Presidenti Berisha dekretoi ligjin për zgjedhjet në Kuvendin Popullor
Njoftim i Zyrës së Shtypit dhe Informacionit pranë Presidentit
Presidenti i Republikës Sali Berisha me dekretin nr 1358, datë 03.02.1996 bëri shpalljen e ligjit nr 8055 datë 01.02.1996 “Për ndryshimet në ligjin nr 7556, datë 04.02.1992 “Për zgjedhjet e Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë”.
Dosja Balluku
Nga fondi i trashëgimisë së PS
Procesverbal i mbledhjes së Plenumit të 6-të të Komitetit Qendror të Kongresit të 6-të të PPSH, të datës 16 - 17 dhjetor 1974 (Balluku, Dume, Çako)
f.7
Fundamentalizëm dhe primitivizëm politik
Deklaratë e zëdhënësit të PD
Akt i shëmtuar të datës 1 shkurt të krerëve të PS dhe bijave të saj PSD dhe PAD Ish-tellalli i propagandës së PPSH, sozja e turpit, Dokle, dhe ish-prokurori mizor Metani, denoncatori në bashkëpunim i të rinjve shqiptarë Imami, i vetshpalluri fashist Kalakula - provokatorë të paprecedent [teksti në kolonë] tolerante të PD fundamentalistët e kuq në krye të PS, që po bëhen më të zinj çdo ditë, deklaruan dje në konferencën e shtypit se sistemi elektoral mazhoritar vendos diktaturën, por dogmatikët konservatorë harrojnë se shqiptarët e kanë mësuar dhe tani e dinë mirë se demokracitë e mëdha të Europës dhe të botës si SHBA, Franca, Britania e Madhe e dhjetëra vende të tjera, që për hir të stabilitetit të vendit zgjedhjet i bëjnë sipas një sistemi demokratik, ... të pastër mazhoritar, janë edhe ndër demokracitë më të avancuara. Këta fondamentalistë e dinë shumë mirë se ligji shqiptar është mazhoritar për 115 vende dhe proporcional për 25 vende. Mirëpo ata, të ndëshkuar rëndë nga e shkuara e tyre, e dinë gjithashtu se të quajturit “çunakët” e tyre pa identitet dhe pa personalitet, që do të kandidonin për deputetë në zonat elektorale do kenë të njëjtin fat që patën të sponsorisuar e tyre në mars të vitit 1992, ku nga 100 zona me sistem mazhoritar në 96% të tyre populli votoi me shumicë absolute kundër kandidatëve të PS. PD thekson se nuk është sistemi mazhoritar ai që jep diktatura, por janë pinjollët e diktaturës dhe çunakët e zgjedhur sipas kritereve të Ruçit, që përmocohen nga elektorati dhe për këtë përgjegjësia bie mbi ata që e zhytën Partinë Socialiste në krizën me të thellë dhe shpërfytyrimin e plotë të alternativës, moralit, identitetit dhe perspektivës.
Duke komentuar aktin e bijave të saj PSD dhe PAD zëdhënësi i PD deklaron se PD dënon dhe vlerëson atë si një vepër të padënjueshme, intolerante, që dëshmon më së miri fundamentalizmin dhe primitivizmin politik të këtyre elementeve. Njëkohësisht PD përgëzon grupin e deputetëve të saj për gjakftohtësinë e mbajtjen gjatë kurthit të provokatorëve që po përjetojnë kohët më të fundit në skenën politike shqiptare.
Më datë 1 shkurt shqiptarët panë me sytë e tyre se cila është fytyra e vërtetë e atyre që pasi organizuan masakrat e shkurtit dhe e 2 prillit lëshuan thirrjet për thyerje kafkash, shvarritje në rrugë, luftë civile, dhe, së fundi, pasi dështuan në krijimin e frontit të kuq vendosën të provokojnë përleshje fizike në parlament.
Skotës që u ngjit në podium dhe që kërkonte konfrontim fizik priste ish-tallalli mizor Metani, denonciatori Kalakula.
Ky provokacion i paprecedent në historinë e parlamentit të një vendi demokratik erdhi gjatë votimit të ligjit të zgjedhjeve. PD, ndonëse ishte për një ligj mazhoritar jo për interesa partiake, por për të dhënë vendit një qeverisje stabile preferoi kompromisin dhe pranoi 4% siç ishte rënë dakord në pranoj me Presidentin. Dy ditët e fundit PD-ja dha dakord edhe për një seri sygjerimesh të partive të tjera politike dhe deputetëve të PD si zgjatjen e minutazhit në TV për partitë e vogla, përfaqësimin në Komisionet e votimit të gjitha partive që kanë kandidatë në zonën elektorale dhe një sërë sygjerimesh të tjera. Përkundrejt këtij qëndrimi
[teksti vazhdon]
Udhëheqja e PS-së kapitullon
Dje Presidenti i Republikës dekretoi ligjin elektoral të miratuar nga Parlamenti. Ky ligj ishte në qendër të vëmendjes së opinionit shqiptar për ditë më radhë. Nëse ky opinion e shihte betejën e ligjit si një stacion të natyrshëm të diskutimeve politike në prag të fushatës elektorale, drejtuesit e Partisë Socialiste së bashku me shtypin e tyre e vendosën optikën e vet në krijimin e një paqëndrueshmërie totale kundrejt krejt qeverisjes demokratike dhe krejt reformës. Mjaftoi ky ligj pak sensibël për partitë politike dhe politikën në përgjithësi që ata të krijonin kordonin e kuq rreth Partisë Demokratike, Parlamentit shqiptar, qeverisë Meksi, tërë sistemit ligjor demokratik, tërë reformave demokratike në Shqipëri. demokratik, tërë reformave demokratike në Shqipëri. Nuk shkoi gjatë dhe në tryezën e parufit të partive politike për ligjin elektoral ata shpallën hapur krijimin e frontit për shpëtimin e demokracisë që nga një pjesë e shtypit shqiptar u quajt fronti për shpëtimin e komunizmit. Ç’paraqiste ky front në politikën shqiptare? Udhëheqja e Partisë Socialiste nëpërmjet këtij fronti synonte eklipsimin e shtetit ligjor shqiptar dhe në esencë kishte si qëllim funksionet e një qeverisjeje të përkohshme që shprehë fare qartë edhe në kërkesën e socialistëve për minimizimin e funksionit të shtetit gjatë periudhës së fushatës elektorale që e ku kërkua ta pasqyrojë edhe në ligjin elektoral. Duke shfrytëzuar pakënaqësitë e partive të tjera politike për paragrafë të ndryshëm të ligjit ata krijuan skemën e frontit të gjithëkundër njëshit. Nëpërmjet kësaj skeme synonin manipulimin e opinionit për kredibilitet politik që më vonë të shërbente edhe si kredibilitet elektoral. Udhëheqja e Partisë Socialiste kërkonte me pararoje ekstremizmin islamik vuri në funksion të strategjisë së saj tërë arsenalnin e disponueshëm nga kjo parti. Hodhi parulla kundër Presidentit, kundër parlamentit, kundër ligjit elektoral dhe ligjeve në përgjithësi duke tentuar krijimin e një klime mosbesimi për zgjedhje të lira. Fronti ishte mekanizëm që synonte shfrytëzimin politik dhe sidomos shfrytëzimin e kredibilitetit të së djathtës shqiptare. Ai ishte testimi real që komunizmi i bërë prani[s?] së tij në Shqipëri. Fronti për nga mënyra e prezentimit ishte vazhdim i skemave të mëparshme të socializmit për zgjedhje të parakohshme ndjekur kjo largime nga parlamenti dhe përpjekje për të shtënë në dorë segmente të drejtësisë shqiptare nga të cilat ndër më kryesoret ka qenë opozita e ashpër për reformat në ushtri deri në limitet e dëmimit kombëtar. Fronti synonte optimizmin e organizimit komunist, ish-sigurimit që u parapri edhe nga reklamimi i figurave më konservatore të Partisë Socialiste dhe vendosja në listën e kandidatëve për deputetë të bashkëpunëtorëve të ngushtë të diktatorit Hoxha. Për socialistët fronti dhe vënia e alternativës kolektiviste në politikë ishte dështim me real i udhëheqjes socialiste dhe tërë strategjisë së kësaj politike. Për politikën shqiptare paraqiste frontin e kuq që e reduktua për dy ditë derisa paneli i kuq dhe dy ditë më vonë ai nuk funksionon më vetëm si gjymë paneli. Ky ishte degradimi i mënçës së udhëheqjes së Partisë Socialiste. Skema dështoi duke urdhëruar në të njëjtën kohë edhe dështimin total, qoftë në funksionin politik, qoftë në funksionin organizativ, qoftë në strategjinë e udhëheqjes socialiste të ndjekur për katër vite me radhë.
Akt i shëmtuar të datës 1 shkurt të krerëve të PS dhe bijave të saj PSD dhe PAD
Ish-tellalli i propagandës së PPSH, sozja e turpit, Dokle, dhe ish-prokurori mizor Metani, denoncatori në bashkëpunim i të rinjve shqiptarë Imami, i vetshpalluri fashist Kalakula - provokatorë të paprecedent
Rugova kandidat për çmimin Nobel
Nga njoftimet e qendrës për informim, mësohet se Komiteti i Kosovës dhe Lëvizja për rezistencë paqësore - MAN e Parisit, i dërguan dje komisionit për dhënien e çmimit Nobel në Suedi, dosjen për kandidaturën e Dr. Ibrahim Rugovës për çmimin Nobel për paqe.
Dosja përmban dokumente të shumta për veprën dhe veprimtarinë e Dr. Rugovës dhe përkrahjen e kandidaturës së tij nga disa nobelistë dhe disa mijëra qytetarë francezë, gjë që është shprehur nëpërmjet nënshkrimeve të tyre.
Socialistët shqiptarë janë ende shumë pranë diktaturës
Kadare në Gjermani
Socialistët shqiptarë janë ende shumë pranë diktaturës
Mendimi im është se socialistët shqiptarë janë ende shumë pranë
Kryeministri Meksi do të marrë pjesë në takimin e Davosit
Në Davos të Zvicrës ka filluar takimi më i rëndësishëm vjetor i Forumit Ekonomik Botëror. Aktualisht po zhvillohen punë tradicionale, trajtimi i tematikës ekonomike me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të kompanive më të shquara botërore dhe qeveritarë të vendeve të ndryshme. Në pjesën e dytë, 5-6 shkurt do të zhvillohet një debat me temë “Paqja në Ballkan”. Në qendër do të jetë dimensioni ekonomik i vendosjes së paqes, rindërtimit të zonave të shkatërruara në ish-Jugosllavi, diskutimi i një politike afatgjatë për krijimin e një paqeje të qëndrueshme për gjithë rajonin etj. Në debat do të marrë pjesë edhe kryeministri z Aleksandër Meksi. Kanë konfirmuar pjesëmarrjen presidenti, kryetarë qeverish, personalitete të shquara të politikës ndërkombëtare. Kryeministri Meksi do të zhvillojë një sërë takimesh me personalitete pjesëmarrëse.
LORENC LIGORI
SHQIPËRIA: SHANSI PËR T’U BËRË E PRIVILEGJUARA E PERËNDIMIT
f.4
Forcat politike njohin ligjin elektoral
Tryeza e rrumbullakët e 14 partive
f.2
Mendimi im është se socialistët shqiptarë janë ende shumë pranë diktaturës, kështu që ata e kanë vështirë tani për tani të bëjnë rregullin në Shqipëri
diktaturës, kështu që ata e kanë vështirë tani për tani të bëjnë rregullin në Shqipëri
f.3
"Serbët vazhduan të na financojnë"
Përpjekje për të blerë prokurorët, rrëm bime familjesh për të goditur qeverinë, krizë dinjiteti i socialistëve shqiptarë
Pohon ish-agjenti i sigurimit
"Serbët vazhduan të na financojnë"
Përpjekje për të blerë prokurorët, rrëmbime familjesh për të goditur qeverinë, krizë dinjiteti i socialistëve shqiptarë
f.2