28/02/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

28 shkurt 1996

Afër jush në këtë moment dhimbjeje

Ati i Shenjtë u dërgon ngushëllime familjeve të viktimave Kardinali Angelo Sodano, Sekretar i Shtetit të Vatikanit, i ka dërguar një telegram Monsinjor, Rrok Mirdita, Arqipeshkëv i Durrësit e Tiranës, në të cilin thuhet: Mësuam me trishtim lajmin e atentatit të rëndë të kryer pranë supermarketit të kryeqytetit, në të cilin disa persona humbën jetën dhe të tjerë mbetën të plagosur. Ati i Shenjtë dëshiron t’i dërgojë familjarëve të viktimave ngushëllimet e tija të thella për ndodhinë dhe të shprehë afërsinë e tij të veçantë në këtë moment dhimbjeje, duke theksuar dënimin e çdo formë dhune dhe urrejtjeje. Ndërkaq, ai fton për të ruajtur veprën b a r ë të bashkëpunimit për një progres të vërtetë civil e shoqëror të kombit të shumë shqiptar. Ai bën lutje të zjarrta për pushimin e pasosur të të vdekurve dhe i drejton familjarëve të tyre bekimin apostolik.

Mungesa në “panelin” socialist

f.3

Pëllumbi akuzon Brokajn si mbështetës të serbëve

f.3

E hëna e zezë nuk do të përsëritet

Terrorizmi alternative e të kuqeve Akti terrorist i ditës së hënë ka shënuar një formë të pashfaqur në Shqipëri të luftës kundër demokracisë dhe arritjeve të saj për sa kohë ajo po ushtron efektet e veta. Ardhja e tij nuk është më një rast por shënon një formë të organizimit të forcave ekstremiste dhe antidemokratike. Qëllimi i këtij akti terrorist që shkaktoi katër të vrarë e dhjetra të plagosur në Tiranë ishte përhapja e një klime mosbesimi ndaj institucioneve të shtetit demokratik dhe krijimi i kushteve të një jetese të pasigurt që do të reflektohej menjëherë tek përdhëshemëria e banorëve të kryeqytetit dhe të tërë Shqipërisë. Kësaj i shtohet edhe pasiguria e të huajve për të implementuar para e tyre në investime të mundshme në këtë vend, për të shkuar më larg, në krijimin e një opinioni për Shqipërinë si vend i terrorit dhe mundësive të kufizuara të një jetese të lirë. Goditja që u tentua ti jepej Shqipërisë është e shumëanshme. Ajo kalon nga qetësia sociale, tek siguria e jetës, ekonomia e sigurtë deri tek imazhi i porsargulluar i saj. Akte terroriste ndodhin kudo në botën e qytetëruar. Ato ndodhin në SHBA, Angli, Francë. Por megjithatë natyra e këtyre akteve nuk është njëlloj me një terrorizëm që ndodh në Tiranë. Aty mund të ndodhin për shkak të alternativave politike ose si protestë ndaj kahjeve të ndryshme të çështjeve të caktuara të shtetit. Si fuqi të mëdha ato gjithnjë janë të atakuara me probleme nga më të ndryshmet që nuk shkojnë konform shijeve të një vendi apo tjetri, sipas shijeve të një grupi të caktuar shoqëror apo tjetri ose janë revolta të mirëfillta që reflektojnë pozicionet e politikes së këtyre përsëritet më. Ata që e krijuan do të përgjigjen për të”. Pas luleve në nderim të viktimave, vizita ngushëllimi në familjet e tyre. Fillimisht Presidenti Berisha shkoi dje për t’u shprehur ngushëllimet e tij familjes së Vaid Osmanit. Duke shprehur keqardhjen e tij për këtë akt të pashëmbullt kriminal në historinë e popullit tonë dhe për këtë humbje të madhe zoti Berisha i garantoj familjarët se qeveria dhe shteti do të bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme për gjetjen dhe ndëshkimin e autorëve të këtij akti barbar. Sot, tha zoti Berisha, ata kriminalë që e kryen këtë krim i dënon masivisht e gjithë Shqipëria. Babai juaj, u tha zoti Berisha bijve të ndjerit Vaid Osmani, dhe të gjithë të tjerët që humbën jetën në këtë akt terrorist kanë sot lutjen e të gjithë shqiptarëve, ndërsa ata që e kryen këtë akt kanë mallkimin, përçmimin, urrejtjen. Kanë gjithçka ato meritojnë. shqiptarët që e dënojnë në mënyrën më maksimale aktin e tyre të pamoralit e çnjerëzor. Me aktin makabër që kryen këto terroristë, tha zoti Berisha, ata kanë dashur që të friksojnë popullin kanë planifikuar që të terrorizojnë njerëzit dhe aspiratat e tij. Ne ndjejmë sot, tha ai, më afër dhe më të bashkuar me njëri tjetrin për ti thënë “ndal” dhe për të dënuar me vendosmëri terrorizmin e verbër. Terrorizmi, tha Presidenti Berisha, është i zhyshur nga çdo lloj morali. I vetmi moral i tij është të vrasë njerëz të pafajshëm. Terroristët nuk kanë as shpirt as familje, ata janë qeniet të çoroditura, tha zoti Berisha. Duke u shprehur ngushëllimet familjarëve Muhamet Karamant, të vëllait tjetër të vdekur nga ky akt barbar, zoti Berisha u shpreh: “Kater vdekja në dy muaj, janë një dhimbje e jashtëzakonshme dhe e pashëmbullt. Ju, tha ai, keni sot me vete çdo familje pjesë në hidhërimin tuaj dhe lutet për familjen tuaj. Bota përparimtare dhe demokratike e dënon akte të tilla të pashëmbullta. Terrori dënohet kudo në botën e qytetëruar. Edhe familjarët e Vera Dumes, që u vra nga akti terrorist i ditës së hënë, morën dje ngushëllimet e Presidentit të Republikës zotit Sali Berisha dhe të zonjës Berisha. “Familja juaj është dy herë e goditur nga terrorizmi”, tha zoti Berisha familjarëve të Vera Dumes. Babain tuaj e vrau kryeterroristi shqiptar Enver Hoxha. Vdekja e Verës, tha ai qe një humbje shumë e thellë, ajo e ajo gjithë jetën e nderuar dhe e përsekutuar”. Zoti Berisha edhe këtu i siguroi familjarët dhe të afërmit e pranishëm në këtë ceremoni mortore se do të bëhen të gjitha përpjekjet për ti gjetur dhe ndëshkuar ideatorët, ekzekutoret dhe cilindo pjesëmarrës në këtë krim makabër, në mënyrën më të ashpër që parashikojnë ligjet Presidenti Berisha u bën homazh viktimave të aktit terrorist dhe ngushëllon familjarët e të vrarëve teknik të lartë të shoqërisë sociale, tek siguria e jetës, ekonomia e sigurt deri tek imazhi i porsarregulluar në Tiranë. Atje mund të ndodhin për shkak të alternimeve janë revolta të mirëfillta që reflektojnë pozicionet e politikës së këtyre vendeve ndaj një problem të një kombi apo diçka tjetër më pak se kaq. Por Irlandezët nuk vendosin bomba në Londër se Britania është anëtare e NATO-s dhe islamikët nuk vendosin bomba në metrotë e Parisit se Franca është anëtare e Bashkimit Evropian. Bombat në Shqipëri mund të jenë vendosur edhe për arsye të tilla. Shpërthimi i së hënës është atakim direkt i politikës së shtetit shqiptar në të gjitha arritjet e saj. Pikësepari terrorizmi në Shqipëri nuk ka asnjë traditë dhe për më tepër në kushtet e një politike objektive për shmangien e popullsisë dhe për të mirën e të gjithë shqiptarëve edhe tradicioni i akteve të tilla humbet vlerat. Pozicioni i Shqipërisë dhe historia e saj diktatoriale e komuniste shënon një pikëlon brenda trupit të saj, një poligon që kërkon ende kohë të mbyllet kjo pavarësisht gadishmërisë së shtetit të së sotëm për ta mbyllur këtë plagë. Përderisa organet kompetente ende nuk kanë thënë fjalën e tyre dhe tani janë arrestuar vetëm persona që i përkasin Sigurimit dhe mendohen të jenë implikuar në këtë akt terrorist supozimi se terrorizmi është protestë e historisë së kaluar shqiptare mbetet i vërtetë. E kaluara vetëm kështu mund të ndëryjë në të tashmen dhe në të ardhmen e Shqipërisë. E kaluara mund të kalojë në këto ditë vetëm se demokracia nuk është e dhunshme dhe se kjo shtet i sotëm ka përjashtuar dhunën ndaj refleksive të së kaluarës që shfaqen që nga disa deklarata politikanësh e deri tek persona që hamendësohen si të papërgjegjshëm në jetën publike shqiptare. Jeta e lirë dhe siguria e njerëzve është një nga institucionet publike që ka siguruar ky shtet dhe në të njëjtën kohë është edhe më i ndjeshmi. Kjo është edhe tabela ku hidhen prapët. Kjo është edhe situata më e paparashikueshme për elementët e së shkuarës shqiptare. Këta elementë kanë edhe aleancat e tyre të fshehta dhe ende mendojnë të përballojnë frymën e Shqipërisë të kthyer nga Perëndimi, Europa dhe qytetërimi që cilin i përket ky vend. Shteti shqiptar është shprehur se e hëna e zezë nuk do të përsëritet më kurrë. Obligimi është i madh. Pra anonet demokratike janë të mjaftueshme ashtu si edhe integrimi në Europë. Terrorizmi nuk ka shumë kohë për tu fshehur.

Solidaritet vëllazëror me viktimat

Italianët janë thellësisht të pikëlluar Skalfaro i dërgoi letër ngushëllimi presidentit Berisha Presidenti i Republikës Sali Berisha, ka marrë një letër ngushëllimi nga Presidenti i Italisë, Oskar Luigi Skalfaro. Ai i shpreh Presidentit Berisha ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin vëllazëror për personat që humbën jetën gjatë shpërthimit në supermarketin në Tiranë. “Populli italian, shprehet Presidenti Skalfaro, i lidhur me popullin shqiptar nga ndjenja miqësie dhe bashkëpunimi është thellësisht i pikëlluar”. Presidenti Skalfaro i kërkon Presidentit Berisha t’u përcjellë në emër të gjithë Italisë ngushëllimet familjeve të goditura duke u shprehur i praninë në hidhërimin e tyre.

U ndaluan disa persona të dyshimtë

Hetim intensive për identifikimin e autoreve të vendosjes së autobombes Një grup i posaçëm hetimesh është ngritur nga organet e prokurorisë, menjëherë pas aktit terrorist të ditës së djeshme, ku si rezultat i shpërthimit të një autobombe humbën jetën katër persona dhe u plagosën disa të tjerë. Siç mësohet nga burime të prokurorisë së rrethit të Tiranës, vetë drejtuesit e kësaj prokurorie janë vënë në krye të këtij grupi dhe po zhvillojnë hetime intensive për të identifikuar dhe kapur sa më parë autorët e vendosjes së autobombës. Deri tani, për shkak të ruajtjes së sekretit të hetimeve, ende nuk jepen hollësira rreth veprimeve të kryera, por bëhet e ditur se këto hetime janë në rrugë të mbarë. Që nga dita e djeshme e deri tani, nga organet e policisë janë ndaluar e pyetur disa persona, të cilët dyshohen se kanë lidhje me ngjarjen e përgjithshme. Megjithatë, gjithçka vazhdon të jetë në fazën e verifikimit, ndërkohë që nga prokuroria jepen shpresa për zbulimin e shpejtë të autorëve të krimit.

Lule dhe lutje për viktimat e pafajshme që gjetën vdekjen ditën e hënë nga shpërthimi i një autobombe në kryeqytet. Aty ku vetëm një ditë më parë mendje dhe duar kriminelësh profesionist projektuan dhe ekzekutuan një krim makabër, duke shkaktuar vdekjen e katër qytetarëve të pafajshëm dhe plagosjen e 27 të tjerëve, Presidenti i Republikës, zoti Sali Berisha, vendos lule në homazh të tyre. “E hëna e zezë që terrorizoi e tronditi Shqipërinë,” deklaroi Presidenti Berisha, “pasi vendosi një buqetë me lule në nderim të viktimave) do të mbahet mend për një kohë të gjatë, dhe kriminelët do të marrin ndëshkimin e merituar. Qeveria është e angazhuar me të gjithë forcën e saj për identifikimin dhe kapjen e autorëve të krimit, dhe unë kam besim të plotë që drejtësia shqiptare do t’u japë atyre dënimin që meritojnë, pra dënimin kapital të ligjeve të Shqipërisë. Presidenti Berisha me këtë rast u shpreh: “U bë një thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkëpunojnë me policinë për identifikimin e fajtorëve. Ne, tha ai, jemi të vendosur të parandalojmë akte të tilla, të garantojmë plotësisht jetën, pronën, dhe tërë veprimtarinë normale të gjithë qytetarëve shqiptarë. E hëna e zezë nuk do të Babai uaj, gjithçka ato meritojnë. Presidenti Berisha së bashku me zonjën Berisha shkuan dje për të ngushëlluar edhe familjet e vëllezërve Rasim dhe Muhamet Karamanit. Dhjetra e dhjetra njerëz kishin ardhur aty për t’u dhënë lamtumirën e fundit këtyre dy vëllezërve që vdiqën nga dora kriminale e terroristëve. Pasu u shpreh ngushëllim familjarëve dhe të afërmve, zoti Berisha u shpreh se e hëna e djeshme është e hëna e zezë për të gjithë shqiptarët. Sot më shumë se çdo gjë tjetër flasin dhimbja dhe lëndimi i zemrave të shqiptarëve. Për ju kjo vdekje është dyfish e rëndë, sepse humbët njëherësh dy nga njerëzit tuaj më të dashur. Zija juaj sot, tha zoti Berisha në shtëpinë e familjes së Rasim Karamanit, është zi për gjithë shqiptarët dhe një thirrje për të ndëshkuar krimin dhe për të mos u pajtuar me apologjetët e tij. Presidenti u shpreh kështu, se ato që apologjojnë në një mënyrë apo në një tjetër krimin, marrin sot përgjigjen masive nga të gjithë shqiptarët. Duke u shprehur ngushëllimet familjarëve e mortore se do të bëhen të gjitha përpjekjet për të gjetur dhe ndëshkuar ideatorët, ekzekutorët të ashpër që parashikojnë ligjet shqiptare. Tirana i përcolli dje për në banesën e fundit katër viktimat e këtij akti terrorist makabër. Pesha e dhimbjes rëndon qindrafish më shumë se pesha e arkivoleve të tyre. Ajo përbën një apel që kjo e hënë zezë të mos përsëritet më kurrë. Lule dhe lutje për këto viktima të pafajshme.