PD perfaqeson besimin ne te ardhmen
Konferencë shtypi e z Tritan Shehu Sekretari i Përgjithshëm i PDSH dhe i nënkryetarit të kësaj partie z Engjell Hyse[n]begasi
Konferencë shtypi e z Tritan Shehu Sekretari i Përgjithshëm i PDSH dhe i nënkryetarit të kësaj partie z Engjell Hysenbegasi
PD perfaqeson besimin
ne te ardhmen
Dje në mesditë në selinë e PDSH zotërinjtë Tritan Shehu dhe Engjëll Hysenbegasi dhanë një konferencë shtypi për gazetarët lidhur me rezultatet përfundimtare të sondazhit të Institutit Republikan amerikan.
Pasi u bëri të ditur gazetarëve se është i gatshëm tu përgjigjet edhe pyetjeve të tjera jashtë temës së publikuar z. Shehu tha.
Për muajin e kaluar në koferencën për tu njohur me rezultatet tashmë të përpunuara përfundimisht të sondazhit të kryer nga Instituti Ndërkombëtar Republikan në gjysmën e dytë të muajit dhjetor 1995. Ftohesa ne këtë rast edhe partive të tjera që të dëshironin (nëse) Institucioni të cilat u përkasin atyre, ti bëjnë publike.
Me tej ai njoftoi rezultatet e sondazhit të Institutit Republikan Amerikan:
Rezultatet e sondazhit të
Institutit Republikan Amerikan:
77% e shqiptareve miratojne punen
qe ka bere Berisha si President
1.Këtu janë disa njerëz të dëgjuar. Për secilin, ju lutem thoni nëse keni dëgjuar apo jo dhe nëse përshtypja juaj është pozitive apo jo pozitive.
-Sali Berisha-
74% (pozitive)
21% (jo pozitive)
5% (nuk prononcohen)
2.A miratojnë apo jo punën që Sali Berisha ka bërë si President?
77% (e miratojnë)
22% (nuk e miratojnë)
1% (nuk prononcohen)
3.Këtu janë disa karakteristika. Ju lutem, cila e përshkruan më mirë atë:
Sali Berisha i
ndershëm
68% (mendojnë se Sali Berisha është i ndershëm)
11% (kanë mendim të kundërt)
21% (nuk prononcohen)
Sali Berisha
demokrat
67% (mendojnë se Sali Berisha është demokrat)
20% (kanë mendim të kundërt)
13% (nuk prononcohen)
Sali Berisha
dhembegjërës i tipit të ri
53% (mendojnë se Sali Berisha është dhembe[g]jërës i tipit të ri)
23% (kanë mendim të kundërt)
19% (nuk prononcohen)
Ashtut i vlerësobshëm [?]
48% për përmirësimin të vendit nga viti 1992
59% (mendojnë se Sali Berisha duhet të vazhdojë deri në 1997)
19% (mendojnë se Sali Berisha duhet të largohet para fundit të mandatit në 1997)
22% (nuk prononcohen)
4.Megjithëse ndonjë kujtim që Berisha është akuzuar se ka bërë ka ardhur i çrregullt i problemit të shkaktar nga ndodhia i sjellë me disa të gjykuar se asgjë, megjithatë gjykoni, nëse do të zgjidhet, do të bëjë një punë shumë mirë, mirë, jo aq mirë, apo jo mirë fare.
77% (janë dakord)
Me pas u procedua me pyetjeve cilave iu përgjigj z.Tritan Shehu.
Pyetje: Ndër Gjin-RD "Që të thotë për ju dëshmi të mbështetjes së vazhdueshme të reformave dhe optimizmit për të ardhmen?"
Përgjigje: PD në 92 doli para popullit shqiptar me alternativën e saj me programin e saj. Kjo alternativë ky program bëri që të votojnë për ne gati dy të tretat e popullsisë shqiptare.
Ne i kemi përmbushur aspiratat për një jetë më të mirë, për demokraci, për integrim në Europë, dhe veçanërisht u rëndësishme është se kemi arritur të krijojmë optimizëm për të ardhmen, për punën shqiptare. Pra atë votuan për ne janë të kënaqur me ato që kemi realizuar.
21% (nuk janë dakord)
6% (nuk prononcohen)
5.Neqoftë se Berisha do ta pranonte që ai ka bërë gabime dhe tregon se po mëson nga ato dhe po përkushtohet për të vepruar më mirë për vendin e tij, a do të ishte personi më i mirë për të qendruar President.
67% (janë dakord)
28% (nuk janë dakord)
5% (nuk prononcohen)
6.Nëse zgjidhet në Parlament do të zhvilloheshin sot, për cilin kandidat partie do të votonit
41% Partia Demokratike
19% Partia socialiste
16 Nuk prononcohen
3% Nuk do votojnë për asnjë parti
7.A e mira apo jo punën që ka bërë Partia Demokratike si parti qeveritare?
68% e miratojnë
30% nuk e miratojnë
2% nuk prononcohen
8.Duke marrë vetën tuaj, do të thoni se jeta juaj dhe ajo e familjes tuaj që jeton me ju është përmirësuar, keqësuar, apo ka mbetur e njëjtë me atë të 1992?
71% më mirë
6% më keq
21% pothuaj njëlloj
1% nuk prononcohen
9.A do të thoni se pas 1992 vitesh të tjera pavarësisht që jeta juaj dhe ajo e familjes suaj, përmirësuar, keqësuar, apo ka mbetur njëlloj si me parë?
84% më mirë
1% më keq
5% pothuaj njëlloj
10% nuk prononcohen
10.A do të thoni se kërkesat në përgjithësi janë përmirësuar qe nga 1992, Janë këqësuar apo kanë mbetur njëlloj si më përpara?
78% më mirë
5% më keq
11% pothuaj njëlloj
6% nuk prononcohen
bëri publike këtë skandal. PD vetëm kërkoi që të sqarohet e vërteta e krimit në mënyrë të paanshme për të nxjerrë në pah të vërtetën. Ky pra është fillimi jonë, pa paragjykuar. Megjithëse akuza që ngrinin para mijëra serbe në drejtim të një gazete dhe të një force politike opozitare. Ne kemi opinionin personal për këtë çështje, por pa konkluzione dhe paraqitur. Parlamenti propozoi që të jetë një jetë më e qetë dhe më me, për një Shqipëri me të mirë.
Po lidhje me pyetjen e dytë, unë jam dakord me ju se ka një rritje të treguesve të sondazhit dhe u siguroj se në sondazhet e ardhshme përsëri do të ketë rritje të këtyre treguesve. Kjo është natyrshme në rrugën e zhvillimit të reformave, të realizimit të programit të PD të punës së saj për forcimin e bazës së saj, strukturave; të punës që ka bërë Qeveria Demokratike, e Presidentit në të gjitha aspektet ekonomike, sociale, të politikës së jashtme etj pra të realizimit kompleks të programit të PD. Në këto muaj që kanë mbetur do të punojmë jo për fushatë elektorale por për të zbatuar programin tonë, ato pika që kanë mbetur si e vetmja rrugë për të fituar dhe zgjedhjet e ardhshme.
Kjo kandidaturat që ka shpallur PS dalin në pah dy elemente të rëndësishëm, faktori Ruçi dhe faktori Nano. Me duket se kandidaturat e shpallura tani lidhen ose me strukturat e faktorit Ruçi ose me faktorin Nano, që janë të lidhura ose me bashkëpunëtorët e familjes Hoxha ose me ato të ish (Vijon ne faqen 2)
Presidenti Berisha do te vizitoje Izraelin
Me ftesë të Presidentit Vajsman
Me ftesë të Presidentit të Izraelit Vajsman dhe të Kryeministrit Peres Presidenti i Republikës Sali Berisha, i shoqëruar nga zonja Berisha dhe zyrtarë të lartë nga të dyja palët, do të bëjë një vizitë zyrtare në Izrael nga data 29-31 janar 1996.
Gjatë kësaj vizite Presidenti Berisha do të zhvillojë bisedime me Presidentin Vajsman Kryeministrin Peres Kryetarin e Parlamentit Vajs, Ministrin e Jashtëm Barak dhe me personalitete të tjera të larta të vendit. Gjithashtu Presidenti Berisha do të takohet me përfaqësues të Partisë Likude, me përfaqësues të rretheve të afrta si dhe me komunitetin shqiptaro-izraelit që jeton atje. Kjo vizitë gjatë së cilës do të nënshkruhen edhe disa marrëveshje synon të hapë një kapitull të ri në miqësinë tradicionale dhe bashkëpunimin që ekziston midis dy popujve.
Në vijim Presidenti Berisha, me ftesë të Presidentit të Maltës Misfud-Bonici do të bëjë një vizitë zyrtare në Maltë nga data 1-2 shkurt 1996, në kthim të vizitës së Presidentit të Maltës ka zhvilluar në Shqipëri në shkurt të 1994. Gjatë qëndrimit në Maltë Presidenti Berisha do të zhvillojë bisedime me presidentin Misfud-Bonici Kryeministrin Avami Ministrin Jashtëm dhe personalitete të tjera zyrtare. Ai do të takohet edhe me përfaqësues të opozitës.
Gjithashtu do të nënshkruhen disa marrëveshje midis Shqipërisë dhe Maltës. Kjo vizitë synon të forcojë lidhjet miqësore që tashmë ekzistojnë midis dy vendeve tona dhe të intensifikojë bashkëpunimin ekonomik midis tyre.
Me 5 shkurt Do te mblidhet Keshilli Kombetar i PDSH
Me 5 shkurt,
Do te mblidhet
Keshilli
Kombetar i
PDSH
Dje mbasdite, kryesia PDSH vendosi që më 5.02.1996 të thirret mbledhja e Këshillit Kombëtar të PDSH me këtë rend dite:
"Përgatitja për Kuvendin e Tretë Kombëtar e Zakonshëm të PDSH"
Zëdhënësi i PDSH
Dokle trillon per te fshehur gjurmet
Dokle trillon
per te fshehur
gjurmet
Pronocimi i Sekretarit të Përgjithshëm, z. Tritan Shehu, lidhur me trillimin më të fundit të Namik Dokles:
"Z. Dokle, duket qartë, e ka shqetësuar hutuar, trullosur kaq shumë skandali i financimit serb të bashkëpunëtorëve dhe fluskave(?) të tij saqë detyrohet të shqiptojë të tilla absurditete dhe gjëra krejt të pakuptimta, të cilat nuk i beson kurrkush as në Shtihavec, as në Kukës, dhe as në Tiranë.
Kjo retorikë e z. Dokle, dhe pse ndodhet në Bruksel, ky hutim në Shqipërinë super, dhe pse ende nuk është kthyer në Shqipëri, jo ngute e pakalluar të deklarojë për i pari nga liderët socialistë, dhe pse pa u konsultuar me kapterët e tjerë të kreut të opozitës, të japin përshtypjen se lidhen me përpjekjet e tij për të fshehur diçka të veten personale apo të dikujt tjetër fare pranë tij"
Pse nxitoi Dokle qe nga Brukseli te “pergenjeshtroje” financimet serbe
Pse nxitoi
Dokle qe nga
Brukseli te
“pergenjeshtroje”
financimet
serbe
Në një kohë që asnjë nga deputetët e tjerë të PS nuk është prononcuar ende në faqet e shtypit të tyre në akuzat e ngritura ndaj tyre për financime serbe Namik Dokle nxitoi të prononcohet që nga Brukseli duke i quajtur ato absurditete. Në fakt i vetmi “absurditet” në këtë rast është pikërisht prononcimi i Dokles nga mijra kilometra larg në një kohë që e gjeti e tij në Tiranë heshtin.
Me siguri që nuk është thjesht origjina që e nxjerr Doklen të hidhet i pari në sulm kundër akuzave që i drejtohen deputetëve të PS.
Mbase pas prononcimit është zhdukur i 400 mijë dollarëve që duhet kontrolluar edhe për financimet serbe.
E.P.
JO, terrorizimit te gazetareve
Deklaratë e Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë
JO,
terrorizimit
te gazetareve
Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë, po vëren me shqetësim shkallëzimin që po merr sulmi rreth akuzave që i janë bërë gazetës “Koha Jonë” dhe opozitës socialiste, për financime të paligjshme nga Serbia. Lidhja e Gazetarëve po vëren me shqetësim një reagim që i është bërë akuzave, të cilët nuk bën as përpjekjen më të vogël për të sqaruar të vërtetën, po kanë filluar shantazhet dhe provokimet ndaj kolegëve të tyre gazetarë, që po pasqyrojnë ngjarjet që kanë të bëjnë me këtë skandal politik, financiar.
Kështu, Drejtori i gazetës “Albania” Ylli Rakipi, është kërcënuar dy ditë më parë, në zyrën e tij, nga tri persona të autorizuar nga Drejtoria “e Koha Jonë” Nikoll Lesi, të cilët kërkonin të sqaronin “Albania” me shkrime më asgjë rreth këtij skandali. Po dje, gjatë ditës, në telefonin e familjes së tij, janë bërë sistematikisht, në çdo dhjetë minuta, kërcënime nga persona të panjohur.
Situata e terrorit që përpiqen të krijojnë forca të pakontrolluara në shoqërinë shqiptare dhe sidomos përdorimi i kësaj metode, kundërpërgjigje ndaj akuzave për lidhje financiare me Serbinë, e bën më të besueshme akuzën e bërë nga zyra e shtypit Petro Xhanonit, në Itali, për drejtuesit e gazetës “Koha Jonë” dhe opozitës.
Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë i kërkon Parlamentit Shqiptar, të ngrejë një komision të posaçëm për zbardhjen e të vërtetës rreth këtyre akuzave dhe të i japet fund terrorizimit të gazetarëve që përpiqen të shkruajnë të vërtetën rreth këtij skandali, i cili përveç të tjerash, dhe dënjitetin tonë kombëtar.
Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë
Shpifje vulgare
Përgjigje drejtorit të gazetës “Koha Jonë” z. Nikollë Lesi
Shpifje
vulgare
Përgjigje drejtorit të gazetës
“Koha Jonë” z. Nikollë Lesi
Përgjigjja juaj e datës 27.1.1996 lidhur me shkrimin tim të po asaj date, është mbushur me shpifje dhe gënjeshtra. Prandaj sqaro[j] opinionin publik për të vërtetën e takimit, që keni bërë në Presidencën e Republikës.
1.Asnjëherë nuk kam kërkuar takim me ju, as drejtpërdrejt dhe as nëpërmjet tjetërkujt. Takimin e keni kërkuar ju me anë të një telefonate, e cila është edhe e dokumentuar. Në fillim më kërkuat të pija një kafe me ju, gjë që unë jua refuzova, por pranova t'ju pres në zyrë sipas dëshirës suaj brenda veturës dhe sipas çdo qytetari tjetër.
2.Nuk kam bërë asnjë bisedë me ju për të përkrahur Partinë Demokratike. E si mund të bëja një gjë të tillë kur gazeta juaj është pozicionuar hapas dhe në fillimet e saj kundër PD-së dhe Qeverisë Demokratike? Këte nuk e beson njeri. PD-ja nuk ka nevojë për gazetën tuaj.
3.Fatos Nano nuk është zë i gojës së ndershme në takimin prej 2-3 minutash në zyrën time. Kjo është një shpifje tepër vulgare. Biseda juaj, që është bërë e njohur nga shtypi, mua më zgjati asnjë sekondë, por sërish ju që kërkoni t'jepni rëndësi vetes. Pastaj, e si mund t'ja kërkoja unë një gjë të tillë një njeriu që ka tri vjet që në gazetën e tij vetëm shpif për mua, duke arritur deri në fyerje? Një njeri normal nuk mund ta besojë këtë.
4.Nuk ju kam propozuar asnjë takim me Presidentin e Republikës. Këtë e kërkuat ju duke thënë që qëllimi i takimit tuaj dhe tema e vetme e bisedës do të ishte kjo.
5.Lajmi për bllokimin e gazetës “Koha Jonë” nga forcat policore e kam marrë vesh vetëm sot në mëngjes nga gazeta juaj.
6.Nuk ju kam kërkuar asnjë takim tjetër. Fjalët “është mirë të takohemi dhe një herë për të biseduar” nuk i kam thënë unë, por i keni shkruar ju në gazetën tuaj.
KOLEC TOPALLI
Njoftim
Instituti Informatikes dhe Matematikes se Aplikuar ne bashkepunim me firmen italiane CREDI do te realizoje projekine dylle informatike INCER 2.
Per realizimin e nje projekti per aktiviteteve te ketij projekti te kerkoje te punesohen 500 vajza.
Teemiset do te behen me date 26 dhe 31 janar 1996 dhe 1 e 2 shkurt 1996, ora 9.00.
Duhet te jene te pajisur me fotografi te re dhe dokument identifikimi.
Kerkesa jane:
1.Njohja e mire e gjuhes italiane
2.Niveli familjar i pakten e katër vjeçar shkollor e mesme
3.Mosha nen 28 vjeç.
Njoftohen të gjithë qytetarët që përfitojnë bono privatizimi dhe që deri më sot nuk kanë tërhequr këstin e parë, se shpërndarja e bonove për këtë përfitues do të bëhet nga Banka e Kursimeve si paraqitet në faqen 8.
Tirana International Hotel
Tirana International
HOTEL
SKANDERBEG SQUARE # Tirana (ALBANIA) TELEPHONE 355 42/34185 # Fax: 355 42/341 88
BORA COFFEE SHOP
Hapur cdo dite nga ora 10.30
Ju ofron për të shijuar:
*Nje snak te shpejte
*Kuzhine tipike shqiptare
*Specialitete te shume[?]llojshme
të kuzhinës italiane
*Sanduiç të përgatitur në çast
Të gjitha këto në një mjedis të këndshëm dhe me një shërbim që do t'ju bëjë të ktheheni përsëri në “Tirana International” Hotel
TURIN HOTELS INTERNATIONAL
VIA LAGRANGE, 10-10123 TORINO ITALY
TEL: (011) 561 3488 FAX: (011) 561 71 91
LA PERGOLA PIANO
BAR TERRACE
Hapur çdo ditë nga ora 7.00 e mëngjesit deri në 12.00 e mbrëmjes.
Nga veranda e “Tirana International Hotel” do të shijoni pamje interesante të sheshit “Skënderbej”.
Tu ofrohen koktej dhe aperitivë nga më të kërkuarit.
Do të keni mundësinë të provoni një shumëllojshmëri ëmbëlsirash dhe sanduiçësh të freskët.
Përgatitur kohë pas kohe do t'ju shoqërojë një atmosferë muzikore, e cila do t'ju mbështjellë në të këndshme.
“La Pergola Piano Bar Terrace” mirë se vjen dhe ju na kaqer.