29/02/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

29 shkurt 1996

Presidenti Berisha priti delegacionin norvegjez

Presidenti Berisha priti dje Sekretaren e Shtetit të ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë znj. Siri Bjorke. Zonja Bjorke i shprehu Presidentit Berisha përgëzimet për arritjet e dukshme të Shqipërisë jo vetëm në ndërtimin e një shteti demokratik, por edhe në planin ekonomik. Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për përparimin e bërë në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, duke nënvizuar fushat me më interes për të vendosur dhe përpjekjet për rritjen e investimeve norvegjeze në Shqipëri. Vend të rëndësishëm në diskutim zuri situata në rajonin e Ballkanit dhe domosdoshmëria e zgjidhjes së çështjes së Kosovës. Sekretari i Shtetit Bjorke i shprehu Presidentit Berisha indinjatën e saj të thellë dhe shqetësimin për ngjarjen tragjike të ndodhur në Tiranë, duke theksuar se ky atentat kërkon t’u kundërvihet zhvillimeve demokratike në Shqipëri. Presidenti në fjalën e tij theksoi se ky krim i rëndë nuk do të arrijë të destabilizojë demokracinë shqiptare dhe ne do të garantojmë zgjedhje të lira. Fakte provojnë në mënyrë të pakontestueshme karakterin politik të këtij krimi. Segmente të policisë sekrete janë marrë për dekada të tëra me veprime terroriste, por ne jemi të vendosur t’i ndëshkojmë në mënyrë shembullore organizatorët e këtij krimi.

Qeveria e Berishës përfiton nga stabiliteti i ri

Partia Demokratike e qendrës së djathtë do t’i shndërrojë në hiç rreziqet e ardhjes në pushtet të ish-komunistëve Krizma vetjake dhe mjeshtria e drejtimit, tiparet thelbësore të Presidentit Sali Berisha, bëjnë kontrast të thellë me lidershipin socialist të patrajtuar dhe populistët e ekstremit të djathtë Revista “European Security Analyst” (korrik - gusht 1995) Qeveria e Berishës përfiton nga stabiliteti i ri Partia Demokratike e qendrës së djathtë do t’i shndërrojë në hiç rreziqet e ardhjes në pushtet të ish-komunistëve Krizma vetjake dhe mjeshtria e drejtimit, tiparet thelbësore të Presidentit Sali Berisha, bëjnë kontrast të thellë me lidershipin socialist të patrajtuar dhe populistët e ekstremit të djathtë f.3

Sfondi i krimit

EDI PALOKA Kush e vuri bombën në qendër të Tiranës? Kush është krimineli që shoi katër jetë dhe terrorizoi një popull të tërë? Këto janë pyetjet që shumkush i bën sot. Por le të bëjmë disa pyetje të tjera: Kujt i intereson të destabilizojë gjendjen në Shqipëri? Kujt i intereson të ngjallë panik e pasiguri tek qytetarët shqiptarë? Kujt i intereson ta paraqesë rendin e sotëm si të pasigurtë? Kujt i intereson që demokracinë ta paraqesë si shkaktare të krimit, drogës, prostitucionit? Kujt i intereson që qeverinë e sotme ta paraqesë si të paaftë për të mbrojtur jetën e qytetarëve të saj? E më poshtë të vazhdojmë me pyetjet: Kush ushtroi terror për 50 vjet ndaj shqiptarëve? Kush vrau, dogji e shkatërroi në vitin ’91, në hapat e parë të demokracisë? Kush i mori 20 milion dollarët e Serbisë për të destabilizuar Shqipërinë? Kush nxiti çdo ditë tensione në Shqipëri? Kush bën thirrje për gjak, luftë civile, thyerje kafkash, hakmarrje të pamëshirshme e vdekjeprurëse, Natë Shën Bartolomeu, ngjallje të kmerëve të kuq etj? Kush paralajmëron vendosjen e bombave në Tiranë? Lexoni deklaratat e krerëve socialist dhe këto pyetje e marrin përgjigjen e tyre. Askush nuk mund t’u akuzohet drejtpërdrejt për një akt të kryer pa patur fakte të plota, por askush nuk mund të hedhë poshtë të vërtetën se deklaratat e krerëve socialist janë një nxitje e drejtpërdrejtë e terrorit. Edhe nëse terroristët nuk kanë marrë urdhër direkt prej Ruçit, Islamit apo ndonjë tjetri, deklarimet e tyre janë të mjaftueshme për të nxitur mendjet e eksituara të terroristëve të majtë që të kryejnë akte të tilla. Ç’mund të presësh nga qenie që pak ditë mbas vendosjes së bombës lëshojnë trakte ku shkruhet: “Rroftë Enver Hoxha, Rroftë Stalini. Do të varim...”, kur vetë krerët e opozitës bëjnë deklarata të tilla? Ja pra si ngrihet krimi mbi sfondin që i krijohet dhe përgatitet prej liderve të opozitës. KASTRIOT ISLAMI 30 korik 1993 - Në mitingun e organizuar në sheshin para ish stadiumit “Dinamo”, Kastriot Islami kërcënon kundërshtarët e tij demokrat me shprehjet, “DO T’UA SHTYPIM KOKAT ME KËMBË”, “DO T’U TERHEQIM ZVARRË”. MOIKOM ZEQO Në mesazhin e parlamentit me 9 korrik ’95 pas miratimit të Kodit Penal, në diskutimin e tij Moikom Zeqo, shprehet: “PËRNDRYSHË NË SHQIPËRI DO TË NDODH NJË NATË SHËN BARTOLOMEU”. GRAMOZ RUÇI Në një mbledhje të PS-së në Sarandë sipas shënimeve të gazetarit Fatos Vehut, Gramoz Ruçi ka thënë: “NËJERËZIT TANË KANË KATËR VJET QË PO PRESIN KËTË DITË. FORCA E PS-së DO TË JETË E PAMËSHIRSHME (VDEKJEPRURËSE). DRITËRO AGOLLI ZP 17 shkurt ’96 “ËSHTË NË KRIJIM E SIPËR FRONTI I KMERËVE TË KUQ. ATËHERE DO TË VJË E ÇDO TË VEJE. ATANUK DUAN T’ADINË AS PËR PRESIDENT E AS PËR PARLAMENT”. MUSA ULQINI Në konferencën e PS-së në Tiranës datë 5 shkurt ’96, Musa Ulqini deklaron: “DO TË PËRLESHËMI FIZIKISHT NË QENDRAT E VOTIMIT”. ILIR META Dje në mbledhjen e kryesisë së PS-së, KJ 5 dhjetor ’95, fq.7. “Rreth gjashtë orë ka zgjatur mbledhja e djeshme e kryesisë së PS... Sipas nënkryetarit më të ri socialist Meta, mbledhja e djeshme ka konkluduar edhe një herë në faktin se, “SOT ME SHUMË SE KURRË ELEKTORATI SHQIPTAR KA NEVOJË PËR PS-NË. BERISHA MUND T’I FITOJ ZGJEDHJET VETËM ME LUFTË CIVILE”.

Terrorizmi ideologji udhëheqëse e fondamentalistëve

Mbrëmë u zgjuan në mendjet e një kishe në Tiranë për të hedhur trakte kundër institucioneve të shtetit shqiptar dhe kundër figurave kryesore të shtetit. Terroristët nuk mund të bëjnë zgjedhje më absurde se sa trullin e një tempulli të paqes dhe të harmonisë për të thirrur për gjak dhe varje. Por kjo është logjika e vrasësve që mund të poshtërojnë edhe vendet e shenjta nga ku predikohet paqja dhe dashuria mes njerëzve. Terrorizmi si fenomen shqiptar nuk egziston. Ai është shfaqur vetëm si diktaturë komuniste dhe si ideologji bolshevike. Diktatura si terror zotëroi në shtet dhe, pikërisht përmasat e terrorit të fituara në atë kohë, kanë ruajtur deri dhe hijen e vet edhe në demokraci. Një muaj më parë atë e disa në rrugëve të Tiranës u mbushën me parulla të kuqe ku pak a shumë përmbahej e njëjta pamje dhe tekst si ato traktet e pambërthyeshme. Njerëzit do të jenë qytetarë për një sjellje të tillë aksionesh, tipike për bandat e terrorizmit të egër. Nëse terrorizmi diku tjetër bartet nga obsesione dhe konflikte jothelbësore për një shoqëri, në Shqipëri terrorizmi përfaqëson një ideologji të tërë që ka përpiluar pamjen e para katër viteve të këtij vendi. Terroristët shqiptarë të nxitur edhe nga forca keqdashëse ndaj Shqipërisë synojnë pushtetin nëpërmjet gjakut, tmerrit, frikës, pasigurisë, dhunës. Si i tillë ai merr pamjen e një terrorizmi ndaj institucioneve të shtetit demokratik dhe mënyrave demokratike të transferimit apo mbajtjes së pushtetit. Fundamentalistët shqiptarë kanë në themel të tyre dhunën si kompensim të humbjes. Nga ekstremistët e politikës shqiptare është deklaruar shpeshherë se sfuga e terrorizmit dhe është paralajmëruar për një pushtet nëpërmjet terrorit. Pa dashur të përsëriten ato që janë deklaruar prej tyre mund të përmenden vetëm elementët gjeofizikë të saj siç janë rruga, policia si një rrugë, policia paralelë, konflikti fizik etj. Nëse në një ditë të kthjellët këto mund të llogariten si pasion apo shfaqje të obsesionit të pushtetit, ditën e goditjes, ato konsiderohen të ftohta dhe të realizuara. Në një intervistë një poet dhe deputet socialist ka thënë se tani po përgatiten edhe krerët e kuq. Analogjia me Kasaphjanë që ka ardhur në moment e intervistës në trurin e poetit ose politikanit u bë realitet të hënën që shkoi. Në mos qoftë parandjenjë e pafajshme e poetit duhet të jetë për profecinë e politikanit. Akti terrorist i së hënës është kualifikuar si terrorizëm politik. I përkufizuar si i tillë ai nuk qëndron varur, por gjen një mbështetje diku. Një përkufizim të tillë për këtë akt e kanë dhënë si politikanët, si ekspertët, si viktimat apo të afërmit e dëshmuar dhe po ashtu edhe të dëmtuarit materialë. Unanimisht, në kodimin e krimit si politik, të gjithë palët tregojnë se terrorizmi është drejtuar kundër demokracisë, kundër shqiptarëve, kundër së ardhmes së tyre. Kështu që në një grafik të supozuar, terroristët mbeten në fundin e tij, i cili kapet diku para katër vitesh dhe që është bartur si mish i huaj bashkë me moderatorët e Shqipërisë. Antagonizmi i ashpër dhe i papërfillur ndaj qeverisjes demokratike pa dyshim ka qenë një ambicie i ngrohtë për të fokusuar shtetin në qendër të terrorit. Parazgjedhimi fundamentalist i demokracisë dhe arritjeve të saj ka qenë burim frymëzimi për terroristët dhe besim se do të arrinin diçka në favor të ekstremizmit politik dhe regresit shoqëror të Shqipërisë. Demokracia duke krijuar hapësira shton mundësinë për të besuar se të kundërt. Por demokracia me hapësirat e saj shton mundësinë për të udhë numrin e atyre që e ndërtojnë kundër saj.

Kush e vuri bombën në qendër të Tiranës? Kush është krimineli që shoi katër jetë dhe terrorizoi një popull të tërë? Këto janë pyetjet që shumkush i bën sot.

Hetimet sjellin fakte të reja

Ndërtohet dhe publikohet identiteti i terroristit Zbulohet marka e makinës dhe vendi nga ka ardhur Akti terrorist i ditës së hënë Akti terrorist i ditës së hënë, ku humbën jetën katër vetë dhe plagosën dhjetra të tjerë, ka karakter politik. Kështu bëjnë të ditur burime nga brenda grupit hetimor që po heton mbi këtë ngjarje. Hetimet e deritanishme hedhin dritë mbi faktin se ekzekutuesi i këtij akti të shëmtuar terrorist është shqiptar. Megjithatë këto burime konfirmojnë se nuk përjashtohet edhe mundësia e veprimtarisë së ndonjë shërbimi të huaj sekret. Nga burime të Prokurorisë mësoham se dje ekspertët e kriminalistikës shqiptare në bashkëpunim me ato italiane kanë ndërtuar dhe publikuar identitetin e personit, i cili ka parkuar automobilin në vendin e ngjarjes. Ai është i gjatë rreth 1.75 m, ka fytyrë brune në formë vezake. Flokët i ka të shkurtër, të zeza dhe të krehura lart, vetullat me bark dhe të dukshme. Buzët e tij janë të holla ndërsa goja, hundët dhe veshët janë të rregullta. Në kohën e atentatit ka qenë i veshur me xhup lëkure të zezë dhe me pantallona të zeza. Identiteti është hartuar nga një grup ekspertësh të Interpolit në bazë të dëshmisë së një prej rojeve të supermarketit që ka qenë i pranishëm dhe ka kontaktuar me terroristin disa çaste përpara ndodhjes së atentatit. Po ashtu deri tani është bërë e ditur edhe origjina e makinës që ka mbajtur eksplozivin. Ajo është një “Fiat” Tipo që është sjellë nga Italia, pikërisht nga njëri prej qyteteve të Jugut të Italisë. Policia italiane e ka verifikuar këtë gjë bazuar në numrin e shasisë së makinës që është gjetur në mbeturinat e saj pas shpërthimit. Organet tona kompetente kanë konstatuar se kjo makinë nuk është e regjistruar në doganat shqiptare. Korrespi “RD”

“Koha Jonë” lajmëron autobomba të tjera

Z.Dule: “Ky është vetëm fillimi i një seriali të përgjakur dhe kobzi” (“KJ” 27 shkurt 1996) Gazeta “KJ”, pardje ka paralajmëruar autobomba të tjera po të ketë në Shqipëri. Krahas ca lajme tragjike e paradite e lajmi për tragjeditë e humbjen e jetës së krye...ve dhe shpërthimeve që kanë përfshirë vendin, kjo gazetë ka paralajmëruar se një gjë e tillë do të ndodhë si pasojë e ... “Ky është vetëm fillimi”. Zamir Dule, një korrespondent që ka gjurmuar kronikën e zezë duke shkruar për këtë gazetë, shprehet se ky është një paralajmërim që do të mbajtur ... në Shqipëri. ... strukturat e ushtrimit të dhunës në diktaturë, me lidhje të dyshimta me Sigurimin, gati sa nuk çirret nga gëzimi që shpërthimi autobombës ... i kryetarit i solli edhe një lajm interesant. Ai dhe gazeta e tij, mezi presin të shpërthejnë atentate të tjera, nëse kanë paralajmëruar edhe më parë në gazetën e tyre, dhe më parë për gazelën e tyre. Siç ka konkluduar ky njeri i krimit “Sidoqoftë, është sipari që fillon ngjarje dhe shqetësim duke ... bërë ...”, duke ... Ku e di ky gazetar dhe shefat e tij se “ky është vetëm fillimi i një seriali të përgjakur”? Ky njeri kërcënon për të ardhmen, ky njeri kërcënon me panik, ky njeri godel opinionin me fjalët bomba, duke synuar të hedhë në erë besimin tek strukturat e shtetit, tek ligji, tek policia. Opinioni publik, lexuesit, politikanët, intelektualët, gazetari, organet shtetërore, e dinë tashmë fare mirë se terrorizmi në shtypin si Zamir Dule, ja bënë shtigun autobombës në Tiranë madje e paralajmëruan atë muaj më parë. E.DRINI

Pritet të nënshkruhet memorandum bashkëpunimi

Sot në Shqipëri z. Federico Major Pritet të nënshkruhet memorandum bashkëpunimi - Dhe marrëveshje të tjera të rëndësishme mes Shqipërisë dhe UNESCO-s Sot vjen në Tiranë për një vizitë dyditore, drejtori i përgjithshëm i UNESCO-s Federico Major, me ftesë të Presidentit të Republikës, Sali Berisha. Major do të zhvillojë takime me presidentin Berisha, kryeministrin Meksi, ministrin e punëve të jashtme, Alfred Serreqi, ministrin e arsimit, Xhezair Toliçi dhe ministrin e kulturës, Teodor Laço. Gjatë kësaj vizite do të nënshkruhet memorandum i bashkëpunimit midis Republikës së Shqipërisë dhe UNESCO-s. Gjithashtu, drejtori i UNESCO-s, Major do të takohet edhe me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare në zyrën e përfaqësisë së PNUD-it në Tiranë. Federico Mayor CURRICULUM VITAE Drejtor i Përgjithshëm i UNESCO-s Ka lindur në Barcelonë (Spanjë) më 27 janar 1934 1956 Diplomohet në degën Farmacisë. 1958 Merr doktoratën në Farmaci. 1967 - 1968 Drejtor i Departamentit të interfaculteteve të shkencave të Universitetit autonom të Madridit. 1974 - 1975 Nënsekretar i ministrisë së Arsimit dhe Shkencave të Spanjës. 1974 - 1978 Drejtor i Qendrës së biologjisë molekulare “Severo Ochoa” në Këshillin e lartë të kërkimit shkencor; Universiteti Autonom i Madridit. Ai ka qenë gjithashtu Anëtar i Komitetit konsultativ të UNESCO-s mbi kërkimin shkencor, anëtar i Komitetit konsultativ të Qendrës Europiane për Arsimin e lartë (CEPES) të UNESCO-s në Bukuresht. 1977 - 1978 Deputet në Parlamentin spanjoll dhe Kryetar i Komisionit të arsimit e shkencave të Dhomës së deputetëve. 1977 - 1978 Këshilltar i Kryeministrit spanjoll. 1978 - 1981 Ndihmës drejtor i Përgjithshëm i UNESCO-s. 1980, 1981 Përfaqësues i drejtorit të përgjithshëm të UNESCO-s në Këshillin e universiteteve të Kombeve të Bashkuara Tokio, Japoni. 1981 - 1982 Ministër i Arsimit dhe i Shkencave të Spanjës. 1987 Deputet spanjoll në parlamentin evropian në Strasburg, po kështu drejtor i Përgjithshëm i UNESCO-s në pragjidhjet për në mandat të dytë në 6 nëntor 1993. Z.Major është anëtar i disa Akademive dhe shoqatave shkencore botërore.

Ky person kërkohet për aktin terrorist në Tiranë

GJATËSIA: I gjatë rreth 1.75 m. FYTYRA: Në formë vezake, brune. FLOKËT: Të shkurtër, të zezë, të krehura lart. VETULLAT: Me hark dhe të dukshëm. BUZËT: Të holla GOJA: E rregullt. HUNDA: E rregullt. VESHËT: Të rregullt. SYTË: Të rregullt. VESHJA: Me xhup lëkure të zezë e pantallona të zeza (në kohën e ngjarjes). 5 milionë lekë të reja për atë që ndihmon në kapjen e këtij personi Akti terrorist i ditës së hënë Hetimet sjellin