Përgjigje deputetit të PS z. Namik Dokle
Shoku Dokle, eshte e drejta juaj si qytetar dhe si deputet i Kuvendit Popullor, si çdo qytetar pavarësisht nga pozita dhe detyra, te kerkuar ose jo interpelance Ministrit te Brendshem, t’i drejtohesh organeve gjyqesore kur mendon se te eshte cenuar personaliteti nga organet e shtypit.
RD, si gazeta e pare opozitare, qe ne fillim te saj i vuri vetes si menjehere te prononcohet per akuzat qe i behen. Duke pritur me kotesime tuaj e te gazetes se partise qe ju drejtoni, gazeta “RD” kish arsy e percillte faktin qe “fillet qe N.Dokle...” nderkohe qe ish po gazeta “RD” qe nje dite me vone ju drejta kolegeve tuaj te afert, te cilet i pergjejgjen gazetareve te “RD” e “Aleances” se ju ndodhesht ne te njejten kohe ne Has e Sarande?
pavarësisht nga pozita dhe detyra, pavarësisht nga mundësia për t’i kërkuar ose jo interpelenacë Ministrit të Brendshëm, t’i drejtohesh organeve gjyqësore kur mendon se të është si qellim te mos ndiqte praktiken e fletushkes komuniste “ZP”, qe t’i drejtohej ne kohen kur kryefjala e saj ishte dhuna, terrori, shpifja e dizinformimi.
Ne luftën e saj kunder shfaqjeve te korupsionit, vjedhjes, abuzimit me parate e shtetit dhe te popullit, “RD” ka qene e do te jete konsekuente, kunder kujtdo, qofte ky edhe deputet i Kuvendit Popullor. Ne “dosien Alia-Dokle-Benz”, gazeta “RD” ju akuzon ju, si ish-kryeredaktori i ZP per 400 mije $ te humbur pa gjurme per afaren e blejres se nje shtypshkronje fantazem. Kjo eshte akuza, kjo eshte ceshtja, jo do pergjigje. Ne kushtet e pluralizmit politik, kur njerezit jane shume te ndjeshem ndaj veprimtarise se personave publik, eshte detyre e cdo te tille qe
Foto: Gani Xhengo
Delegacion i PDSH ne Bruksel
Tirane, 29 Mars 1995 - I ftuar nga Dr. Alois Mock, Kryetar i Unionit Demokratik Evropian dhe Minister i Jashtem i Austrise si dhe nga z. Wilfried Martens, President i Partive Popullore Evropiane dhe kryetari i Grupit Parlamentar te PPE ne Parlamentin Evropian, u nis dje ne Bruksel nje delegacion parlamentar i Partise Demokratike Shqiptare, i kryesuar nga Sekretari i Pergjithshem i saj, Prof. Dr. Tritan Shehu, dhe i perbere nga deputetet Bashkim Kopliku dhe Tonin Alimehilli.
Delegacioni do te marre pjese ne Konferencen e Perbashket Parlamentare te Unionit Demokratik Evropian dhe te Grupit te Partive Popullore Evropiane ne Parlamentin Evropian qe do te zhvillohet ne Bruksel, nga 29 - 31 Mars, 1995.
Qellimi i kesaj konference eshte qe t’i hape rrugë dialogut dhe mirekuptimit midis anetareve te Parlamentit Evropian dhe anetareve te parlamenteve nacionale te partive te Unionit Demokratik Evropian dhe atyre te Partive Popullore Evropiane, per Konferencen Nderqeveritare qe do te mbahet ne 1996. Ne konferencen do te diskutohen çeshtje qe kane te bejne me Strukturën dhe funksionin institucional te Unionit Politikën e Jashme dhe Sigurimin e Perbashket, perspektivat e zgjerimit te Bashkimit Evropian, etj. Synimi i kesaj konference eshte arritja e nje baze te perbashket te ketyre partive ne ndermarrjen e hapave te metejshme ne Procesin e Integrimit Evropian.
Izolimin dhe borxhin financiar nuk i kemi krijuar ne. Perkundrazi ne po perpiqemi t’i zgjidhim ato
Përgjigje gazetes “ZP”
DYLBËR VRIONI
Zv/Kryeminister dhe Minister i Financave
DYLBËR VRIONI Zv/Kryeminister dhe Minister i Financave Duke u ngarkuar detyra per krijimin e Bankes Italo-Shqiptare ne shkurt te vitit 1993 kam menduar se i sherbej Shqipërise duke krijuar nje banke te perbashket me Banka di Roma, nje nga bankat me te suksesshme te Italise dhe te Evropes. Hyrja e Banca di Roma ne Shqiperi ka qene nje sukses i madh ... HERMES, OKB, BNV etj. Keto marreveshje juve, personave qe qendroni pas jush dhe serbomalazezeve qe ju i citoni ne artikullin tuaj duket qarte se nuk ju kane pelqyer, por ato kane qene te domosdoshme per Shqiperine. Inisiativa per krijimin e kesaj banke te perbashket ndermjet Banca di Roma dhe Bankes Kombetare Tregetare eshte ndjekur me vemendje e simpati edhe nga institucione te tjera nderkombetare si Banka Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim, si dhe mbylljen e bilancit te vitit 1994 per kete banke. Une nuk kam marre asnje shperblim nga kjo banke gjate kohes qe kam qene deputet apo ortakeve me autorizime speciale nga Banca di Roma dhe Banka Kombetare Tregetare. Emerimi im si Minister i Financave koincidoi me perfundimin e procedurave per pjesemarrjen me kapitale shtese ne Banken Italo-Shqiptare edhe te Bankes Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim, si dhe ... ne Shqiperi ka qene nje sukses i madh per vendin tone ne nje kohe qe ne ndodheshim krejtesisht te izoluar dhe bllokuar pershkak te borxhit te jashtem te Shqiperise. Kjo natyrisht nuk ju ka pelqyer atyre njerezve qe kane mendesite e vjetra te izolimit. Borxhin e jashtem nuk e kemi krijuar ne por ata qe ju doni te mbroni ne kete artikull. Une kryesoj nje komitet i cili brenda nje viti arriti te zhbllokoje borxhin publik te Shqiperise me Austrine, Hollandën, Francen, Angline, Gjermanine dhe Italine, duke zhbllokuar marredheniet financiare bankare me keto shtete dhe si rrjedhim duke hapur rrugen investimeve me keto vende, te garantuara keto nga institucione te sigurimeve si SACE, COFACE, “RD” kish arsye te percillte faktin se i shehbej Shqiperise duke krijuar nje banke te perbashket me Banca
te perbashket ndermjet Banca ne mbledhjen e
Presidenti Berisha priti Presidentin e Komitetit Olimpik Nderkombetar, zotin Huan Antonio Samaranc
Vizita juaj eshte ngjarje e shenuar jo vetem per sportistet dhe amatorët e sportit por per gjithe shqiptaret, - tha Presidenti Berisha, duke i uruar mireseardhjen zotit Samaranc. Ne Shqiperi ekziston nje tradite e mire ne sport dhe une jam optimist se, megjithe veshtiresite e periudhes se tranzicionit, sporti shqiptar do te ecë mire. Une u jam mirenjohes per ndihmen dhe perkrahjen qe po i beni sportit tone edhe si nje shprehje e bashkepunimit dhe pjesemarrjes se sportisteve shqiptare ne garat nderkombetare. Zoti Huan Antonio Samaranc u shpreh se jemi te interesuar te perkrahim sportin dhe sportistet shqiptare, t’i mbeshtesim ata me kurse specializimi si dhe me ndihme teknike. Une shpresoj te shoh ekipe shqiptare ne lojrat olimpike te Atlantes, e gjithashtu do te insistoj te kemi kontakte te rregullta me Komitetin tuaj Olimpik. di Roma dhe Bankes Kombetare Tregtare ishte nje vendim i simaptí edhe nga institucionet e tjera ndokombetare si Banka Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim, Banka Evropiane e Investimeve etj. Per me teper BERD kerkoi dhe u pranua edhe ajo te marre pjese me kapitale shtese ne kete joint-venture italo-shqiptar. Nenin 47 qe cituoni, ku thuhet se anetari i keshillit drejtues te Bankes se Shqiperise nuk mund te jete nepunes, drejtor ose aksioner i nje banke ose institucion financiar te ndryshëm nga banka e Shqiperise nuk mendoj se e keqinterpreton nga injoranca, por me keqardhje, sepse ne fakt une nuk kam qene as punonjes as drejtor e as aksioner. Drejtor i kesaj banke eshte Roberto Pancani dhe aksioneret gjithmone jane perfaqesuar ne mbledhjen e
Foto: A. Babani
Tradicionalisht sportet i kane bashkuar popujt dhe kombet dhe vazhdimisht sjellin mesazhe miqesie.
Presidenti Berisha priti drejtorin e pergjithshem te ANA-s
ZYRA E SHTYPIT DHE INFORMACIONIT PRANE PRESIDENTIT
ATSH-Presidenti Berisha priti
dje Drejtorin e Pergjithshem te Agjencise Greke te Lajmeve, ANA, Andreas Christodoulides, qe mberriti ne Tirane per nje vizite zyrtare.
Presidenti Berisha theksoi se eshte i bindur se te dy vendet po afrohen dhe ka mundesi dhe vend per miqesi, fqinjësi te mire dhe bashkepunim ne interesin e perbashket te dy popujve dhe te rajonit.
Drejtori i Pergjithshem i Agjencise Greke te Lajmeve basi perfalenderoi Presidentin Berisha per pritjen u shpreh: “Se ka hapesire per bashkepunim”. “Le te veme edhe ne nje gur ne vendosjen e bashkepunimit midis ATSH-se dhe ANA. Le te vendosim marredhenie per ta ndihmuar njeri - tjetrin jo vetem ne shperndarjen e lajmeve, por edhe per te perballuar problemet”, tha Christodoulides.
ANA - ATSH
Drejtori i Pergjithshem i ANA u prit dje nga Drejtori i Pergjithshem i ATSH-se, zoti Ilir Zhilla
Presidente Christodoulides rane dakord per nenshkrimin e nje marreveshje dypaleshe per vendosjen e nje linje direkte te shkembimit te informacionit.
Perfaqesuesit me te larte te ATSH-se dhe ANA rane dakord gjithashtu per te shfrytezuar ndihmat e Komunitetit Evropian per zhvillimin teknik te ATSH-se nepermjet lidhjes me programin e INTERNET-it.
Z. Pjeter Arbnori ne nje vizite zyrtare ne Itali
Nje delegacion i Kuvendit Popullor i kryesuar nga Kryetari i Kryesise, zoti Pjeter Arbnori, u nis sot per ne Itali me ftese te Kryetares se Parlamentit Italian, zonjes Pivetti, me te cilen do te zhvillojne takime, gjithashtu edhe me Kryetarin e Senatit, zotin Skojmali, me grupet parlamentare dhe personalitete te tjera te larta shteterore.
Kurse ne Vatikan delegacioni i Parlamentit Shqiptar do te zhvilloje nje takim me Papa Gjon Palin II.
Korresp. i “RD”
U shuajt jeta e gjeniut shkodran te muzikes, Pjeter Gaci
Te marten, qyteti i tradites se kultures dhe artit shqiptar, Shkodra perjetoi nje dhimbje te thelle. Pjeter Gaci biri i ketij qyteti, bilbili i violinës nuk jeton me. Jeta e ketij talenti te madh te muzikes shqiptare u shua, por jo shpirti i tij i madh prej artisti, veprat e tij muzikore. Tingujt e violines se tij do te na gazellejne ne dhe brezat qe do te vijne, ndaj dhe themi Pjeter Gaci nuk ka vdekur.
Ne ceremonine e varrimit, trupi i Pjeter Gacit u shoqerua nga nje kortezh i pafund. E gjithe Shkodra artdhedashese e percolli ate ne banesen e tij te fundit.
Ne ceremonine e varrimit moren pjese autoritetet lokale dhe te kultures shqiptare; ishte i pranishem dhe Ministri i Kultures, z. Tedor Laço.
Pjeter Gaci ndroi jete ne spitalin e Tiranes, ku ka kaluar nje pjese te jetes se tij aktive krijuese. Varrimi i tij u be ne varrezat katolike.
Me kete rast i gjithe stafi i “RD”-se i percjell me dhimbje ngushellimet familjes se tij per kete humbje te madhe qe pati familja, te afërmit dhe e gjithe bota muzikore shqiptare.
“RD”
Shpresoj nje perfaqesim me konkurent ne Atlanta
Konference shtypi e Markezi Huan Antonio Samaranç
Pas takimit te suksesshem, te perfaqesuesve sone kunder perfaqesuesve se Moldavise, te cilin e ndoqi edhe personaliteti i nivelit me te larte per sportit boteror Markezi Huan Antonio Samaranc, President i Komitetit Olimpik Nderkombetar (KON), i shoqeruar nga nga zotërinjte Jacque Rogge, President i EOK dhe Mario Peskante, President i KONI-t, se bashku me Komitetin Olimpik Shqiptar dhane dje nje konference shtypi per gazetare. Ne kete konference i pranishem ishte dhe ministri i Kultures Rinise dhe Sporteve Teodor Laco.
Ekstelença e tij Markezi Huan Antonio Samaranç, veç pergezimeve ndaj perfaqesuesve sone, qe pati nje fitore dinjitoze under te tjera tha:
Politikisht jeni nje vend teresisht europian dhe gradualisht do te integroheni edhe ne organizmat e kontinentit. Pergezatje ime jane sportet dhe veprimtaria olimpike. E ka mirepritur pjesemarrjen e ekipit shqiptar ne Barcelone dhe shpresojme nje perfaqesim me konkurent ne Atlanta. Me autoritetet shqiptare folem rreth mundesive per nje mbeshtetje me te madhe qeveritare ndaj sporteve, jo vetem atyre te medha por edhe ndaj perfaqesues se sporteve ne programet edukative te sistemit arsimor. Pata mbeshtetjen e Presidentit dhe Kryeministrit shqiptar.
Presidenti i EOK, z. Rogge, foli mbi nje program te ri te hartuar, per te ndihmuar sportin dhe kjo do te jete ne tre fusha.-Pergatitja per lojerat e Atlantes, ne ndihme financiare dhe ne ndihma materiale e gjetjen e sponsoreve.
Gjithashtu, presidenti i KON-it, z. Peskante mbeshteti mendimin e homologeve te tij ne kete fushe dhe foli per te ardhmen e sportit shqiptar, e per kushtet qe duhen krijuar.
ALBION ORHANASI
No Comment
Pellumbi dhe Dokle kunder njeri-tjetrit per çeshtjen Nano
SERVET PELLUMBI: “Une tani do te thosha qe pikerisht eshte lirimi i Fatos Nanos qe e shkateron Partine Demokratike, sepse ajo eshte shnderruar tashme ne nje çeshtje kyçe te demokracise shqiptare” (“Koha Jone”, dt. 9 mars 1995, f.5; prononcim i Servet Pellumbit, nen titullin: “Lirimi i Fatos Nanos e shkateron PD”).
NAMIK DOKLE: “Ndersa ne themi se ne qofte se Nano do te mbahet ne burg, PD-ja do te shkaterrohet” (“Zeri i Popullit”, dt. 29 mars 1995, f.3: “Ne i duam zgjedhjet per t’i dhene popullit nje menyre te re qeverisje”).
A. DARA
SERVET PELLUMBI; NAMIK DOKLE