Shpejtesia e zhvillimit atribut i PD
Kur flitet për shpejtësinë e reformave në Shqipëri ose ndryshe shpejtësinë e zhvillimit gjithnjë duhet të përcaktohet dhe atëherë bëresë të politikës shqiptare që e përmbajnë këtë shpejtësi.
Katër vitet e fundit reforma ekonomike është filluar dhe drejtuar me sukses nga qeveria e dalë prej Partisë Demokratike. Ajo ka realizuar një reformë që përfshin tre elementët e një shoqërie të lirë dhe demokratike, pra realizimin e lirisë së mendimit politik, lirinë ekonomike, përkujdesjen sociale dhe elementët integrues së kësaj shoqërie me rrjedhat moderne evropiane dhe botërore. Janë realizuar instrumentat demokratikë të shtetit ligjor dhe është hedhur bazë për një zhvillim të sigurtë duke parandaluar një kthim prapa dhe duke siguruar ritmet që janë aq të rëndësishme në një reformë që parashikon edhe probleme sociale apo tensione politike.
Ë gjithë kjo pjesëmarrje e qeverisë në reforma tregon edhe për një aftësim për të përmbushur reformat.
Ndryshe mund të thuhet se forcat demokratike, Partia Demokratike ka përvetësuar shpejtësinë. Ajo tani është dhe forca më e besueshme që mund t’i rezistojë kërkesave të një Shqipërie të vitit 2000. Ajo ka siguruar një model që është i aftë të përshtatet rrjedhave të zhvillimeve evropiane. Një përshtatje e tillë nuk mund të sigurohet nga qeverisje pa përvojë dhe që për më tepër nuk njoh as planifikimin e shpejtësisë normale të Evropës.
Pse shpejtësia e zhvillimit mbetet atribut i Partisë Demokratike.
Përfaqësuesit e kësaj partie në parlament kanë bërë të mundur aprovimin e ligjeve kryesore të reformës politike, ekonomike dhe institucionale vetëm në saje të vendosmërise së tyre. Nëse ata nuk do të ishin të qartë dhe të vendosur nuk mund të realizohej mbarëvajtja e reformës në parlament.
Institucione të ndryshme shqiptare si Presidenca, Ministria e Jashtme, Ministria e Mbrojtjes si dhe institucionet e drejtësisë kanë qenë të sulmuara në mënyrë permanente nga opozita socialiste. Ka qenë vendosmëria e këtyre institucioneve për të mbështetur dhe realizuar reformat që ka siguruar rezultatet e saj që mbeten garanci për ritmet e shpejta të zhvillimit dhe që janë të vetmet që mund të garantojnë një Shqipëri të aftë për Evropë.
Tre programe i Partisë Demokratike ka parashikuar këto ndryshime si dhe ka siguruar hapësirën e nevojshme për personje të tyre gjatë zbatimit të programit.
Partia Socialiste bashku me përfaqësuesit e saj në parlament kanë luajtur rolin e inhibitorëve të reformës. Asnjë iniciativë e tyre si parti nuk ka qenë në favor të shpejtësisë. Gjatë katër viteve kanë votuar kundër 30 ligjeve më themelore që përcakton vendosjen e shtetit juridik dhe ekonomisë kapitaliste. Asnjëherë nuk kanë kritikuar për hir të shtimit të ritmit të zhvillimit por të kthimit prapa të tij. Janë të mjaftueshme të kujtojmë kundërshtimin absolut të reformës në fushën e ndarjes dhe privatizimit. Gjithë opozita antikrijesë është hasur vetëm si kundërshtim dhe asgjësim së alternativë. Për katër vite rrjesht ata e kanë justifikuar vetën vetëm nga ajo që do të fitojë nga përvoja e qeverisë duke realizuar kështu forcatimin politik me meritë të skenës shqiptare.
Mungesa e gadishmërisë së tyre për t’u përfshirë në përgjegjësi dhe për ta realizimi i reformës, natyrshëm i bën ata të pabesueshëm për ta drejtuar këtë vend që do të bëhet ndryshe. Ngarja negative e grumbulluar për katër vjet do të jetë dhe ngarkesë për ta ardhmen e Shqipërisë. Ata nuk janë të përfshirë as në drejtimin e një shteti në tranzicion dhe as që e kanë menduar përse kërcënon si domosdoshmëri për të drejtuar.
Duke qendruar larg shpejtësisë së zhvillimit ata nuk kanë siguruar institktet e ardhmes. Një Shqipëri e viteve 2000 nuk mund të fillojë më 1991. Ajo duhet të fillojë së paku tani dhe me këto ritme apo më shpejt.
Me tepër force seksioneve
Mbledhje e kryesisë së PD
Të shtunën mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike
Përfundimi i aktiveve të degëve të Partisë Demokratike dhe rezultatet e tyre ishin në qendër të diskutimeve që u zhvilluan dje në mbledhjen e kryesisë së PDSH. Mbledhja arriti në konkluzionin se puna e kryer gjatë kësaj periudhe është më rezultat pozitiv e për këtë arsye u këmbëngul edhe njëherë në forcimin e rolit të seksioneve si dhe në punës kokë më kokë me njerëzit. Pikërisht këto do të jenë dhe çështjet që do të diskutojë Këshilli Kombëtar i PDSH për të cilin dje kryesia vendosi që të mblidhet të shtunën në ora 10.00 në Pallatin e Kongreseve.
Pëllumbi aplikon luften e klasave
Deklarate e zedhenesit te Presidentit
Në dy gazetat të djeshme nënkryetari i Partisë Socialiste Servet Pëllumbi e konsideron përfshirjen në delegacionin që shoqëron Presidentin e Republikës në vizitën e tij zyrtare në Kinë të deputetit socialist Bashkim Zeneli si “të pamatanduar nga PS”.
Zëdhënësi i Presidentit deshiron t’i kujtojë zotit Pëllumbi se ka qenë dhe është në praktikën e Presidentit të përfshijë në delegacione gjatë vizitave zyrtare jashtë vendit deputetë të Kuvendit Popullor si nga pozita ashtu dhe nga opozita. Kjo është shprehje e respektimit të institucionit të lartë të Parlamentit si dhe të atij të opozitës.
Në udhëtimet e mëparshme janë përfshirë deputetë socialistë si zoterinjtë Shaqir Vukaj, Miri Loli, Theodhori Bej e[t?], Proçedura e ftesës drejtuar tyre ka qenë identike me atë të ftesës drejtuar zotit Bashkim Zeneli por për çudi atëherë nuk është protestuar për “pjesëmarrje pa mandat” nga udhëheqja e PS.
Zëdhënësi i Presidentit dënon këtë insinuatë e cila tërësisht e PS si fyese e përçeshur ndaj institucioneve shtetërore dhe politikave luajale të tyre dhe si shprehje e aplikimit të luftës së klasave me metoda të policisë sekrete me jetën politike shqiptare.
Presidenti Berisha do te vizitoje Kinen
Me ftesë të Presidentit të Republikës Popullore të Kinës Jiang Zemin, Presidenti i Republikës Sali Berisha, i shoqëruar nga zonja Berisha, do të bëjë një vizitë shtetërore në Republikën Popullore të Kinës nga 16 më 19 janar 1996.
Në delegacionin që do të shoqërojë Presidentin do të marrin pjesë gjithashtu zv/kryeministri dhe Ministri i ndërtimit dhe turizmit Dashamir Shehi, qeveritarë, deputetë dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Në takimet e parashikuara me Presidentin, Kryeministrin dhe qeveritarë të tjerë kinezë do të bisedohet për problemet e zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale në shumë fusha, si dhe për çështje ndërkombëtare me interes për të dyja palët.
Gjatë kësaj vizite pritet të nënshkruhen dhe marrëveshje dypalëshe.
“KJ” dhe hakmarrja e Nanos ndaj KE
“KJ”: Misionarët nuk janë Evropa... ata dy burra tmerrësisht të shëndoshë guxuan të bëjnë marrëzira... guxuan të thonë se nuk duhet të mbahet në burg F. Nano
“‘KJ’: Misionarët nuk janë Evropa... ata dy burra tmerrësisht të shëndoshë guxuan të bëjnë marrëzira... guxuan të thonë se nuk duhet të mbahet në burg F. Nano”
EDI PALOKA
Përpara se delegacioni i Këshillit të Europës të mbërrinte në Tiranë, gazetat e opozitës u shënuan duke protestuar se me ardhjen e raporterëve shteti demokratik do vihej me shpatulla për muri, se opozita do denonconte ligjin antigjenocid si antidemokratik, do denonconte mungesën e lirisë së shtypit, burgosjen e Nanos etj. Po të lexoje shtypin e majtë të dukej se sapo të vinin raporterët e KE do të urdhëronin që PD të lëte pushtetin e të zëvendësohej nga PS, por...
Raporterët erdhën, i dëgjuan dhe “denoncuan” e opozitës, panë dhe realitetin. Mbas kësaj ata deklaruan se zhvillimet demokratike në Shqipëri janë të jashtëzakonshme, shprehën mbështetjen e mbështesin ligjin antigjenocid e thanë nuk ka pse alokohet gjithë trajtimet si çështjet e tjera. Atëherë ndodhi “çudia”. Gazetat e opozitës e deri në atë kohë, kishin shpallur raporterët si shpëtimtarët e opozitës, kaluan në krahun tjetër. Mbas deklarimeve të para të Komisionereve “KJ” u mjaftua duke i quajtur “prokurorërit” e “miq të Berishës” ndërsa dje kaloi në çmenduri të vërtetë. Në firmën e F.Cupi, kryetari i komisionit juridik dhe kryetar i komisionit juridik të KE ofendohen në mënyrën më banale tek “KJ”. Pasi pretet verdikti që Finberg e Çolumbor nuk janë Evropa, ata cilësohen si Don Kishoti, si dy burra tmerrësisht të shëndoshë që vijnë në Shqipëri për të futur në xhep 1200 dollarë, aventurierë që kërkojnë të bëjnë marrëzira, etj, etj.
Që të shkruash çmenduria të tilla e të thoshe ato duhet ose të kesh ikur fare nga mendja ose të jesh prekur aty ku nuk të mban. Fakti është që sulme të tilla ndaj personaliteteve të politikës botërore nuk bëhen vetëm sot ajo i ka filluar “ZP” për ta kaluan të gjitha “KJ”. Siç duket në takimin e djeshëm të “KJ” me Nanon është vendosur edhe kjo. Me qellim që të mos diskreditohet gazeta e PS (si u diskretitua) me sulme ndaj personaliteteve evropiane, i është lënë “KJ” roli të çmëndures.
Fakti është që “teoritë e urdhëruar” i “KJ” vijnë pikërisht nga çi raporterët u shprehën negativisht për Nanon. Jash shkruan Cupi: “...ata guxuan të bëjnë marrëzira... guxuan edhe dhe që duhet mbajtur në burg ose duhet liruar Fatos Nano...” Ja pra pse “KJ” e ka urdhëruar të tërbohet e të sulmojë çmendurisht raporterët e KE. Aq të verbuar janë drejtuesit realë të kësaj gazete sa lëjojnë të botohen dhe fraza qesharake. Guxuan të shprehen për Nanon shkruan Cupi në një kohë që gazetari i “KJ” nuk ju nxorri sytë raporterëve duke ju kërkuar të prononcohen për Nanon.
“Guxofjnë” të bëjnë “KJ” është vetëm tërhim i ashpër me krejt mediat politikeve që mbasi dolën bllof nga takimet me raporterët filluan të shajnë e mallkojnë ‘Europën’. Edhe ‘promovimi’ i fundit që bën “KJ” e artikullin e Cupit është “ska ç’ka n’a duhet Evropa por çfarë mendojmë ne”. “Qëndrimi” kjo frazë është identike me atë të krerëve të PS mbas deklarimeve të politikanëve europianë se nuk duhet të vijë në pushtet. Kështu PS dhe “KJ” brohorasin “Duam ta gjejmë. Na ndam nga Evropa.”
I vetizoluari - Dokle ne hotel Rogner mbas takimit me raporterët e KE
Foto: R. Tasho
Mitterand ishte nje burre i madh shteti
Deklaratë e Presidentit Berisha
Presidenti Mitterand ishte një burrë i madh shteti i kombit francez dhe i Europës. Me fjalën e veprën e tij gjatë dekadave të aktivitetit të tij politik dhe të qëndrimit të tij në pallatin e Elizesë ai ka lënë një gjurmë të thellë jo vetëm në politikën franceze por edhe në modelimin e Europës së Bashkuar.
Unë ruaj kujtime të pashlyeshme nga pritja në Pallatin Presidencial, nga vizita e z.Mitterand në maj 1992. Ai ishte i pari kryetar shteti që më priti pas zgjedhjes sime si president. Edhe takimet e mia të mëvonshme me të kanë qenë shumë të mira. Ai gjithmonë ka mbështetur Shqipërinë dhe integrimin e saj në Europë. Unë shpreh keqardhjen time të thellë që ky personalitet i madh u nda prej nesh.
Jupe - Mashtrues ordiner
Nxënësi i Floragjistit, pas kursit të kualifikimit që ka bërë në Janinë, u shndërrua në një fallsifikator dhe nihilist ordiner, der i aty re që në teorinë që ai bëri të quhen të vërteta absolutë, së janë ngjarje dhe data historike. Kështu në një faqe të gazetës së po i shërben me besnikëri Ruçit, Jupe shkruan ndër të tjera se “Kuvendi i parë i frontit të Këshillit të PD-së është mbledhur më 27-28 tetor 1991”. Harron ky mashtrues i PD, që nga ajo kohë ka zhvilluar dhe një Kuvend tjetër Kombëtar më 6 dhjetor 1993 dhe dy Konferenca të jashtëzakonshme. Kjo është rruga e karrierës që ka zgjedhur Jupe sipas mësimeve të Floragjistit, të vetmit çap që ka mundur të shkollonet pranë tij.
M.B.
Ruçi si Stalini
STALINI:
Shoku Lenin na porositi që ta ruajmë të pastër partinë.
Po Shoku Lenin,
do ta ruajmë të pastër Partinë.
RUÇI:
Shoku Fatos na porositi ta ruajmë të pastër partinë.
Po shoku Fatos, do ta ruajmë të pastër partinë.
f.3
Nga fondi i trashëgimisë së PS
Dosja Balluku
Procesverbali i mbledhjes së Byrosë Politike të Komitetit Qëndror të PPSH, të datës 2 dhe 3 korrik 1974
f.7
Vdiq Fransua Miterand ish president i Frances
Siç njofton AFP-ja dje në orën 8.30 të mëngjesit vdiq në moshën 79 - vjeçare ish presidenti francez Fransua Miterand.
E gjithë Franca është në zi për vdekjen e ish presidentit të saj Fransua Miterand.
Fransua Miterand, ka qenë president i Republikës Franceze duke filluar nga maji i 1981 deri në maj të 1995.
Miterand ka qenë presidenti parë socialist dhe prologjist i flaktë gjatë gjithë karrierës së tij.
Sipas mjekëve, ai vdiq nga sëmundja kancerit në prostatë, prej së cilës vuante prej një kohe të gjatë.
Ai hyri në politikën franceze si president me program të ri që modernizoi imazhin e Francës te fundit të shekullit të njëzetë.
Në politikën ndërkombëtare ai synoi ndërtimin e një Europe të Bashkuar.
“Me vdekjen e ish presidentit francez Fransua Miterand, Franca humbi një burrë të madh shteti, ndërsa Europa një nder protoganistët më kryesorë të bashkimit të saj”, deklaroi dje në komisionin europian, Zhak Santer.
Ofensive antiperendimore e “ZP”-se
Pasi konfirmon në një shkrim anonim se ofensive antiperendimore e ardhshme do t’i fitojë PD me forcat e tjera demokratike, gazeta “ZP” akuzon këto institucione se po veprojnë “për hatër” të pushtetit, duke harruar paçkushja se këto institucione nuk mund të punojnë për hatër të komunistëve dhe i mbështesin ata.
PS parajustifikon humbjen
Duke e njohur se fitorja në zgjedhjet e ardhshme është e pamundur për PS, kjo parti ka nisur të justifikohet për humbjen e saj. Nëpërmjet fletushkës së saj “ZP” kjo parti akuzon elektoratin, duke e cilësuar atë si naiv, i cili i merr premtimet elektorale për realitet, pra e ka sapunin për djathë. Me po këtë logjikë anormale dhe plotë fyese, pohohet se elektorati shqiptar i mungon kolona demokratike.
PD themeluese e shtetit ligjor
Politika tinzore e PS, nuk i injoron dot vlerat e pakrahasueshme të shtetit demokratik
BLERIM ÇELA
F.3