërisë.
Dhe në fundin e bisedës u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi midis Bashkisë së Universitetit të qytetit të Bonit dhe Universitetit të Vlorës.
Një njoftim në agjencinë [?] të Bavarisë, me qendër në Mynih, bënte të ditur se janë hedhur bazat për bashkëpunime të rëndësishme ekonomike midis Bavaria dhe Shqipërisë.
Nga ana e Presidentit Berisha u shpreh se kjo popullsi vlerëson tejet të lartë se ka qasje të mëdha të bashkëpunimit ekonomik me rajonin më të fuqishëm industrial të Gjermanisë.
Në Shtutgart u nënshkrua një dokument bashkëpunimi ndërmjet një organizate investimesh të landit dhe deputetë, afaristë etj.
Në orën 16.00 Presidenti Berisha dhe delegacioni që e shoqëronte në aerodromin “Franc Jozef Shtraus” në Bavari nga ministri i shtetit Max Streibl.
Pas ceremonisë së rastit, Presidenti Berisha u largua për në Berlin ku do të qëndronte me ftesë të kryetarit të grupit parlamentar të CDU/CSU, Wolfgang Schauble.
Presidenti i Bavarisë u shpreh kënaqur për vizitën dhe tha se do të nxiten më tej marrëdhëniet.
Presidenti Berisha vlerësoi mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë dhe tha se vendi ynë ka nevojë për investime, teknologji dhe ekspertizë.
Në përfundim të takimeve u theksua se Shqipëria mbetet vend me potencial të madh për biznesin gjerman.
Politika gjermane mbeshtet forcat demokratike ne Shqiperi
Intervistë e Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha dhënë radios Dojçe Vele
Intervistë e Presidentit të Shqipërisë
Sali Berisha dhënë radios Dojçe Vele
Politika gjermane
mbeshtet forcat
demokratike ne
Shqiperi
Garanci e plotë nga kancelari Helmut Kohl dhe
Presidenti Herzog për të mbështetur fuqimisht
ndërtimin e ekonomisë së tregut dhe
konsolidimin e shtetit ligjor në Shqipëri
Zoti President cilat janë rezultatet konkrete të bisedimeve politike që patët në Bon?
- Rezultatet konkrete të bisedimeve politike që pata në Bon, është një garanci e plotë nga kancelari Helmut Kohl dhe Presidenti Herzog për të mbështetur fuqimisht ndërtimin e ekonomisë së tregut dhe konsolidimin e shtetit ligjor në Shqipëri, integrimin e Shqipërisë në Europë, përshpejtimin e Shqipërisë në projektet infrastrukturimore të rajonit, qoftë të Bashkimit Europian, qoftë të planit për Bosnjën dhe gatiësullin, si dhe angazhimin e Gjermanisë për një zgjidhje në kuadrin e respektit të principeve ndërkombëtare të çështjes së Kosovës.
- A është afruar ndihma konkrete Shqipërisë?
- I është afruar një ndihmë konkrete dhe unë mendoj se ndihma gjermane është ndër më konkretet dhe ndër më të rëndësishmet që Shqipëria merr nga vendet e tjera.
- Sot do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi financiar mes dy shteteve. Çfarë parashikon kjo marrëveshje?
- Kjo marrëveshje parashikon një kontribut shumë të rëndësishëm të qeverisë gjermane për ripërtëritjen e ekonomisë shqiptare, cila ka rreth 60 milion Dojç Marka, nga të cilat 40 janë grante. Është një angazhim më se i favorshëm dhe me të vërtetë ndjejë Shqipëria merr nga ndonjë vend.
- Presidenti gjerman Roman Herzog në fjalën e tij mbrëmë theksoi rëndësinë e shtetit ligjor dhe pavarësisë së gjykatave. A po bëhen përpjekje konkrete në këtë drejtim në Shqipëri?
- Shqipëria është tërësisht angazhuar për konsolidimin e shtetit ligjor dhe për një sistem gjyqësor krejtësisht të pavarur.
- Si e vlerësoni ju qëndrimin e palës gjermane ndaj zhvillimeve politike në Shqipëri në një kohë kur kanë filluar fushata elektorale?
- Qëndrimi i palës gjermane është shumë i favorshëm për forcat demokratike në Shqipëri dhe unë e përshëndes forcën politike gjermane, të cilat patën shprehen në favor të forcave demokratike, ky është një besim i madh, një vlerësim nga radhët e parë i forcave politike gjermane për arritjet e forcat politike shqiptare dhe pushtet kanë dëshmuar gjatë këtyre viteve. Kjo është gjithashtu një shprehje e ndjenjave miqësore që gjermanët ndjejnë për ne, sepse gjermanët nuk dëshirojnë që shqiptarët të pësojnë nga lidhjet e vjetra, ato cilat pesuan gjatë 50-vjetëve. Unë e konsideroj shumë të rëndësishëm dhe këtë mbështetje mund të them se e gjej kudo, jo vetëm tek qendra e djathtë që është ekuivalent e partisë demokratike me të cilën ne kemi marrëdhënie shumë miqësore, por edhe tani u ndjeva nga një takim i rëndësishëm me drejtues të socialdemokracisë gjermane, të cilët janë të interesuar thellësisht për zhvillimin demokratik dhe kanë kontribuar, kanë ndihmuar në zhvillimin e demokracisë dhe e kuptojnë shumë mirë domethënien politike shqiptare.
- A është shqyrtuar çështja e azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani?
- Ky problem është trajtuar në sensin që unë si shpreh falenderimet dhe mirënohjen time qeverisë gjermane për trajtimin e refugjatëve, u bëra të qartë se prapa qdo refugjati qëndrojnë dy familje, së paku dy familje mbahen me të ardhurat e tyre dhe se janë shumë të rëndësishme pasi dhe kjo përbën në vetvete një ndihmë të vërtetë ekonomike që Gjermania i popullit shqiptar i jep Shqipërisë. Nga ana tjetër trajtuam përsëri problemin për të cilin këtu prej kohësh në shkurtër sezonal, por njerëz që të mësojnë në profesionet e ndryshme. Eksperimenti i parë ishte i suksesshëm sepse shumica e tyre kanë ardhur në Shqipëri dhe tani janë në biznesmenë të vegjël.
- Në deklaratat tuaja u përmend raporti anonim për Kosovën. A mendoni që kjo është zgjidhja e pranueshme për popullin e Kosovës?
- Në deklaratat e mia unë u përçakova për një status të pranuar nga të gjitha palët. Unë mendoj se rëndësi shumë të madhe ka që çështjet të shtyhen përpara dhe nuk do të pranoja pengesa të cilat do të shtynin përpara çështjen e shqiptarëve të Kosovës. Unë jam i bindur se hapësira demokratike mund të mos jetë zgjidhja ideale që shqiptarët kërkojnë, por mund të jetë një zgjidhje optimale dhe shumë reale në një situatë aktuale e kombit shqiptar, i cili nuk ka asnjë arsye që ndodhet në dëshpërim. Por ka shumë arsye që të shohë përpara i sigurtë në të ardhmen e tij, të ardhmen që meriton.
Jemi ne pritje te fakteve z.Calverley
Jemi në pritje të
fakteve z.Calverley
Në një njoftim të ardhur me faks dje në redaksi nga Britania Paul Calverley (carton Televizion (stacioni që transmeton emisionin për Shqipërinë), shpreh shqetësimin e tij për artikullin e botuar dje në “RD” mbi këta stacion televiziv. Zoti Calverley ju drejtonte “The Cook Report” është një nga emisionet më popullore në Britani ndërsa Carlton Television është nga stacionet televizive më të fuqishëm. Calverley sqaronte dhe që “The Cook Report” është apolitik dhe nuk ka pasur ndonjë lidhje me gazetat e “ZP”. Duke e falenderuar z.Calverley për njoftimin e tij dhe duke besuar plotësisht që ofar shkruesit e “The Cook Report” në kërkimet që i të alegojnë emrat e qeveritareve shqiptare që kanë depozituar para e muaça nga thyeçja e embargos në Londër si dhe bankat ku i kanë depozituar me qellim që ti botojmë edhe në gazetën tonë. Mendojmë që në emision televiziv serioz, siç na njofton z.Calverley për “The Cook Report”, duhet të disipoet në kohën e duhur emrat dhe veprimtaritë shqiptare kanë ndihmuar Serbinë në thyerjen e embargos dhe flitet e ve pa i depozituar në Londër. Me shpresë se përgijgja dhe për këte çështje nga z.Calverley do jetë po aq e shpejtë sa për artikullin tonë të parë, qëndrojmë në pritje të fakteve.
Zv.kryeredaktori
EDI PALOKA
Dosja Balluku
Nga fondi i trashëgimisë së PS
Procesverbali mbledhjes së Byrosë Politike të Komitetit Qëndror të PPSH, të datës 2 dhe 3 korrik 1974
Dosja
Balluku
Procesverbali mbledhjes së Byrosë Politike
të Komitetit Qëndror të PPSH, të datës 2
dhe 3 korrik 1974
f.7
Të bëjmë të pamundurën që komunistët të mos vijnë në fuqi
Intervistë me MIKAEL PANZER, Sekretar i Përgjithshëm i Bashkimit Rinor të CDU, lektor në seminarin e organizuar nga Fondacioni “Konrad Adenauer” në Tiranë
Të bëjmë të
pamundurën që
komunistët të mos
vijnë në fuqi
Intervistë me MIKAEL PANZER,
Sekretar i Përgjithshëm i Bashkimit Rinor
të CDU, lektor në seminarin e organizuar
nga Fondacioni “Konrad Adenauer”
në Tiranë
f.2
Presidenti Rugova ne Tirane
Presidenti
Rugova në
Tiranë
f.2
PS mbron kriminelet kunder viktimave
PS mbron
kriminelët kundër
viktimave
f.3
Lakrori perdor gjuhen e Ezopit
Lakrori
përdor gjuhën
e Ezopit
f.3
Vetem ne kufi 58 te vrare dhe 8 te plagosur
Vetëm në kufi 58
të vrarë dhe 8 të
plagosur
f.3
Ruçi: “Ilir Metes i eshte rritur hunda”
Ruçi: “Ilir Metes
i është rritur
hunda”
f.3