Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

E SHTUNË 6 janar 1996

Gazetaria, mision fisnik

Fjala e Presidentit Berisha me rastin e 5-vjetorit të gazetës RD Duke konsideruar këtë takim për fjalën e lirë ndendore se fjala e bashkuar është më mirë se ajo e shkruar. Gazetaria, mision fisnik Fjala e Presidentit Berisha me rastin e 5-vjetorit të gazetës RD Duke konsideruar këtë si një takim për fjalën e lirë ndendore se fjala e bashkuar është më mirë se ajo e shkruar. Ndaj dhe unë nuk kam përgatitur gjë me shkrim, por dua t’ju përshëndes të gjithëve ju, në këtë ditë e cila shënon një ditë shumë të rëndësishme në historinë e fjalës shqiptare. Shënon një ditë shumë të rëndësishme në projektet e mëdha të gazetarisë shqiptare gjatë këtij shekulli. Shënon një ditë të rëndësishme për gazetën Rilindja Demokratike dhe mbarë shtypin e lirë shqiptar të sotëm, i cili ka luajtur dhe luan një rol shumë substancial në emancipimin e mendimit shqiptar. Mendimit politik, mendimit kulturor, mendimit artistik, mendimit sportiv, mendimit të gjithanshëm. Dhe sot unë thëm se gjithë së bashku festojmë me një ndjenjë respekti dhe krenarie të thellë për shtypin. Shtypi i lirë është ndërtuar në një kolonë të fuqishme në një garancion të sigurtë të vlerave të demokracisë dhe të sistemit tonë demokratik. Nuk mund të bëhet fjalë për një sistem demokratik pa një shtyp të lirë, dhe në këtë aspekt në të gjithë konstatojmë me kënaqësi se gjërat pozitive janë predominuese sa i përket rolit po të lëmë mënjanë edhe përkushtim të gjitha fushat dhe në mënyrë të veçantë është interes i madh për politikën, për institucionet, qeverinë, gjykatat, vetë shtypin, modën, spektaklet, sportin, humorin. Pra në të vërtetë pashëtrirë shtrinë vështrimin e tij në të gjitha aspektet e jetës dhe veprimtarisë së sotme shqiptare. Vështirësi të shtypit burojnë së pari nga fakti se gazetare me shumë se kushdo tjetër kanë në misionin e tyre fisnik, gjetjen, kërkimin dhe artikullimin e së vërtetës. E vërteta është e vështirë për t’u gjetur, është e vështirë për t’u artikuluar. Dhe këtë bëjnë do ditë gazetarët e shtypit shqiptar në tërësi sot. Dhe kjo është një nga arritjet më të mëdha të demokracisë. Natyrisht shtypi mund të matet dhe mund të vlerësohet vetëm në përputhje me besnikërinë e idealeve të tij. Idealet e tij të mëdha liria dhe përgjegjësia. Nuk mund të shkëputet liria nga përgjegjësia. Këto që të dyja janë shtyllat mbi të cilat një shtyp serioz ndërton veprimtarinë e vet. Shtypi është masmedium, dhe nuk dyshoj që ruajtja e përgjegjësisë së këtij pozicioni është jashtëzakonisht e rëndësishme. Sepse e vërteta është se mediumi ndikon në mediumin e masës, por dhe masa ndikon në medium. Ndaj është jashtëzakonisht i rëndësishëm që shtypi të mos synojë të përmes sensacioneve të ndryshojë sjelljet e masës sepse, kjo kthehet në bumerang. E vërteta është se po shohim sot shtypin shqiptar, a është në një rritje të vazhdueshme dhe kjo është një nga dukuritë më pozitive të kohës së sotme. Sot në këtë 5-vjetor ne përgëzojmë së bashku gazetën Rilindja Demokratike. Rilindja Demokratike lindi në janarin e vitit 1991 si një bijë e shpirtit e mendimit të lirë demokrat intelektual shqiptar. Ajo, është e vërtetë se u krijua si një organ i Partisë Demokratike. Por realisht e vërteta është se Rilindja Demokratike e krijua si një gazetë më e gjerë se sa gazetë e Partisë. Sepse një parti që kishte vetëm 3 javë që ishte krijuar nuk mund të pretendonte se do të krijonte dot një gazetë. Pra, realisht ajo u lindi dhe buron nga shpirti demokrat nga idetë demokratike të intelektualëve dhe qytetarëve të shkritarëve e poetëve të njerëzve të letrave të Shqipërisë. Në 5-vjetor kjo gazetë ka një bilanc pozitiv. Ajo qoftë jashtëzakonisht e rëndësishme për këtë gazetë dhe unë kam shumë besim se ajo do të ruajë trashëgiminë e saj pozitive dhe do ta pasurojë atë duke u përshatur me kohën, duke patur si shtyllë të saj idyet dhe themelet lirisë dhe përgjegjësisë për atë që shkruhet të ditë. Informacioni që jepet. Në këtë rast dhe njëherë dua t’ju përshëndes ju gazetarë të RD, ju të pranishëm të gjithë gazetarët e gazetave të tjera e pranishëm, ose jo në këtë sallë, të cilët me kundërshtitë dhe argumentat e tyre, juaj janë as pak armiq të demokracisë, por janë miq të demokracisë. Ata kontribuojnë në mbrojtjen zhvillimin e konsolidimin e të vlerave të saj.
Sali Berisha Shqipëri

EURONEWS: Socialistet shqiptare mbeten komuniste te pareformuar

Në një analizë mbi zhvillimet politike në Europën Lindore transmetuar dje në orën 17.45, rrjeti televiziv Euronews pasi paraqiti reformat në vendet ish komuniste duke i cilësuar si të reformuar ish-komunistët polak e hungarez, “socialistëve” shqiptarë u komentoi dhe qëndrimet e socialisteve shqiptare. EURONEWS: Socialistet shqiptare mbeten komuniste te pareformuar Në një analizë mbi zhvillimet politike në Europën Lindore transmetuar dje në orën 17.45, rjeti televiziv Euronews pasi paraqiti reformat në vendet ish komuniste duke i cilësuar si të reformuar ish-komunistët polak e hungarez, “socialistëve” shqiptarë u komentoi dhe qëndrimet e socialisteve shqiptare. “Socialistët shqiptarë mbeten komunistë të pareformuar” - theksoi Euronews duke e argumentuar këtë me qëndrimet e “socialistëve” kundër reformave.
Europën Lindore Shqiptare Polak Hungarez

Vleresohet vullneti i Shqiperise per te permbushur angazhimet

Presidenti i Republikës Sali Berisha priti raporterët e Këshillit të Europës Presidenti Berisha, në takimin që pati dje me raporterët e Këshillit të Evropës, bëri një paraqitje të ecurisë së reformës demokratike duke u ndalur veçanërisht në aspektet juridike, legjislative dhe administrative të saj. Presidenti i Republikës Sali Berisha priti raporterët e Këshillit të Evropës Vleresohet vullneti i Shqiperise per te permbushur angazhimet Presidenti Berisha, në takimin që pati dje me raporterët e Këshillit të Evropës, bëri një paraqitje të ecurisë së reformës demokratike duke u ndalur veçanërisht në aspektet juridike, legjislative dhe ad- ministrative të saj. Ai theksoi se Shqipëria si anëtare e të drejta të plota e Këshillit të Europës, është plotësisht e angazhuar për forcimin e bashkëpunimin me këtë institucion. Ajo po plotëson dhe do ti plotësojë të gjitha angazhimet e saj ndaj Këshillit të Evropës si dhe do t’i ratifikojë të gjitha konventat që i respektojë ato. Gjithashtu Shqipëria është thellësisht e interesuar për konsolidimin e sistemit të pavarur gjyqësor. Lordi Finsberg, Kryetari i Komisionit politik të Këshillit Evropës, vuri në dukje se ndryshimet e mëdha që kishin ndodhur në të gjitha fushat dhe vlerësoi rolin e Presidentit Berisha në proceset demokratike. Ai konsideroi të drejtë vendimin e marrë për largimin e kryetarit të Gjykatës të Kasacionit. Ndërsa raporteri Kolumberg sqaroi se ai ka thënë, vetëm qe rasti Nano të këtë të drejtë të rishqyrtohet në përputhje me kodin e ri në fuqi. Presidenti Berisha e siguroi se çdo qytetar shqiptar, pavarësisht përkatësisë, gëzon këto të drejta. Lordi Finsberg vlerësoi në mënyrë të veçantë vullnetin e Shqipërisë për të përmbushur angazhimet e marra.
Sali Berisha Aleksandër Meksi Nano Pjeter Arbnori Shqipëri Europë

Zedhenese e shpreses per shqiptaret

Fjala përshëndetëse e kryeredaktorit të “RD” Lazër Stani Na ka bashkuar këtu sonte festimi i një ngjarje të shënuar, e pesëvjetorit i daljes së numrit të parë të gazetës “Rilindja Demokratike”. Zedhenese e shpreses per shqiptaret Fjala përshëndetëse e kryeredaktorit të “RD” Lazër Stani Na ka bashkuar këtu sonte festimi i një ngjarje të shënuar, e pesëvjetorit i daljes së numrit të parë të gazetës “Rilindja Demokratike”. Pas një nate të gjatë tmerri, tragjike për shqiptarët, tragjike për kulturën shqiptare, për historinë shpirtërore pas një nate ku së pari u burgos fjala e lirë, mendimi i lirë ku së pari fjala ju hoq virtuoziteti dhe shenjtëria e pikërisht fjala nga bartëse e qytetërimit emancipimit dhe kulturës njerëzore, të shndërrohej në një vegël tjetërsimi shpifjeje, mashtrimi dhe mjete vrasës, djalja i numrit të parë të gazetës “Rilindja Demokratike, përbën një ngjarje historike për shtypin e lirë shqiptar, për fjalën e lirë për realizimin e aspiratave të mëdha të shqiptarëve për liri dhe demokraci, për qytetërim dhe zhvillim të rinisë dhe të vlerave njerëzore. Në këtë ditë të shënuar ne kujtojmë me respekt të gjithë ata shqiptarë, gazetarë, shkrimtarë intelektualë artistë që u martirizuan për fjalën e lirë, e kurrë nuk bënë kompromise dhe e ruajtën, duke sakrifikuar dhe jetën, nderin e fjalës së parë e fjalës së dytë. Pesë vjet më parë gazeta “Rilindja Demokratike” u bë një zëdhënëse e fuqishme e shpresës për shqiptarët, një mbështetje e fuqishme e lëvizjes demokratike të Shqipërisë. Partisë Demokratike, e gjithë atyre shqiptarëve që dënonin, të bashkuar rreth idealit të lirisë u rreshtuan kundër diktaturës, e cila në agoninë e saj shfaqte një egërsi të jashtëzakonshme. Me dhjetra intelektualë të shquar, shkrimtarë, artistë dhe gazetarë bashkuan të bashkëpunuan me gazetën “Rilindja Demokratike”, sepse ata panë tek RD një tribunë të lirë, një tribunë të shpresës për të ardhmen e tyre, për të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Në ju shprehim mirënjohje dhe respektin tonë të gjithë atyre që sinqerisht kanë kontribuar dhe kontribuojnë ende sot e kësaj dite për gazetën “Rilindja Demokratike”. Por në këtë ditë të shënuar ne u bëjmë mirënjohje të dhe respektin tonë lëvësuesve të gazetës “Rilindja Demokratike” e cila e hde ditë para 5 vitesh u pa zbardhjen numrit e parë të saj. Në këtë ditë ne duhet e së parë të nderojmë dhe me qënse kërkuar njeriu e njeriut nga diktatura dhe përbindëshja dhe e qellat e saj. Po ne qëjhashku e shprehim mirënjohjen dhe respektin tonë të gjithë atyre lexuesve, që lek gazeta jonë gjejnë të realizuar ndërmjet tyre për liri, emancipim, qytetërim, humanizëm Dhe pavarësisht të kombit shqiptar. Pesë vjet në historikun e një gazete nuk janë shumë, po për rethana në të cilat doli gazeta “Rilindja Demokratike”, për misionin që ajo mori përsipër dhe për kontributin që ajo ka dhënë për denoncimin diktaturës komuniste njëherë prej diktaturës më të egra dhe më përbindëshe në historinë e Europës pasluftës për kontributin që ka dhënë për përmbysjen e kësaj diktature dhe për emancipacionin në Shqipëri për kontributin që ka dhënë për institucionalizimin e fjalës së lirë, të demokracisë, të shtetit ligjor, për reformat ekonomike, për mbrojtjen e saj jo i ka bërë çështje shqiptare, vlerave qytetare dhe njerëzore bëjnë që kjo periudhë e shkurtër kohore kur doli numri i parë i gazetës “RD” të marrë rëndësi të jashtëzakonshme, dhe ushmëdrejta historike të për gazetën tonë. Sepse historia e Shqipërisë dhe e gazetës “Rilindja Demokratike” në këto pesë vjet të ndryshimeve të thella dhe të zhvillimeve të mëdha në të lidhura ngushtë. Sonte, kur kanë kaluar pesë vjet nga dalja e numrit të parë të gazetës ne nuk mund të mos shikojmë si eci vetë gazeta është rritur, është pjekur, është qytetëruar, ka marrë urtësi e një gazete të vërtetë, duke zënë një (Vijon në faqen 3)
Lazër Stani Shqipëri Europë

Shqiperia ka bere perparime te jashtezakonshme

Lordi Finsberg deklaroi për BBC: Në një intervistë dhënë dje radios BBC Lordi Finsberg deklaroi: Lordi Finsberg deklaroi për BBC: Shqiperia ka bere perparime te jashtezakonshme Në një intervistë dhënë dje radios BBC Lordi Finsberg deklaroi: “Shqipëria ka bërë përparime të jashtë- zakonshme që kur kam ardhur këtu 3 vjet më parë si dhe prej 9 muajve më parë”.
Aleksandër Meksi Shqipëri

Shqiperia kalon me sukses “provimin” e KE-se

Raporterët e Këshillit të Evropës prononcohen për shtypin shqiptar Finsberg: Shqipëria ka bërë hapa pozitive për plotësimin e angazhimeve të marra dhe unë jam i kënaqur me progresin e arritur. Raporterët e Këshillit të Evropës prononcohen për shtypin shqiptar Shqiperia kalon me sukses “provimin” e KE-se Finsberg: Shqipëria ka bërë hapa pozitive për plotësimin e angazhimeve të marra dhe unë jam i kënaqur me progresin e arritur. Mbështes ligjin për genocidin Në Shqipëri shtypi është i lirë dhe kjo është mjaft e dukshme f.3
Tritan Shehu Shqipëri

Projekte per Shqiperine e viteve 2000

Takim i Presidentit Berisha me anëtarë të qeverisë dhe zyrtarë më të lartë të ekzekutimit Dje Presidenti i Republikës Sali Berisha zhvilloi në Presidencë një takim me anëtarët e qeverisë dhe zyrtarët më të lartë të ekzekutivit. Projekte per Shqiperine e viteve 2000 Dje Presidenti i Republikës Sali Berisha zhvilloi në Presidencë një takim me anëtarët e qeverisë dhe zyrtarët më të lartë të ekzekutivit. Ai përgëzoi ata, e këtë dhe punoi për rezultate frytshme dhe të suksesshme që kanë kryer gjatë vitit 1995, vit i cili theksoi Presidenti Berisha u karakterizua nga rritje të mëdha historike dhe shpejtësi në realizimin e reformave. Në gjithë këtë proces qeveria dhe administrata kanë kontribuit në mënyrë të veçantë. Vlerësimi i jashtëzakonshëm i reformave në Shqipëri nga institucione evropiane dhe ato botërore e bëjnë të domosdoshme një shpjegim dhe transmetim të hollësishëm të këtij mesazhi. Përveç kësaj, vijoi Presidenti Berisha, janë detyrat madhore për këtë vit, zbatimi me përpikmëri i programit të qeverisë dhe hartimi i programit të ri të Shqipërisë viteve 2000. Programi i ri do të mbështetet në tre parime themelore, së pari ruajtja e shpejtësisë të vendit vazhdon të jetë kusht vendimtar jo vetëm për vitin 1996 por dhe për një Shqipëri tjetër të shekullit që vjen. Së dyti rritja dhe konsolidimi dimensionit social është objektiv madhor i programit tonë të ardhshëm. Rritja e pensioneve dhe pagave të kategorive të ulëta, identifikimi i grupeve dhe zonave më të varfëra hartimi i projekteve për t’u ardhur në ndihmë atyre. Punësimi i njerëzve përbën qëllim themelore të programit tonë social dhe së treti integrimi i vendit në Europë që e nënkupton modernimin e gjithë ligjeve procedurave dhe praktikave sipas atyre të Bashkimit Evropian. Viti ‘96 theksoi Presidenti Berisha është viti i zgjidhjeve. Data e këtyre zgjidhjeve do të caktohet së bashku me kryetarët e partive apo të mbarojë afati i parlamentit ekzistues. Zgjedhjet do të jenë plotësisht të lira e të ndershme dhe nuk ka asnjë dyshim se forcat demokratike do t’i fitojnë ato.
Sali Berisha Shqipëri Europë

Dosja Balluku

Nga fondi i trashëgimisë së PPSH Procesverbali i mbledhjes së Byrosë Politike të Komitetit Qëndror të PPSH, i datës 2 dhe 3 korrik 1974 Nga fondi i trashëgimisë së PPSH Dosja Balluku Procesverbali i mbledhjes së Byrosë Politike të Komitetit Qëndror të PPSH, i datës 2 dhe 3 korrik 1974 f.7
Balluku

Festohet 5 vjetori i daljes se numrit te pare te gazetes “Rilindja Demokratike”

Mbrëmje koktej për pesë vjetorin e “Rilindjes Demokratike”

Mbremë ne ambientet e Hotel Tiranes Mbrëmë në një nga ambientet e Hotel Tiranës u shënua në një atmosferë mjaft festive pesë vjetori i krijimit të gazetës së parë opozitare shqiptare “Rilindja Demokratike”. Mbrëmje koktej për pesë vjetorin e “Rilindjes Demokratike” Mbrëmë në një nga ambientet e Hotel Tiranës u shënua në një atmosferë mjaft festive pesë vjetori i krijimit të gazetës së parë opozitare shqiptare “Rilindja Demokratike”. Merrnin pjesë depuputetë, politikanë, qeveritarë, gazetarë të organeve të ndryshme të shtypit, themelues të kësaj gazete dhe autorë të shkrimeve të para e shkrimtarë, artistë etj. Në publik ishte dhe Presidenti i Republikës Sali Berisha, Kryetari i Kuvendit Popullor Pjeter Arbnori, Kryeministri Aleksandër Meksi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Tritan Shehu, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Ali (Vijon në faqen 3)
Sali Berisha Pjeter Arbnori Aleksandër Meksi Tritan Shehu Ali [?] Hotel Tiranës Tiranë