PD luan rol parësor në reformat e suksesshme në Shqipëri
Duke vazhduar me këtë alternativë, Shqipëria shumë shpejt do të arrijë nivele të pranueshme për Komunitetin Europian
Z. Tritan Shehu vazhdon vizitën në Itali
Z. Andreata u angazhua që partia e tij të influencojë në qeverinë italiane, që ajo të ketë prioritet bashkëpunimin me Shqipërinë, të jetë aktive në zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe të vazhdojë iniciativën e saj për nënshkrimin e marrëveshjes së asociimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian.
f.2
Gazetaret e së "pavarurës" "Koha Jonë" - kandidate për deputete të Partisë Socialiste
PS turpërohet nga kandidatet e saj
Për Partinë Socialiste kjo periudhë është periudha e shfaqjes së plotë të krizës së personaliteteve. Deri tani megjithëse janë përcaktuar lista e plotë të kandidaturave të veta nuk kanë vendosur t’i publikojnë ato në shumicën e rasteve. Kështu me përjashtim të kandidaturave të Tiranës që janë shembull i hemorragjisë intelektuale të kësaj partie ende janë në hije listat e tjera të mëdha për gjithë rrethet e Shqipërisë. Afirimi i alternativave socialiste është mbështetur mbi anonimët dhe njerëz pa reputacion që sidoqoftë kanë mundësinë për të shërbyer vetëm në radhët e një partie të dyshimtë si Partia Socialiste. Historia e listave të kandidatëve është herbariumi i kryesisë së Partisë Socialiste që përbën bashkësi klanesh brenda kësaj partie. Dosja ka fytyrën e Ruçit që gjithsesi ka historinë e tij që sillet nga mësuesi militant që përshkruhet ... në ... pështynte nxënësit e tij në gojë e deri tek kryesigurimi i Alisë që tani hiqet si ministër klandestin përballë masakrës që ka bërë regjimi i atëhershëm në Shkodër. Kandidatët e PS-së janë pamja e dhimbshme e kësaj partie e cila kishte aftësinë sterilizuese praktike ndaj e në funksion të klanit konservator të tërthortë përpara vetes njerëzit e pavëmendshëm ndaj politikave regresive në Shqipëri. Zyrat e PS-së në Tiranë jo vetëm që nuk kanë marrë parasyshe kërcëset e bazës por edhe kanë hedhur në krye të tyre njerëz që për bazën socialiste përbëjnë një provokim të madh. Ruçi ka rreshtuar dhe më parë të socialistët e lartë të Jugut që t’i edukonte me frymën e re të listave apo siç quhen ndryshe tani me përvojën e cunekëve. Ata aq sa janë të pafajshëm janë edhe të panjohur qoftë edhe nga një socialist e pranishëm në forumet e ndryshme të kësaj partie. Ata nuk janë as socialistë fshatarë as socialistë qytetarë por socialistë si Ruçi. Kjo është e mjaftueshme për të bërë karrierë të papritur. Nuk kanë munguar as sugjerimet e Kico Mustaqit nga sheshi Osmanit në Athinë që në disa qytete të importohen nga ky shesh kryetarë socialistë pa asnjë përmbajtje politike apo kontribut në radhët e kësaj partie. Ata që kanë ngjitur mbi shpinë letra me fytyrën e Nanos janë harruar në mos qoftë harruar edhe vetë fytyra e tij e gjallë. Ç’mund të bëjnë kandidatët të tillë me elektoratin socialist. Mbetet që ata t’u flasin atyre vetëm për kafet që kanë pirë me Ruçin si dhe të shfajësohen për faktin se kanë harruar edhe porositë e tij. S’par alternativa as që mund të bëhet fjalë. Përballë kandidaturave të tilla alternativa edhe kur ekzistojnë humbin në pavetëdijen e tyre për t’u kthyer përsëri të virgjëra në prehjen e Ruçit. Ndërsa socialistët do të përjetojnë kohën e kandidatit të gatshëm që i sillet në fshatrat e qyteteja si një dhuratë e përkthyeshme që pas pak do të kthehet në rreshtin e socialistëve të zyrave që fillon me Ruçin apo Islamin. Kandidatët e paraqitur nga PS ose kapen nga ligji i verifikimit të figurave politike apo ligji i genocidit si shefat e tyre Ruçi, Pellumbi, ose janë funksionarë të vjetër të diktaturës si Sinani e ndonjë ideolog tjetër i institutit të marksizmit si Kureta, ose janë mjekë si Dobrovoda (Ulqini), Brace etj, ose janë anonimë si kandidaturat e Fierit dhe të Vlorës. Të gjitha kategoritë refuzohen nga koha dhe elektorati i qytetuar përfaqëson Partinë Socialiste në këtë fushatë elektorale. Integrimi i anonimëve në një parti po aq sa edhe integrimi i mjekëve dhe të inkriminuarve është një fyerje që i bëhet në radhë të parë elektoratit socialist tashmë të zhgënjyer por edhe elektoratit në përgjithësi. f.2
Koha Jonë
E martë 23 Janar 1996
Delegacioni i socialistëve Këto ditë pritet që një kontigjent gazetarësh të së pavarurës “Koha Jonë” të kooptohen si kandidatë për deputetë të Partisë Socialiste. Është konfirmuar deri tani korrespondenti i kësaj gazete në Shkodër Jetmir Shpuza por në raport me kontributin e tyre ndaj kësaj partie nuk do të mbeten jashtë edhe të tjerë gazetarë. Mendohet se është në procedurë e sipër edhe kryeredaktori i kësaj gazete Aleksandër Frangaj ndërsa nuk do të mbeten pa u shërbyer edhe kujtimet nga burgu për Qirjako Mihallin të Martin Lekës. Me sa duket në vijim të financimit të kësaj gazete, ashtu siç thuhet, nga Serbia, Partia Socialiste duhet të jetë urdhëruar të thërrasë në stafin e saj depozitat e mëdha që shërbimi sekret serb ka kontribuar në këtë gazetë. Nuk është e rastit që në faqet e saj një Mugoshi i zbritur prej Mirdite emrin Frrok ka thënë se ka survejuar albumet e Mark Krasniqit ndërsa kohë më parë kishte numëruar sa herë kishte shkuar në banjo Fehmi Agani. Gazeta “Koha Jonë” është një dosje nga mund të verifikohen shumë lehtë skema psikologjike serbe për stimulimin e një ndjenje anti-kosovare në Shqipëri, ndërsa në krah të këtyre shkrimeve botohej fotografia e liderit socialist Fatos Nano. Kjo gazetë ka plotësuar kriteret e shoqërisë së hapur për Serbinë ku Serbinë kur ka deklaruar nëpërmjet frokeve të tjera se ç’dash shqiptarët e Kosovës në Tiranë. Natyrisht dikush ka të drejtë të pyesë se ç’duan shkrues të tillë në mes të Shqipërisë dhe jo në mes të Serbisë. Deputetët e pavarur të socialistëve do të dinë të ruajnë deri në fund pavarësinë e tyre nga shqiptarët dhe interesat e Shqipërisë. Ata do të dinë të merren me të shpëblime të tjera. Ndërsa Froku si me special do të survejojë sa herë zbraz lullen ndonjë drejtues tjetër i LDK-së.
20 milion dollarë nga Serbia për rikthimin e ish-komunistëve në Shqipëri
Agjensia ruse “Itar - Tass” njofton:
20 milion dollarë nga Serbia për rikthimin e ish - komunistëve në Shqipëri
Për “KJ” pjesa e luanit
Agjensia e pavarur ruse Itar Tass, i rikthehet edhe një herë skandalit të financimeve serbe për gazetën “Koha jonë” me datën 7 shkurt. Sipas kësaj agjensie, Gazeta e Tiranës “Koha jonë”, zyrtarisht ka statusin e një gazete të pavarur, pasqyron pikëpamjet prokomuniste të ish - policisë sekrete shqiptare dhe për këtë financohet me të holla nga shërbimet sekrete të Serbisë dhe të Malit të Zi. Në lajmin e dhënë prej Itar-Tass, thuhet se për këtë qëllim janë marrë 20 milionë dollarë. Kështu, sipas një ish - agjenti të policisë sekrete, citon agjensia, në kështu kemi mundësi të formojmë gjendjen e favorshme për ne në opinionin shoqëror të vendit.
[tekst në rusisht i shtypur në kutinë e lajmit]
Një milionë dollarë për shtypshkronjën e "KJ"
Siç bëjnë të ditur burime brenda redaksisë së "KJ", drejtori i kësaj gazete N. Lesi sapo është kthyer nga Gjermania ku kishte shkuar për të blerë një shtypshkronjë. Vlera e parashikuar për këtë shtypshkronjë është një milionë dollarë. Kështu zyrave të reja, shpenzimeve në hotel "Rogner", makinave të panumërta etj, i shtohen dhe një milionë dollarë për shtypshkronjën. Komentet janë të tepërta.
Aventura e fundit e PAD
Klani i Ruçit e la PS pa intelektuale
Intervistë me zv/ministrin e arsimit zotin Koço Bode, anëtar i Këshillit Kombëtar të PDSH-së
Largimi dhe refuzimi i intelektualëve për tu kandiduar në PS lidhet me vetë origjinën e kësaj partie, pasi ajo nuk mund të shihet ndryshe veçse si një vazhdimësi e PP-së. Kjo parti ende prej të kaluarës së saj, si vazhdimësi e këtij sektuar. Ajo asnjëherë nuk mund të japë shenja të një rinovimi të kësaj partie, por ka vuajtur një krizë që duhet të luajë një opozitë ka luajtur një rol të rëndësishëm në gjithë evidentimin i klanit të tipit konstruktiv. Mendoj se veprimtaria dhe evidencimi i klanit të Ruçit në krye të saj është ndër arsyet kryesore të largimit dhe refuzimit të intelektualëve për tu përfshirë në strukturën e kësaj partie.
f.2
Protesta e Kastriot Islamit
Të tillë “intelektualë” do të ketë në listat e PS po të zgjidhen nga Ruçi i cili ndëshkonte nxënësit e tij duke i pështyrë në gojë
Islami i di shumë mirë emrat e intelektualëve që kanë refuzuar pasi shumë prej tyre i ka lutur ai vetë që të pranojnë kandidaturën
Fakti më domethënës që tregon se sa e diskredituar është PS lidhjet me refuzimin që numri më i madh i intelektualëve të cilëve ju propozua të kandidohen për atë parti, refuzuan. Me këtë fakt “proteston” kafkëthyësi Kastriot Islami. “Mësohet se një pjesë jo e vogël e intelektualësh kanë refuzuar të kandidohen për ju” është pyetur nga gazeta “KJ”. Kastriot Islami cili e ka hedhur poshtë këtë fakt. “Problemi kryesor i PS është zgjedhja ndërmjet një numri mjaft të madh intelektualësh”, thotë Islami duke menduar se vërteta mund të mbulohet me slogane bosh. Nëse PS po e mbyskan intelektualët atëherë si shpjegohet që në listat e kandidatëve të PS ka deri njerëz të dënuar si hajdut ordiner?! Siç duket problemi qëndron tek koncepti që kanë për intelektualin në kryesinë e PS përndryshe qenie qesharake si Musa Ulqini e shumica e atyre që janë në listat e PS, nuk mund t’ju vihet titulli intelektual. Por kështu ndodh kur “intelektualët” caktohen nga laboranti i dizanterisë Gramoz Ruçi, i cili i ndëshkonte nxënësit e tij duke i pështyrë në gojë, (pasi i kishte urdhëruar të hapnin gojën). Këta lloj “intelektualësh” do t’i mbushin listat e PS përderisa ata i zgjedh gazetari i Bashkimeve Profesionale, “intelektuali” me kominoshe Namik Dokle.
Islami i di shumë mirë emrat e intelektualëve që kanë refuzuar pasi shumë prej tyre i ka lutur ai vetë që të pranojnë kandidaturën e këtij nuk bëhet fjalë për ata që Ruçi i ka përjashtuar nga lista si Loshi, Zeneli, Cani etj, por për intelektualë të paangazhuar deri tani në politikë. Ja pse i djeg kaq keq Islamit kur i kujtojnë intelektualët.
E. PALOKA
Fakti më domethënës që tregon se sa e diskredituar është PS...
Dosja Balluku
Nga fondi i trashëgimisë së PS
Procesverbali i mbledhjes së Plenumit të 6-të të Komitetit Qendror të Kongresit të 6-të të PPSH, të datës 16 - 17 dhjetor 1974 (Balluku, Dume, Çako)
f.7
Gramoz Ruçi kërënon pronën private
“Do të korigjohët (anullohet) privatizimi me ligji” ka thënë ai
f.3