20 shkurti- dite zie per kreun e PS-se
Intervistë me Sekretarin organizativ te PD, Prof. Dr. Ylli Vejsiu
Shumë prej tyre, që sot qëndrojnë në krye të PS e mjaft nga ata që nuk e kanë lënë të shkëputet partinë e tyre nga e kaluara, ato ditë kanë qenë të gatshëm për të mb ytur me zjarr lëvizjen paqësore të studentëve.
Sot këta përbëjnë pjesën më provokatore të elektoratit, që e kujton si ditë zije, datën 20 shkurt 1991.
f.3
Prova jone e madhe ndaj lirise
Mesazh i Presidentit Berisha, me rastin e 20 shkurtit
Eshtë kënaqësi e madhe për mua t’ju përshëndes ju sonte, bashkëqytetarë dhe bashkëkombas në Shqipëri dhe jashtë saj, në 5 vjetorin e revoltës sonë antikomuniste mbare popullore që shënoi çlirimin e Shqipërisë nga diktatura marksiste dhe simbolet e shëmtuara të saj. Në mënyrë të veçantë, unë sonte dua të përshëndes nga zemra ata qindra studentë që u ngujuan në grevën e urisë, qindra dhe mijëra burra e gra, dje e vajza që 5 vjet më parë në revoltën më të fuqishme e më masive antikomuniste shqiptare, mbushën sheshin “Skënderbe” në Tiranë dhe sheshet e qyteteve të tjera të Shqipërisë e të vendosur edhe për sakrificën më sublime, flijimin e jetës, me guxim të pashembullt sfiduan makinerinë policore të diktaturës, plumbat, tanket, blindet dhe terrorin e saj, shembën e shkatërruan themelet dhe simbolet poshtëruese të tiranisë gjysmëshekullore. Me revolucionin antikomunist të shkurtit 1991, ne shqiptarët, shkruam një nga faqet më të ndritura të luftave dhe përpjekjeve tona për liri. Revolta e shkurtit ishte ora e madhështisë së kurajos sonë, dita që shënoi triumfin e saj, triumfin e lirisë e të dinjitetit njerëzor e kombëtar mbi ndrydhjen, depersonalizimin dhe nënshtrimin ndaj nesh genocidin kulturor që nuk e kishin ushtruar as edhe pushtimet më të egra të mijëvjeçarit të fundit. Ajo dëshmoi tanëve sonë kulturën kombëtare me pseudokulturën marksiste socialiste, e cila do të nënkuptonte shuarjen graduale të identitetit tonë.
Diktatura dhe diktatori dëshironin të na përjashtonin nga çdo moral tjetër, përveç moralit klasor që buronte nga lufta e klasave, në emër të cilës njeriu duhej të denonte Zotin, prindin, fëmijën, bashkëshortin, mikun, vendin, lirinë, sepse ky ishte interesi i klasës, morali i klasës dhe çdo moral tjetër sipas tyre, ishte amoral. Prandaj dhe ne sot, në emër të asaj që vuajtëm e të duam, çmojmë dhe nderojmë gjithnjë e më shumë njëri-tjetrin, qytetërimin, kulturën tonë dhe vlerat e tyre të përjetshme.
20 shkurti ishte prova jonë e madhe ndaj atdhetarizmit dhe vëllezërve tanë shqiptarë në mbarë botën, të cilët vetëm për bindjet e tyre jo komuniste ishin shpallur armiq të Shqipërisë. Gjatë tiranisë komuniste ishte e vështirë të ishe shqiptar. Në krye ndërren tonë para tyre. 20 shkurti është dita që ndryshoi Shqipërinë, shqiptarët dhe të ardhmen e tyre.
… burgosën rreth 400 mijë shqiptarë. Prandaj le t’i nderojmë të gjithë ata që e qëndruan tiranit dhe tiranisë. Revolta e 20 shkurtit ishte një nderim i madh për veprën dhe sakrificën e tyre. Ajo ishte gjithashtu një nderim i veçantë edhe për qindra dhe mijëra
revol tën antikomuniste të shkurtit 1991, në Shqipëri, shkruan një nga faqet më të ndritura të hurave mbi ndrydhjen, depersonalizimin dhe nënshtrimin e verbër. Në këtë revoltë ranë për të merituar pavdekësinë: Artan Lenja, Artur Daka, Ismail Capari, Pellumb Tahiri, Spartak Deliu, Mikel Laro, Lulzim Barxha.
Ndër përjetimet më të revolts antikomuniste të shkurtit të vitit 1991!
Revolta e 20 shkurtit të vitit 1991 nuk ishte revoltë ndaj një të vdekuri, por ishte revolta e shqiptarëve kundër Tiranës dhe tiranisë.
Në përjetuam për 50 vjet një nga regjimet më mizore dhe më poshtëruese të të gjitha kohrave. Enver Hoxha, simboli i përgjakësisë, ligësisë dhe mashtrimit, për gjysëm shekulli na shkëputi në shqiptarëve lirinë dhe Atëdheun tonë, vendin e luftrave të pashëmbullta dhe legjendave të lirisë e shndërroi në vendin e burgjeve, gulagëve, ndjekjes, persekutimit të paparë në të gjithë ekzistencën tonë. Ai na shkatërroi pronën sepse synonte të na depersonalizonte, ndaj dhe ne sot jemi të varfër e Europës. Ai na shkatërroi kohën dhe të ardhmen, ndaj dhe erdhëm në vitet ’90 pa të ardhme, si njerëzit dhe vendi i kohës së ndaluar. Ai na shkatërroi emrin e mirë, dinjitetin, lidhja miqësore, imazhin tonë në botë dhe na zhyti në vetminë më të thellë të të gjithë historisë sonë. Shqipërinë e shndërroi në çifligun e tij në magazinën e fyerjes e shfarjes të të gjithë botës dhe raprezalimeve të tjerë kombëtar.
Revolta e 20 shkurtit nuk ishte një betejë kundër busteve dhe bronxeve të një tirani të vdekur; ajo ishte betejë kundër të gjithë të gjalla, diktatorit dhe diktaturës që në Shqipëri laonin e gjallë e të gjithëgjithshëm në shpirtin e zi e të errësirëve të njëherë në Shqipëri, urdhëruan dhe vranë të gjithë dijet më të vlerat shqiptare, jo vetëm veprën mizore të tyre që përshkruan traditën në të lashtë dhe qytetërimin tonë, arritën të synojnë ...
... dhe që njëlloj si Tenardje të këtij fundshekulli grabisnin ushqimet familjeve dhe të moshuarve që punonin me uri dhe pasurimin duke i shtuar ato në vendet fqinjë. Diktatura dhe diktatori jetonin dhe mbijetojnë në gjakun dhe mendjen e atyre që organizuan valët e vdekjes, puçin e Shkollës së Bashkuar, skenarin e luftës civile dhe masakrën e shkurtit dhe të 2 prillit, që urdhëruan të vriteshin njerëz nëpër rrugë, që urdhëruan mbylljen e Universitetve dhe që pas disfatas së thellë edhe sot bëjnë thirrje për hapa kafkash, përleshje fizike dhe me cinizëm servirin edhe në vitin 1996, si alternativë të re për vendin, doktrinën satanike të Karl Marks-it, në emër të së cilës krijuan këtë kohë edhe fronin e kuq.
20 shkurti është dita e ndjeshjes së madhe të shqiptarëve me diktaturën, dita kur tirania u lebetit. Ato ditë ne shqiptarët i rezervuam perandorisë së kuqe, fundin u kemi rezervuar të gjitha perandorive dhe perandorëve pushtues gjatë historisë sonë. Revolta e shkurtit ishte një revoltë e bekuar. Ajo kishte bekimin e Zotit, bekimin e shqiptarëve që luftuan dhe ranë për liri në të gjitha kohërat, bekimin e fëmijëve tanë dhe brezave që vijnë. Ajo ishte e bekuar sepse ne fituam. Më 20 shkurt i vogli mundi tiranin David shtriu përdhe Goliadhin. Ajo ishte e bekuar sepse demokratët dhe populli në tërësi, me trimëri, kurajo të jashtëzakonshme, jo vetëm mundën diktaturën por shmangën më të keqen e kobshme luftën civile vëllavrasëse, që klika pushtete e Ramiz Alisë, Fatos Nanos, Gramoz Ruçit, u përpoqën ta realizonin në mbarë Shqipërinë. Fitorja e 20 shkurtit ishte një fitore historike për shqiptarët dhe Shqipërinë. Nuk ishte fitore vetëm në një ditë, apo një javë, ajo ishte beteja e fundit në sagën e qëndresës epike të shqiptarëve, ndaj kalvarit dhe barbërisë komuniste, që filloi në masakrën e Tivarit, e mbrë pas saj e vazhdon e pas me kryengritjen e Postribës dhe revoltën e Himarës, Spacit, Qafëbarit, Burrelit, Mirditës, Kavajës, Malësit, Kuçovës dhe gjer në masakrën e Shkodrës të 2 prillit 1991. Në këtë qëndresë, ndër më të fuqishmet në historinë e një populli kanë rënë për të bërë të pavdekshëm në altarin e lirisë, o torturuan, internuan apo u ...
20 shkurti ishte prova jonë e madhe para zotit sepse tirania komuniste synonte të na ndante, veçonte prej tij, dhe në të mbështeteshim vetëm tek ajo. Por ne dëshmuam para Zotit se për ne ai është një, dhe vetëm një dhe ne e besojmë atë.
20 shkurti ishte prova jonë e madhe e dinjitetit, respektit ndaj vetes sonë. Më 20 shkurt ne dëshmuam para vetes si dhe fëmijëve tanë dhe brezave që vijnë se ne në gjenerata që përjetuam diktaturën dhe nënshtrimin ndaj saj, nuk u mundëm, por u ngritëm, patëm kurajon, guximin të hedhim mënjanë zgjedhën e saj, të çlirojmë Shqipërinë dhe për këtë ne meritojmë të shohim drejt të ardhmes dhe të krenohemi me njerëzit tanë, të respektojmë, vlerësojmë dhe nderojmë me shumë njerëz të tjerë.
Para vendit dhe gjeneratave që do të vijnë ne jemi ballëlartë, sepse provuam se jemi njerëz të kujmshëm.
20 shkurti ishte prova jonë e madhe ndaj lirisë. Diktatura dhe diktatori bunkerizuan Shqipërinë dhe e shpallën vendin e lirive të ndaluara. Ata e zhvendosën Shqipërinë jashtë hapësirave të lirisë dhe dëshironin ta mbanin vetëm në tiraninë e tyre. Ne shpëtuam atë nga tirania. Shqipëria sot është vendi i lirisë.
20 shkurti ishte prova jonë e madhe ndaj Europës, sepse diktatori dhe diktatura pasi prenë lidhjet e vendit me kontinentin, kishin vendosur që Shqipëria të mos ishte e Europës, por e diktaturës së proletariatit. Më 20 shkurt Europa pa kombin e saj të vogël, që pas dekadash vuajtjesh të rënda e sfilitëse, morale dhe fizike, të ngrinte sërish si vigan në këmbë dhe të fitojë mbi një pushtues vërtet barbar.
20 shkurti ishte prova e madhe e qytetërimit, kulturës dhe e moralit tonë. Diktatura ushtroi ...
... mburojën rreth 400 mijë shqiptarë. Prandaj le t’i ndërtojmë e 20 shkurtit ishte një ndërmarrje e madhe për vendin veçantë edhe për qindra e mijëra partizanë dhe partizane shqiptarë që fituan luftën dhe u kthyen në shtëpitë e tyre me kokën lart në ajrin e lirë të vendit të tyre, por që diktatori do t’u shkatërronte ëndrrat, shpresat, të ardhmen, për të cilën ata luftuan dhe shokët e tyre ranë. ne dhe nderojmë me shumë njerëz të tjerë.
20 shkurti na fton në të gjithë shqiptarëve pavarësisht nga bindjet dhe besimet tona, të përbuzim, të dënojmë, të përçmojmë gjithmonë të gjitha idetë dhe llojet e fanatizmit, fundamentalizmit marksistë, të zeza apo fetare, të çdo lloji qofshin ato.
Kjo ditë na fton në shqiptarëve që pavarësisht nga bindjet tona partiake të mos iu besojmë kurrë atyre që organizuan masakrën e shkurtit dhe të 2 prillit, grushtin e shtetit dhe skenarin e luftës civile. Ata janë fundamentalistë të kuq, që diktatorin monstruoz e konsiderojnë baba, dhe që përveç interesave vetjake dhe klanore nuk kanë interesa të tjera.
20 shkurti na fton të respektojmë dhe të duam gjithnjë e më shumë njëri tjetrin dhe para së gjithash lirinë e njëri-tjetrit, të respektojmë dhe konsolidojmë institucionet e shtetit ligjor dhe të mos harrojmë se në Shqipëri nuk ka qenë e lehtë të ndërtohesh një shtet demokratik, por është jetike sot ta mbrosh atë nga ideologjia marksiste dhe ideologji të tjera të rrezikshme.
20 shkurti është një thirrje e gjallë për ne dhe brezat që vijnë. Të ndezrojmë gjithmonë veprën, sakrificën, vuajtjen, torturën, martirizimin e përjetshëm dhe për se gjallë të Mustafa Gjinisht, Shefqet Bejës, Enver Zazanit, Musine Kokalari, Sami Qeribashit, Seluadin Totos, Patër Faustit, Patër Damianit, Patër Meshkallës, Sejfulla Maleshovës, Trifon Xhagjikës, Gramoz Omarit, Vilson Blloshmit, Genc Lekës, Josif Budës, Arben Brocit, Mikel Koliqit, Sabri Koçit, Frano Ilias, Osman Kazazit dhe qindra e mijëra martirëve të gjallë dhe të përjetshëm të 50-vjetëve të tiranisë komuniste.
Le të jetojmë vuajtja, sakrifica, dhimbja dhe martirizimi i tyre gjithnjë në kujtesën tonë kolektive, në ndërgjegjen tonë shoqërore dhe kombëtare, për të nderuar gjuhën ata dhe veprën e tyre dhe për të mos lejuar kurrë më që të guxojë njeri dhe ta ndaje nga Zoti, nga liria, nga prona, nga vendi, nga Europa.
ZP kërcënon: Mjetet e informacionit do të vih(en) nën disiplinen e shtetit
ZP kërcënon:
Mjetet e informacionit do të vihen nën disiplinen e shtetit
Në editorialin e saj të djeshëm gazeta “ZP” organ i PS shfaq hapur pikëpamës kundër lirisë së shtypit në Shqipëri. Duke protestuar për gjoja dezinformime të disa gazetave, “ZP” shkruan se kështu ndodh: “Në rrethanat kur në Shqipëri mungon shteti ligjor që do të disiplinonte mënyrën e informimit publik nga mjetet e informacionit”. Ata që deri më sot nuk kanë lënë akuza pa bërë ndaj ligjit për shtypin duke e konsideruar atë si kontroll të shtetit mbi lirinë e shtypit tani deklarojnë se në Shqipëri mungon një shtet ligjor që do të “disiplinonte” mjetet e informacionit. Të mësuar të shpifin e sajojnë lloj lloj mashtrimesh, gazetat e “ZP” hidhenishin përjetë kur ndonjë gazetar i “RD” i nisur pikërisht nga ky fakt deklaronte se Shqipëria ka nevojë për një ligj shtypi. Por ja që papritur është “ZP” që shkon shumë më larg duke bërë në të njëjtën kohë një paralajmërim të rrezikshëm për lirinë e shtypit.
Mbas kërcënimeve të Çekës e Brokajt për gazetaret, deklarimi i “ZP” për një shtet që do të disiplinojë mjetet e informacionit tregon më se miri se çfarë do të priste lirinë e shtypit nëse PS vjen në pushtet. Deri tani ende pa iu afruar pushtetit, krerët e opozitës kanë kërcënuar me mbyllje gazetash, linçime gazetarësh dhe vendosje të mjeteve të informacionit nën disiplinen e Ruçit. Çdo të ndodhte nëse ato do të vinin vërtet në pushtet...
E.PALOKA
Strategji tensioni dhe dhunë mbi gazetarët
Deklaratë e Lidhjes së Gazetarëve
Lidhja e gazetarëve të Shqipërisë konstaton me shqetësim instalimin gjithnjë e më aktive të një strategjie tensioni dhe dhune mbi gazetarët dhe drejtuesit e gazetave kryesore në Shqipëri duke paralajmëruar mbylljen e lirisë së shtypit. Kërcënimet publike të drejtuesve të partive politike ndaj gazetarëve shqiptarë për të hakmarrë me gjyqe dhe burgje me dhibaje jashtë Shqipërisë deri edhe mbyllje të gazetave janë vetëm një paralajmërim i metodave bizantine aq të njohura në Shqipërinë e diktaturës. Sulmet e paprecedent të kryetarit të partisë Aleanca Demokratike për burgosje të gazetarëve dhe gojëkërcënje të fjalës së lirë pasi kjo parti dhe të tjerat të vijnë në pushtet sipas deklarimeve të tyre është një paralajmërim sinjifikativ i revanshit bizantin i cili nëse premtohet të realizohet pas zgjedhjeve në fakt ka filluar qysh tani. Botimi i lajmeve dhe raporteve të një zyre shtypi italiane lidhur me financimet serbe për Partinë Socialiste dhe ndonjë gazetë të afërt me këtë parti, shërbeu për të demonstruar dhunë dhe kërcënime për jetën e gazetarëve dhe drejtuesve të gazetave. Kërcënimet publike të një kryetari partie si Nertan Çeka u shoqëruan menjëherë me të njëjtat kërcënime nga partia më e madhe opozitare “Partia Socialiste” brenda së cilës operojnë me metodat e sigurimit të shtetit fragmentet e aktivizuara nga forcat më të errëta. Ishin pikërisht këto forca brenda partisë që pretendojnë qeverisjen të cilat dështuan në një përpjekje për të linçuar kryeredaktorin e gazetës “Zëri i Popullit”. Dhe pas kësaj përpjekjeje të dështuar klanet bizantine kërkojnë të frikësojnë dhe të mbajnë nën terror pikërisht në prag të zgjedhjeve të reja parlamentare, shtypin më të rëndësishëm në Shqipëri. Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë dënon publikisht aktet e dhunës, terrorin dhe përpjekjet bizantine të forcave politike për të dhunuar lirinë e shtypit dhe për të siguruar monopolizim e informimit. Kërcënimet se pas zgjedhjeve të reja opozita do të organizojë gjyqe publike dhe do të dëbojë gazetarët nga shtëpitë e tyre apo gazeta jashtë Shqipërisë është një përpjekje e dështuar dhe, në të njëjtën kohë shpallja publike e një vizioni diktatorial për të ardhmen e shoqërisë që mbartin këto forca politike. Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë si organizata më e madhe e gazetarëve shqiptarë apelon gjithë anëtarët e saj të ruajnë gjakftohtësinë, t’i shmangen dhunës dhe terrorit që synojnë forcat politike brenda partive politike. Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë apelon gjithë gazetarët shqiptarë të vijojnë të mbrojnë informimin e publikut sidomos në një periudhë të rëndësishme të zhvillimeve në Shqipëri.
Njekohësisht Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë u kërkon gjithë partive politike, Presidentit të Republikës, të gjitha institucioneve shqiptare të kontribuojnë brenda hapësirave të shtetit ligjor në sigurimin dhe vijueshmërinë e kushteve të nevojshme për informimin e shoqërisë dhe sigurimin e lirisë së shtypit.
Kryesia