Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

E DIEL 7 janar 1996

Socialistet nuk jane te besueshem

Shqipëria në sytë e evropianëve shihet më mirë se në sytë e disa shqiptarëve që qëndrojnë majtas. Ky ishte njëra ndër shumë konkluzionet që arritën parlamentarët evropianë pas takimeve të shumta që zhvilluan me të gjitha forcat politike, qeveritarë dhe përfaqësues të lartë të sistemit të drejtësisë e të vendit. Pra përpara shqiptarëve të thjeshtë shërbyen dy pamje; njëra pamje obskurantiste që projektohet nga opozita shqiptare dhe kryesisht nga socialistët; tjetri nga pozita dhe forcat e tjera demokratike që është realiteti vetë. Deputetët e Këshillit të Evropës të ndodhur mes këtyre dy realiteteve të servirura në tavolinat e bisedimeve shqiptare arritën të kuptojnë se në Shqipëri dominon një realitet që sheh nga e ardhmja, një realitet demokratik duke u bindur për vlerësitë e variantit të forcave demokratike. Është ky rasti i katër bendeve të huajve të fundit, që socialistët shqiptarë dhe të majtët e tjerë ndodhen të izoluar në “mënyrë” që ata u vënë shqiptarëve do t'i bëjë përpara. Tani ata janë të izoluar jo vetëm për shkak të teorisë së tyre që anon nga marksizmi por edhe praktikisht për shkak të observimeve të pavërteta që ua kanë shprehur herë pas here nëpërmjet protestave, memorandumëve dhe rezolutave të ideuara e zyrat e tyre në Tiranë, organizmave të rëndësishëm ndërkombëtare, siç është edhe Këshilli i Evropës. Socialistët tani janë të shmangur si të pabesueshëm. Ky nuk është faji i socialistëve të thjeshtë që besojnë në idealin socialdemokrat evropian, por është rrjedhim i transformimit të një udhëheqjeje marksiste në krye të Partisë Socialiste. Kolumberg dhe Finsberg u shprehën pa rezerva për zhvillimet demokratike në Shqipëri, duke lënë të kuptohet se nuk është në faj të PS-së Shqipëri që kërkon rrugën brenda vetes, por për një Shqipëri më mundësi integrimi të shpejtë. Fakti që gjithë konkluzionet e socialistëve për reformën në Shqipëri u lanë anash si të pabazuara dhe të pavërteta do të thotë se socialistët janë lënë edhe jashtë procesit të integrimit. Imformacioni me deklaratat e dy raporterëve të KE-së, stacioni evropian “Euronews” deklaroi se socialistët shqiptarë janë reformuar duke veçuar ata nga socialistët polakë, çekë dhe hungarezë. Edhe për një ligj shumë të sulmuar nga opozita e majtë siç është ai për genocidin, Finsberg, një njeri ashtu realist dhe shqiptar, larg botës komuniste e gjen më të ligjshëm se të dëmshpërblehet. Edhe kësaj radhe socialistët mbetën në anën e së kaluarës. Duke i sulmuar si demagogji të partisë në pushtet të gjitha arritjet e qeverisë demokratike dhe shtetit demokratik, socialistët tashmë kanë hyrë dorë demagogjinë e tyre të ligjur. Raporteri i KE-së nuk i është mirënjohës këtij Maksit, as deputete e Partisë Demokratike, as anëtar i kësaj partie. Ata vijnë nga Evropa dhe vijnë me vizion evropian. Ky është edhe dallimi i madh mes këndvështrimit të tyre mbi çeljen e demokracisë në Shqipëri dhe pozicionit nga e sheh reforma Partia Socialiste, Aleanca Demokratike, Partia Socialdemokrate. Nano është një qytetar shqiptar dhe ka gëzuar të gjitha të drejtat e një qytetari të tillë dhe po ashtu ka gëzuar të gjitha të drejtat si shqiptar. Brozi u ngjit deri në shkallën më të lartë të sistemit gjyqësor në Shqipëri, jo për të abuzuar me këtë pushtet por për të qenë korrekt me të. Për të dy deputetët e KE-së tani jane të qarta dhe i kanë konsideruar normale procedurat ligjore dhe demokratike që kanë dënuar në rastin e Nanos apo në shkarkuar nga funksionet në rastin e Brozit. Tani është verifikuar plotësisht nga evropianët se Shqipëria po shkon drejt Evropës ndërsa për shqiptarët është verifikuar se majta po shkon drejt origjinës së saj komuniste.
Kolumberg Finsberg Maksit[?] Nano Brozi Shqipëri Tiranë Europë Poloni Çeki

Pakti i fitores me elektoratin shqiptar

Presidenti Berisha zhvilloi një takim me Kryetarët e degëve të PD Dje në Selinë e Partisë Demokratike Presidenti i Republikës Sali Berisha zhvilloi një takim me të gjithë kryetarët e PD të rretheve. Ishin të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i PD Tritan Shehu dhe nënkryetarët e kësaj partie Engjëll Hysi, Bexhari dhe Tomor Dosti. Presidenti Berisha ndër të tjera në këtë takim nënvizoi se viti 1995 ishte përcaktues për zbatimin e programit elektoral të PD dhe për arritjet e Shqipërisë kaq një vlerësim të madh jo vetëm në elektoratin që votoi për PD në 1992, por ato vlerësohen si surpriza dhe të jashtëzakonshme nga shumë kryetarë shtetesh, drejtues institucionesh, ekspertë specialistë të shquar në vende të ndryshme të botës. E në një renditje po kaq madhë, mendoi hue, tha presidenti, është dhe përmirësimi substancial i punëve dhe konsolidimi i strukturave të PD gjatë 1995. PD u anëtarësua në EDU dhe ajo sot ka mbështetjen e partive dhe kryetarëve të shteteve më të mëdha të Evropës dhe botës. Ajo tani është një parti e ripërtërirë dhe tërë katër vite krijoi eksperiencën e dobishme me drejtim, qeverisje, fitore me vetë inteligjencën shqiptare, studiuesit, ekspertët, specialistët, pra PD do të nënshkruaj paktin e ri me elektoratin shqiptar me e sigurtë, më e vendosur se asnjëherë më parë në fitoren dhe zbatimin e tij, me shumë miq dhe aleatë brenda dhe jashtë vendit se asnjëherë më parë. Ka një rëndësi të madhe që PD të hartojë programin e saj të bazuar në principet e ruajtjes së shpejtësisë së ritmeve dhe të dimensionit social duke përcaktuar detyra konkrete e qellore, fusha dhe rajone. Por përgjigjja e kulturës e bazuar në argumenta e bazuar në sa u bë e realizuar dhe asaj që do të realizojë klima dhe zgjerimi i alancave të reja duke përfshirë përjashtuar kategorikisht ekstremistët e majtë dhe të djathtë, është tani detyra më imediate jona. Nga zhvillimet e brendshme jetës shqetësuese, konstatojmë se Presidenti, dominimin në kreut të opozitës së sotme nga elementë përçarës dhe ekstremistë të cilët kanë bllokuar të gjitha mundësitë e reformimit të PS, po e çojnë atë gjithnjë e më shumë dhe po izolonjë ç'do ditë e më tepër këtë parti. Ata po e ekstremizojnë jo vetëm qëndrimet e saj por dhe veprimt e satelitëve. Përjashtimi i malëshovitëve ka qënë goditja e mëshirës së binomit Nano-Ruçi dhe shpresave të reformatorëve të kësaj partie. Partia e majta evropiane pasi pa një përshkallëzim të skajshëm nuk gjejnë asnjë shkak, madje nuk morën asnjë shpjegim për këtë veprim, kuptuan se bëhej fjalë për metoda antidemokratike të likuidimit të njerëzve nga pozita skeptre që drejton sot në PS dhe nëpërmjet përfaqësuesve të tyre sollën në Shqipëri mesazhin e qartë se duhet krijuar një e majtë e moderuar shqiptare, dhe dështuar qartë se ata nuk do të përfillnin as dogmatikët dhe konservatorët që kanë uzurpuar kreun e PS dhe satelitëve dhe së lenë të tyre me kukulla. Zoti Tritan Shehu në fjalën e tij u ndal në zbatimin konkret të detyrave nga degët e PD në rrethesii dhe në punë bërë në seksionet. Ai përgëzoi mbi 10000 anëtarë të rinj të anëtarësuar gjatë muajve të fundit në PD si dhe përgëzoi degën e PD Durrës si dhe të gjitha ato anëtarë të AD-së tek të cilët u anëtarësuan në PD.
Sali Berisha Tritan Shehu Engjëll Hysi Bexhari Tomor Dosti Shqipëri Europë Durrës

Partia Demokratike Shqiptare ka shanse te parandaloje kthimin e ish-komunisteve

Instituti Republikan Amerikan rreth zgjedhjeve të ardhshme në Shqipëri Ndryshe nga vendet e tjera të Europës Lindore, në Shqipëri ka më shumë shanse që Partia Demokratike ta parandalojë kthimin fuqitë e ish-komunistëve, nënvizoi, Piter Dikenson përfaqësues i Institutit Republikan Ndërkombëtar në Shqipëri, në një diskutim të zhvilluar nga Instituti Republikan Ndërkombëtar për probleme të demokracisë në Europën Lindore duke përfshirë edhe Shqipërinë. Dikenson tha se zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen në Shqipëri këtë vit do të jenë me rëndësi jetike, ndryshe nga partitë e tjera të Lindjes komuniste. Ai partia Demokratike në Shqipëri arriti një fitore të thellë në zgjedhjet e vitit 1992, prandaj ajo nuk i është dashur t'i nënshtrohet shumë për të krijuar koalicione. Programi në Shqipëri, tha Dikenson ka qënë të punojë me forcat demokratike të përpjekje për t'i zbutur ato dhe për t'i bërë të afta të konkurrojnë në zgjedhjet e ardhshme. Këto zgjedhje, thotë Dikenson, do të jenë prova e parë për para se sa suksese ka patur Partia Demokratike në Shqipëri. Shqiptarët, theksoi Piter Dikenson, janë shumë pro-perëndimore, prandaj Partia Demokratike ka mundësitë që ta pengojë kthimin e ish-komunistëve. Zoti Dikenson thotë se Instituti Ndërkombëtar Republikan do të punojë me forcat demokratike t'u tregojë atyre se si drejtohet një parti moderne dhe një nè zgjedhjet e moderne.
Rami Alia Azem Shkreli Europës Lindore Shqipëri Lindjes Komuniste

Nga fondi i trashëgimisë së PS

Dosja Balluku Procesverbali i mbledhjes së Byrosë Politike të Komitetit Qëndror të PPSH, të datës 2 dhe 3 korrik 1974 f.7
Balluku

Fronti i dytë i përçarjes

PS Pikërisht në ditën që krahu reformator e humbi pushtetin brenda partisë dhe perspektivën për të ndikuar sadopak në punët e ardhshme të saj, doli z. Nano-Ruçi, filloi sipas praktikës enveriste eliminimin e bashkëpunëtorëve të vet më të ngushtë, të cilët në një kohë kishin ardhur në krye të partisë socialiste. Këtë të parët që e parandjenin janë krerët konservatorë të cilët kishin kontribuar mjaft në eliminimin e kolegëve të vet reformatorë. f.3
Piter Dikenson

Gjinushi ktheju portes nga ke dale

Turpi dhe pafytyrësia është e atyre njerëzve që flasin në skenë politike nga WC e përdorën një fyerje. Unë i zoti Gjinushi një kur studentët e dhjetorit zhvilluan betejën me fugatën kundër diktatorit dhe dikaturës me qeverinë e tyre. Unë s'isha, më madje në historinë e Shqipërisë dhe të Europës, pafytyrësisht, ti më përfshive në WC e Rami Alisë dhe nga kjo WC cilë për bisedime me lidere e partive opozitare që ikë përfaqësojnë jo qeverinë qeveri. RD u shpreh kategorikisht qeveria meriton metyl po e konsideron të turpshme qënien ne Parlamentin shqiptar. Ka një elemetar qe për hir të një kamere e televizor kapërcen çdo ndershmëri si kone e WC e diktatorit. Në këtë takim ti njeriu i WC mbrojtjeve e Enverit dhe emrin e tij. Prandaj ne të gjithë ty po të ka mbetur pak dinjitet dhe nuk je i shpërfytyruar totalisht ik kthehu shko porta ku ke dalë.
Enverin Stalinin Musa Ulqinin Shqipëri Europë

NJOFTIMI RËNDËSISHËM

AUSTRIAN swissair MEMBERS OF THE EUROPEAN QUALITY ALLIANCE NJOFTIMI RËNDËSISHËM Dëshirojmë të informojmë klientët tanë se duke filluar nga 8 janari 1996 zyrat tona do të jenë pranë ROGNER HOTEL EUROPAPARK Kati i parë Numrat e telefonave mbesin të pandryshuar për momentin. Shprehim kënaqësinë tonë duke ju uruar së shpejti Mirë se vini pranë ambienteve tona të reja. SWISSAIR/AUSTRIAN ALBANIA
Rogner Hotel Europapark Shqipëri