09/06/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

9 qershor 1995

Ne brendesi Inkuadrimi ne radhet e PD eshte inkuadrim per Shqiperine

Servilet e neokomunisteve sulmojne "RD"

Nje vit heqje lirie per Ilir Hoxhen

Alia - njeriu simbol i genocidit politik, ekonomik; autori i skenareve te dhunes, terrorit. Vazhd es i denje i Enver Hoxhes

ARBEN MEÇE

Autoret e skandaleve i nxjerrin ne drite faksimilet

Mbi skandalin "Alia-Nano-Dokle-Ruçi-Benc" NDREKE GJINI Me sa duket skandalet e PP (S) SH-se nuk kane te sosur. Pra me nje fjale ato skandale per te cilat eshte folur e shkruar perbejne vetem nje pjese te tere atij ajbergu te madh skandaloz i cili ka “notuar” i qete per afro pese dekada ne oqeanin e madh komunist te partise-shtet. Ne mbeshtetje te kesaj ka dhame me lart mjafton te permendim edhe vendimin e sekretariatit te Komitetit Qendror te PPSH, te dates 11.4.1991, faksimilia e te cilit u botua dje ne "RD", ku megjithese ne Shqiperi ishte shpallur pluralizmi politik, PPSH-ja vazhdonte me konsekuence vjedhjen e pasurise se popullit "per te ndihmuar" neozeland ezet. Jane 10 mijë dollare qe me nje te rene te lapsit te nje "udheheqesi te larte" dalin nga arka e shtetit shqiptar per te ndihmuar nje marksist neozelandez krejt anonim. E kur ndodhi kjo konkretisht? Faksimilet e skandaleve i nxjerrin ne drite autorët. plot gojen se ky rast si dhe dhjetra skandale te tjera te ketij lloji, e shpesh ne permasa shume me te medha jane paradoksi me cinik, ose shprehja me e qarte e kanibalizmit politik te dirigjuar nga ish-presidenti i fundit komunist i Shqiperise Ramiz Alia, ish-kryeministri Fatos Nano, qe ne ate kohe gjente kohe te hartonte e zbatonte skenare vjedhjesh per pasurimin e tij, si dhe nuk duhet harruar se pikërisht ne ate kohe "drejtonte" ministrine e Puneve te Brendshme Gramoz Ruçi, i cili projektonte dhe zbatonte me masat e tij te sigurimit krime makaber ne te gjitha ato qytete ne te cilat kishte fituar PD-ja. Por, per ta paraqitur te plote kete tablo duhet permendur medoemos evoluimi i ketyre "personazheve" qe punuan me kaq "perkushtim" per t'ja afruar agonine e plote ketij vendi te traumatizuar nga diktatura afro pesedhjetevjeçare. Alia qe nga burgu shkruan "leksione" ne mbrojtje te enverizmit, Nano (pasi vodhi dhe deshtoi si kryeminister mori drejtimin e PPSH-se me emer te ri i Tepelenes ku po lan mekatet e vjedhjeve qe ka kryer kur ishte kryeminister) tani ben thirrje per ta ndjekur pas ne ide te tij (per te vepruar si ne 1991-n). Ruci e Dokle mbajne shenime, e hartojne deklarata, permes te cilave duke shpifur e fyr ter tojne te nxisin tensione e te mbjellin destruktivitet e klime terrori psikologjik. Flasin per hapa prapa te Shqiperise e per masorim te saj ne organizma evropiane, deklarojne rezultate baromet rash qe i njihjone vete duke vene voten ne krye te tyre. Pra vazhdojne luften donkishoteske per rikthimin ne parajsen e humbur.

DOKLE, GJNUSHI

Ju jeni sekti ...

Nga mitingu i turpshem i korrikut ’90 A SOCIALISTE

Pritje ne Presidence

Dje pasdite, Presidenti i Republikes, z. Sali Berisha priti komandantin e forcave detare turke, admiralin Vural Bayazit Ne takim pasi u konfirmua edhe nje here se ne marredheniet midis dy vendeve tona mike ka nje hapesire te gjere miqesie dhe bashkepunimi te gjithanshem, biseda u perqendrua ne rendesine dhe mundesite e bashkepunimit midis ushtrive te dy vendeve tona. Presidenti Berisha pergezoj Admiralin Bajazit per perfundimin me sukses te manovrave te perbashketa me flotën detare shqiptare. Zyra e Shtypit dhe Informacionit Prane Presidentit

Nje altruist marshon

SAMI MILLOSHI pergjigjet thjeshte me faktin se po luan teatër si opozitar. Shkakueshte tjeterkund: te krijohet konfuzion te ndihmuar” neozelandezët. Jane 10 mijë dollarë ndihmuar nje marksist neozelandez krejt anonim. E kur ndodh kjo konkretisht? Fatkeqësisht ky vendim i sekretariatit te KQ te PPSH, mban daten 11.4.1991, kohe ne te cilen shqiptaret te te gjitheve mbanin frymen, kohe ne te cilen radhet e gjata te bukes ishin panorama me tragjike e politikes neokomuniste qe projektonin dhe zbatonin Alia e Nano mbi shqiptaret, kohe ne te cilen gjendja e mjeruar te rinjve shqiptare e shihnin driten e vetme te shpreses se tyre ne eksodet masive ku ndodhte jo rralle te merrni si “shperblim” vdekjen e tyre ne methana nga me misteriozet. Kohe ne te cilen shtetaret e ri konsekvente te restaurimit te neokomunizmit ne Shqiperi realizonin dhe simulonin krimin e tyre masive. E pra e pare ne kete kendveshtrim mund te themi me

Ligji per dosjet duhet te penalizoje fillimisht funksionaret e ish-sigurimit te shtetit

Opinione EDI PALOKA Fenomeni i dosjeve te bashkepunetoreve te policise sekrete eshte nje fenomen qe cilin jane ballafaquar te gjitha vendet ish-komuniste. Prandaj mbas renies se regjimeve ne te gjitha keto vende nje nga problemet me te diskutueshme ka qene dhe ai i hapjes ose zberdhjes se ketyre dosjeve. Ne ndonje vend u gjykua qe dosjet te mos hapen per te shmangur problemet qe mund te lindnin duke ditur qe ne shume raste ka ndodhur edhe qe bashkepunetoret te spiunojne njeri tjetrin apo vellai - vellane. Ne vende te tjera jane hapur dosjet vetem per politikanet ndersa ne ndonje vend si Çekia u ndalua edhe botimi i ish-punonjesve e bashkepunetoreve te policise sekrete. Edhe ne Shqiperi ka pasur mendime te ndryshme per kete ceshtje. Ka patur bile nga ata qe kane kerkuar edhe qe dosjet te mos hapen fare por... Ne nje vend ku Sigurimi i Shtetit krijoi nje ferr te vertete per shqiptaret eshte e pafalshme te mbyllesh syte e “harrosh” per me teper kur mjaft nga kriminelet e Sigurimit apo bashkepunetoret e tyre vazhdojne ende sot te çorientojne politikan shqiptare duke inxhinjerr hapa pas hapipengesa zhvillimit te demokracise. Vertet hapja e dosjeve per te gjithe qytetaret mund te shkaktoj probleme por nuk mund te mos hapen dosjet per politikanet kur shihte qe mjaft prej tyre, te njohur si bashkepunetore te Sigurimit nga deshmitaret e gjalle sot çirren per demokracine e shtetin ligjor e ne te njejten kohe punojne per minimin e tyre. Ne ligjin qe do te miratohet per dosjet keta duhet te fshihen nga politika shqiptare. Por jo vetem kaq. Sot shihet nje paradoks ne debatin qe zhvillohet mbi kete ceshtje: te gjithe flasin per bashkepunetoret e Sigurimit dhe duket sikur harrojne te flasin per kriminelet e vertete ata qe ne menyre apo ne nje tjeter i rekrutuan kete bashkepunetore. Jane pikërisht këta qe duhet te japin llogari te paret. Eshte absurde te mendosh qe te nxjerresh nje ligj qe te penalizoj ate shuktar…80 leke’sha” dhe te lejosh shefin e sigurimit te shtetit Gramoz Rucin te ngenden ende ulur ne Parlamentin shqiptar. Prandaj ligji duhet te percaktoj fillimisht masat penalizuese ndaj atyre kane punuar drejtperdrejt ne organet kriminale te Sigurimit te shtetit, funksionaret e me pas bashkepunetoret. Nuk do te ishte keq qe persa i perket hapjes se dosjeve ky akt te kryhej edhe per gazetaret ose te pakten per drejtuesit e gazetave. Keshtu edhe nese per nje arsye apo nje tjeter aty mund te mos ishte ndalur botimi te pakten shqiptaret kur te lexoje gazetat do te dinin se opinionin e kujt po marrin.

Sekretari i Pergjithshem i PDSH Prof. Dr. Tritan Shehu merr kontakte ne lidhje me problemet ne Bathore

Dje paradite sekretari i pergjithshem i PDSH-se Prof. Dr. Tritan Shehu priti nje grup nga popullsia e vendosur ne Bathore ne lidhje me zbatimin e vendimeve te Qeverise per kete zone. Pjesemarresit e ardhur u shprehen ne lidhje me ngjarjet e nje dite me pare. Z. Shehu u shpjegoi atyre se para nje plan rregullimi nga ana e Qeverise per problemet e biodiversitetit, dhe per zhvendosjen e kesaj popullsie ne Cekreze. U permend se ka nje plan zhvillimi urbanistik qe lidhet me furnizimin me uje te familjeve te Tiranes. Z. Shehu kerkoi qe menjehere te lirohej rruga kombetare, arterja kryesore qe lidh qytetet e Veriut me Tiranen, rruga qe eshte bllokuar nga nje vendosje e zonen e Bathores. Z. Shehu theksoi se nuk duhet kryer levizje kaotike ne kundershtim me rregullat e urbanizimit e te strehimit. Ai po ashtu permendi se ekziston nje dekret i Presidentit te Republikes ne lidhje me ate popullsi qe ka humbur uren prej hidrocentralit. Me pas Z. Tritan Shehu, prefektu i Tiranes Rexhep Karpaci, deputeti Shaban Memia etj. diskutuan per te marre kontakt te drejtpërdrejt me popullsine ne Bathore. Levizja kaotike e njerzve beri te pamundur kontaktet e frytshme. Po dje pasdite nje tjeter grup, i ndryshem nga i pari, prej popullsise se vendosur ne Bathore, erdhen ne seline e PDSH. Ata u shprehen ne kundershim me gjestet e kryera kundershim me gjestet e kryera nga disa persona ne Bathore, nga ana e tij sekretari i pergjithshem i PDSH i siguroi qytetaret e ardhur prane PDSH rreth permiresimit te zones ku ata ishin vendosur, per te zbatuar ligjin dhe projektet e urbanizimit dhe permirsimit, ashtu si edhe per te tjeret nga Boviila. Z. Shehu theksoi se do te gjendrohej besnik vendimit te Qeverise ne zbatim e ligjshmerise ndaj ndertimeve te paligjshme. Ai serish ritheksoi kushtin urgent te zhblokimit te rruges nacionale. Ne lidhje me personat e arrestuar ne ngjarjen e dites se meparshme, Z. Shehu beri te ditur se ky problem i perkiste organeve te prokurorise.

Një mar shbon

SAMI MILLOSHI Te ndodhur ne gjendje shoku psikologjik, per shkak te mungeses se alternativave dhe te deshtimeve vetjake, disa nga lideret e partive te majta jane angazhuar ethshëm ne strukturimin e nje terrori propagandistik. Dokle, per shembull, deklaron se shpejti keshillat e rretheve Fier dhe Skrapar do ta padisin presidentin Berisha ne Gjykaten Kushtetuese. Arsyeja? Vetem se sipas tij, dekret i presidentit per shkarkimin e kryetareve te keshillave te rretheve Fier e Skrapar na qenkan “i jashteligjshem”. Dokle nuk thote asnje argument, nese e kane shpërdoruar apo jo detyren dy funksionaret e pushtetit lokal, vetem se leshon thirrjen qe t’i mosperfillet dekreti i presidentit qe natyrisht, ka dale mbi bazen e Kontrolleve te Sherbimit te Kontrollit te Shtetit. Perse gjithe ky zell per te kundershtuar nje dekret qe presidenti e ka nxjerre ne baze te kompetencave qe i jep ligji? Perse gjithe ky zell per te transferuar pergjegjesine nga shkelësi i ligjit tek mbrojtesi i ligjit? Ketyre pyetjeve Dokleja nuk mund t’u pergjigjet thjeshte me faktin se po luan teatrin opozitar. Shkakueshte tjeterkundi: te krijohet konfuzion ne zbatimin e ligjit, me qellim qe pastaj Dokle dhe te tjeret te ricetojne fjalime mbi “bllokimin e pushtetit lokal”. Dhe perveç kesaj te sajohen “fakte” mbi nevojën e “zgjedhjeve te parakohshme” dhe te vihet ne levizje fantazia paraelektorale, elektorale dhe pas elektorale e Dokles. Por sado e zhvilluar te jete kjo fantazi (megjithese Dokle e ka nje eksperience te hidhur nga humbja si kandidat president kur rivalizoi me R. Aline), nuk ka gjasa se mund te behet realitet. Edhe nje vit kohe deri ne zhvillimin e zgjedhjeve e deri atehere mjaft gjera pritet te ndryshojne, pervec faktit se Dokle do te vazhdoje te drejtoje po ate parti qe ka drejtuar R. Alia qe padyshim do te vazhdoje ta instruktoje Doklen ne marshimin e tij politik altruist. Megjithate, nuk eshte keq qe Dokle t’i therrase arsyes qe te mos leshoje thirrje per moszbatimin e dekreteve te presidentit, se mund te ngjase qe gatishmeria e tij per t’i dhene sfida Berishes si president, te shnderrohet ne gatishmeri per te sfiduar veten e tij.

Ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali, u nis per ne Bruksel

Ne mesdite, ministri i mbrojtjes, Safet Zhulali, u nis per ne Bruksel, per te marre pjese ne mbledhjen e ministrave te mbrojtjes te vendeve anetare te NATO-s dhe te 14 vendeve qe jane perfshire ne procesin e planifikimit te partneritetit per paqe, nga 26 vende partnere. Mbledhja, e cila do t’i mbaje punimet sot ne kryeqytetin belg, pritet te trajtoje ceshtje te sigurimit, me objekt zhvillimin ne ish-Jugosllavi, raportin e planifikimit te aktiviteteve per dy vitet e ardhme, si dhe bashkepunimin ne kuader te partneritetit per paqe.

Ne Keshillin e Europes do te aderoje Shqiperia

Ne kryeartikullin republike te djeshem te “ZP”-se, ndermjet te tjerash lexohet: “Programin tuaj zoterinj (eshte fjala per programin e PDSH-shen i autorit) ‘Europa e njeh qe para ardhjes ne pushtet me 22 mars, e ka njohur edhe kur paraqitet kerkesen per t’u pranuar ne KE’.” Per zotërinjtë e “ZP”-se ende nuk eshte e qarte se kerkesa eshte bere per jo per here PD-ja ne KE, por per te hyre Shqiperia, per te hyre edhe ata qe punojne te perkushtuar per te realizuar kete objektiv madhor, edhe ata qe kane penguar, e perpiqen te pengojne anetarin e “te papriturat” ne realizimin e tij.

Dhoma se Deputeteve te Parlamentit Rumun

Sot mbërin ne Tirane per nje vizite dy ditore presidenti dhomes se deputeteve te parlamentit rumun z. Adrian Nastase, i cili shoqerohet nga nje grup senatoresh, deputetesh dhe keshilltare. Gjate vizites se tij ne Tirane z. Nastase do te takohet me Presidentin e Republikes z. Sali Berisha, Kryetarin e Kryesise se Kuvendit Popullor Pjeter Arbnori, kryeministrin Aleksander Meksi, ministrin e puneve te Jashtme Alfred Serreqi si dhe me kryetaret e Grupeve parlamentare. Adrian Nastase i lindur me 22 qershor 1950 ne Bukuresht, i martuar me dy femije ka marre titullin Profesor Doktor i Shkencave juridike ne Universitetin e Bukureshtit me 1987. Gjate viteve 1973-1990 ka punuar si Bashkepunetor shkencor, ne Institutin e kerkimeve te Bukuresht. Ne 1990-1992 ka qene minister i Jashtem i Rumanise. Karriera politike, e cila u pasua po ne 1992 si ambasador dhe po kete vit zgjidhet president i Dhomes se Deputeteve. Z. Nastase ka nje karriere te pasur ne fushen shkencore. Ne vitin 1982 anetar i Akademise se Shkencave. Ne 1977 President i Shoqates Ndërkombetare te drejtësise (Adiri) ne Bukuresht. Gjate viteve 1991-1992 president ekzekutiv i Qendres Euro-Atlantike ne Bukuresht, anetar i sistemit te Dokumentacionit dhe informacionit te te Drejtave te Njeriut (Huridocs). Ne vitin 1991 anetar i Bordit Drejtues te Institutit te Studimeve Lindje-Perendim ne New York etj.

Apel per qytetarin

Te ndihmojme te gjithe LORENC LIGORI

Sot ne Tirane Adrian Nastase President i Dhomes se Deputeteve te Parlamentit Rumun

Njoftim

Per arsye teknike gazeta “Tribuna Demokratike” nuk doli dot. Redaksia u kerkon ndjese lexuesve. Redaksia e gazetes “Tribuna Demokratike”