Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

E MARTE 16 janar 1996

Agoni ne dy kohe e Partise Socialiste

Kongresi në dy pjesë i Partisë Socialiste është një formë e vetëvdekjes së ngadaltë të një organizimi politik që edhe dy vjetë rreth pesë vjet më parë. K ongresi në dy pjesë i Partisë Socialiste është një formë e vetëvdekjes së ngadaltë të një organizimi politik që edhe dy vjetë rreth pesë vjet më parë. Mbajtja e pjesës së parë të Kongresit më 23 mars është festimi i fatkeqësisë së tyre. Duke qenë se pesë vjet më parë u institucionalizua humbja, ata nuk kanë asnjë mundësi tjetër t’u ndodhen sado pranë atyre ndryshimeve, vetëm të humben e tyre. Kush humbi më 22 mars 1992? Fitorja e Partisë Demokratike qe ishte e thellë solli humbjen ideologjisë komuniste dhe diktaturës njëherë e përgjithmonë në Shqipëri. Humbën pushtetin e tyre sigurimist, ish-klasa e vjetër e pushtetit që për një gjysmë shekulli me radhë ndrydh dhe shkatërroi Shqipërinë, humbën grabitësit e rinj të Shqipërisë, fillobolshevikët e rinj dhe autorët e grushtit të shtetit të ‘91, vrasësit e të rinjve në kufi, Shkodër, Tiranë etj. Humbi ideatori i vazhdimësisë Partisë së punës, Ramiz Alia, Nano, e Ruçi, Dokle e PeLlumbi të cilët u bashkuan për t’i bërë kozmetikë plakushes 50-vjeçare. Humbi ky klan uzurpatorësh që pa pasu[a?] me ndërrimin e emrit, ky klan që jo larg do të dalë nga skena politike shqiptare. Humbi tendenca për zëvendësim të pushtetit të vjetër me të rinj që përfaqësonin pushtetin e vjetër. E gjithë humbja përqëndrohet tek pjesa më e helmatisur e shoqërisë shqiptare dhe në të njëjtën kohë pjesa me degraduar qe përpiqej të penetronte në forcat demokratike. Kush fitoi më 22 Mars 1992? Gjyhi e pjesa tjetër e shqiptarëve, demokratë e socialistë të thjeshtë, e ardhmja e tyre dhe e Shqipërisë. Kështu vazhdoi humbjes në një ditë kongresi është një festim paradoksal dhe aspak tendencë për t’u korrigjuar. 23 mars është dita e lirisë së vërtetë të shqiptarëve dhe socialistët nuk kishin asnjë arsye të përpiqeshin me termin pjesë në këtë ditë si një eveniment për ta. Nuk ka as një arsye që shpjegon një bashkim të natyrshëm, përveç një bashkimi për hir të humbjes. Kongresi në pjesën e parë të tij mbetet vetëm qëllimi që i natyrshëm e të ketë të unjtë. Nuk mund të gjendet asnjë ilaç tjetër që të bashkonte e pa bashkuari, të mbushte çarjet e thella të kësaj partie përveç humbjen e tyre para syve të dhembjen për këtë humbje. Rrethanat në të cilat do zhvillohet edhe pjesa e parë e kongresit janë të tilla sa mund të flitet dhe për një ndarje të socialistëve fanatikë shqiptarë nga perjetimi qe sjell për një vend liria i tyre nga diktatura. Veçim nga Shqipëria e shoqëron funde kryendvendim për një kongres të një partie që drejtohet nga pjesa më konservatore dhe e dyshimte e klasës politike shqiptare. Ç’do të thotë ky kongres në dy pjesë? Kreu socialist gjatë fushatës elektorale është më i rrezikuar se edhe më 22 mars të ‘92. Ai ndodhet përballë një piekure të bazës socialiste në Shqipëri por edhe të elementëve reformatorë të kësaj partie. Gjithë politika antireformë e ndjekur prej tyre për katër vjet rresht i përjashton ata përfundimisht nga pjesëmarrja në sukseset e kësaj periudhe si dhe instalon tek ata elemente inhibitore si brenda programit të paraqitur ashtu edhe në veprimtarinë e tyre. E shkuara e varrosur tek partia e tyre nëpërmjet vendimeve te ish-byrosë Politike është ekzaminimi tjetër që shton ngarkesat negative mbi udhëheqjen e saj. Ndërsa dënimi i ligjit të genocidit do ta favorizojë idenë tjetër që sidoqoftë nuk është një përfaqësues ligjor së shkuarës dhe vjes së dikujt nga kjo parti gjatë tranzicionit. Pikërisht përballimi i këtyre fenomeneve ka për qëllim pjesa e dytë e kongresit. Ajo pjesë është vdekja e plotë e reformimit të saj. Humbja që do pësojë në fushatën e ardhshme elektorale do të jetë humbja e plotë e tyre qe është dhe rezultati i natyrshëm i një partie artificiale në jo kohë të natyrshme të zhvillimit të demokracisë dhe jo artificave të bashkëngjitjen asaj.
Ramiz Alia Nano Ruçi Dokle Pellumbi Shqipëri Shkodër Tiranë

Dosja Balluku

Nga fondi i trashëgimisë së PS Procesverbali i mbledhjes së Byrosë Politike të Komitetit Qëndror të PPSH, të datës 2 dhe 3 korrik 1974 f.7
Balluku

Presidenti Rugova priti diplomatin britanik

Britania e Madhe e ndjek nga afër dhe me shqetësim të madh gjendjen në Kosovë, tha i ngarkuari me punë i Britanisë së Madhe Ajvor Roberts, dje, në takimin me presidentin e Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova. Dr.Rugova, e njohu diplomatin britanik dhe represionin sistematik të regjimit serb dhe me organizimin e pavarur politik institucional të shqiptarëve në Kosovë. Rugova theksoi vendosmërinë e udhëheqjes dhe popullit kosovar për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në rrugë paqësore duke respektuar vullnetin politik por pavarësi të shprehur me referendum.
Ibrahim Rugova Ajvor Roberts Kosovë Britani

Perseri ne skene gogoli i bukes

Alarmin e rremë e përdorin vetëm spekulantët politikë të PS-së dhe satelitët e tyre Rishfaqet përsëri tendenca për alarm në popull nëpërmjet gogolit të bukës. Janë përsëri socialistët opozitarë ata që duke abstraguar nga objektiviteti i një dukuri për periçjen t’a shfrytëzojnë atë për përfituar politikisht. Dhe është e vërteta raporti i njerëzve me bukën është një temë e rrallë shumë prej tyre. Kur ishin në partisë formuese dhe të orientuar nën pushtetin në formën e diktaturës ata e kishin shndërruar popullin në një arë gruri të një ushqimi bazë, bukë misri për masën, ndonëse i kishin deklaruar e një këngë së bujës se ushqimor në vend. Në vonë kur ata ishin përseri në pushtet por tashmë, të transformuar në prag të humbjes së tij ish kryeministri Ylli Bufi nxori kartën e fundit për ruajtjen e kolltukut qeveritar: presionin e gazetnese së vetëdijshme bukë për popullin. Pasojat e një presioni të tillë tashmë janë të qarta për të gjithë; stimulim i rremë, zhvlerësim të dyaneve, çrregullim i organizmit të furnizimit me bukë. Masat organizative dhe teknike të furnizimit me bukë në atë kohë zv/hfllsuan tërë përpjekjet justifikuese të ish kryeministrit Bufi. Dhe ja tashmë socialistët i rikthehen presionit. Duan të shfrytëzojnë ndjeshmërinë e njerëzve ndaj bukës me qëllim që të hedhin ato kartë modhën e 1991. Por si është e vërteta në lidhje me këtë problem. Ka një rritje e çmimit të grurit në tregun botëror fillon shpjegon këshilltari i kryeministrit Abdyl Sinani. Nga 140 dollarë për ton çmimi i tij është rritur në 240 dollarë në njëbotë e njëse se poindhimit të grurit. Nga ana e Qeverisë vazhdojnë të mos ndihet tek ne. Kështu 6 milion dollarë janë shndërruar në një kredi reduktive që janë siguruar fondet për blerjen e sasive të duhura deri në korrje e ardhshme nga vendet e KE, Rumania, Turqia etj. Z.Sinanin shton se nuk ekziston asnjë premisë për alarm në popull, duke sqaruar se janë edhe prodhime e furnizim me bukës ata që në këtë rritje së fitimeve bëjnë presion për liberalizim çmimet. Mirëpo Qeveria është e vendosur që ky tavani ruhet. Për të zbutur efektet e rritjes çmimit të grurit qeveria ka ulur për pronarët private të furrave të bukës tarifat për naftë, ujë, energji. Kjo është e vërteta por kuptohet se jo e vërteta është e papërfillshme për opozitën. Ajo mendon se atë mund ta nxjerrë në dritë nëpërmjet: të realizojë atë që do vetëm spekulimi. Mirëpo llogaritë janë bërë dem. Gogoli i bukës më së shumti do të jetë një arsye që nostalgjikët e shkuarës do të ngushëllojnë veten e do të thonë: ja ç’kishte Enveri dje qytetare të fshatarët të mbillnin grurë. Ashtu sikurse këta nostalgjikë tashmë rastin e fundit të Ballkan: e kishte mirë Enveri që ndërtoi bunkerë, sepse vjen një ditë dhe bota s’të jep bukë. SHPËTIM LUKU
Ylli Bufi Abdyl Sinani Enver Hoxha Shpëtim Luku Ke Rumani Turqi Ballkani

Qeveritaret perballe deklarimit te pasurive

Meksi - Një vendim për luftën kundër korrupsionit, për një jetë të pastër politike Në kuadrin e luftës kundër korrupsionit, për një jetë të pastër politike në Shqipëri, Këshilli i Ministrave miratoi dje vendimin për zbatimin e ligjit për deklarimin e pasurive të zyrtarëve dhe disa drejtuesve zyrtarë dhe administratës publike. Po vendimi që miratoi sot qeveria, i tha kryeministri Aleksandër Meksi në një intervistë ATSH-së, është një masë qeveritare që i hap rrugë zbatimit të ligjit për verifikimin pasurive së personave të lartë shtetërore dhe politikë. Ky vendim ka caktuar të gjithë nivelet qeverisës që do të bëjnë këtë deklarime, vendet ku kontrolli do bëhet, mënyrën e kontrollit të deklarimeve dhe sanksionet për falsifikime e rreme ose fshehje të deklarimit. Ky vendim shbën nga qeveria shqiptare si domosdoshmëri për të vendosur një shtet demokratik të së drejtës dhe për të luftuar abuzimet dhe korrupsionin nga ana e organeve të pushtetit. Vendimi është një masë e nevojshme për një jetë të pastër politike për Shqipërinë, tha kryeministri Meksi, duke shtuar se një vendim i tillë, ve një gur të rëndësishëm në legjislacionin shqiptar dhe në luftën kundër korrupsionit e shpërdorimit të pasurisë shtetërore. Ky vendim bashkë me ligjin e hartuar maju më parë, mbas disa vonesë, për shkak se përgatitja e këtij vendimeve është gjithnjë e vështirë. Ky vendim së bashku me ligjin bën pjesë në kuadrin e legjislacionit shqiptar për luftën kundër korrupsionit, për një jetë të pastër politike të personave të lartë shtetërorë dhe drejtuesve të administratës publike. Vendimi e qartëson dhe e bën të zbatueshëm ligjin me aktet nënligjore, tha z. Meksi, duke shtuar se lidhur me këtë qeveria do të marrë një vendim tjetër për deklarimin e të ardhurave nga ana e institucioneve shtetërore, zyrtarëve dhe organeve vendore. Kështu, ai tha, se gjithmonë bëhet një regjistrim i pasurive të patundshme dhe i të ardhurave që ka njeriu gjatë jetës së tij. Sigurisht që deklarimi i pasurisë personale dhe i të ardhurave është një standard kudo. Kjo është e nevojshme për luftën kundër korrupsionit, i cili i ka bërë një dëm të madh ekonomisë shqiptare, por dhe për pastrimin e figurës morale të zyrtarëve e drejtuesve të organeve shtetërore dhe të pushtetit vendor. Një pyetje që i bëri gazetares së Televizionit shqiptar ishte nëse personat e zgjedhur me vota do të merren me verifikim të pasurive, kryeministri Meksi tha se për këtë gjë do të shihte Komisioni i Verifikimit, i përbërë nga përfaqësues nga Kuvendi Popullor, Presidenca, Gjykata, të gjitha nivelet e larta, ku do verifikojë deklaratën dhe do të vlerësojë rastin. Kontrolli i Shtetit, Këshilli i Ministrave, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Ministria e Financave, Zyra e Kontrollit të Shtetit, etj. do të japin ndihmën e tyre. Sipas kryeministrit, do të organizohet kontrolli mbi doganat, kufijtë, me qëllim që të verifikohet kontrolli i tatimeve dhe doganave. Meksi tha se qytetarët duhet ta kuptojnë se ky ligj nuk synon kundër askujt por synon vendosjen e një standardi të sjelljes demokratike dhe ligjore. Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit Popullor, Kryetari i Këshillit të Ministrave, dhe zëvendësat e tyre deputetët, ministrat, zëvendësministrat, dhe personat e barazuar me ta Kryetarët e Kontrollit të Shtetit, drejtorët e institucioneve të ndryshme, drejtorët e drejtorive të ministrive, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, të Kasacionit dhe të Apelit, drejtuesit e oficerët e forcave të armatosura të rendit e policisë, tatimore prefektët, kryetarët e bashkive e anëtarët e këshillit të tyre, kryetarët e komunave, punonjësit e doganave, tatimet e kontrollorët e ndërmarrjeve dhe e AKN-së. Ligji parashikon, tha z. Meksi, që brenda tremujorit për të gjithë vitin të bëhet një deklarim i vazhdueshëm, deklarimi pasurive dhe i të ardhurave, njësoj dhe i të ardhurave të familjarëve të tyre. Kjo krijon një veprimtari ekonomike. Kjo është një masë normale me të gjithë në vendin demokratik. Në po miratojmë këto masa që të mos ketë frikë nga kundërshtim me ligjin apo përdorimin e pozitës, e që met përfitime të ndalueshme. Sipas ligjit, si kriter për të argumentuar, nëse një pasuri ka të ardhura burime të paligjshme do të shërbejë deklarata ku aku kushte dhe prapëseprapë të arsyeshme. Ligji do të bëhet kontroll pasurive personale dhe i pasurisë së familjarëve. Ai do të jetë i lidhur me rrugën ligjore, sepse ne jemi të vendosur të luftojmë çdo formë korruptive. Ky është një standard që ne po e vendosim në jetën publike shqiptare, tha ai. Sipas ATSH-së, ky vendim është një element tjetër i rëndësishëm për luftën kundër korrupsionit, që i hap rrugë legjislacionit të ri për verifikimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë dhe të administratës publike. RAFAEL FLOQI
Aleksandër Meksi Rafael Floqi Shqipëri

Marrezi e pafund e "KJ"

Në fillen gazeta “KJ” në faqen e parë krahas shkrimit me titull “Tirana e kërnuar nga krizua e bukës”, boton edhe një fotografi vërtetë rrënqethëse të një grupi qytetaresh të alarmuar përpara një dyqani buke. Me këtë rast do t’u kujtojmë lexuesve, por në mënyrë veçanërisht gazetës “KJ” se fotografi që ata përpiqen ta servirin si skenë të vitit 1996 është marrë nga botimet e vitit 1991 kur padronët e “KJ” e patën shndërruar vendin në një skenë vertet urie, të deklaronin se nuk do vetëm 6 ditë bukë. Nga arkivi i “RD” nxorrem origjinalin të cilin po e botojmë sot, për t’ja u kujtuar edhe njëherë lexuesit vitin 1991, dhe marrëzinë e spekulimit me fund të “KJ”. [?] Bustçapi
Bustçapi Tiranë

Të dhëna botimi

VITI I VI I BOTIMIT Nr. 1158 E MARTE 16 janar 1996 Numri i faqeve 8 ÇMIMI 10 LEKE 1000 lireta it. 200 drahmi