01/02/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

1 shkurt 1996

Dosja Balluku

Nga fondi i trashëgimisë së PS Procesverbal i mbledhjes së Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH, të datës 2 dhe 3 korrik 1974 f.7

Vështrim juridik mbi projektligjin për zgjedhjet e Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë

Nga Av. SPARTAK NGJELA f.2

Do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PDSH

Me 5 shkurt Kryesia e PDSH vendosi që më 5.02.1996 të thirret mbledhja e Këshillit Kombëtar të PDSH me këtë rend dite: “Përgatitja për Kuvendin e Tretë Kombëtar të Zakonshem të PDSH”. Zëdhënësi i PDSH

Socialistët kanë humbur demokracinë

Fronti për Shpëtimin e Demokracisë thirrur nga socialistët është fronti për Shpëtimin e komunisteve. Ata nuk njohin hierarki tjetër për aksionet e tyre politike veç asaj të traditës, krijimin e fronteve me baza ideologjike që u transformua Fronti Antifashist nacionalçlirimtar i krijuar në Pezë, siç ndodhi me marrëveshjen e Mukjes dhe rolin që kishte ish-Fronti Demokratik i Shqipërisë. Dokle dhe Islami nuk e kishin të vështirë të rikrijonin këtë histori famëkeqe të fronteve pasi e tillë është edhe struktura mendore e këtyre drejtuesve të Partisë Socialiste, e tillë është edhe struktura politike e kësaj partie. Thinja për krijimin e një fronti të tillë mbeti në ajër. Ajo nuk u përkrah nga asnjë forcë politike pjesëmarrëse në takimin e 13 partive të mbledhura për ligjin elektoral. Kjo tregoi edhe njëherë se qëllimi i socialistëve për të implikuar në ndërmarrje antidemokratike partitë e tjera shqiptare dështoi dhe do të dështojë. Përçarja e demokracisë nuk u realizua dhe ndoshta më shumë se vërejtjet për ligjin elektoral, gjegja e skemës socialiste për një terror ideologjik kishte një rëndësi të madhe. Ushtrimi i influences së partisë së madhe mori fund duke lënë pas shijen e hidhur të perëndimit. Socialistëve u shuajt edhe një front tjetër i dështuar, edhe një front tjetër antidemokratik. Atmosfera e bymyer anti-PD e vendosur mbi projektligjin elektoral ishte një terren që socialistët u përpoqën ta shtengtonin në tokën e tyre. Ashtu siç ka ndodhur gjithnjë me ta, divergencat e zakonshme në një luftë politike u munduan t’i përdornin për qëllimet e tyre. Por asnjë forcë politike në Shqipëri që synon demokracinë nuk mund të bashkohej në një front me një parti regresive që ka pas një lumë me krime, me një parti me inaktivitet brenda saj dhe në jetën politike të Shqipërisë për kaq vite me radhë, me një parti që ka thirrur në skenën politike kabinetin e diktatorit Hoxha, me një parti që bonson dhe që udhëhiqet nga ideologjia e dhunës. Socialistët janë në largim. Ata e filluan largimin e tyre me braktisjen e herëpashershme të Parlamentit shqiptar, e vazhduan atë me kundërshtimin e ligjeve themelore atë me kundërshtimin e ligjeve themelore të parlamentit, u larguan nga reforma nëpërmjet gjithë mënyrave për ta fren uar atë, u larguan nga elektorati i tyre duke zëvendësuar alternativat reale dhe jetësore me kundëralternativa, u larguan nga Shqipëria duke sabotuar hyrjen e saj në Këshillin e Europës, vazhdojnë të largohen përsëri si saboteues të qytetarisë politike të shqiptarëve. Tendenca më e fundit për të futur nën kontrollin e tyre forcat politike shqiptare dhe për t’i sanksionuar ato kundër Partisë Demokratike dështoi me turp. Nuk ka patur rast më të pastër të shfaqjes së monizmit partiak dhe të tendencës për të krijuar satelitë të tjerë se sa në thirrjen për front. Autorët e frontit si të Islami e ndonjë tjetër janë të njohur për deklarime të tilla që jo vetëm janë gusht për demokracinë e po ashtu cenojnë rëndë edhe funksionimin e shtetit ligjor. Frontet kanë shijen e hidhur të diktaturës ndërsa politikisht socialistët kërkojnë kolektivizimin e ideve. Kështu ata treguan se ndihen keq në demokraci. Instinkti i tyre i dhunës u shfaq. Ata mbetën vetëm. Të gjithë partitë politike denoncuan revanshizmin e kreut socialist. Qëndrimi i Partisë Demokratike ishte i pjekur. Ajo u tregoi parlamentin ish-komunistëve ndërsa ata morën rrugët. Vetëdija ish-komuniste nuk mund t’i çonte ata në një zgjedhje tjetër.

Shqiperia - partner i denje per bashkepunim

Presidenti Berisha përfundoi vizitën në Izrael Në darkën që shoqata industrialiste izraelite shtroi në Tel Aviv për nder të Presidentit Berisha, zonjës së tij dhe delegacionit që e shoqëron, zoti Berisha i njohu afaristët izraelitë me zhvillimet e reformave në Shqipëri. Pasi përmendi faktin se Shqipëri aktualisht funksionojnë 400 ndërmarrje të përbashkëta, prej të cilave 110 në sektorin e prodhimit, Presidenti Berisha tha se shpresoj që ndër to të ketë dhe investime izraelite. Në vazhdim, Presidenti Berisha foli për prioritetet që ofron Shqipëria për investitorët e huaj, për stabilitetin makroekonomik, klimën favorizuese etj., duke siguruar se Shqipëria është një vend ku mund të fitohet. Për ju do të jenë të favorshme ndjenjat e miqësisë që ushqen populli shqiptar për popullin izraelit, tha Berisha. Në mëngjes, Presidenti vizitoi vendin e kryqëzimit të Krishtit, varrin e shenjtë, portat e muret e famshme të Jeruzalemit, pazarin e kohës romake etj. Në orën 9.00 në selinë presidenciale u organizua ceremonia e përshëndetjes nga presidenti izraelit, Vajzman, për presidentin Berisha dhe zonjën e tij. Në këtë qytet me rreth një milion banorë, janë ndërtuar kulturat, traditat e historitë e hebrenjve, myslimanëve e të krishterëve në shekuj. Në pjesën e vjetër të qytetit, Presidenti Berisha etj. Në të gjitha takimet me zyrtarët e lartë izraelitë, presidenti Berisha mori konfirmimet se Shqipëria është fundi dhe presidentin Berisha. Presidenti Berisha, nga ana e tij, shprehu impresionet e tij për historinë e hershme e të re të Izraelit. Jeruzalemi, tha ai, të befason me vazhdimësinë e jetës. Ai është një qytet i shumë besimeve fetare, ku çdo besim respekton tjetrin. Në mënyrë të veçantë, Berisha u ndal në takimin me komunitetin shqiptar me afaristët izraelitë. Berisha. Në mëngjes, Presidenti Berisha, zonja e tij dhe delegacioni që e shoqëron, bënë një vizitë në qendrën e qytetit antik të Jeruzalemit, me një histori 4000 vjeçare. e qytetit e dhe me afaristët izraelitë. Berisha mori konfirmimet se Shqipëria është një partner i denjë për bashkëpunim. Sot Presidenti Berisha fillon vizitën e tij në Maltë. Z. Meksi u njoh z. Goebels me zhvillimet aktuale në Shqipëri. Z. Goebels duke iu referuar eksperteve të Fondit Monetar Ndërkombëtar shprehu vlerësimet e tij të larta për reformat e ndërmarra. Zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimi sidërurgjia, presidencën e ardhshme të Bashkimit Evropian, e siguroi kryeministrin Meksi për mbështetjen e Luksemburgut për nënshkrimin e marrëveshjes së Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Foto: Reuter

Kryetari i senatit francez do të vizitojë Shqipërinë

Kryetari i senatit francez, z. Rene Monori, do të bëjë së shpejti një vizitë zyrtare dhe miqësore në vendin tonë. Kjo u konfirmua dje gjatë takimit që kryetari i kryesisë së Kuvendit Popullor, zoti Pjetër Arbnori, pati me ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të republikës franceze në Tiranë, zotin Lui Dominisi. Ambasadori i Francës i përcolli zotit Arbnori përshëndetjet e kryetarit të senatit të Francës, Rene Monori, i cili së shpejti do të bëjë një vizitë zyrtare dhe miqësore në vendin tonë. Gjithashtu z. Dominisi theksoi se Franca është e gëzuar për sukseset e arritura në zhvillimet demokratike në Shqipëri. Nga ana e tij, z. Pjetër Arbnori, vlerësoi forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Francës.

Vlerësim i lartë per reformat

Kryeministri Meksi priti Ministrin e Ekonomisë së Luksemburgut z.Goebels Dje paradite kryeministri Aleksandër Meksi priti Ministrin e Ekonomisë së Luksemburgut z. Goebels. Z.Meksi e njohu z.Goebels me zhvillimet aktuale në Shqipëri. Z.Goebels duke iu referuar eksperteve të Fondit Monetar Ndërkombëtar shprehu konkret në fusha të tilla si siderurgjia, transporti, tregëtia etj, ishin në qendër të bisedës së zhvilluar. Ministri i Ekonomisë së Luksemburgut Vend, që do të ketë presidencën e ardhshme të Bashkimit Evropian, siguroi kryeministrin Meksi për mbështetjen e Luksemburgut

Financime prej miliona doll arësh

Një tjetër informacion nga Pietro Zannoni Financime prej miliona dollarësh Ndërkohë që skandali i financimeve serbe për deputetët socialistë e gazetën “KJ” ka pushtuar dhe faqet e shtypit rus zyrtar shtypit Pietro Zannoni dërgon një tjetër informacion të marrë po nga burimi i parë. Është fjala për 15 milion dollarë të cilat i janë dhënë si financim nga Serbia në fillimet e vitit ’91 në periudhën që gazeta “KJ” u kthye, me vendim të sekretariatit të KQ të PPSH, në gazetë të “pavarur”, 4 milion dollarë të tjerë i janë dhënë gazetës “KJ” për të mbuluar vetëm shpenzimet e tipografisë shkruan Zannoni duke ju referuar gjithnjë të dhënave të ish-agjentit të sigurimit. Shifrat e dhëna në këtë informacion janë pothuajse të barabarta me ato të cilat u përmendën në parlamentin serb nga Shesheli i cili kërkoi llogari se ku kishin shkuar 20 milion dollarë të derdhura në Shqipëri. Në informacionin e tij Zannoni shpjegon dhe lidhjet e komunistëve serbë me komunistët shqiptarë, lidhje të cilat shpesh ishin bazuara në presionet që serbët bënin mbi shqiptarët. “Komunistët shqiptarë ishin kthyer në buratinë që domin o heshin nga serbët” - thekson Zannoni në lajmin e tij. Këto referime të Zannonit në të vërtetë nuk bëjnë gjë tjetër veçse rikonfirmojnë fakte tashmë të njohura mbi lidhjet e komunistëve shqiptarë. Pra kemi të bëjmë me një pjesë faktesh të njohura dhe me pjesën tjetër për të cilën gjithashtu është diskutuar shumë por ende pritet të zbulohet plotësisht e vërteta, faktet mbi financimet e fundit të deputetëve socialistë dhe “KJ”. E PALOКА

Ai që bashkëpunon me ish-komunistët nuk ka mësuar asgjë nga historia

Nga intervista me Angelika Pfeiffer, deputete në Bundestagun gjerman Pyetje: - Si mendoni për ndarjen me të kaluarën... Ka dy ligje të parlamentit shqiptar për mos pjesëmarrje në politikë të ish nomenklaturës komuniste dhe ish-bashkëpunëtorëve të shërbimit sekret, në fakt mjaft të komentuar si ligje. Jeni njohur me to? Përgjigje: - Mendoj se të dy ligjet janë të domosdoshëm. Do të ishte mirë që dhe në Gjermani të kishim një ligj të tillë. Sidoqoftë, për aplikimin në Gjermani të këtij ligji, aktualisht ka disa pengesa, pasi aty kemi të bëjmë me bashkimin e dy shteteve. Pra, janë dy shtete. Nga ana tjetër, popullsia e Gjermanoperëndimore është sensible për probleme të kësaj natyre. Për shkak të jetës që kanë kaluar, sistemit të ndryshëm, gjermanoperëndimorët nuk arrijnë të kuptojnë sepse ne gjermanolindorët, duam të veprojmë në këtë mënyrë. Pyetje: Ka pasur një debat mes z. Kohl dhe PSD-së Gjermane, lidhur me alencat e kësaj të fundit me Partinë Socializmit Demokratik (ish komunistët). Ç’mund të na thoni? Përgjigje: Partia Social Demokratike tregon tolerancën ndaj ish-komunistëve. Në këtë kontekst, i gjithë Unioni Demokratik është debatuar me social-demokratët. Sipas mendimit tonë: historia. Pyetje: Gorb açov mendon se ish-partitë komuniste në vendet Lindore kanë ndryshime në mes tyre. Por, në këto parti ka një grumbull fundamentalistë konservatorë, dhe një tjetër të moderuar të cilat, sipas M.Gorbaçov shkojnë drejt përplasjes. Ç’mendoni? Përgjigje: Vetë Gorbaçovi është një reformist, edhe pse ne i jemi mirënjohës. Personal isht më është shumë e vështirë të besoj se njerëzit, anëtarët e një partie, ndryshojnë bindjen brenda natës. Është e pamundur. Unë vetë nuk besoj në rinovimin e ish-komunistëve. Sigurisht, me kohë do të ketë një të majtë të re, por unë vetë shpresoj që përqindja e saj, në spektrin politik europian, të jetë e ulët. Përgatiti: J. ZALOSH NJA

Në foto paraqiten figura në kostume popullore duke kërcyer; nuk dallohet tekst i shtypur në fotografi.

Ish sekretarët e byrove, propagandojnë në Athinë: Shqipërinë e prishi Bushi

Një emigrant nga Athina denoncon: f.3