Kandidaturat mollë sherri në PS
Socialistët e fshatit me sa duket edhe këtë radhë zgjedhjesh do tu duhet të rrinë në fshat dhe as mos të mendojnë të afrohen sadopak në godinën qendrore të partisë së tyre. Fushata përgatitore për paraqitjen e kandidaturave të Partisë Socialiste ka vënë në dilemë fshatin socialist nëse do të jetë përsëri pranë qytetit të saj me Ruçin në krye apo do të bojkotojë Partinë Socialiste. Ka një problem të madh që është shfaqur si shkak i pushtetit të pakufizuar të ish/ministrit të Brendshëm Ruçi ndaj bazës së socialistëve në zonat rurale.
Kjo pjesë e Partisë Socialiste duke qenë edhe pjesë më e madhe e kësaj partie kanë kërkuar vendosjen në listat drejtuese të njerëzve të vjetër që vijnë direkt nga fshati. Realisht socialistët përpiqen me të madhe e kanë në zonal rurale duke patur parasysh qoftë votimet e vitit 1991, qoftë ato të vitit 1992. Votat kanë ardhur për ata që kanë shfrytëzuar besimin e tyre pikërisht nga këto zona ku është edhe më vështirë të ndahesh me moda të reja të jetës e të organizimit. Edhe vetë Partia Socialiste dhe kreu i saj është përpjekur me të gjitha mundësitë që të realizojë një mbyllje të tyre. Izolimi i kësaj pjese jo të vogël nga pjesëmarrja në problemet e partisë ka patur qëllim konservimin e kësaj pjese si një kontigjent i sigurt për partinë e në të njëjtën kohë edhe si një kontigjent pa pretendime për të ndërhyrë në krenë e lartë të partisë. Kjo duket përbuzje shumë njerëzore e kreut socialist ndaj simpatizantëve të vetë fshatarë por më fund.
Në kryesinë e Partisë Socialiste duket se fshati kanë mbërritur një numër i madh letrash anonime me adresë fshatrash, të pamenduara deri tani nga kreu socialist. Teksti i këtyre letrave nuk ka më devotshmërinë dhe thirrje besnike për Partinë Socialiste, por kërkesa që u ngjajnë të guximshme hartuesve të listave të rëndësishme. Ata përfundimisht kërkojnë përfaqësimin e tyre brenda udhëheqjes së partisë.
Nuk është për tu çuditur me këtë sinjal të ri që vjen nga fshati prej socialistëve. Partia Socialiste ka kohë që nuk e përmend fare luftën e klasave, por vetëm Fanon. Ajo edhe në tezat për program elektoral ka radhitur vetëm tezat e pushtetit pa i rrënë në mendje disa e rëndësishme për fshatarët që kanë qenë të gatshëm të votojnë për ta disa herë. Fshatarët kanë marrë më së miri se udhëheqja socialiste, se rikthimi tek kooperativat e prodhimit të drithrave do të ishte një vdekje për ta, ndërsa në programin elektoral nuk kanë thënë diçka më shumë se sa kooperativat dhe kursimi.
Sigurisht se do të ndodhë që udhëheqësi socialist nuk do të mundet të kuptohen drejt me ta pasi edhe vetë natyra e fshatarit është e drejtëpërdrejtë dhe nuk duron anashkalime. Do të ndodhë që Gramoz Ruçi do ti ndjejë fshatarët e tij dhe më pas do ta kuptojë forcën e policisë apo SHIK-ut për prishje të takimeve me popullin e fshatit.
Megjithëse presioni i socialistëve në fshat është i madh dhe mund të çojë në një çarje të re të formë tjetër brenda Partisë Socialiste as që mund të mendohet se Ruçi do të zgjojë protestën e tyre. Përsëri kandidatët e PS-së do të zënë pas shpinës të tij, pra as reformatorë, as dinjitozë, por vetëm servilë dhe besnikë të idealeve shkatërruese që përfaqëson Ruçi dhe klani i tij që tani ka në dorë partinë.
Fshati do të dëgjojë përsëri i shpërfillur nga socialistët ndërsa socialistët e fshatit do të mbeten bujkrobër të partisë së tyre, të rëndësishëm vetëm ditën e votimeve.
Gatitu përpara Gramoz Ruçit
Kryetarët e PS-së në Jug
Nano djali i adoptuar i Cian Cinit shqiptar
Pavarësisht nga bindjet e ndryshme politike
Mbështesim Presidentin dhe proceset demokratike në Shqipëri
f.3
Asnjë dhuratë nuk është marrë nga ndonjë fond muzeor apo ka patur vlera historike
Zëdhënësi i Presidentit përgënjeshtron “ZP”
Në lidhje me artikujt e botuar në “ZP” e sotëm ku ngrihen pretendime se dhuratat e dhëna nga Presidenti i Republikës personaliteteve shtetërore britanike gjatë vizitës së tij në vitin 1994 ishin marrë nga fondi i Muzeut Historik Kombëtar dhe ishin të papërshtatshme sqarojmë se:
Asnjë dhuratë e dhënë ndonjëherë nga Presidenti i Republikës nuk është marrë nga ndonjë fond muzeor apo ka patur vlera historike. Objekte e dhuruara që blihen nga protokolli dhe administrata e Presidencës janë kryesisht objekte artizanale ose artistike të prodhuara nga artizanë shqiptarë gjatë viteve të fundit dhe që janë blerë e nxjerrë jashtë vendit në përputhje me legjislacionin e aktet përkatëse. Ndër dhuratat përfshihen edhe armë tradicionale të punuar në mënyrë artizanale si p.sh. shpata, çimiti i veçës luhet pagu 4500 deri 8500 lekë. Kjo është pjesë e traditës së shkëmbimit të dhuratave shtetërore. Këtë e konfirmon fakti që Presidenti ka marrë dhurata të ngjashme edhe nga udhëheqës të shteteve të perëndimore. Theksojmë këtu se në rast kur dhuratat e marra ishin objekte me vlera historike Presidenti i ka dorëzuar ato në muze e vendit.
Shkrimi i ZP tregon edhe njëherë moralin e ulët e karakterin shpifës të kësaj gazete dhe të padronëve të saj.
Gorbaçov: Partitë ish-komuniste janë të destinuara të përçahen
Në një intervistë për “Figaro Magazine”
Në partitë ish komuniste sot ka dy grupime, një grupim socialdemokrat dhe grupimi i fondamentalistëve
EDI. PALOKA
Sigurisht që Mihail Gorbaçovi nuk i kishte lexuar debatet në shtypin shqiptar mbi përçarjen dhe grupimet në PS, kur bëri deklaratën e mësipërme. Në një intervistë ekskluzive për gazetën franceze “Figaro Magazine”, ish-lideri komunist, i njohur dhe si një nga analistët më të mirë të politikës në vendet Lindjes, është pyetur dhe për ndryshimet e fundit në vendet ish-komuniste. Gorbaçovi pasi bën një shpjegim të situatës në këto vende, analizon dhe jetën e partive ish-komuniste shumë prej të cilave sot quhen socialiste. “Nuk mund të grupon shë bashku të gjitha këto parti - thotë Gorbaçovi, duke shpjeguar se historitë e tyre dhe përbërjet e tyre i bëjnë ato të ndryshme nga njëra tjetra. Sidoqoftë disa elementë të përbashkët Gorbaçovi i gjen tek këto parti.
Duke folur për “pluralizmin” brenda këtyre partive Gorbaçovi vë në dukje se sot në partitë ish-komuniste vihen re dy grupime, grupimi i socialdemokratëve apo reformatorëve dhe grupimi i fondamentalistëve.
Më poshtë ai shpjegon dhe rezultatet që vijnë si pasojë e një gjendjeje të tillë.
“Partitë të tilla në mënyrë të pashmangshme përfundojnë në përçarje dhe kjo situatë bëhet e pashmangshme”.
Kështu Gorbaçovi pa qenë aspak i informuar për atë se çfarë po ndodh me PSSH ka filluar përplasjet midis dy grupimeve, tashmë të evidentuara atyve që socialdemokracia vetë e dëshiron Ruçi, Dokles e Pellumbi që nën drejtimin e Nanos Gorbaçovi do ti fuste tek “fondamentalistët”.
Mbase kret socialistë do të tregohen aq të matur sa të mos hidhen në sulm edhe kundër Gorbaçovit ta akuzojnë se po bën tentativa të përçajë socialistët pasi kështu kanë vepruar me të vërtetë e ka ndihmuar Partinë e PS e që mbi këtë bazë kanë parashikuar edhe përçarjen e kësaj partie.
Na duhen votat e enveristëve
PS në Durrës
Sulmohen reformatorët
PS do ti kthehet shtetëzimeve
PS në Durrës
Na duhen votat e enveristëve
Sulmohen reformatorët
PS do ti kthehet shtetëzimeve
Janë mbledhur në një aktiv në Durrës socialistët durrsak me disa nga krerët qendror të tyre dhe kanë diskutuar për “të ardhmen” e PS. Edhe në këtë aktiv nuk kanë munguar “provokimet”. Përsi disaçka ka pyetur se ç’do të bëhet dikush kur E. Hoxhës, për këtë herë përgjigjeshifave nga qendra ka qënë e prerë. “Na duhen votat e enveristëve”. Ndërkaq po këtë shef nuk e dinë një nevojshme të marrin votat e reformatorëve, përkundrazi pështjellat e sulmuar përsëri duke u etiketuor edhe si njerëz të PD të futur në PS.
Sulmi tjetër është drejtuar ndaj reformës. Liderët e PS nuk kanë harruar të përmendin faktin se me të ardhur në pushtet do të shkatërrojnë gjithçka është bërë nga privatizimi. Me tezën se privatizimi është bërë në favor të njerëzve të PD, ata kanë deklaruar se do të rivendosje shumicën e ndërmarrjeve dhe objekteve të privatizuara. Këto pra janë udhëzimet dhe direktivat për të cilat kanë dalë nëpër rrthe liderët kryesorë të PS.
E.P.
Miqtë e vjetër kërkojnë zgjidhje në Ballkan
Shtypi Austriak mbi takimin e dy Presidentëve Sali Berisha dhe Thomas Klestil
Takimi i Presidentit Shqiptar Prof. Dr. Sali Berisha me homologun e tij austriak Dr. Thomas Klestil në Residencën Presidenciale të Hofburgut Vjenë si dhe deklarata e përbashkët e dy Presidentëve Berisha dhe Klestil në prani të përfaqësuesve të televizionit austriak, organeve të shtypit kryesore austriake si “Kurier”, “Die Presse”, “Standard”, Agjensisë austriake të lajmeve APA, e të huaja si “Rojter”, “AFP”, “DPA”, u përcoll me mjaft interes duke e vend në artikuj kryesore të gazetave austriake të datës 20.1.1996 dhe në emisionet kryesore të lajmeve të Radio-Televizionit Austriak ORF.
Gazeta kryesore Austriake “Die Presse”, boton artikullin me titull, “MIQTE E VJETER KERKOJNE ZGJIDHJE NE BALLKAN” - shkruan nga Eva Miller dhe nënvizon:
“Presidenti Shqiptar Berisha erdhi për një vizitë të shkurtër në Hofburg. Miqtë e vjetër i referuar nga Presidenti i Shqipërisë dhe te Austriasi Sali Berisha dhe Thomas Klestil.
Për këtë arsye Berisha shfrytëzoi të premten ne darkë qendrimin e tij transit në Vjenë për të biseduar në Hofburg mbi situatën në vendin e tij dhe në Ballkan.
Përveç lidhjeve personale të qenies së një mendimi të Klestilit dhe Berishës ekzistojnë në numër të madh lidhjesh dhe projektesh të përbashkëta të cilat mbështesin në Shqipëri u planifikuan dhe sot një pjesë e tyre janë vënë në jetë.
Klestili theksoi se Austria dëshiron të ndihmojë Shqipërinë në mënyrë afatgjatë dhe e çmon lëvje në rrugën për në Evropë.
Berisha falenderoi përsëri Austrinë për ndihmën e përkrahjen politike. Shqipëria gjendet tashmë në vërtetë në periudhën më të rëndësishme të historisë së saj, dhe tashmë ndihma austriake ka rëndësi të madhe Berisha duke shtuar se lidhjet e mira midis dy vendeve kanë një traditë të gjatë. Ekonomia Shqiptare gjendet në një situatë të mirë, mja se saj është bindëse theksoi miku nga Shqipëria. Ai gjithashtu nuk ka frikë përpara zgjedhjeve të ardhshme, sepse Partia Demokratike e tij është forca politike më e fuqishme në vend. Në këtë kontekst shumë veta e kuptojnë se në Shqipëri ka shumë pak nostalgji për të kaluarën.
Parlamenti para pak kohësh ish ratuar një ligj civil pengues nga ish nomenklatura komuniste nga zgjidhjet e ardhshme.
Gazeta “DER STANDARD” e dt. 20.01.1996 boton shkrimin me titull “BERISHA: PROBLEMI KRYESOR KOSOVA”
Presidenti Shqiptar Sali Berisha i cili dje të premten gjatë pak kohë meit në Tiranë ishte takuar me homologu i tij austriak Thomas Klestil, gjatë konferencës për shtyp bëri një bilanc pozitiv të zhvillimit ekonomik të vendit të tij.
Ai shprehu besimin e tij të plotë që shqiptarët e të cilët gjithmonë në “fat i keq” ka kaluar nga Evropa, po bashkohen fuqimisht për një kohë të gjatë përkrahjen dhe shpreson në rol[in] (Vijon ne faqen 3)
Die Presse
UNABHÄNGIGE TAGESZEITUNG FÜR ÖSTERREICH
„Alte Freunde“ suchen Balkan-Lösungen
Nën pranga edhe 9-të ish-funksionarë të lartë komuniste
NDREKË GJINI
Listës së ish-funksionarëve të lartë komunistë, të cilët do të përgjigjen para drejtësisë për krimin gjenocid të ushtruar mbi dhjetra mijëra shqiptarë të pafajshëm iu shtuan dje edhe nëntë ish zyrtarë të lartë partiakë e shtetërorë të regjimit komunist.
Prokuroria Tiranës, ka filluar çështjen penale duke i marrë të pandehur edhe Anri Çelen, Manush Myftiun, Krap Ninin, Hekuran Isain, Simon Stefanin, Veiz Haderin, Qemal Bepaslin, LLambi Gegpriftin dhe Foto Çamin.
Një konfirmim Prokurori i Tiranës zoti Adnan Xhevelli, marrë e këtyre personave si të pandehur nga ana e organit të Prokurorisë, është bërë bazuar në hetimet që kanë nisur që prej disa muajsh, bazuar në kallëzimin e bërë nga Forumi Kombëtar i Intelektualëve Shqiptarë për Denoncimin e Dënimin e Genocidit Komunist. Këto ish-funksionarë të lartë të shtetit diktatorial komunist, tha zoti Xhevelli, duke qenë në detyra e funksione të rëndësishme të asaj kohe kanë konsumuar vepra penale të genocidit dhe krime kundra njerëzimit duke kryer dënime të paligjshme në një masë shumë të madhe qytetarësh për motive politike.
Marrja e tyre në përgjegjësi penale sqaron zoti Xhevelli, është bazuar në nenet 73,74, 25 dhe 67 të Kodit Penal.
Disa prej këtyre të pandehurve janë gjykuar para se me dy vjetësh nga ana e drejtësisë për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe të shkeljes së barazisë së shtetasve nëpërmjet të krijimit të privilegjeve për vete. Për krimi që ata kanë konsumuar, për të cilin organi i Prokurorisë tani i ka marrë të pandehur, shpjegon zoti Xhevelli është një vepër e re penale dhe shumë më e rëndë se ajo për të cilën ato janë gjykuar më parë. Akuzandaj tyre, sqaron prokurori i kryeqytetit mbështetet mbi denoncime të shumta opinione konkrete të internimit dhe dëbimit të mijëra shqiptarëve të pafajshëm të shfaqe politike.
Për këto të pandehur të marrë në përgjegjësi penale, prokuroria e kryeqytetit ka kërkuar pranë gjykatës së shkallës së parë, caktimin e masës së sigurisë.
Vjen një delegacion i Partisë së Socialistëve të Europës
Sot në Tiranë
Sot vjen në Tiranë për një vizitë përtejore një delegacion i Partisë së Socialistëve të Europës.
Në përbërje të delegacionit janë Zhan Frasua Vallen, Sekretar i Përgjithshëm i PSE-së, Akile Oketo, zv/president i PSE-së, eurodeputeti Aksel Andeson dhe eurodeputeti të tjerë. Gjatë qëndrimit në Shqipëri ata do të vijnë me qëllim e reformave politike dhe ekonomike në Shqipëri si dhe do të zhvillojnë bisedime me përfaqësues të partive kryesore politike në vend.
Dosja Balluku
Nga fondi i trashëgimisë së PS
Procesverbali i mbledhjes së Byrosë Politike të Komitetit Qëndror të PPSH, të datës 25 dhe 26 korrik 1974