01/06/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

1 qershor 1995

Gjinushi, kultura marksiste dhe gjuhët e huaja

Martirët e një shkolle

“KJ”, 169 mijë pulat dhe 33 milion vezët

“Një shqiptar i jep mundësi Maradones që të shoh ndeshjen Ajaks- Milan - !” Nga Ahmet Shqarri - Një shqiptar i jep mundësi Maradones që të shoh ndeshjen Ajaks- Milan - ! -Marko Van Basten dhe Dejan Savicevic në tribunën e shtypit, prane dy gazetareve shqiptare... e të tjera “Teuta” e Durresit triumfon në Tirane

Kodi i ri penal - hapësirë e shtetit të së drejtës

DUKAGJIN HATA Sot hyn në fuqi Kodi i Ri Penal që shënon një ngjarje kulmore ne historine e shtetit të së drejtës dhe demokracisë shqiptare. Kësisoj ne zbatim te ligjit nr.7895 date 27.01.1995, e drejta penale iu thye vetvetes së burrërune tejetësuar në një kohe të mbrapshtë dhe drejtësia vjen në dimensionuar. Kodi i Ri Penal ç’bën perfundimisht padrejtësitë e ngritura ne ligi per 47 vjet fanatizem komunist dhe heq monopolien politikest mbi drejten dhe ligjin. Ky akt i madh juridik sherben si arme ne lufte kunder krimit, i sherben nenditimit forcimit te shtetit ligjor dhe mbrojtjes se te drejtave e lirive te njeriut nga dhunuesit e tyre. Kodi i ri Penal eshte nje shenje tjeter e lirive te njeriut qe shoqeria shqiptare pasdiktatoriale dhe institucionet demokratike i percjellin demokracise dhe qyteterimit boteror, nje kusht tjeter i permbushur qe garanton pranimin e Shqiperise ne Keshillin e Evropes. Ky eshte rezultante e proceseve demokratike ne legjislacionin penal te filluar pas 22 marsit 1992, nje obligim dhe permbushje e shtetit demokratik per ligjin dhe te drejten, te cilat ne vije lineare, ne rreth pese dekada te kryeqozereve te kuq qene shtypur e neperkemur nga regjimi komunist politik dhe pseudojuristet e papergjegjshem. I plotesuar me institute e dispozita te reja penale, i zhveshur nga politizimet dhe ideologjizimet e të shkuarës, i imbehteshtuar ne parime demokratike, i ndertuar mbi kritere shkencore, i pasqyruar sipas metodis s’pershimit te denimeve dhe principeve te humanizmit, Kodi i Ri Penal percjell ngarkesa sociale, politike dhe juridike te nje kohe te ndare pergjithnje me antiligjin, te ndare qe apelon per drejtesi dhe humanizem. Hartimi i ketij kryeveprimi te se drejtes penale eshte kryer duke patur per modele Kodet e Reja Penale te vendeve me te kompletuara ne aspektin e ligjishmerise ne Perendim, siç jane Franca, Italia, Gjermania, Holanda, Spanja, Suedia dhe SHBA e per te kane shprehur konsiderata disa nga juristet me te njohur te ketyre shteteve. I ndare ne dy pjese kryesore, pjesa e pergjithshme ku perfshihen dispozitat themelore qe parashikojne parimet dhe institutet e te drejtes penale dhe pjesa e posacme qe permban veprat penale, fillon the masen e denimit, ky kod sanksionon pasimin e kushtetutes te ligjshmerise ne fushen penale. “Askush nuk mund te denohet me nje lloj mase denimi te pa parashikuar ne ligj”. Kjo eshte alfa e drejtes qe shteti komunist e pat dhunuar ne menyre sistematike nepermjet ushtrimit te nje genocidi te pashembullt qe nga gjyqet e montuara politike gjer te pushkatimet pa gjyq e ne mes te klases qe koha provoi se s’ishin lokomotiva e historise, por ingranzhuke e krimit monstruoz. Duke shpluar keto kredo madhore e lirise se individit, Kodi i Ri Penal i ngre nje tempull te drejtes dhe apelon per respektim te lirive e te drejtave te njeriut ne progresin. Ky kod eshte hapësire e shtetit te se drejtes per te qeverisur individin e lire kah respektimi i ligjeve qe eshte kushte themelore e garanton s’mone dhe arritjen e shoqerise sonë demokratike.

Shehi: G24 - nga ndihma emergjente për Shqipërinë, tek investimet në infrastrukturë

-Me 1990: 12.400 apartamente, vetëm me 1994, - 26.500 të tille -Me 1990: 2.3 milione dollare per ujësjellësat vetëm me 1994 rreth 50-60 milion dollare per ujësjellësat Konferencë shtypi e zv/kryeministrit dhe Ministrit te Ndertimit e Turizmit Dashamir Shehi Pjesa më e madhe e fondit të investimeve në këto tre vjet të Qeverise Demokratike jane perdorur per ndertim e ujësjellësave, të rrugëve dhe në ndertimin e apartamenteve te banimit per qytetaret, deklaroi ne fillim te konferences se djeshme te shtypit, zv/kryeministri dhe ministri i ndertimit dhe turizmit zoti Dashamir Shehi. Per te ilustruar fluksin gjigant ne nje mije te katyre investimeve Shehu theksoi se vetem me harkun kohor te 94-es eshte punuar ne rreth 98 objekte kryesore, prej te cilave jane dorezuar 71 km rruge, jane sistemuar e asfaltuar 25 km rruge te reja dhe se me 40,3 km te tjera puna eshte ne vazhdim. Jane perfunduar gjithashtu edhe 88 ujësjellës ne qytet, dhe 19 ne fshatra. Me investimet e Bankes Boterore, te KE-se, te shtetit dhe te disa donatoreve te tjere u perfunduan edhe 5400 apartamente banimi per qytetaret e pastrehe. Let e mos fusim ketu ndertimet private te cilat jane me ritme te larta, u pohua ai gazetareve. (Vijon ne faqen 2) Dashamir Shehi në konferencë shtypi.

Kriminelë si Fatos Nano i pret gjykimi edhe për genocid

-Nano e Ruçi kamikazet e R. Alise per shkaterrimin final EDI PALOAKA Vitet e zeza 1990-1991 ishin vite te cilat shqiptaret i perjetuan nen nje terror dhe dhunë fizike e psikike nga me te tmerrshmet. Klithmat e bishave qe e kishin ndjere fundin e shpejte, kerkonin gjak (“Me gjak e morrem pa gjak nuk e leshojme”). Ne ate periudhe R. Alia terhoqipranje tjersonashe te cilet per nje arsye apo nje tjeter ishin gati te kryenin çdo akt qe do te mbante ende ne kembe regjimin. Dy personazhet kryesore te cilet u zgjodhen me kujdes per kete mision ishin Fatos Nano dhe Gramoz Ruçi. Te dy karrieriste te terbuar dhe te vendosur te mbanin ne kembe diktaturen. R. Alia e mori Nanon nga Instituti i famkeq i M-L dhe e vendosi fillimisht ne postin e zv/ kryeministrit per ta vendosur me pas ne kolltukun e kryeministrit. Ne vendin e ministrit te Brendshem me i perstathshmi ishte sekretari i partise se Tepelenes universitet i terbuar dhe kriminel i lindur Gramoz Ruçi. Tashme dihet qe ish-ministri i brendshëm Hekuran Isai u largua nga posti i tij mbase nuk kishte zbatuar nje urdher te R. Alise per te qulluar mbi nje rezistë qe shkurte ’91 kur u rrezua monumenti i diktatorit. Pra eshte e qarte qe ata te cilet do te mernin postet e kryeministrit dhe ministrit te brendshem nuk duhet te kishin asnje kompleks ne raste te ngjashme. Ata duhet te zgjidhnin nje ten e diktatures duke e mbajtur edhe me gjak regjimin ne kembe. Ja pse u morr provinciali Ruçi nga Tepelena dhe Nano nga Instituti M-L. (Vijon ne faqen 3)

Vazhdojnë sulmet shpifëse të “ZP”

Njoftim i zëdhënësit të Shërbimit te Kontrollit te Shtetit Në artikullin e dates 31.5.1995 te “ZP” me titull pompz “2 milionë dollare ze thudhur nen mbrojtjen... heshtje te Blerim Çeles” vazhdon seria e sulmeve shpifëse me informacion te marra tashme nga ish-inspektori i padënuar Tare Osmani. Kontrolli u krye ne baze te nje informacioni qe dy punonjës te Ndërmarresjes se Grumbullimit Durrës i drejtonin Partise Demokratike per çrregullime te ndryshme dhe si i kishin pushuar nga puna. Partia Demokratike i anjsi kete informacion Shërbimit te Kontrollit te Shtetit per verifikim te cilin e kreu ish-inspektori Tare, qe propozoi masat e publikuara ne artikullin “ZP”. Kjo per faktin se drejtori i pare qe kishte pergjegjesi per mos arkëtimin ne kohe te debitoreve ishte pushuar nga puna, ndersa punen drejtore i ri e të posa emeruar u kerkua masa “Verejtje me paralajmerim” per mos impenjim ne plote ne kohe punën. Per shefen e plotes e kuerkua masa e shkarkimit nga detyra. Mes shkresen Nr.590, date 15.4.1994 i emri drejtuar Ministrise se Bujqesise e Ushqimit, Keshillit te Rrethit Durres dhe Ndermarresjes Tregtare te Gumbullimit, qe nder te tjera terminim masa arepakinim i debitorëve si dhe te kthehen ne pune dy punonjes qe ishin pushuar nga puna. Te njejten pergjegjje i kthyem dhe P.D., e cila eshte e interesuar per fatin e ketij njoftimi. Praktika e punes tone eshte e tille qe kur na kerkohet verifikime si inspektime te ndryshme, te njoftohet burimi qe e ka sjelle ate. Ku qendron e keqja ketu? Informacionet e tilla i kemi bere edhe “ZP” me 15.2.1994 per nje njoftim te reme te tyre. Neqenese Kontrollit te Shtetit Durres, edhe P.S.D. dhe shkresen Nr.1027/1 date 19.5.1994 per veprimin e paligjshem te Kretarit te P.S.D. Bulqize, edhe gazetës “KJ” per nje informacion te pa bazuar ne blerjen e disa makinave IVECO nga një institucion shteteror etj. Partise Demokratike i kemi (Vijon ne faqen 2)

Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes pergenjeshtron “KJ”

Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes do te deshironte te terhiqte vemendjen per sa i perket pasaktesise se nje artikulli ne numrin e dates 31 maj te gazetes “Koha Jone”, faqe 3, ne lidhje me nivelin e ndihmes qe i eshte dhene Shqiperise. Artikulli thote se ndihma amerikane per Shqiperine “nuk e ka kaluar shume prej miliona dollare ne vit gjate administrates se Berishes”. Kjo shifer minimizon shume nivelin e ndihmes furnizuar Shqiperise gjate dhe pas 1992. Qysh nga 1992, ndihma zyrtare amerikane per Shqiperine kap shumën e mbi 130 milione dollare, duke pershatur ndihmen ushqimore. Shuma e ndihmes vleren per 1994 eshte mbi 30 milion dollare, duke perjashtuar ndihmen ushtarake. Ambasada amerikane eshte veçanerisht e shqetesuar nga ky artikull i fundit qe ka keqinterpretuar nivelin e ndihmes amerikane, sepse shifrat e dhena me lart i jane dhene gazetes “Koha e Jone” ne nje leter te 6 marsit 1995, ne lidhje me nivelin e ndihmes amerikane per Shqiperine. Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane qene dhe do te vazhdojne te qendrojne perkrah dhe te mbeshtesin politikat e demokratizimit dhe tranzicionit drejt nje ekonomie tregu. USIA

Kryetari i Kryesise se Kuvendit Popullor u nis per ne Federaten Ruse

Dje u nis per ne Federaten Ruse delegacioni parlamentar shqiptar per te marre pjese ne seancën e 5-te te Asamblesë Parlamentare te Bashkimit Ekonomik te Detit te Zi qe do te zhvillohet ne Moske. Perimet e kesaj seance do t’i drejtoje Presidenti i radhes i kesaj Asambleje, zoti Pjetër Arbnori. Gjithashtu zoti Arbnori do te marre pjese ne seminaring qe do te organizohet ne Peterburg per nder te albanologes se shquar, Desnickaja.

“Mbi skandalin “Alia-Nano-Dokle - Ruçi-Benc” Drejtori i firmes “Progresi” te PS pronon... Traktoret jane blere me parate e shtypshkronjes

“Mbi skandalin “Alia-Nano-Dokle - Ruçi-Benc” Drejtori i firmes “Progresi” te PS pronon... Traktoret jane blere me parate e shtypshkronjes Edhe pse tashme eshte treçartuar argumentuar, sfake shkresore, fatura, financiare dhe deshmi gojore nga deshmitare te ndryshem se aktiviteti tregtar i firmes “Progresi” eshte zhvilluar mbi bazen e 250 milje dollare te mbetur nga 400 mijë dollarët e shtypshkronjes se “ZP”. Dokle, Pellumbi, e te tjeret perpiqen qe me deklarata absur­de dhe konunidaktore me veprime te nxitura dhe interpretime politike te keqioje te fshehin ate qe nuk fshihet e justifikohët me fjale ne tym. Hetimet e organeve te drejtesise ne çdo hap, ne nderimin e ketij skandali, po zbulojne krime te tjera. Kete pergjegje po ben dhe drejtuesit tregtare te PS si L. Shahollari drejtori i kesaj firme, i cili ne pergjigje te pyetjeve te “Gazetes Shqiptare” ngaterrohet me kembet e tij dhe pa dashje pohon faktin se traktoret jane blere me parate e fondit te shtypshkronjes “ZP”. Shahollari, ndryshe thote se traktoret qe jane shfaqur ne ekranin e TV nuk jane te firmes sone. Buker, po te kujt jane? Ketu karikalia fillon te ngëce. (Vijon ne faqen 3)

Ligji per statusin e veteranit te luftes, kunder pushtuesve nazifashiste te popullit shqiptar: - Njohje zyrtare e ligjore e meritave te ketyrve njerezve

Ligji per statusin e veteranit te luftes, kunder pushtuesve nazifashiste te popullit shqiptar: - Njohje zyrtare e ligjore e meritave te ketyrve njerezve - Vleresim i merituar, mbrojtje e veçante ligjore - 600 milion leke nga buxheti i shtetit, perveç perfitimeve te tjera - Perfitojne te gjithe ata qe luftuan per liri (7 prill ’39- 9 maj ’45) Interviste e zotit Alfred Moisiu, zv/ minister i mbrojtjes - Ç’eshte per veteranet e luftes kunder pushtuesve nazifashiste, dhënia e ketij statusi te ri? Ashtu sic e ka shprehur edhe Presidenti Berisha, veteranet jane pjesa me e nderuar e ketij kombi, e ketij populli. Nje konfirmimi i ri i ketij nderimi eshte edhe dhenia e statusit nga ana e qeverise dhe e Parlamentit veteraneve te luftes nje e drejte kjo, qe ju eshte mohuar per rreth nje gjysme shekulli nga qeveria komuniste e Enver Hoxhes. Teksomise qe ligji i ri i nxjerre nga Parlamenti i sotem nuk eshte nje ligj i pjesshem, por parashikatesh nje vleresim real, i plote i atyreve qe sakrifikuan per çeshtjen e madhe te Atdheut dhe te lirise. - Si pershkruhet ne disa nga nenet e ketij statusi veteran i luftes? -Ligji per statusin e veteraneve te luftes kunder pushtuesve nazifashiste te popullit shqiptar, me sa perjashtim njeh veterane i kategorise te ketryer njerezve. Ashtu sikunder thuhet edhe ne nenin nr.1 te ketij ligji, ne kete status percaktohen te drejtat, kriteret qe nje person te njihet veteran i kesaj lufte, si dhe te drejtat qe fiton nga ky status. Dhe me tej ne nenin nr.7 te ketij ligji shprehet se: “Veterani i luftes kunder pushtuesve nazifashiste eshte nje figure e larte e popullit shqiptar dhe atdheut, gezon mbrojtje te veçante ligjore. -Cilat jane perfitimet nga ky ligj i ri, i miratuar tashme nga Parlamenti shqiptar? - Me kete ligj veteranet nuk perfitojne vetem financiarisht, por ata do te gezojne edhe nje seri te drejtash, te cilat me pare nuk i kishin. Te tilla jane si marrja p.sh. e disa lloj lejeve per te cilat ka me shume nevojë kjo moshe, ashtu sikurse parashkruhet edhe ne vendimin nr.189 te KM date 6.03.1995. Me ligjin e ri veteranet do te kene mundesi, te qarkullojne pa pare neper linjat urbane te qytetit dhe me gjysëm çmimi ne linjat interurbane, duke paraqitur veten librezën e veteranit. E me tej sic shprehet edhe ne nenin 11, organet e pushtetit lokal duhet t’u japin perparesi zgjidhjes se problemeve te tyre si per strehim etj. Gjithashtu veteranet nuk kane te drejten te paguajne asnje lloj takse te drejtpërdrejte. Pra kemi te bejme me nje ligj te kompletuar bashkohor e te mbeshtetur ne pervojën me te mire nderkombetare, te asistences shteterore te kesaj kategorie