Konference shtypi e Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH
Sot
, më dt.22.02.1996, ora 12:00, në Selinë e PDSH, Sekretari i Përgjithshëm i PDSH, z. Tritan Shehu, jep konferencë shtypi lidhur me vizitën e fundit të delegacionit të PDSH në Itali e Gjermani si edhe probleme të tjera të rëndësishme të politikës aktuale shqiptare. Ftohen të marrin pjesë të gjithë përfaqësuesit e organeve të shtypit dhe masmedias.
Një delegacion i “Demokracisë së Re” se shpejti në Tiranë
Me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH, z. Tritan Shehu, nga data 27 deri më 29 shkurt, do të zhvillojë vizitë pune në Tiranë një delegacion parlamentar i nivelit të lartë të Partisë “Demokracia e Re” të Greqisë, i kryesuar nga znj. Marietta Giannako Koutsikou, Deputete, Sekretare Internacionale e “Demokracisë së Re”, dhe ish-Ministre.
Delegacioni i Partisë “Demokracia e Re” të Greqisë do të takohet me Presidentin Berisha, Kryetarin e Kuvendit Popullor Arbnori, Kryeministrin Meksi, përfaqësues të partive parlamentare dhe figura të tjera të larta shtetërore.
Departamenti i shtypit dhe informacionit i PDSH
Terrorizmi si alternative e Frontit të Kuq
Kreu socialist izolon bazën
Partia Socialiste është kthyer në një shtrat ku duan të shtrihen të gjithë të sëmurët e kësaj partie. Kërkojnë vend aty edhe genocidistët, edhe bashkëpunëtorët e Sigurimit edhe ish/këshilltarët e Hoxhës dhe Alisë, edhe kriminelët dhe komunistët e rinj. Zyrat qendrore të saj janë kthyer në një Kuti Pandore prej të cilës janë të gatshëm të shpërthejnë vërerin e tyre kundër demokracisë shqiptare dhe arritjeve të Shqipërisë në këto katër vite të qeverisjes demokratike. Edhe akti më i fundit, letra e Nanos e sapopublikuar në shtypin e pavarur shqiptar është tregues i përsosjes së krimit brenda udhëheqjes së Partisë Socialiste. I burgosuri ordiner që drejton socialistët ka thirrur pranë tij të gjithë figurat më historí të pastër antidemokratike. Gjenerimi i vitit 1991 pas katër vitesh nga drejtuesi kryesor i saj vjen për shkak të topimit të tyre pikërisht në atë vit. Ata janë ndarë nga jeta e demokracisë që më 22 Mars dhe ende kërkojnë data të lavdishme për veten. Të tilla ata mund të konsiderojnë vetëm ato që ndodhën në ’91 si vrasjet e shkurtit, vrasjet në kufi, masakrën e 2 Prillit, puçin e Shkollës së Bashkuar etj. Lavdia e tyre është e mbështetur vetëm në betejën kundër demokracisë, kundër studentëve, kundër qytetarëve të Tiranës, të Fierit, të Shkodrës etj. Tani Partia Socialiste ka marrë pamjen e plotë të saj në vitin 1991. Ka arritur aq mirë të ruajë parametrat e saj në ato ditë sa është e pabesueshme për këdo që dëgjon se ata edhe mund të deklarohen për një parti që synon ruajtjen e shpejtësisë së zhvillimit në mesën pushtetin. Pjesëmarrja e një partie në zhvillimet demokratike dhe përkrahjen e demokracisë ka kriter moral ndaj popullit dhe ndaj elektoratit që e drejton. Kësa partie i mungon edhe i pari edhe i dyti. Shqiptarët ndjehen të fyer ndaj tyre kur në listat e kandidatëve vënë bashkëpunëtorë të Hoxhës dhe në krye të Partisë Socialiste dirigjojnë ata që dirigjuan krimin në vitin 1991. Ata kujtojnë me heshtje Socialiste drejtojnë ata që dirigjuan krimin në vitin 1991. Ata kujtuan me heshtje 20 shkurtin, ditën e rezimit të statujës së diktatorit duke synuar shfaqjen e palëve ndër shqiptarët e thjeshtë. Vetëm ndaj këtij akti nuk mund të ekzekutozosh dy palë shqiptarësh por vetëm një, që janë gjithë shqiptarët të cilët morën frymë lirshëm nga largimi i tij. Ndaj elektoratit të tyre ata janë sjellur si ndaj shërbëtorit. Gjithë grindjen politike zhvilluar mes klaneve brenda kryesisë së Partisë Socialiste e kanë fshehur nga baza duke shfaqur para saj unitetin socialist. Kanë fshehur e shkëputur e tyre dhe kanë realizuar një udhëheqje dhe program që nuk pasqyron aspiratat e bazës. Brenda kryesisë uniteti është aty ku ndodhet krimi dhe aleancat lindin dhe vdesin vetëm me krerët që dalin nga biografia e inkriminuar. Gramoz Ruçi është një terrorist i vërtetë është shpallur një anëtar i kryesisë së Partisë Socialiste për kolegun e tij që shkruan listat e kandidatëve të Partisë Socialiste. Çfarë mund të pritet nga një terrorist i plotfuqishëm që ka në dorë partinë opozitare. Demonstrimi i kërbaçit ndaj kolegëve të tij është shumë më i vërtetë se sa përdorimi i tij ndaj të tjerëve. Elektorati socialist i ka të mbyllura dyert e partisë së vet. Kreu socialist ka krijuar terrenin e luftës kundër alternativave të tjera dhe të rrezikut për të realizuar alternativat e veta. Elektorati tani ka vënë funksionin e mufetës për kreun e saj. Ndërsa vetë kreu ka krijuar frontin e kuq që përfshin tërë rrjetin e Partisë Socialiste dhe satelitëve të vet ndërsa terroristët brenda lidershipit socialist tani janë në përgatitje e kthemrave të kuq.
Socialistët po hedhin piketat e hakmarrjes së tyre nëse arrijnë ta marrin pushtetin. Gramoz Ruçi është shprehur për një gjë të tillë pa asnjë ekuivok në një mbledhje të Partisë Socialiste për Sarandën. “Forca e Partisë Socialiste do të jetë e pamëshirshme dhe e vdekjepurëse”, ka thënë Ruçi në këtë mbledhje duke legalizuar përfundimisht natyrën e pushtetit që do të udhëheqin socialistët. “Njerëzit tanë kanë katër vjet që presin këtë ditë”, ka theksuar Ruçi në fjalën e tij që gazetari e “pavarur” “Koha Jonë” Fatos Veliju i ka mbajtur shënim shumë qartë pasi është në të njëjtën kohë dhe në këtë gazetë të kësaj partie. edhe anëtar i kryesisë së kësaj partie në Sarandë. Natyrisht që ky deklarim i Ruçit nuk vjen papritur në skenën e luftës politike shqiptare dhe në rrethanat e fushatës elektorale. Socialistët kanë kohë që kanë përdorur terma të tilla dhe kanë bunkierizuar fjalorin e tyre. Pak ditë pas humbjes së madhe në mars të vitit 1992 ishte shefi i propagandës së këtyre ditëve në Partinë Socialiste, Kastriot Islami që kërkoi thyerje kafkash, ndërsa kohë më parë arkeologu mediokër Moikom Zeqo ka bërë thirrje për Natën të Shën Bartolomeut. Në mbledhjet dhe konferencat e Partisë Socialiste në rrethe ata kanë hedhur mundësinë e krijimit të policisë vullnetare për të ruajtur votat që është plotësisht e paligjshme dhe synon kundërvënien dhe dhunën shtetit ligjor. Ndërsa në një intervistë të Ditëro Agollit paralajmërohej ardhja e kërrmerëve të kuq që do të siguronin qetësinë përfundimtare të socialistëve që ndjenë ende komunistë, të ish-spiunëve dhe sigurimsave, të kashtës së vjetër politike që ka pjellur Partinë Socialiste. Shënimi në bllokun e një
Zbulohen urdhërat e Ruçit në bllokun e gazetarit të “Koha Jonë”
Forca e PS do të jetë e pamëshirshme për ata që do të... (vazhdon e palexueshme) Drejtuesi të socialistëve që është edhe gazetar për një gazetë që e konsideron veten të pavarur shfaqin skemën në të errët që është duke përgatitur udhëheqja e Partisë Socialiste. Është sinjifikativ fakti që këtë parti në kushtet e mungesës së kryetarit e drejton një ish-ministër i brendshëm që ka realizuar ngjarje tragjike për shqiptarët dhe demokracinë në Shqipëri gjatë kohës që ka drejtuar policinë dhe sigurimin. Qënia e tij në krye të partisë përcakton edhe militarizimin e ideologjisë së tyre apo pushtetit që mund të dalë nga kjo parti. Shqiptarët kanë shpalosur njëherë e përgjithmonë shtetin policor, dhunën shtetërore, diktaturën. Aq më pak tani mund të gjesh mbështetës për realizimin e genocidit të ri në kurriz të shqiptarëve. Demokracia është një vlerë që është e përditshme dhe shfaqet në tërë realizimet e qytetarëve në këto katër vite. Kështu që ajo mbetet vlerë edhe në civilizimin e politikës dhe shqiptarëve që fitojnë apo humbasin nga kjo politikë. Nga politika e dhunës humbasin të gjithë. Diktaturat nuk kanë dhuruar fitues. I tillë nuk do të jetë as fronti i kuq që predikon hakmarrje mes shqiptarëve. Genocidisti Ruçi në vetvete mund të jetë i pamëshirshëm dhe vdekjeprurës. Ai mund të mbajë në vete edhe revolverë të tepërta dhe gjithë sigurimsat rreth e rrotull. Demokracia nuk e përjashton ekzistencën e elementëve terroristë por përjashton mundësinë që këta elementë të kenë viktima. Planet e Ruçit dhe kreut të inkriminuar socialist janë djegur më 22 mars 1992 njëherë e përgjithmonë.
Zgjidhja e problemit të Kosovës në rend të ditës
Andrews Tessoriere emërohet Ambasadori i parë Fuqiplotë i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri që mbas Luftës së Dytë Botërore
Nga konferenca e përbashkët për shtyp e Presidentit Berisha me ministrin e jashtëm britanik, Rifkind
Rrugëzgjidhja e problemit të Kosovës dhe përmirësimi i marrëdhënieve bilaterale ishin temat kryesore të bisedimeve të zhvilluara dje paradite në selinë e presidencës mes presidentit shqiptar, Sali Berisha dhe sekretarit britanik për punët e jashtme, Malcom Rifkind. I thashë z. Rifkind, se problemi i Kosovës është një problem i hapur, dhe unë jam i gëzuar se në kishim të njëjtat opinione me të, se ka ardhur momenti për një dialog në mes të shqiptarëve dhe Beogradit në praninë e një pale të tretë, tha presidenti Berisha. Unë jam optimist rreth progresit, tha Berisha në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit kokë më kokë me ministrin e jashtëm britanik. Jam dakord me presidentin Berisha, theksoi Rifkind, se është e rëndësishme që të shohim një përparim të zgjidhjes së çështjes së Kosovës. Kosova është një çështje e pambyllur që u shtohet problemeve të tjera nga ndeshjet rajoni. Të dy palët patën një diskutim të hapur për situatën në rajon, për mbështetjen e marrëveshjes së Dejtonit, që e konsideruara si një faktor real stabiliteti që dha fund luftës e që përbënë një hap drejt paqes. Shqipëria ka kërkuar prej te plote ndihma nga institucionet financiare dhe të arrije marrëdhënie me BE. I pyetur, nëse e mbështet qeveria Britanike kërkesën e fillimit te dialogut te menjëhershëm mes Beogradit dhe Prishtinës, ministri Rifkind u përgjigj: Ne inkurajojmë Presidentin Milosheviç që të nisë reformën e brendshme, në mënyrë që të plotësojë aspiratat e popullit të Kosovës për një autonomi të gjërë. Por mënyra dhe rruga se si do të zhvillohet do të përparojnë këto reforma është më tepër e rëndësishme, sesa rikthimi në fushën e reformës ekonomike, me ndihmën teknike në fushën bankare, me fondin know - how si në fushën e arsimit e të bashkëpunimit ushtarak dhe në fusha të tjera. Jemi të lumtur që kemi siguruar bazën ligale për këtë bashkëpunim. Investimet britanike po vijnë duke u rritur dhe kompani serioze po punojnë në Shqipëri, tha Berisha, duke falenderuar kryeministrin Mejxher dhe qeverinë e tij për inkurajimin që i bëjnë investitorëve britanikë për të ardhur në Shqipëri. Kjo është një shenjë e rritjes të marrëdhënieve tona dypalëshe hap pas hapi, tha ministri Rifkind. Unë jam i bindur së kjo do të krijojë më shumë mundësi mbretërisë së bashkuar që të japë një kontribut konstruktiv në punën që po synon të arrijë Shqipëria. Ka, gjithashtu, një interes të gjerë nga kompanitë britanike në investime që të zhvillojnë mundësitë ekonomike të Shqipërisë dhe të inkurajojnë tregtine, që historikisht ka qenë ne nivel shumë të ulët, por është rritur në mënyrë domethënëse gjatë dy vjetëve të fundit. Rifkind përmendi si një mundësi marrëveshjen speciale që arriti Shqipëria me BE që sipas tij, do të krijonte mundësi Shqipërisë që të rrisë nivelin e punësimit dhe të ketë zhvillim ekonomik. Vizita u vlerësua nga dy palët si një kontribut substancial dhe shumë i rëndësishëm në bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.
në rajon, për mbështetjen e marrëveshjes së Dejtonit, që u konsiderua si një faktor real stabiliteti që i dha fund luftës e që përbën një hap drejt paqes.
Shqipëria ka kërkuar prej kohësh që pranimi i RF të Jugosllavisë në OSBE të kushtëzohet me zgjidhjen e problemit të Kosovës. Në këtë pikë, të dy palët, në këndvështrimet e tyre, gjetën mirëkuptim.
Unë jam i lumtur, theksoi Berisha, se dhe Qeveria Britanike është e bindur, gjithashtu, që Beogradi duhet të nisë dialogun me shqiptarët, dhe se futja e Serbisë në institucionet perëndimore duhet të kushtëzohet nga zgjidhja e problemit të Kosovës.
Britania e Madhe së bashku me vendet e tjera perëndimore, tha Rifkind, ia kanë bërë të qartë presidentit Milosheviç, se ne do të besojmë atij, vetëm atëherë, kur të shohim nje progres të dukshëm për zgjidhjen e problemit të Kosovës, e kur të shohim respektimin e së drejtës të njohjes së Kosovës si një identitet të dallueshëm. Vetëm kur të jetë arritur ky progres, do të jetë e mundshme për qeverinë e Beogradit që të përfitojë në mënyrë
Beogradi dhe Prishtina, nisë reformat të Kosovës për një autonomi të gjerë. Por mënyra dhe rruga se si do të zhvillohen e do të përparojnë këto reforma është me pak rëndësi, sesa rikthimi i autonomisë reale të popullsisë së Kosovës.
Një hap më tej, në përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe është ngritja e statusit të ngarkuarit me punë Andrews Tessoriere me atë të ambasadorit fuqiplotë të mbretërisë së bashkuar në Shqipëri.
Pas një ngrirjeje gjatë periudhës komuniste për shkak të ashtuquajturit incidenti i Korfuzit marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Britanisë së Madhe.
Në qershor të vitit 1992 në Shqipëri u atashua i ngarkuari me punë i mbretërisë së bashkuar.
Marrëdhëniet politike po zhvillohen në një mënyrë të suksesshme, tha Berisha që vlerësoi, se marrëdhëniet në fusha të tjera, po ecin me hapa e dialogut politik.
Si përparim në këto fusha Berisha përmendi ndihmën që i ka dhënë Britania e Madhe Shqipërisë
Të dy palët patën një diskutim të hapur për situatën në rajon, për mbështetjen e marrëveshjes së Dejtonit, që u konsiderua si një faktor real stabiliteti që i dha fund luftës e që përbën një hap drejt paqes.
Beogradi dhe Prishtina, ministri Rifkind u përgjigj: Ne inkurajojmë Presidentin Milosheviç që të nisë reformat e brendshme, në mënyrë që të plotësojë aspiratat e popullit të Kosovës për një autonomi të gjerë.
VITI IV I BOTIMIT
BIBLIOTEKA KOMBËTARE
TIRANË
VITI IV I BOTIMIT
Nr. 43 (1190)
E ENJTE
22 shkurt 1996
Nr i faqeve 8
ÇMIMI 10 LEKË
1000 lireta it.
200 drahmi
Dyshime mbi gjendjen mendore të Nanos
Alarm në selinë e PS
f.3
Peshkëpia ia ben naften ne Elbasan
Shtërmja vetë në Shtërmë bëhen nga politikanë i PAD-it
Peshkëpia çel kuletën:
50 - 100 mijë lekë për familje
Çmimi e naftës do ta ulim në 10 lekë
Paratë e buaja nuk i duhen fshatit shqiptar...
f.3
PS grumbullon letra me vlerë!
Hipokrizi socialiste
Një ish degaxhi i quajtur Bajram Tresova kërkon të blejë një hidrocentral me letrat me vlerë të Qeverisë Demokratike
f.3
Asnje fjale ne “ZP” per rrezimin e diktatorit
20 shkurti ditë zie për PS
Asnje fjale ne “ZP” per rrezimin e diktatorit
Heshtja rikonfirmon fjalët e Nanos: “E.Hoxhën e kemi babë”
Mesazhi i Alisë më 21 shkurt ’91 verteton misionin e Nanos dhe Ruçit
ZËRI I POPULLIT
ORGAN I KOMITETIT QENDROR TË PPSH
Viti I 48-të | botim [?]
Nr. 44 (13. 30 [?])
Çmimi 30 qindarka
MESAZH [?]
- Drejtuar [?]
Z ALIA
- Revizionist [?]
f.3