27/05/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

27 maj 1995

Alternativa e PD eshte me e mira Ajo po nderton Shqiperine

Konference Shtypi e Presidentit te Republikes, z. Sali Berisha Die Presidenti i Republikes, zoti Sali Berisha dha nje konference shtypi. Ne fillim te kesaj konference zoti Berisha beri nje panorame te arritjeve ne 100 ditet e fundit e me pas iu pergjigj pyetjeve te gazetareve. Sic eshte bere e ditur, PD, Parlamenti, Qeveria dhe institucionet shteterore kane shpallur si moto te vitit 1995 shpejtimin e reformes dhe permbushjen e angazhimeve dhe objektivave te programit te PD qe ende nuk jane realizuar, si dhe konsolidimin e arritjeve te deritanishme. Nga nje analize e bere nepermjet faktësh dhe zhvillimesh, mund te konfirmohet me kenaqesi se gjate 100 diteve te shkuara ritmi i reformave pati nje shpejtim real, dhe u realizuan ne perpjekje me programin e PD, nje seri objektivash te rendesishme te ketij programi. Reforma ne teresi njohu zhvillime shume te rendesishme. Le t’u referohemi fakteve: Reforma ne fushen legjislative dhe institucionale Gj ate kesaj periudhe u miratuan: 1. KODI PENAL; Shqiperia ka te kodifikuar bazen qendrore ligjore dhe dendet per vendet evropiane per meleme te zhvilluar, duke u ndare keshtu nga legjislacioni komunist, e ersia dhe absurdietet e cilit ishin njohur per keq ne te gjithe Evropen dhe me gjere. 2. KODI I PROCEDURES PENALE; Kodi i Procedures Penale se bashku me Kodin e Penal jane nje arritje madhore ne historine e drejtesise shqiptare. Ne Kodin e Procedures Penale gjejne garancite e plota ligjore liri dhe te drejtat e qytetarit ta parashikuara ne Karten e Lirive dhe te Drejtave te Njeriut. Keto dy kode jane fjalet i bashkepunimit te ngushte te specialisteve shqiptare te Ministrise se Drejtesise me ekspertet e njohur te Keshillit te Evropes, si dhe fryt i punes se madhe te Qeverise, Parlamentit dhe komisioneve te tij. Te gjitha ata qe kontribuan, meritojne pergezimet me te mira. Me miratimin e ketyre dy kodeve realizohet nje nder objektivat me madhore te programit te PD, domethene, zevendesimi i ligjeve te vjetra te komunizmit me ligje te model evropian, kusht sine qua non per ndertimin e shtetit te se drejtes. 3. LIGJI I SISTEMIT TE RI TË TATIMEVE APO LIGJI I TAKSES SE VLERES SE SHTUAR; Nepermjet ketij ligji Shqiperia do te vendose sistemin me bashkekohor tatimor, sistemin qe bazohet ne vleren e shtuar e cilen e aplikojne vendet anetare te BE dhe vendet e tjera te zhvilluara. Vlera 12.5 perqind e fiksuar si takse e vleres se shtuar eshte me e uleta ne Evrope dhe kjo eshte percaktuar duke patur parasysh nivelin e zhvillimit ekonomik te vendit si dhe parimet liberale te platformes ekonomike te PD. Kjo ligj eshte fryt i bashkepunimit te specialisteve te Ministrise se Financave me institucionet nderkombetare si FMN ne Qeverine, parlamentin dhe Komisionet e tij. 4. LIGJI MBI NOTERINE; Ky institucion i rendesishem vihet mbi baza ligjore te reja. 5. DEKRETI MBI EMETIMIN E BONOVE TE PRIVATIZIMIT DHE MBI PRIVATIZIMIN E NDERMARRJEVE TE MESME DHE TE MEDHA NEPERMJET LETRAVE ME VLERE; Keto dekrete shenojne nje akt madhor dhe percaktues ne ndertimin, konsolidimin dhe zhvillimin e ekonomise se tregut ne Shqiperi. Me keto dekrete realizohet njekohesisht me madhore te programit ekonomik te PD, domethene privatizimi i plote i pasurise kombetare nepermjet letrave me vlere. Nepermjet ketij mekanizmi do te realizohet privatizimi masiv dhe qytetari paisen me nje financiare falas per blerjen e pasurise kombetare. Kjo eshte edhe etapa perfundimtare e procesit te privatizimit te plote ne Shqiperi. 6. LIGJI I SHNDERIMIT TE NDERMARRJEVE SHTETERORE NE SHOQERI TREGTARE; Ky eshte nje ligj tjeter themelor i reformes ekonomike i parashikuar ne programin e PD. Nepermjet ketij ligji ndermarrjet do te shnderrohen ne shoqeri aksionere dhe qytetaret shqiperare, pa asnje dallim, do te mund te behen pronare te tyre, duke blere aksionet nepermjet letrave me vlere ose me para. 7. LIGJI MBI BUXHETIN E SHTETIT; 8. DEKRETI MBI SHKURTIMIN E SHERBIMIT TE DETYRUESHEM USHTARAK NE NJE VIT; Ne perpjekje me kete dekret kete muaj filloi sherbimi ushtarak i nje vjecar ne Shqiperi. Shkurtimi i kohes se sherbimit ushtarak ishte nje kerkese tjeter e programit te PD per reformen Ushtarise. Lidhur me kete ceshtje, ne program thuhet: “... do te synojme uljen e mjeteve ne kohe se sherbimit te detyrueshem ushtarak”. Me kete dekret edhe ky objektiv realizohet. 9. Ligji i privatizimit te kullotave dhe pyjeve; Ne piken 4 te programit agrar te PD thuhet “Ne do te luftojme per te shtrire privatizimin edhe ne kullotat dhe livadhet”. Me kete ligji kullotat dhe pyjet do t’u rikthehen pronareve. Keshtu realizohet nje objektiv tjeter madhor i programit te PD dhe afirmimi te mira pronareve. Prona private ne kete menyre fiton nje dimension akoma me te madh. Keto ligje dhe dekrete lidhen ne programin e Qeverise dhe me zhvillimet ekonomike te vendit si dhe me parimet liberale te platformes ekonomike te PD. Klyj eshte fryt i bashkepunimit te specialisteve te Ministrise se Financave me institucionet nderkombetare si FMN me Qeverine, parlamentin dhe Komisionet e tij. POLITIKA E JASHTME Ne keto 100 dite, Shqiperia shenoi arritje te rendesishme, madhore historike, ne afrimin dhe bashkepunimin me miqte dhe aleatet e saj tradicionale, si dhe integrimin saj ne Evrope. Keshtu: * Vizita historike e Presidentit Herzog ne Shqiperi dhe nenshkrimi i Deklarates se Perbashket shqiptaro-gjermane ishin ngjarje kulmore ne marredheniet e ngushta miqesore ndermjet Shqiperise dhe Gjermanise. * Vizita e Presidentit Klestil eshte nje ngjarje historike ne marredheniet Shqiperi meske te medhje. * Miratimi nga Presidenti Klinton i fondit amerikan-shqiptar prej 30 milione dollaresh, eshte nje akt i rendesishem miqesor, politik dhe ekonomik i Presidentit Klinton dhe Qeverise amerikane ndaj Shqiperise. * Takimet e nivelit te larte te Presidentit te Republikes me Kancelarin Kohl, Kryeministrin e Japonise, Presidentin e Komisionit Evropian Santer, si dhe shume kryetare shtetesh dhe Qeverish ne Kopenhagen dhe gjate festimeve te 50-vjetorit te perfundimit te Luftes se Dyte Boterore ne Londer, Paris dhe Moske, perbejne ngjarje te tjera te rendesishme te 100 diteve qe shkuan. * Vizita e Presidentit Jelsku ne vendin tone ishte nje kontribut i madh ne marredheniet miqesore ndermjet dy vendeve tona. * Vizita e Karolos Papulias ne Tirane, takimi i Presidentit te Republikes me Presidentin e Greqise Stefanopulos ne Londer, takimi i pare ndemjet dy kryetareve te shtetit dhe permiresimi i marredhenieve me Greqine jane momente te rendesishme ne marredheniet ndermjet dy vendeve tona dhe deshmojne per vullnetin e palekundur te Shqiperise per te ndjekur nje politike paqesore, stabiliteti dhe mirekuptimi me Greqine dhe fqinjte tane ne teresi. * Vizita e zotit Arbnori ne Itali ishte nje nytje reale e marredhenieve miqesore te ngushta qe ekzistojne ndermjet dy vendeve tona. * Vizita e Kryeministrit Meksi ne Moske, ishte nje ngjarje shume e rendesishme ne marredheniet e reja ndermjet dy vendeve tona. * Vizita e Komisionerit Van der Broek ne Tirane. Kjo vizite dhe mbeshtetja e z.Van der Broek per hapjen e negociatave per marreveshjen e asociimit perben nje nga ngjarjet me te rendesishme te marredhenieve ndermjet Shqiperise me BE. * Mbeshtetja nga ana e Qeverise se Sllovenise per Presidentin e radhes se BE per hapjen e negociatave per marreveshjen e asociimit ndermjet Shqiperise dhe BE eshte nje kontribut i rendesishem i traktatit te miqesise dhe bashkepunimit qe nenshkruan vitin e kaluar dy vendet tona. * Votimi unanim ne komisionin politik te KE per anetaresimin ne Keshillin e Evropes perben nje ngjarje te rendesishme ne procesin e anetaresimit te Shqiperise ne kete institucion. Ne keto 100 dite Shqiperia nenshkroi rreth 12 marreveshje bashkepunimi ne fushat e ekonomise, tregtise, finances, transportit, turizmit, investimeve, kultures, shkences, telekomunikacionit, rendit, sherbimeve konsullore si dhe 3 protokolle ne fushen ushtarake. * Me Republiken Federale te Gjermanise: Deklarata e perbashket mbi marredheniet ndermjet Shqiperise dhe Republikes Federale te Gjermanise. * Me SHBA: Marreveshja ndermjet Republikes se Shqiperise dhe SHBA per zgjidhjen e ceshtjeve te sovranitetit qe ekzistojne ndermjet dy vendeve perkatese. * Me Federaten Ruse: Marreveshjet per shkembimin e vizitave te dyanshta; nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve; bashkepunimin kulturor dhe shkencor; konventa konsullore; bashkepunimin ekonomik tregtar dhe teknik-shkencor; ne fushen e luftes kunder krimit te organizuar dhe trafikut te droges; mbi bashkepunimin ne fushen e sherbimit postar dhe te telekomunikacioneve. * Me Mbreterine e Suedise: Marreveshjet per transportin nderkombetar te udhetareve dhe per inkurajimin dhe mbrojtjen e ndersjellte te investimeve. * Me Malten: Marreveshja e bashkepunimit ne fushen e turizmit dhe protokolli i bashkepunimit ushtarak. * Me Turqine: Protokoll bashkepunimi ushtarak. * Me Kroacine: Marreveshja per eliminimin e taksimit te dyfishte. * Me Rumanine: Marreveshja mbi bashkepunimin ekonomik tregtar. * Me Bullgarine: Marreveshja e bashkepunimit ne fushen e turizmit dhe protokolli i bashkepunimit ushtarak. * Me Hungarine: Protokoll bashkepunimi ushtarak. Pra ne keto 100 dite, Shqiperia shenoi hapa te medha dhe historike perpara ne rrugen e saj drejt integrimit ne Evrope dhe afrimit me miqte dhe aleatet tradicionale. Pjesemarrja e Shqiperise ne Festimet e Luftes se Dyte Boterore si dhe vendosja e kurorave ne perkujtim si nga forcat qe permbysen diktaturen, por edhe nga nje arritje tjeter te madhe per Shqiperine dhe shqiptaret. Iniciimi dhe denimi nga Evropa demokratike i atyre qe shkatruan genocidin 50 vjecar mbi popullin e tyre ishte nje njekohesisht denim per ekstremistet e majte qe po trumbetonin me te madhe vetem si pasardhes se tyre. Evropa demokratike nuk nderon dhe as qe mund te nderoje ata qe praktikuam genocidin ndaj popullit te tyre. Me keto genocide ekstremistet e majte shqiptare, vetem se e demaskuan veten si avoketer te genocidit. Ne fushen ekonomike Ne keto 100 dite, ne rrafshin e reformave ekonomike jane shenuar gjithashtu arritje te rendesishme e te pamohueshme. Gjatë kesaj periudhe: - perfundoi regjistrimi i popullsise per bonot e privatizimit; - u emetuan bonot e privatizimit; - filloi shperndarja e bonove te privatizimit; - u privatizuan 810 ndermarrje, rreth 70 perqind e te cilave me ankand dhe rreth 80 perqind e vleres se pergjithshme u pagua me letra me vlere. - rritja e inflacionit eshte 50 perqind me e ulet se ajo e te njejtes periudhe te vitit te kaluar. - aprovimi minerar dhe energjetik njohu rritje prej 8 perqind ne krahasim me te njejten periudhe te kaluar, - eksportet paten nje rritje prej 48 perqind ndersa importet 34 perqind ne krahasim me te njejten periudhe te vitit te kaluar. - rritja e rritjen si fond total 10 perqind. - depozitat e qytetareve u rriten 17 perqind. - u nenshkruan nje seri marreveshjesh ekonomike, ku perfshihen projekte, rruge, ndertime, ujësjellës, shtepi, vepra telekomunikacion. - Komiteti Shteteror i boksit sigloi me 10 maj nje marreveshje me Komitetin e Bankave te huaja. Kjo shenon nje arritje te madhe ekonomike dhe politike te Shqiperise dhe realizimin e nje objektivi tjeter madhor te PD, ne te cilin theksohet: “Ne marrim persiper perpara vendit zgjidhjen e problemeve te borxhit te jashtem te krijuar nga qeverite komuniste”. Kjo e arritshme te marreveshje per borxhin e jashtem te krijuar nga qeverite komuniste, i cili ishte i vetmi borxh antikushtetues ne vendet ish komuniste qe u krijua nga nomenklatura e kuqe dy vitet e fundit te jetes se saj. Mirëpo, ata iken siç ishin, ndersa Shqiperise duhet t’i mbrohej nderi dhe dinjiteti parajndhjem borxhin dhe ne kete mirekuptim te Komunitetit financiar nderkombetar unik ndaj njoje vendi evropian eshte mbajtur parasysh edhe rendimi dinjitoz logjik i forcave te reja qe erdhen ne pushtet me 22 mars. Qeveria mori masa te rrepta dhe te suksesshme per parandalimin e hyrjes se embargos si dhe kalimit e paligjshem te kufirit. Ne keto operacione u konfiskuan rreth 20 cisterna lundruese dhe autobota, u shoqeruan dhe u dhane per ndjekje penale 35 persona, u shkaterruan 4 oficere, police dhe transferuan 20 police. U dhane per ndjekje penale 2 police, gjithashtu u konfiskuan ne Vlore dhe Durres 4 motoskaffe dhe u nenshtruan verifikimit ligjor 81 te tjera. -Kriminaliteti pesoj nje ulje prej 3 perqind ne krahasim me vitin e kaluar. Ne keto 100 dite Shqiperia zhvilloi manovrat e para me vendet kryesore te NATO-s. Tegjithabeto arritjet, fryt i nje bashkepunimi te zberthyerjeshte PD, grupit parlamentar, Qeverise dhe institucioneve te tjera deshmojne se alternativa jone eshte e suksesshme, se alternativa jone eshte makineria e reformes punon me ritme te shpejta. Ato deshmojne se ne po ndertojme shtetin ligjor dhe ekonomine e tregut nepermejt realizimit te perpikte te objektivave te programit te PD. Keto arritje deshmojne se alternativa jone eshte alternative e mire per t’ju pergjigjur mungeses se alternativa te tyre te cilat nxjisin tensionin per shkakun e vetem sepse nuk kane alternativa, pra perjetojne krizen e alternativave, dhe zgjedhin si alternative apo rrugë rritjen e tensionit. Por mund t’ju themi se keto 100 dite te ketij viti kane krijuar kushte dhe premisa qe 100 diteshjet e kete arritje dhe realizime dhe me te medha. Une kete desha te theksoj. Do te doja te pyesni lidhur me problemet qe ngrita, por natyrisht kuptohet qe une mbetem i hapur ndaj jush per pyetje te çdo karakteri (Vijon ne faqen 2) Foto: A. BABANI