Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

E PREMTE 12 janar 1996

Socialistët e pranojnë përçarjen

Ende pa u konfirmuar nga organet që kryejnë regjistrimin e partive nëse ka një derivat të ri të Partisë Socialiste, e konfirmoi këtë gjë gjatë konferencës së shtypit të Partisë Socialiste, Servet Pëllumbi. Ai tha se një grup socialistësh tashmë kanë krijuar një parti të re të quajtur Partia Socialiste e Reformuar. Pëllumbi mohoi të ketë ndonjë pasaktësi të grupit të të pestëve që do të thotë se nësë vetët nuk janë në këtë grup mend të pretet një ndarje e dytë nga kjo parti duke patur parasysh se krijimi i Partisë Socialiste të Reformuar është ndarja e parë e kësaj partie. Të pestët kanë kohë që janë larguar prej saj pa të paktën në mendime dhe në veprimtari nga e saj parti. Tri ditë më parë nënkryetari i Partisë Socialiste deklaroi se Zeneli, një nga të pestët, nuk e ka legjitimitetin e Partisë Socialiste si pjesëtar i delegacionit që do të shkojë në Kinë. Kjo deklaratë është një tregues se diçka e tillë se votimet për kryesinë e partisë nuk kanë qenë të lira ashtu siç pretendohet nga udhëheqësit më të lartë të Partisë Socialiste por kanë qenë të diktuara. Nëse do të ishte kështu, Pëllumbi nuk do të dallonte kaq qartë tezën e Theodhori Bejko në lidhje me delegacionin që kryesohet Presidenti gjerman nga Zeneli që është po brenda një delegacioni që kryesohet nga Presidenti. Për të parin ai nuk diskutuar legjitimitetin ndëra për Zenelin ka vënë në dukje diferencat. Përçarja e Partisë Socialiste që sipas Pëllumbit tani është institucionalizuar ka qenë e pashmangshme. Nuk mund të qëndronin në një tavolinë dhe ata që kanë idhull Marksín edhe ata që janë kundër pranisë së tij në programin e Partisë Socialiste. Ndonat ky nuk ka qenë vetëm shkëndija për t’e gjallëruar këtë grupe të tjera. Pra nuk ka qenë ndonjë prej reformatorëve dhe konservatorëve apo që ka çuar në një përçarje të kësaj partie. Aty kanë ekzistuar grupe të hershme jo aq për shkak të parimeve sa për shkak të ruajtjes së pozitës brenda udhëheqjes së partisë. Procesi i kalnizimit që ka kohë që funksionon brenda saj, tani ka krijuar një terren të pasigurtë për një pjesë të drejtuese të partisë të cilat më sa duket dhe kanë realizuar ndarjen logjore të kësaj partie. Maria fund e unitetit që të publikuar nga socialistët shënon kulmin e krizës së të majtës ekstreme shqiptare me konotacione të rënda në respektin e mazitë të politikës shqiptare. Kjo krizë tashmë ka gjetur ambjent të qëndrimit të majtës dhe kryesisht socialiste nda reformes, në grupin Parlamentar të socialistët, në mungesën e alternativave të Partisë Socialiste dhe përypikjet e tyre për limitizimin e efektive të demokracisë në jetën e vendit. Konferenca e pardjeshme e shtypit e Partisë Socialiste ka qenë një pasqyrë e historisë së brendshme të saj. Sado që u përpoqje për ta simplifikuar krijimin e partisë së re në udhëheqjen e së cilës mendohen se janë një pjesë e krerëve të tanishëm socialistë Pëllumbi shmangu inatin e tij të madh për ata që e kanë prishur rreshtin. Ai nuk la pa sulmuar si të korruptuar me para kryesit e saj. Kjo lë në hije ruajtjen e parimeve të së djathtës se mendimit dhe zgjedhjes që pak më parë i përmendi deri vetë Pëllumbi. Ndryshe ky përkufizim i Pëllumbit për grupimin e ri politik ide ka pikë të forta. Socialistë është një kërcënim i drejtpërdrejtë që ky lider patra krahut e dhe atyre anëtarëve të partisë që drejtojnë. E për më tepër një kërcënim i tillë të këtyre brenda kësaj partie por ngushtot gjithnjë e më shumë hapësira e veprimit, mendimit. Merret me mend se ç’mund të ndodhë nëse kjo gjë e pëillet edhe shoqërisë shqiptare apo të gjymrë në këtë shoqëri qoftë edhe brenda elektoratit socialist.
Zeqo Zeneli Theodhori Bejko E. Paloka Kinë Shqipëri

Miteran u përcoll me nderime të mëdha

Presidenti Berisha u prononcua për “RD” Presidenti Miteran u përcoll me nderime të thella dhe dinjitet të madh nga Franca, që e përcolli me dhimbje humbjen e këtij burrështeti të shquar. Me nderim dhe dinjitet të madh u përcoll Presidenti Miteran edhe nga kryetarë të shteteve nga e gjithë Evropa dhe personalitete të shquara nga e gjithë bota. Presidenti Miteran do të mbahet mend si një burrë i madh shteti dhe politikan i squar i integrimeve, i paqes, stabilitetit dhe demokracisë.
Sali Berisha Miteran Francë Europë

Socialistët edhe kundër Kadaresë

Sindromi i urrejtjes për intelektualët Muajt e fundit linja antintelektuale në PS është bërë dominuese. Dyshimi për mungesë intelektuali revolucionar i intelektualët dhe për qëndrim mikroborgjez të tyre, duket se është trashëguar me autenticitet nga PPSh asnjerë nuk ka mundur as ta tejkalojë, as ta adaptojë dhe as ta pranojë mendimin intelektual. Qëndrimi antintekltual PS e ka shfaqur që pari në luftën që u bë brenda partisë intelektualëve, por kohës të fundit fuzionimi intelektual është shndërruar në urrejtje për intelektualët. Pas shkrimit të turpshëm “Heshtja e intelektualëve”, botuar në “ZP” para do kohe nga një anonim që e quan veten kaq qeshur, ka rënë urrejtja ndaj Kadaresë që vitet më së shpeshti e PS dhe sulmohet me logjika banale prej njëri nga liderët e partisë, Servet Pëllumbi. Më e para te Dokle. “Përsa i përket deklaratës së zotit Kadare, shprehet Pëllumbi, nuk ka asgjë të re, asgjë të veçantë. Por do të thosha se zoti Kadare në këtë rast nuk është në atë nivel që është në fushën e letërsisë”. Injoranca e Pëllumbit, kjo militanti e mitur për laboratorë marksistë bëri që me sythës në formulimet e tij enfushë e letërsisë. Ai dhe sot nuk mund të shkëputet nga pasdardhësit “që fara, fabrika, karrierë” dhe “fushat pjellore”. Me qëndrimin nihilist dhe nënvlefësues ndaj mendimeve të shprehura nga shkrimtari më i shquar shqiptar Ismail Kadare për realitetin shqiptar dhe për të ardhmen e tij, PS konfirmon edhe njëherë se ajo dominohet nga primitizmi, nga errësira, nga paaftësia për të përvetësuar mendimin e progresit në botë si asnjëherë në kombit. Ndërkaq sa shfaqin urrejtje dhe mosprfillje për mendimin intelektual, për idetë e kombit shqiptar, që me mundime dhe sakrifica të mëdha sfidoi errësirën diktatoriale dhe u bë iniciatore dhe mbështetëseja më e fuqishme e demokracisë dhe e shpartallimit të regjimit. Por për PS, e sëmurë keq me sindromin e urrejtjes intelektuale, vetëm të ashtuquajturit intelektualë të preferuar janë intelektualët e sigurimit të shtetit si Tozaj, apo trurenës të tillë si Zeqo, që do të mbanë mend për inkuzicionin antintellectual, për shembjen e kishave dhe xhamive dhe thirrjen ogurzeza për natë Shën Bartolomeu. N.GJINI
Dokle Tozaj Zeqo Shën Bartolomeu Fransua Miterand Shqiptar

Francezët i dhanë lamtumirën e fundit Miteranit

Në ceremoni mori pjesë dhe Presidenti Sali Berisha Lamtumirë Miterand! Dje paradite miliona francezë i dhanë lamtumirën e fundit, ish-Presidentit të Francës Fransua Miterand. Bota franceze u nda kështu një herë e përgjithmonë nga njeriu që për 14 vjet me radhë ishte emri dhe simboli i Francës kudo në botë. Në Paris u mblodhën dyqeka e politikanë botërorë. Në Katedralen e famshme 1000 vjeçare të Notredam nuk janë mbledhur asnjëherë kaq shumë shtetarë. Përveç ceremonive të mbajt te kaluara me rastin e 50 vjetorit të mbarimit të luftës së Dytë Botërore në Paris kurrë nuk mbledhur kaq shumë udhëheqës shtetesh nga e gjithë bota sot, ditën e përcjelljes për në banesën e fundit të burrit të madh të shtetit të kombit francez Fransua Miterand. Për t’i bërë nderimet e fundit ish Presidentit Fransua Miterand, erdhën nënpresidenti i SHBA Al Gor, trojka e Gjermanisë me në krye Presidentin Roman Herzog, Kancelarin Helmut Kohl dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Klaus Kinkel. Ndodheshin gjithashtu si sekretari i përgjithshëm i OKB Butros Butros Ghali, Presidenti i Rusisë Boris Jelcin, Kryetari i Komisionit Europian Zhak Santer, Presidenti i Italisë Oskar Luidi Skalfaro, Kryeministri i Belgjikës Zhak Ly Dehane, Mbreti Albert dhe Mbretëresha Paola të Belgjikës, Mbreti i Spanjës Huan Karlos e Kryeministri Gonzales, Kryeministri i Britanisë Xhon Mejxher, Presidenti i Polonisë Aleksander Kvasnjevski, Presidenti Haveli i Çekisë etj. Nga Ballkani ishin të pranishëm Presidenti i Bullgarisë Zhelju Zhelev, i Rumanisë Ion Iliesku, i Kroacisë Franjo Tugjman, dhe Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha. Ishin gjithashtu Presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak, udhëheqësi i popullit Palestinez Jaser Arafat, liderët e Afrikës frankofone etj. Kina përfaqësohej në Paris nga zëvendëskryeministri dhe Ministri i punëve të Jashtme Xao Xi Cen. Ceremoniali kryesor dhe mesha u kryen në katedralen e famshme të Notredam. Atë e drejtoi Kryepeshkopi i Parisit Zhan Mari Lystiger. Për më se një orë në Notredam u krye një ceremoni e paparë ndonjëherë kushtuar atij që për vite me radhë udhëhoqi Francën në rrugën e zhvillimit të integrimit europian dhe më gjerë. Parisi dhe gjithë Franca ishin sot pranë Miterandit, pranë atij që bëri një epokë dhe që shkroi historinë moderne të Francës së viteve të fundit. Ata që kanë qenë më pranë Miterandit e ndjejnë më shumë humbjen. Kancelari Kohl ka ndoshta arsye të përlotet, sepse së bashku me Miteranin hodhën themelet e bashkimit franko-gjerman, hodhën themelet për modelimin e Bashkimit Europian. Larg Parisit në Zhernak u kryen ceremonitë për varrimin e ish presidentit Fransua Miterand. Zherenaku ishte vendlindja e Miterandit dhe pikërisht atje në pranë të familjes dhe të miqve të tij u bë ceremonia e varrimit. Kështu pra sot Franca dhe francezët u ndanë përgjithmonë nga njeriu simbol nga Fransua Miterani. Ai i dha Francës gjithçka. Ndoshta jo me kot këto ditë dikush e quajti Miteranin monarku i qeveris Franse për 14 vjet me radhë. Pas kaq vitesh Miterani i la lamtumirën Francës dhe francezët i dhanë lamtumirën e fundit Miteranit.
Sali Berisha Klaus Kinkel Butros Butros Ghali Boris Jelcin Zhak Santer Francë Paris Notredam SHBA Gjermani

“KJ” diskrediton Islamin

Më të mësuar se kërkesa e tyre për të vajtur në Romë ishte pranuar nga PSD, krerët e PS nxituan të njoftojnë të pavërtetën “KJ” duke i dhënë informacione të tjera. Kështu të nesërmen “KJ” botoi një shkrim sipas informacioneve që kishin ofruar duke akuzuar se një delegacion i PS i përbërë nga Meta dhe Islami do të priteshin nga D’Alema. Jo vetëm kaq por sipas “KJ” hidhet ideja se PSDI do t’i ofronte PS ndihm[?] dhe ju pranua në Internacionalen Socialiste përpara zgjedhjeve. Me gjithë dëshirën e mirë për të shërbyer “KJ” në atë artikull nuk bëri gjë tjetër veç diskretitoi Islamin dhe PS. Islami u ofry shpejt dhe nuk arriti ta kaloj Adriatikun, sepse nënkryetari Meta më tepër se Islami bëri vetëm këtë, kaloj dy herë mbi Adriatik dhe ashtu siç hyri ashtu edhe doli nga Italia. D’Alema nuk pranoi ta takonte as socialistin me pampilje rinore që kishte shkuar në Romë për të përfaqësuar gjerësit që praktikisht drejtojnë partinë e tij. Por ajo që ishte dhe më e interesante nga deklarata e PDSI rezultonte se në takimin e Metës me Fassino ishte folur për gjithçka, bile dhe për PSD por nuk ishte thënë pothuajse asgjë për PS. Kështu me fryrjen paraprake që “KJ” i bëri misionit të dështuar të PS në Itali vetëm sa i shton dozën e diskretitimit Islamit dhe kolegëve të tij. E. PALOKA
Safet Zhulali Perri D’alema Fassino E. Paloka Romë Itali Adriatik

Perri se shpejti ne Shqiperi

Nga takimi Zhulali-Perri -Sekretari amerikan i mbrojtjes konfirmon se do të bëjë një vizitë në Shqipëri nga 1-3 prill 1996 Ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali, u prit në takim në departamentin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga sekretari amerikan i mbrojtjes. Gjatë takimit, Ministri Zhulali dhe sekretari Perri shprehën vlerësim të lartë për nivelin e bashkëpunimit ushtarak midis dy vendeve, i cili, siç u theksua gjatë bisedës, i shërben paqes, stabilitetit dhe sigurisë. Biseda u përqëndrua në çështjet me interes përbashkët, si për zbatimin e marrëveshjes së paqes për Bosnjën, bashkëpunimin bilateral në fushën ushtarake dhe pjesëmarrjen në aktivitete të kuadrin e partneritetit për paqe. Ministri Zhulali i konfirmoi homologut të tij amerikan vendimin e qeverisë shqiptare për të vënë në dispozicion të planit të paqes një kompani paraqitëse. Kjo u mirëprit dhe u vlerësua nga pala amerikane si një hap konkret i Shqipërisë në të mirë të paqes në rajonin e Ballkanit. Zoti Zhulali dhe zoti Perri ranë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit, duke kërkuar rrugë të reja për ta bërë këtë bashkëpunim sa më efektiv. Vizita e sekretarit amerikan të mbrojtjes në Shqipëri nga data 1-3 prill 1996, ishte shprehje e rritjes së mbështetjes të këtij bashkëpunimi. Pala amerikane konfirmoi dhe njëherë gatishmërinë e saj për të kontribuar ndërmjet qendrës kombëtare të stërvitjes, duke vlerësuar në të njëjtën kohë punën e bërë deri tani.
Safet Zhulali Perri Shqipëri Shtetet E Bashkuara Të Amerikës Bosnjë Ballkani

Distancohem nga Partia e Marksit

Dorezon dokumentin e PS, kryetari i saj ne fshatin Patok ne rrethin e Kurbinit Unë kam qenë anëtar i PPSH-së që nga viti 1974 e deri më sot anëtar i PS-së, kryetar i organizatës bazë të Partisë Socialiste për fshatin Patok të rrethit të Kurbinit. Gjatë periudhës së mobilizimit të Partisë së Punës jam trajtuar jo mirë nga ish sekretarët PPSH-së në rreth, gjoja se kisha liberaliz[?], duke mos dalë hapur se me trajtonin kështu ngase babai im ishte nip kulaku. Meqënëse kur isha përgjegjës sektori në Krujë më thirr të herë ish sekretari parë i PP-së së rrethit, Xhemal Dymyja që të ndaja gruan me dy djemtë, gjoja apo sipas tij kishte biografi të keqe (është nga një palë babane kulak (of Tade të Leknit)). Unë nuk pranova e si rrjedhojë m’u kundërvu deri në atë shkallë sa më transferuan nga Kruja në Patok. Kur kërkova ballafaqim me kryetarin e Komitetit Ekzekutiv të asaj kohe, ky kishte ngufosur edhe kryetarin e DPB-së. Nuk kishte ndonjë arsye për të bërë këtë, por vetëm për të bërë presion. Gruas sime i thonin se ishte me drejtësi ndaj nuk e prishnin në zyrë. Nisa jetën në Patok, në një apartament pa pallat, u banoj dhe sot. Pavarësisht nga këto, duke u munduar mirëqenë sa më korrektë dhe çka kaloja i mirë, pra me mbajtje fjalen e dhënë, unë kalova në Partinë Socialiste. Duke ndjetur me shpresë se garda e vjetër po largohej, se PS-ja po rinovohej e kam qëndruar besnik. E vërteta doli dhe ka edhe njerëz me emër në këtë parti. Duke ndjekur me vëmendje krejt e Partisë Socialiste, në (Vijon në faqen 3)
D’alema Fassino E. Paloka Patok Kurbin Krujë

Dosja Balluku

Nga fondi i trashëgimisë së PS Procesverbali i mbledhjes së Byrosë Politike të Komitetit Qëndror të PPSH, të datës 2 dhe 3 korrik 1974 f.7
Balluku

Avancim esencial ne marredheniet dypaleshe

Zyra e shtypit dhe informacionit e ambasadës greke në Tiranë njoftoi një ditë më parë se Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë, me anë të një komunikate, shpreh kënaqësinë e saj për vendimin e qeverisë shqiptare që të fuqizojë dekretin mbi vizat e hyrjes për shtetasit grekë, i cili ishte në fuqi që nga shtatori i vitit 1994. Ky vendim i jep fund një trajtimi të diferencuar, lëson kontaktet, veçanërisht bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve dhe përbën një hap pozitiv për krijimin e kushteve që do të lejojnë një avancim të mëtejshëm esencial të marrëdhënieve dypalëshe, të cilëve Greqia u jep një rëndësi të veçantë.
Tiranë Greqi

Aktiv i zgjeruar i PDSH

Ditën e shtunë më dt.13.01.1996 ora 10.00 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë zhvillohet Këshilli Kombëtar i PDSH (i zgjeruar) me pjesëmarrjen: Kryetar, Sekretar i PD, kryetar i FRPD, deputetët, Kryetarja e LDGSH, kryetar Bashkie e Rrethi (nga njëet e PD) dhe Prefekti. Pjesëtarët e Grupeve të Punës nga Qendra.
Tiranë

TIRANA INTERNATIONAL HOTEL

TIRANA INTERNATIONAL HOTEL SKANDERBEG SQUARE # Tirana (ALBANIA)# TELEPHONE 355 -42/34185 # Fax: 355 42/341 88 BORJA COFFEE SHOP Hapur çdo ditë, nga ora 10.30 deri në 19.30 Ju ofron për të shijuar: *Një snack të shpejtë *Kuzhinë tipike shqiptare *Specialitete nga kuzhinë italiane *Sanduiçe të pregatitur në çast Të gjitha këto në një mjedis të këndshëm dhe me një shërbim që do t’ju bëjë të ktheheni përsëri te “Tirana International” Hotel LA PERGOLA PIANO BAR-TERRACE Hapur çdo ditë nga ora 7.00 e mëngjesit deri në 12.00 të mbrëmjes. Nga veranda e Tirana International Hotel do të shijoni pamje interesante të sheshit “Skënderbej” *Ju ofron koktej dhe aperitive nga më të zgjedhurit. *Do të keni mundësinë të provoni një shumëllojshmëri ëmbëlsirash dhe sanduiçesh të freskëta. *Gjatë gjithë kohës do t’u shoqërojë një atmosferë muzikore, që do t’ua bëjë mbrëmjen më të këndshme. *La Pergola Piano Bar Terrace vend ideal për tu takuar. TURIN HOTELS INTERNATIONAL VIA LAGRANGE 10-10123 TORINO ITALY TEL: (011) 561 3488 FAX: (011) 561 71 91
Tiranë Shqipëri Skanderbeg Square Skënderbej Torino