30/07/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

30 korrik 1995

Intelektualet ne dy lista

LAZER STANI Avokati e diktaturës dhe të bolshevizmit edhe sot e kësaj dite, pavarësisht nga faktet demaskuese që janë zbuluar, vazhdojnë të mbrojnë tezat e menjëhershme të diktaturën enveriane, janë realizuar edhe gjera pozitive, që sipas tyre janë vlera të pamohueshme madje, shërbetore me të zellshëm të kësaj diktature, shkojne deri atje sa ka nga ata që thone se nuk kemi perse të pendoheni se i shërbyem asaj, se fundja zbatum ligjet e shtetit të asaj kohe. Këte e thone me plot gojën dhe pa u skuqur ata te vetëquajtur intelektualë, qe pranuan te derecobrehin e te denumanzohën dhe shikuse makinati kompjuterike funksionuan me trurin - program te Partise, pa mundur t’i therrasin asnjehere vetedijes se tyre te brendeshme, pa mundur ta zgjojnë njeriun brenda vetes, nderkohe kur jane te shumte ata qe e kane bere pendesen e tyre duke i mbeshtetur proceset demokratike. Përveç fakteve te shumta qe i jane bere te njohura publikut shqiptar ne vite e fundit, tash se fundi jane zbuluar edhe dy fakte tejet mjerrese; listat e vdekjes nga njera ane, ku veç te tjerave perfshihen edhe shume artiste e intelektuale, permundim he turasin e Pellumb Kulles dhe te Gjoshono Vasille dhe listat e intelektualeve qe u armatosen me pistoleta e automatike, pikerisht atehere, kur diktatura ishte ne grahmat e fundit, si Rekhep Mejdanji, doktor i shkencave fizike, apo Kico Blushi shkirmtar dhe shume te tjere qe nga formimi teknik e profesionale nuk ishin te pavlere. Dihet ndersa se listat e tmerrit, listat e vdekjes jane te pjeshme: pereshembull nuk jane zbuluar listat e atyre qe ishin bashkepunakar te izoloheshin e te zhdukurin ne rast situate te jashtzakonshme ne Tirane. Por dihet gjithashtu se Tirana eshte kryeqendra intelektuale e vendit, dhe ndersa nga vendi ku rezistenca intelektuale ndaj diktatures kish filluar te ndihej me shume se kudo ne vitet e fundit, sadqo e paspalhuar e publikuar. Atjehere natyrshem lind pyetja sa nga keta intelektuale, shkrimtare, artiste, gazetare duhet t’i kene patur emrat ne keto lista te zeza? Sigurisht qe perveç atyre qe i kane projektuar keto lista ne zyrat e policise sekrete dhe te spiunëve agjenteve te kasaj policie mbushin dosjen e intelektualeve me denoncime te tyre askush nuk mund ta dije. Por pa dyshim qe ne keto lista, duhet te jene perfshire shume intelektuale, mjeke, profesore, shkrimtare e artiste te kryeqytetit te biene konfirmojne te pakten ato mbetje listash qe jane gjetur deri tani e ku ishin perfshire edhe shkrimtari Pellumb Kulla, edhe humoristi i talentuar shkodran Gjasho Vasi. Ora e tmerrit ishte pergjatur te binte prape mbi intelektualet, artistet dhe shkrimtaret, ashtu siç ishte rene ne fakt gati dyzetepese vjeteve sa zgjati sundimi i diktatures, duke asgjësuar fizikisht pjesen me te shendoshe te inteligjences shqiptare dhe duke e kthyer ate kampim e saj drejt nje njeriu te vetem, nga tradita rilindese dhe nga ajo tradite intelektuale qe u formua ne Shqiperi ne vitet tridhjete ku ne te vertete kishte intelektuale te rangut europian. Naty rishtqe sot, edhe pse koha qe na ndan nga diktatura eshte nje segment fare i shkurter, eshte e veshtire te perfytyrohet se si mundet nje shet te krijoje per elitën e qyteterareve te vet, per trimër kombin e vet projekte kaq te tmerrshme, kaq makabre, kaq ogurzeza. Por ama faktet jane fakte, flasin vete, sado qe me nje gjuhë ngjethëse. ato nuk mund te kundershtohen. Lufta kunder intelektualeve e perpuneur me nje strategji te sterholluar ka qene vije e Partise dhe e diktatorit e u udhehiqte ate. Intelektualet kane prirje mikroborgjeze, jane te lekundshëm, thuhej sa per konsum dhe justifikim publik, ndersa nga brenda punohej me menyre te tmerrshme per t’i nenshtruar, per t’i komprometuar, per t’i kundervene ndaj njeri - tjetrit dhe kur ndonjëri u rezistonte ketyre, kercenohej me asgjesimin fizik, ose burgosje si rasti i poeteve Blasime e Leka apo i poetit Visar Zhitit qe arrestua dhe u burgos veç per vershaj te tij. Diktatura nderkaq ishte mjeshtre qe t’i shfrytezonte dobësitë njerezore te intelektualeve, te shkrimtareve dhe artistëve, ambiciet te tyre per karriere artistike letrare apo shkenkore, ambiciet te natyrshme keto. Duke i shfrytezuar këto ambicie dobësi si dhe peremjet ideologjizimit te gjithçkajese, ajo arriti ti krijoje listën e pare te intelektualeve, listen e intelektualeve sherbëtore te bindur, shumica e te cileve ishin te komprometuar ne nje menyre ose ne nje tjeter, kurse pakica edhe pse perfshihej ne keto lista ishte gjithsesi e survejuar dhe e mbikqyrur vazhdimisht. Intelektualet e kasaj liste, tek te cilet Partia kishte besim dhe i shfrytezonte ne devocion asaj, i kane mbetur besnike, ne mos diktatorit dhe diktatures, te pakten te shkuarres se tyre jo fort te ndritur (per te mos thene te turpshme) dhe dhe ky kontigjente edhe e kesaj dite e kerkon mbeshtetjen e vet te ajo force politike qe me se shumti i forcohen kurre te shkruar, duke kryer keshtu mekati e vet te dyte dhe te pa justifikueshem, sepse funda shtati askush nuk i detyron ta bejne kete. Sih, pershembull se kush e mbeshtet sot prej ‘intelektualeve’ Partine Socialiste. Eshte e gjithe nomenklatura ‘intelektuale’ qe si sherbore me devocion PPSH dhe udheheqesit te saj ‘te ndritur’ dhe qe i ka sjelle shkaterrim veshtire te rendoqshme, kultures, artit dhe ekonomise shqiptare. Sic duket keta intelektuale, (nese per respekt i quajme keshtu, se intelektuali nuk mund te jete sherbëtori i askujt) te humbur nga shkuara dhe te trembur nga mbetjet kulturore e njerezore qe kane bere, nuk munden ta kuptojne se demokracia, Liria dhe sistemi i ri qe po ndertohet asesi nuk beri projekte dhe as lista te zeza per t’i denuar apo denigruar keta njerez per te shkuaren e tyre. Ajo ishte fundit i listave te zeza, fundi i tmerrit, fundi i sistemit qe ushtroi genocid, dhune dhe terror, fundi i sistemit të egër e komprometim intelektualin dhe kriminaljes. Dhe ne se sot publikohen dy lista, njera me sherbetoret dhe tjetra me projekt me viktimat, kjo behet vetem per emer viktime, vetem qe e shkruara te mos perseritet me kurre.

Shkodra ne listat e vdekjes

Nga Aktiv i i PD dega Lushnje

Promotore te emancipimit te klases se re politike

Antimarkazimi i lidershipit socialist

Bujqësi: Investime per rimëkëmbjen e ujitjes

Buxheti i shtetit gjatë vitit 1994 investoi në këtë sektor 298 milionë lekë ose 100% të programit të qeverisë. Rreth 2,2 miliardë lekë u financuan nga donatorë e ndryshëm të huaj. Për këtë vit do të shpenzohen nga qeveria 500 milionë lekë, ose 1,7 herë më shumë se një vit më parë. Nga këto, paratë që do të shkojnë për infrastrukturën bujqësore zënë pjesën e luanit. Gjatë viteve 1990-91 u dëmtua 20 % e rrjetit të ujitjes së tokave në vend. Prandaj do të vijojë rimëkëmbja e sistemit ekzistues të ujitjes dhe drenazhimit si dhe plotësimi i projekteve në vazhdim. Puna fillimisht do të përqendrohet në 7 rrethe (Fier, Lushnjë, Kavajë, Durrës, Tiranë, Laç dhe Krujë) dhe do të financohen nga banka Botërore, Kuvajti, Italia etj dhe 7.3 milione dollare nga qeveria shqiptare. Gjithsej 44 milionë dollarë, si dhe të sistemit të ujitjes në nivel të fermës se thjeshtë private. Po diskutohet një financim i mundshëm nga programi FAD për katar rrethe: Diber, Bulqize, Mat, Mirditë. Kosto e plote eshte 10.8 milionë dollarë dhe are me 9 milionë nga FAD, 0.7 milionë nga donatore te tjere dhe 1.1 milionë dollarë nga qeveria shqiptare. Për rimëkëmbjen e ujitjes se fermave private qe nuk perfshihen ne projektet e mesiperme nga Ministria e Bujqesise kerkohen patër 475 milionë lekë. Duke patuar parasyshe rendesine e ujitjes per keto zona, kerkohet qe nga buxheti i shtetit per kete vit te financohen 228 milionë lekë.

Ndërtim: Rritje e investimeve publike

Në vitin 1994 Ministria e Ndërtimit realizoi 90% të programit të saj të investimeve publike. Financimi i investimeve për vitin 1995 eshte ne nivelin e 4 miliardë e 52 milionë lekë, ose disa herë më shumë. Këto investime jane te ndara si me poshte: Banesat e popullsise 1.200 milionë lekë Ujesjellesat 981 milionë lekë Rrjeti kombetar rrugor 870 milionë lekë Hidrocentral i Banjës 420 milionë lekë Kanalizimet 218 milionë lekë Asfaltim dhe sistemime ne qytete 203 milionë lekë Studime e projekte 80 milionë lekë Gjate vitit 1995 po synohet per decentralizimin e pushtetit dhe fuqizimin e atij lokal. Per kete, nje pjese e projekteve te ndjekura deri tani nga Ministria e Ndertimit do ti kalohet pushtetit lokal. Ne kete menyre do te rritet cilesia e ndjekjes dhe zbatimit te projekteve, duke u shtuar njekohesisht interes i drejtperdrejt i (jane planendermish e sistemeve per vete rrethin apo lokalitetin). FATOS ÇOÇOLI

Konsultime shqiptaro - gjermane

Me 26-27 korrik në Ministrine e Jashtme në Tirane u zhvilluan konsultime per pergatitjen e bisedimeve qeveritare midis te dy shteteve, qe parashehoke te behen ne muajin nentor te ketij viti. Delegacioni shqiptar dhe delegacioni i ministrise gjermane te bashkepunimit ekonomik dhe zhvillimit analizuan programin e bashkepunimit financiar, ne baze te cilit gjermania i akordon Shqiperise kredi ndihme. Kredia ne fjale, e cila e ciles do te perdoretkomet me vone, parashikon ndermarrje, si per mbeshtetje e ndemarrjeve te vogla e te mesme, financimin me vete i pjesshem te disa fushatrave ne Kavaje, Kukes e Has, furnizimin me uje si pjesem te qytetit te Korçes, kanalizim ujerash te zeza ne Lac e Kruje, kujdesin per nënën e fëmijën dhe planifikimin familjar. Gjate ketyre dy diteve delegacionet shqiptare dhe Gjermane diskutuan me hollësi meth kete projekt dhe menyren se zbatimit te tyre. Ne perfundim te bisedimeve, te dy palet firmosen nje nje procesverbal.

Socialistet shqiptare te pranishem ne Sofje

-Nje delegacion i kryesuar nga zyrtare te larte te PSSH merr pjese fshehtas ne konferencen nderkombetare te socialisteve ne Sofje Burime nga kryesia e PS qe nuk pranojne te identifikohen bejne te ditur se anetaret kryesore te kesaj kryesie jane nisur para dy ditesh per ne Sofje, me ftesë te Partise Socialiste Bullgare per te marre pjese ne konferencen kombetare te saj, si dhe per aktivitete te tjera. Ne te delegacionit shqiptare dhe Gjeramane diskutuan me hollësi met het projekt dhe menyren e zbatimit te tyre. Ne perfundim te bisedimeve, te dy palet firmosen nje procesverbal.

Takime te fshehta te krereve te PSSH me perfaqesues te PS serbe

Por fshehtesia e vizites ne Sofje dhe bisedhja e plote rreth takimeve atje ne tellulen e P(S)PSH ne Tirane ngjall dyshime shume serioze te shqiptaret kudo qe ata ndodhen Nga ambientet e konferencës në qytetin e kombëtare te Partise Socialiste Bullgare merret vesh se dje u zhvillua nje takim i fshehte bilateral midis perfaqesuesve te PSSH dhe atyre te Partise Socialiste Serbe. Rendi i dites i diskutimeve dhe i marreveshjeve eshte mbajtur ne sekret te plote. Besohet se perfaqetjien e ketij takimi nje mision e veçante ka patur Dr. N.Rndeka qe vizitoi Beogradin para disa ditesh ne kryeqytetin e Jugosllavisë, e cila perfaqesuesit e mesajtes shqiptare. Aktualisht, RD-ja nuk disponon te dhena per brendine e bisedimeve dhe marreveshjeve qe arrtura ne Sofje. Perfaqesuesi e vizites ne Sofje dhe heshtja e plote rreth takimeve atje ne tellullen e P(S)PSH ne Tirane ngjall dyshime shume serioze te shqiptaret kudo qe ata ndodhen.

Konferenca e 4 e PD-Gramsh Me shume te rinj ne strukturat drejtuese te PD

Konferenca e 4 e PD-Gramsh Me shume te rinj ne strukturat drejtuese te PD Keto dite, ne sallen e pallatit te Kultures ne Gramsh u zhvillua konferenca e 4 e PD per rrethin. Ne konferencen moren pjese deleguare i kryesise se PD kryetari i FRPD, Afrim Krasniqi. Raporti i konferencës qe u mbajt nga kryetari i degës Kujtim Abazi, evidentoi punen e bere nga PD ne dy vitet e fundit arritjet politike, rolin dhe veprimtarine e dikastereve te rrethit dhe problemet e tjera qe ende nuk jane zgjidhur. PD ne Gramsh i konsaton se pushteti lokal i PS i zotuar ne korrupsion, eshte bere pengese e zhvillimit ekonomik te rrethit, jane me mijera dollare fonde lokale qe drejtuesit lokal te PS i kane perdorur jashte destinacionit, duke krijuar nje apati te plote te investimeve ne rreth.

Greqi Femijët e emigranteve shqiptar - te gezojne te drejten e ruajtjes se gjuhes amëtare

Greqi Femijët e emigranteve shqiptar - te gezojne te drejten e ruajtjes se gjuhes amëtare Deklaron Ministri i Arsimit te Greqise Ministri i arsimit te Greqise Jorgo Papandreu ka deklaruar se femijet e emigranteve shqiptare qe ndodhen ne Greqi do te duhet te gezojne te drejten e ruajtjes dhe zhvillimit te gjuhes se tyre amëtare duke thene se ai shpreson qe ky problem te zgjidhet njekohesisht me ligjerimin e emigranteve shqiptare atje. Zoti Papandreu ka theksuar gjithashtu se marredheniet shqiptaro-greke perbejne celsin e stabilitetit ne rajonin e ballkanit, theksoi se ne Komentin e BI-BI-SI-se. Ne nje takim te perbashket te perfaqesuesve te partive parlamentare shqiptare dhe greke qe po zhvillohet ne Athine ministri grek i arsimit Jorgos Papandreu ka pershendetur me nje cilesi e dyfishtë, me ate te perfaqesuesit qeveritar nga njeri ane dhe nga ana tjeter me ate te anetarit te komitetit grek te Asamblese qytetare te Helsinkit, forum jo qeveritar ishte edhe organizator i ketij takimi. Fjalapërshendetse e trashegimtarit politik te kryeministrit te sotem te Greqise do te mund te interpretohet edhe si nje mesazh qeveritar permirukrim drejtuan Tiranes. Ne se mesazhe te tilla reciproke kohe e fundit kane qene te shpeshta flajet e Ministrit grek te arsimit meritojne vemendje te vecante, per disa nga tezat qe ai shprehu dhe qe e (Vijon ne faqen. 5)

Zhelev: Partia Socialiste Bullgare synon ta ktheje oren prapa ne epoken komuniste

Presidenti bullgar Zhelev ish disident dhe antikomunist i vendosur nuk eshte dakord me qeverine socialiste per nje numer ceshtjesh. Muajin e kaluar Gjykata Kushtetuese e cila ka fjalen e fundit ne ceshtjet kushtetuese perkatheu Presidentin Zhelev ne grindjen e tij me Partine Socialiste bullgare lidhur me amendamentet kontradiktore ndaj nje ligji mbi token e miratuar ne vitin 1992. Zhelev dhe gjykata thone se amendamentet kerkojne te dobësojne ligjin per kthimin e tokave pronareve perpara komunizmit dhe shkelin te drejten ligjore te bullgareve mbi pronen private. Zhelev eshte perpjekur par sukses qe te bllokoje tre pjese te tjera te legjislacionit te miratuar nga Partia Socialiste bullgare gjate shtate muajve te kaluar, duke perfshire heqjen e nje ndalimi mbi ish-komunistet te marrin poste akademike. Zhelev beson se Partia Socialiste bullgare synon te kthej orën prapa ne epoken komuniste duke miratuar nje politike ekonomike kufizuese, njekohesisht duke mbajtur nje qendrim te dyfishtë ndaj perendimit.

Ristrukturimi ekonomik i Bullgarise mbetet prapa vendeve te Europes Qendrore dhe Lindore

Kuadri ligjor i privatizimit te rreth 40 mije firmave shteterore duke perfshire 400 koncerne industriale mungon ende, tha kryetari i komisionit ekonomik te Parlamentit gjerman ne nje deklarate te shpallur ne Bonn mbas kthimit te tij nga Bullgaria. Vetem 25% e prodhimit te pergjithshem bullgar prodhohet nga sektori privat. Atha se ristrukturimi ekonomik i Bullgarise mbetet prapa atyre vendeve te Europes Qendrore dhe Lindore dhe se vendi nuk ka mundur te marre vendime te guximshme politike per te shpejtuar privatizimin. Z.Ost paralajmeron se do te jete shume e veshtire qe ekonomia bullgare te behet e pershtatshme per konkurence nderkombetare. Shume prodhime bullgare nuk mund te shiten ne perendim dhe kushtet teknike te pjeses se madhe te industrise te tanishme jane kthyer nga te keqia ne katastrofike deklaron z.Ost kryetari i komisionit ekonomik te Parlamentit gjerman. A.DARA

Në brendësi

Shkodra ne listat e vdekjes Xhelatet e kuq ne duart e lirise Nga Aktiv i i PD dega Lushnje Promotore te emancipimit te klases se re politike Antimarkazimi i lidershipit socialist Sport, fjalekryqe

Sport, fjalekryqe

(8) Sport, fjalekryqe