Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

E MARTE 23 Janar 1996

Ciflat dhe ciflimi i Partisë Socialiste

Nënkryetari i Partisë Socialiste, Servet Pëllumbi, në konferencën e djesme së kësaj partie në Durrës, deklaroi edhe njëherë përcarjen e partisë së tij. Ai duke dashur shpjegonte arsyet se pse PS ndodhet në një situatë tepër të pafavorshme politike përveç të tjerash dhe për shkak të mosmarrëveshjeve brenda partisë së tij u dha urdhërave që janë socialiste, se nuk është më laja për mosmarrëveshje, por për shkretimin të kësaj partie. Ai i quajti cifla ata që me sa duket të tjerë i thërrasin reformatorë. Ciflat e shënuara nga Pëllumbi në qytetin bregdetar kanë çarë kaq bllokun prej qelqi të partisë së tij, duke e kthyer këtë parti në hekurisht[e?] pa funksion. Ai nuk do t'u kujtojë t'u tregojë durrsakëve se partia e tij ka cifla dhe pjesë të tëra, sikur të mos kishte menduar se emësive të Marsit tani e veta. Pëllumbi i lodhur me përsëritjen e mësimeve të Marsit tani është vendosur në rolin e detektivit të partisë. Sistemi i përg[jim?] ideologjik ndaj anëtarëve të tij u lajmërua dhe në Durrës, por kësaj radhe jo në formë informacioni, por në trajtën e personit të tipit sigurims, në të njëjtën mënyrë siç vepron Ruçi ndaj kandidatëve të mundshëm të PS-së. Çpo ndodh në Partinë Socialiste? Tre javë më parë Pëllumbi lajmëroi në një konferencë shtypi se është në krijim e sipër një Parti e reformuar Socialiste që sipas Pëllumbit mblidhte nga udhëheqja socialiste si dhe ishte më e mbështetur me mjetet. Kjo ndodhte jo shumë kohë pasi ata kishin përjashtuar nga radhët e kryesisë së partisë pesë reformatorë, të njohur për deklarimet e tyre kundër pranisë së Marksit në programin e Partisë Socialiste, ose mund të themi dhe ndryshe se ishin kundër pranisë së udhëheqjes së tanishme në krye të kësaj partie. Këto ishin sinjalet e para se mospërfillja po merrte fund megjithëse ata u përpoqën ta lokalizojnë atë vetëm tek ajo pjesë e larguar nga kryesia e partisë dhe mbështetësit e tyre. Procesi i malëshovizimit nisi me të pestë u shtri në të gjitha përbërjet e partisë dhe nën parullën e sjelljes së elementëve të rinj në parti, malëshovizmi tani është kthyer në një tipar organizativ të kësaj partie. Ditë më parë nga shtypi shqiptar u shkrua për një rebelim të socialistëve të fshatit nga qendra. Ata kërkojnë përfaqësim më të denjë në parti dhe përveç të tjerash nuk pranojnë diktatin e Ruçit për të krijuar lista sipas shijes së tij. Fshatarët duke qenë edhe pjesa më e madhe e kësaj partie kanë një revoltë të arsyeshme pasi ende ata nuk e kanë gjetur veten në aksionet e kësaj partie e me sa duket nuk e kanë shpresën të mendojnë tek klanet e qendrës por janë në funksion të një klani tjetër që mund të thirret ndryshe edhe klani i fshatit. Socialistët fshatarë pritet ta gjenerojnë me tej revoltën e tyre deri në një kërkesën për shkëputjen nga kryesia e partisë për të gjetur frymëmarrje diku tjetër. Tani se fundi Pëllumbi kujton imazhin metalik të partisë së tij që nuk ruan më nga metali vetëm akullsinë e tij dhe mundësinë për të ndryshkur. Ai thërret në skenë ciflat që ende nuk qenkën pastruar, por përkundrazi ato po shtohen dita ditës dhe varësit e kanë forcës nga njëri klan tek tjetri. Sikur shihet situata në Partinë Socialiste është një përzierje rrëmujsh aspak të mbështetura në drejtime të caktuara ideologjike, por në egoizma banalë përbrenda partisë me bazë klanet. Aty sundon mundësia për të humbur apo fituar pozicionet e udhëheqjes së partisë dhe çoroditja ideologjike, kriza e alternativës i ushqen dhe më tepër këtë prirje të partisë së tyre. Ajo po shkon dita-ditës drejt artificialisht i cili shumë shpejt do të përjetohet si ciflim i vetë partisë në përgjithësi.
Servet Pëllumbi Gramoz Ruçi Marksi Durrës

Konfirmim i dëshirës për bashkëpunim sa më të frytshëm

Serreqi uron homologun grek Pangallos Ministri i Punëve të Jashtme Alfred Serreqi i ka dërguar telegram homologut të tij grek Theodoros Pangallos në të cilin thuhet: Me rastin e emërimit tuaj si ministër i jashtëm i Greqisë, vendit fqinj dhe mik, kam kënaqësinë t'ju përcjell urimet e mia më të sinqerta për sukseset në përmbushjen e kësaj detyre të rëndësishme. Më lejoni, shkëlqesi, t'ju konfirmoj dëshirën dhe vullnetin tim për të vazhduar dialogun e nisur për një bashkëpunim sa më të frytshëm ndërmjet dy ministrive tona për forcimin e marrëdhënieve tradicionale shqiptaro greke në të mirë të dy popujve tanë dhe të paqes e stabilitetit në Ballkan.
Alfred Serreqi Theodoros Pangallos Greqi Ballkani

Triumf i vijës së paqes dhe vlerave të saj

Berisha uron Arafatin Me rastin e zgjedhjes së Jaser Arafatit si Kryetar i shtetit palestinez Presidenti i Republikës, Sali Berisha, i dërgoi një telegram urimi, ku ndër të tjera shkruhet: "Zgjedhja Juaj në postin e lartë të Kryetarit të Palestinës, këtij vendi mik të Shqipërisë, është triumfi i vijës së paqes dhe vlerave të saj, i vendosmërisë së popullit mik palestinez për të ndërtuar për vete dhe së bashku me fqinjët një të ardhme të sigurt, të begatë dhe të qetë. Zyra e Shtypit dhe Informacionit pranë Presidentit"
Sali Berisha Jaser Arafati Palestinës Shqipëri

Leni Fisher presidente e Këshillit të Europës

Gjermania Leni Fisher, e Bashkimit Socialistian, u zgjodh presidente e Këshillit të Europës prej 38 votash ndërsa ajo është gruaja e parë që merr këtë post. Fisher, 60 vjeçe, anëtare e parlamentit gjerman që nga viti 1976, e mer këtë post nga socialist spanjoll, Miguel Martinez, dhe do ta mbajë për tri vjet e ardhshëm, në bazë të një marrëveshje të heshtur për ta alternuar postin, politikisht, nga e majta në të djathtë. Ajo qe kandidate e vetme dhe u zgjodh pa votim. Partia e Fisherit është aleate e Bashkimit Kristian-demokrat të kancelarit Kol.
Leni Fisher Miguel Martinez Kol Gjermani Europë Spanjoll

Ora e kreut të PS ka mbetur në vitet '70

Kreu dogmatik i PS e përjetoi me një xhelozi të vdekurit e polititke vizi[t]ën e Presidentit Berisha në Kinë. Ndaj kësaj vizite të suksesshme, ai lëshuan në një mori sulmesh lakmarrëse në shtypin e tyre të lidhur me sallë të mbyllur apo të pahur, si edhe në rrugë. Në lidhje me këto sulme dhe qëndrime të konservatorëve të krye të PS, zëdhënësi i Presidentit të Republikës thekson: ato janë shprehje direkte e nostalgjisë së atyre elementëve që drojtojnë [?] PS vullmin shumëfaqësh "Shënime për Kinën" dhe dëshmojnë se dograjtet e tyre në vitet '70. Kreu i PS këto ditë i frymëzuar nga teoria enveriste e pastrimit të partisë nga skorjet është angazhuar në një luftë klasash brenda vetë partisë socialiste, duke etiketuar si cifla malëshovitët dhe reformatorët e një kohë që ata vetë përfaqësojnë vetëm fondamentalistët k[ë]mbëngulës të ekstremit të majtë shqiptar. Zyra e Shtypit dhe Informacionit pranë Presidentit
Berisha Kinë

Ramiz Alia në rolin e amnezikut

NDREKË GJINI Hetimet mbi ngjarjet e shkurtit të vitit 1991 në Shkollën e Bashkuar, ku gjetën vdekjen katër persona, u plotësuan edhe me dëshmitë e numrit një të shtetit të asaj kohe, Ramiz Alia. Ish-Presidenti komunist Alia u thirr dhe u pyet dje nga organi i prokurorisë së kryeqytetit, për ngjarje shp[ë]rime rreth kësaj ngjarje, e cila përbën përpjekjen më të turpshme të ish-shtetit komunist shqiptar për të realizuar një grusht shteti, me qëllim që të asfiksojë lëvizjen demokratike të sapokrijuar. Sipas burimeve të brendshme të Prokurorisë së rrethit Tiranë, ish-presidenti Alia është pyetur dje lidhur me gjendjen e krijuar në atë kohë në Shkollën e Bashkuar, për rrethanat e b[ë]stit të diktatorit Hoxha. Ai ka dhënë shpjegime dje para grupit të hetimit për motivet që e patën shtyrë për të idenë dhe urdhërat e dhëna prej tij për krijimin e një anarshie totale, me qëllim që me pas të justifikohet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, gjë e cila i jepte dorë të lirë për të "përligjur" dhunën, terrorin dhe vrasjet makabre mbi shqiptarët e pafajshëm. I pyetur rreth vrasjeve, dhunës dhe terrorit, krimit të njё komisioni ushtarak për rivendosjen e bustit të diktatorit Hoxha, për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme apo për dënimin e gadishmërisë nr.1, ish-presidenti komunist Ramiz Alia, ka tentuar dje t'i shmanget përgjegjësive duke justifikuar se gjoja nuk mban mend gjë, apo duke u shprehur se nuk i kujtohen këto episode. E kjo humbje kujtese e tij shpjegohet veçse me kompleksin e fajit që rëndon mbi të. Alia me këtë përgjigje stampë duke dashur të hiqet "kujtesëhumbur" nuk bën gjë tjetër veçse shpalos edhe një herë përmasat e rënda të krimeve makabre të kryera dhe urdhëruara pikërisht prej tij. Drejtësia shqiptare po heton mbi këto ngjarje. Ramiz Alia si protagonist kryesor i këtyre krimeve di shumë, por nuk rre[n] të gjejë një pretekst të humbjes së memories. Mirëpo kjo humbje memorie është një justifikim i keq, sepse ka qenë pikërisht Ramiz Alia, pinjolli dhe nxënësi besnik me urit e dhunës i diktatorit Hoxha, i cili vetëm pak javë më parë ka rrëfyer nëpër disa gazeta që ai ka për zemër, ngjarje e episode, (sipas mënyrës së tij), të para 50 vjeçare, e tani papritmas pretendon se nuk mban mend ngjarje të para pesë vjetëve. Por kjo është e kuptueshme, sepse ai nuk mund të dëshmojë kundër vetes së tij.
Ramiz Alia Hoxha Ndrekë Gjini Shkollën E Bashkuar Tiranë

Kadare denoncon Ramiz Alinë dhe ish-kastën e tij

Shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare në një bisedë telefonike me TVSH, u kujtohet një informacioni i nevojshëm për emisionin "Kujtesë", me rastin e 60 vjetorit të lindjes së tij, që do të festohet së afërmi, u shpreh të denoncondë në njëherë terrorin dhe dhunën e ushtruar nga regjimi komunist në Shqipëri. "Në pranverën e vitit 1990, tha ai, në një letër që i drejtoja Ramiz Alisë, midis të tjerave i denoncoja terrorin dhe dhunën e disa zyrtarëve të lartë si Aranit Çela, Rrapi Mino, Zylyftar Ramizi, Taço, Marko, Spiro Koleka,etj. Në atë kohë, theksoi dje Kadare në bisedën e tij telefonike për TV, këta njerëz të gjithë ishin në pushtet dhe unë e ndjeja kërkova dënimin e tyre. Nga përgjigja që mora prej Ramiz Alisë kuptova që ky vetë, bënte pjesë në këtë klan. Në atë moment vendosa të iki në Shqipëria. Rasti erdhi me vrasjen e 6 majit, në vjeshtën e vitit 1990. Ika me qellim për t'i çjerrë maskën kësaj hipokrizie, për të dekurajuar diktaturën shqiptare dhe për të inkurajuar forcat demokratike", përfundon shkrimtari i madh Ismail Kadare.
Ismail Kadare Ramiz Alia Rrapi Mino Zylyftar Ramizi Taço Shqipëri

Ruçi denoncon shtypin shqiptar

Mbrëmë në televizionin shqiptar Megjithatë pranon saktësinë e sondazhit të Institutit Republikan për Partinë e tij Një ndër drejtuesit kryesorë të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, i pyetur mbrëmë në një intervistë në televizionin shqiptar shprehu skeptikën disa nga rezultatet e sondazhit të Institutit Ndërkombëtar Republikan. Megjithëse ai u duk se pranonte disa të dhëna të këtij sondazhi që e radhis Partinë Socialiste në zgjedhjet e posatshme të 20 për qind, ai nuk mund se linte pa shfaqur ironinë e tij me këtë institucion me reputacion ndërkombëtar, duke e drejkuar si provokator saktësinë e këtij instituti në këtë sondazh me një popullsi shqiptare pakënaqësinë e tij se instituti kishte dështuar të gjente shijet e huaja të rezultateve të tij. Instituti Republikan ka bërë sondazhe të tjera në Shqipëri në zgjedhjet e vitit 1992, rezultatet e të cilit janë pothuajse njëlloj me ato që rezultuan pas zgjedhjeve. Në rezultatin tanishëm Partia Socialiste ka një mbështetje më të vogël nga elektorali se sa në zgjedhjet e vitit 1992 si dhe gjithashtu lidhur me reformat e zhvilluara në këto katër vjet ka një shifër mbi 70 për qind në favor të reformës që bëri në fushat e caktuara nga Partia Socialiste. Lajmi i djeshëm marrë nga agjencia Rojter dhe i botuar nga disa gazeta shqiptare e konsideron Presidentin Berisha si një figurë me reputacion të madh tek shqiptarët përkundrejt Nanos që gëzon këtë reputacion nga një numër shumë i vogël i anketuarish. S.N.
Nanos Sami Neza Berishës Shqipëri

Diplomacia konsistente

SAMI NEZA Si në Gjermani edhe në Amerikë është përvijuar e njëjta formulë për Kosovën që, shikuar me vitet e tjera të mëparshme, ka deklarime më të avancuara, por në raport me atë çfarë synon diplomacia shqiptare dhe vetë shqiptarët është pak. Megjithatë deklarimet e dy vendeve kanë dhënë shkasuri si sukses pas kaq shumë një piki e stacionare që nuk shkon prapa dhe nga mund të hidhet në ekspansion për të marrë atë që duhet. Lëvizjet diplomatike të Shqipërisë gjithnjë e më shumë po zhvillohen si favor i vendit kryesor; diplomaci si favor për reformën ekonomike, të politikë në Shqipëri dhe diplomaci si favor për zgjidhjen e problemit të Kosovës. Efekti i Shqipërisë në fushë e gjerë marrëdhëniesh ndërkombëtare ndodhet në një situatë të përgjysmuar për shkak të funksioneve që gjeografikisht i atribuohen. Shqipëria dhe pozicioni të saj politik në situatën e Ballkanit e trazuar nga problemet etnike dhe nacionale, problemet që Shqipëria ka më të madh për shkak të gjysmës së saj që shtrihet jashtë kufijve të vet. Presidenti shqiptaro vetën dhe vjeshtës dhe dy muajve të fundit ka kryer një sërë takimesh dhe vizitash që janë përkthyer në më së madhi si për sferën e vendit ashtu edhe për problemet jetike të huaja që për problemet jetike të Kosovës. Vizita e tij në SHBA dhe takimi me Presidentin amerikan ka ngjallur përjetacione e duhura te Shqipërisë për të realizuar një partner përgjegjësie dhe një siguri diplomacisë shqiptare për këmbënguljen në prioritetet e saj. Amerikë Amerikane shqiptare mori sigurinë amerikane për reformën ekonomike dhe vazhdimin e reformave politike në Shqipëri. Në takim i tillë i dukur dhe nga superlativa e Presidentit amerikan për zhvillimin shqiptarë është referencë për shumë amerikanë që mendojnë të investojnë në Shqipëri. Ndihma amerikane për Shqipërinë zë një vend të rëndësishëm pakon ndihmave dhe potencial jo vetëm ndihmë në programe të bujqësisë, nxjerrjen e naftës, asistencë teknike dhe ndihma ushtarake që tërë vendi i tërës së përfituar programit "Partneritet për Paqe". Disamuaj më parë është krijuar fondacioni shqiptar-amerikan i cili do të stimulojë investime të huaja dhe veçanërisht për investime. Pavarësisht ndihma amerikane për ushtrinë shqiptare është e rethuar brenda një shifre prej 5 milion dollarësh, vetë fiti i fondit marrëdhëniet shqiptaro-amerikane janë brendashkruar nga marrëdhënie ushtarake midis dy vendeve. Vetëm viti që shkoi janë organizuar treh shtatë manovra ushtarake të përbashkëta mes dy ushtrive pa SHBA ka realizuar një mbështetje lartë Europës lindore e bashku. Ndërsa sekretari Perri do të bëjë në prill vizitën e tij të dytë në Shqipëri. Ndërkohë vetë amerikanët nuk haruan ti thonë Berishës se do të dëshironin një Shqipëri që do qeverisej përsëri nga partia e tij. Po ashtu Shqipëria mori sigurinë amerikane për vendosjen e problemit të Kosovës në rendin e ditës si dhe kalimin e këtij problemi si një problem jo emergjencë shoqëruar kohë dhe me iniciativat konkrete që komunikuar edhe me diplomacinë e Rugovës realizuan hapjen e perspektivës së Kosovës në SHBA dhe atë të SHBA-së në Prishtinë. Vizita e Presidentit shqiptar në Gjermani kishte po atë efekt teje jo e Amerikës. U konfirmua përsëri mbështetja gjermane për Shqipërinë. Me këtë rast iu dha Shqipërisë mbi 50 milion marka nga të cilat rreth 10 milion do të kthehen si kredi ndersa pjesa tjetër është falas. Istonacione të bisedave dhe udhëheqësi gjermanë ishin të harmonizuara dhe mendjet se Gjermania është tani vendi më i rëndësishëm në Evropë që shqiptarët. Mbështetja gjermane për vendin u evidentua si mbështetje për Qeverinë Demokratike Shqiptare dhe kjo është mjaft e rëndësishme për rastin e një fushate elektorale. Gjermania ka ushqyer vëmendjen e saj ndaj Shqipërisë që në kohën e diktaturës. Ishte një gjerman ai që la kujtua për Shqipërinë në kushtet e izolimit të plotë të saj. Sot shumë shqiptarë e kuptojnë (Vijon në faqen 3)
Rugovës Perri Gjermani SHBA Kosovë Shqipëri Ballkani

Dosja Balluku

Nga fondi i trashëgimisë së PS Procesverbali i mbledhjes së Byrosë Politike të Komitetit Qëndror të PPSH, të datës 25 dhe 26 korrik 1974
Balluku