03/03/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

3 mars 1996

Shqipëria është e vendosur të anëtarësohet në NATO

Deklaron Ministri i Mbrojtjes Zhulali Integrimi në Aleancën Atlantike është thelbi i politikës së sotme shqiptare tha ministri shqiptar i mbrojtjes Safet Zhulali në një intervistë për radion Zëri i Amerikës, ku shprehu qëndrimin e Shqipërisë në sfondin e reagimeve të kundërta në lidhje me zgjerimin e NATO-s. Qëndrimi shqiptar ka mbetur i palëkundur dhe Shqipëria është plotësisht e vendosur që të realizojë anëtarësimin në Aleancën e NATO-s theksoi Ministri Zhulali. Ky qëndrim është i palëkundur shtoi ai. Duhen bërë shumë hapa të tjerë derisa të arrihet në këtë përfundim por ne po punojmë mirë, po bëjmë hapat e duhura, politikën e duhur. Unë jam i bindur që Shqipëria do të jetë ndër vendet e para që do të anëtarësohet në NATO tha Ministri Zhulali.

Kosova si shtet i pavarur dhe neutral

Presidenti Rugova takohet me Sekretarin e Shtetit për Punët e Jashtme të Britanisë së Madhe, z. Malkolm Rifkind f.2

Pritet përleshje e madhe në PS

Intervistë me Sekretarin e Përgjithshëm të PDSH zotin Tritan Shehu PS është në konfuzion të plotë. Ajo është në krizë të identitetit të saj. Duke qenë në krizën e identitetit, ajo ka frikë nga emrat, ka frikë nga figurat, ka frikë nga zgjedhjet e kandidaturave nominale. Ajo është në ç'organizim total dhe është e paaftë të japë përgjigje reale dhe zgjedhje reale për probleme të veçanta dhe probleme të përgjithshme që kanë të bëjnë me interesat e vendit. Kriza e identitetit për një forcë politike është kriza më e rëndë që mund të përjetojë çdo forcë politike e cila sjell shkëputimin krejtësisht të saj në një kohë jo shumë të gjatë. Çfarë e bashkon Frontin e Kuq Partia Socialiste reaktivizoi përsëri satelitët e saj të majtë PSD-në dhe PAD-në. Thirrja e tyre në frontin e socialistëve ka qenë e paralajmëruar dhe e zbatuar praktikisht që ditën që ata së bashku kërkuan modelin e ligjit elektoral, ndërsa i shtrirë në kohë korrelacioni i tyre ka filluar qysh kur kanë filluar bashkëpunimin me Sigurimin e Shtetit. Shpërdrimi i dy partive të vogla nga Partia Socialiste është i pamëshirshëm. Në '92 krerët e PAD-së nuk i kryen dot detyrat që u ngarkoi Ramiz Alia dhe u larguan nga Partia Demokratike të dështruar plotësisht. Të njëjtën gjë bëri dy vjet më pas edhe PSD-ja që u largua nga koalicioni me PD-në. Në të dy rastet kemi zbatimin e mekanizmave të krerëve ekstremistë socialistë për të dobësuar dhe shkaktuar Partinë Demokratike dhe Qeverinë e saj. Siç është dëshmuar në kohë Partia Demokratike nuk e dobësoi dhe qeveria e saj nuk u shkatërrua. Përkundrazi u kuptua se edhe prania e PSD-së në parlament dhe e atyre deputetëve që kaluan në PAD ishin rezultati i afrimit të tyre me Partinë Demokratike dhe jo i meritave të tyre dhe kontributit personal të ndonjërit prej liderëve të dy partive. Historia e tyre është e dhimbshme. Tani të dy palët për shkak të kësaj historie u duhet të shërbejnë pa ekuivok në radhët e Partisë Socialiste ose ndryshe në rastin e bashkimit të tyre, në radhët e Frontit të Kuq. Ajo që i mban pranë e bën këto tre parti është koha e kaluar e ... kërcënimi që kanë krijuar gjatë gjithë aktivitetit të tyre krerët e tre partive. Kështu disa nga krerët e PAD-së nuk i kanë kundërshtuar aleancat me Partinë Socialiste edhe atëherë kur ata ishin komunistë. Ndërsa socialdemokratët kanë drejtuesit e tyre që kanë qenë ministra komunistë dhe kanë kontribuar që komunizmit t’i zgjatet jeta edhe ca. Elementet e bashkëpunimit të sotëm mes të tre partive janë rrëfje edhe histori ilegale e tyre. Disa nga krerët kryesorë të këtyre partive kanë qenë në shërbim të Sigurimit të Shtetit si bashkëpunëtorë, por edhe rezidentë në shtetet e huaja. Ndërsa në ditët e sotme janë të vetmit që kundërshtojnë Ligjin për Gjenocidin dhe atë të Verifikimit të Figurave Politike. Bile janë të vetmit edhe brenda partive të tyre. Rreth një muaj më parë është Fronti i Kuq që ka detajuar në një mbledhje sekrete aktin e themelimit si dhe ka hartuar strategjinë e tij. Aq e brendshme ka qenë kjo mbledhje sa krijuesit e Frontit të Kuq nuk kanë bërë as edhe një lajmërim apo komunikatë për shtyp. Nga një foto e botuar në shtyp që identifikon këtë mbledhje, në hartimin e kësaj strategjie kanë marrë pjesë drejtuesit kryesorë të këtyre partive. Për një gjë të tillë ata nuk kanë folur asnjë fjalë pavarësisht se në rastet e tjera edhe kur pinë kafe bashkë nxjerrin një deklaratë për shtyp të radhës me problemet më shumë të rëndësishme sipas atyre. Po nga kjo foto merret vesh se disa nga ata që kanë realizuar shpalljen e Frontit të Kuq janë elementë me të konsumuar nga Sigurimi i Shtetit. Shikuar nga kjo pikëpamje mund të pritet një veprimtari ilegale e këtij fronti ose shumë skena ilegale të realizuara nëpër Shqipëri mund të jenë inspirim i tyre. Një natë pas mbledhjes që përmban fotografia e mësipërme, rrugët e Tiranës janë mbushur me parulla komuniste ndërsa kanë vijuar thirrjet ekstremiste për luftë civile, mbrojtje fizike të votave, marrja e pushtetit nëpërmjet rrugës etj, etj. f.3

Mendja juaj pasuria jone e madhe

Presidenti Berisha priti një grup fëmijësh nga shkolla 8 vjeçare “Dora D’Istria” të Tiranës Presidenca sot pati vizitorët më interesantë dhe të veçantë. Një grup fëmijësh nga shkolla 8 vjeçare “Dora D’Istria” në Tiranë vizituan mjediset e saj. Për herë të parë këto mjedise të qeta dhe serioze u zhurmuan nga gjallëria e fëmijëve. Të lirshëm, të gjallë dhe kuriozë fëmijët pyesnin për të mësuar gjithçka. Madje nuk mungoi edhe humori i tyre i këndshëm. Mes të qeshurave, ata improvizuan biseda politike. Dikush hiqej si president, një tjetër si ministër e kështu humori vijoi natyrshëm për disa minuta. Më pas fëmijët mësuan te Sekretarja e Presidentit mënyrën e punës, marrjen e letrave, skedimin e takimeve etj. Presidenti i Republikës i priti fëmijët në kabinetin e tij. “Kurrë Presidenca nuk ka pasur miq kaq të bukur dhe kaq të ndershëm,-tha ai dhe në liri dhe ky është privilegji juaj më i madh. Ju jap fjalën, theksoi Presidenti se do të investojmë në arsim atë përqindje të buxhetit që investojnë edhe vendet e pasura. Çdo prind do ta pranojë dhe do ta përqafojë këtë, sepse investon për arsim e fëmijëve të tij, për të ardhmen e tyre. Unë gjithmonë shoh tek ju, u tha Presidenti fëmijëve, presidentët, ministrat, shkencëtarët, mësuesit, inxhinierët, biznesmenët e mjekët e ardhshëm. Shqipëria ka shumë pasuri natyrore, por mendja juaj është pasuria më e madhe jona. Fëmijët i dhuruan Presidentit disa numra të gazetës së tyre të titulluar “E ardhmja” që është edhe botimi i shkollës “Dora D’Istria”. Më pas biseda u shtri tek librat, këngët, sporti. -Cili këngëtar i vendit ju pëlqen më shumë?-pyeti fëmijët Presidenti. -Ardit Gjebrea, Projektion, Ritfolk, Akullthyesit ishin përgjigjet e tyre. Dhe unë i pëlqej shumë ata,-shtoi Presidenti. Ndërsa nga bota fëmijët më shpejtësi bënë një listë të gjatë. T’ju them të drejtën-tha Presidenti duke qeshur, unë nuk i njoh të gjithë këta këngëtarë që thatë ju. Më pas të gjithë së bashku shkuan në sallën e pritjeve për të fiksuar në celuloid këtë vizitë. Duke i përqafuar fëmijët, Presidenti i Republikës u uroi atyre suksese në mësime.

Konfirmohet mbështetja franceze për Shqipërinë

Kryeministri Aleksandër Meksi priti Presidentin e Senatit Francez z. Rene Monory “Ju jeni në rrugë të drejtë. Në rrugën tuaj keni nevojë për ndihmën e Europës dhe të Francës. Ne do t’ju ndihmojmë. Unë jam këtu për të përcjellë pikërisht këtë mesazh”, i tha në fillim të takimit Presidenti i Senatit Francez, z. René Monory Kryeministrit Aleksandër Meksi. Vizita uaj, padyshim shënon një zhvillim të rëndësishëm në marrëdhëniet shqiptaro - franceze, theksoi nga ana e tij Kryeministri Meksi. Proceset e reformave demokratike në Shqipëri kanë qenë të vështira por të suksesshme. Një rol të rëndësishëm në suksesin e tyre ka patur ndihma e Bashkimit Europian, e në këtë kuadër dhe e Francës. Tashmëanë një inflacion 100%, një deficit buxhetor 40%, papunësi masive, një shkallë të plotë ekonomikë. Sot inflacioni është 6%, deficiti buxhetor 7%, rritja e prodhimit të përgjithshëm 11,3%. Pra, siç e shihni ndihma e dhënë është mirë administruar. Më tej, kryeministri Meksi duke evidentuar treguesit e favorshëm legjislativë dhe financiarë u shpreh për një prezencë më të madhe të investitorëve francezë në Shqipëri. Z. Meksi kërkoi mbështetjen e Francës për marrveshjen e asociimit të Shqipërisë me BE. Një temë tjetër e trajtuar ishte zhvillimi i traditave dhe lidhjeve të hershme kulturore ndërmjet dy vendeve. Lidhur me situatën në rajon, kryeministri Meksi theksoi se stabiliteti kërkon zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Mbasi bëri të njohur edhe njëherë qëndrimin e Shqipërisë për këtë çështje, ai kërkoi rritjen e presionit ndërkombëtar ndaj Beogradit. Duke përfunduar z. Monory theksoi se “do t’i transmetoj Presidentit Shirak ndjenjat e këtushme për Francën, me qëllim që të rritet më tej prezenca franceze në Shqipëri”. Zyra e shtypit pranë kryeministrit

Portreti i diktatorit fyen gjimnazistët e Beratit

Nostalgjikët e diktatorit Hoxha shpërndajnë foto Pragfushatat elektorale i ka zgjuar nostalgjikët e diktatorit Enver Hoxha. Ato përveç të tjerave kanë nisur edhe aksione të tipit guerilas, me parulla fletushka dhe foto. Objekti i sulmit më të fundit të këtyre “aksionistëve” nostalgjikë të këtij qyteti u bë para pak ditësh edhe gjimnazi “Babe Dudar Karbunara” në Berat. Në klasat e këtij gjimnazi janë shpërndarë rreth 20 fotografi të Enver Hoxhës. Këto foto, siç bëjnë të ditur nxënës e rendit të këtij rrethi, janë të përmasave të tilla që dëshmon se ato janë shkrepur në “verrat” e Enver Hoxhës. Për të realizuar këtë “aksion” antillogjik e antishkencor, personazhet e këtij akti kanë zgjedhur si kohë naten, dhe kanë bërë murin e anës së prapme të kësaj shkolle, kanë shpërndarë fletë sepër banga, dhe me pas janë larguar pa u vënë në gojë. Në mëngjesin sapo nxënësit janë futur në klasë kanë përsëritur përhapur një fjala [?] të lokal e u Librashitës [?] u fyen nga ky akt kanë lajmëruar policinë, e cila pasi ka shkruar menjëherë në vendngjarje dhe ka marrë provat është vënë në kërkim të zbulimit dhe kapjes së autorëve të këtij krimi. Shpërndarja e këtyre fotove të Enver Hoxhës në këtë gjimnaz të Beratit nuk përbën një akt sporadik të veprimtarisë së këtyre “aksionistëve”. Ai vjen fill pas shpërthimit të autobombës në Tiranë, pas shpërndarjes së traktave e parullave në kishën françeskane, pas vënies së dinamitit në ambjente publike në Shkodër e Gjirokastër, pas parullave e paralajmërimeve për dhunë jo vetëm nëpër faqet e gazetave, por dhe nëpër mure në Tiranë, Berat etj. Pra si duket segmente të inkriminuara të ish-policisë sekrete komuniste të instaluara nga kreu i PS-së kanë zgjedhur si alternativë të tyre për mbledhjen e terrorit e të pasigurisë, për (të) luftuar demokracinë, si rrugë dhe mjete antigjorgjore e antishkencore. N.GJINI

Përgjigjes së Pellumbit i mungon argumenti

Ka shumë mënyra për financime të dyfishta Në përpjekje për të hedhur poshtë akuzat e financimeve serbe, zv/kryetari i PS Servet Pëllumbi ka dalë dhe me një përgjigje që praktikisht i mungon argumenti. “Le të na kontrollojnë, në se janë bërë financime kaq të mëdha ato kalojnë nëpërmjet bankave”, ka thënë Pëllumbi. Po të kihet parasysh që përgjigja jepet mbas një kohe mjaft të gjatë që nga ngritja e akuzave dhe argumenti majft i dobët i kësaj përgjigjeje e kthen atë nga mbrojtje në një pikë plus dyshimi. Të deklarosh “kontrollin bankar” nuk do të thotë aspak se ke gjetur alibinë për akuzat që ngrihen përkundrazi le të dyshosh se PS nuk gjen dot një alibi bindëse. Pëllumbi e di shumë mirë që kur është fjala për financime të paligjshme apo thjeshtë të dyshimta ato nuk mund të bëhen nëpërmjet bankave në mënyrë të hapur. Sipas “mbrojtjes” së Pëllumbit, hetuesit duhet të shkojnë në bankë e të gjejnë një dokument të tillë antishkencore. E.PALOKA

Demokracia është bibla e mrekullueshme

Nuk do të fitojnë ata që ndanë nga diktatura vetëm emrin Intervistë e shkrimtarit dhe skenaristit Roland Gjoza f.4

Mbështetje politike për Presidentin Berisha dhe demokracinë shqiptare

Personalitete të shquara të botës sigurojnë Shqipërinë “Franca do të jetë përkrah Shqipërisë në përpjekjet e saj për ndërtimin e ekonomisë së tregut dhe shtetit të së drejtës. Orientimi europian i Shqipërisë ka patur dhe do të ketë mbështetjen e Francës. Ky ishte mesazhi që Presidenti i Francës Chirac drejtoi Presidentit Berisha duke siguruar dhe një herë mbështetjen që i jep ndër superfuqitë e Europës i drejton demokratizimit shqiptar. Udhë e inflacionit në Shqipëri e shënuar me një rritje të lartë ekonomike të bazuar dhe në mbështetjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar kanë marrë dhe përqërzimet e personalitetit Nr 2 të jetës politike të Francës kryetarit të Senatit Francoz Monori i cili gjatë vizitës së tij në Shqipëri u shpreh se do të inkurajojë investimet franceze në vendin tonë. Përkrahje për demokracinë shqiptare ka siguruar gjatë vizitës së tij në Shqipëri edhe Drejtori i Përgjithshëm i UNESCO-s Federico Major. “UNESCO do të mbështesë fuqimisht ndërtimin e demokracisë dhe kërkon që i gjithë sistemi i Kombeve të Bashkuara të bashkohet me përpjekjet e Shqipërisë për ndërtimin e demokracisë” ka deklaruar Major duke treguar dhe njëherë predispozicionin dhe ndihmën që organizmat e fuqishëm ndërkombëtarë i ofrojnë demokracisë në Shqipëri. Janë një seri deklaratash të bëra nga personalitete të larta të politikës ndërkombëtare që inkurajojnë dhe tregojnë se demokracia në Shqipëri është në rrugë të mbarë. Deklarata të tilla në mbështetje të reformave e institucioneve demokratike shqiptare janë bërë kohë më parë dhe personalitete të tjera të larta si Presidenti Amerikan Bill Klinton, Presidenti Gjerman Herzog e shumë figura të tjera të demokracisë botërore. Politika e jashtme e Shqipërisë orientuar tërësisht drejt integrimit të plotë të vendit në strukturat Euroatlantike ka gjetur mbështetjen dhe përkrahjen e Europës dhe SHBA-së në plotësimin sa më parë të kritereve të Shqipërisë për anëtarësimin në NATO, BE, në ndërkohë që është bërë pjesë o panderë e KE-së dhe e Partneritetit për Paqe e OSBE-së-kollona këto të arkitekturës së re të Europës së pas “Luftës së Ftohtë” në të cilën Shqipëria po integrohet në saje të proceseve demokratike. B. KASMI

Financimet serbe