06/03/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

6 mars 1996

Socialistet jane te bindur qe nuk do te fitojne ne zgjedhje

BIBLIOTEKA KOMBËTARE TIRANË Socialistet jane te bindur qe nuk do te fitojne ne zgjedhje Intervistë me deputetin Jemin Gjana f.3

Ne arrest te akuzuarit per genocid

Kasacioni vendos: f.3

Socialdemokracia nuk eshte strehe per Lej Fenet e kuq

Deklarate e deges se PSD, Sarande Dega e PSD-së Sarandë, këshilli i saj drejtues, kryesia, forumi i rinisë dhe gruas socialdemokrate për rrethin, gjatë analizave të bëra pas Kongresit të Dytë të PSD gjykojnë se qëndrimet e qendrës shkojnë në favor të forcave të ekstremit të majtë dhe kanë pasojë të rrezikshme për fatet e demokracisë në Shqipëri. Socialdemokratët e Sarandës kanë ardhur në përfundimin se ideja për Polin e Qendrës përbkah PBDNJ-së dhe PAD-it nuk tregon për ndonjë hapësirë realë të PSD-së në spektrin e majtë të politikës shqiptare por krijon vetëm alibi politike për t’i hapur rrugën bashkëpunimit me PS dhe të gjitha mbeturinave të diktaturës. Të gjithë anëtarët e PSD së Sarandës mendojnë se qëndrimet e drejtuesve aktualë të partisë kanë qëndrime tepër të dyshimta dhe të rrezikshme edhe për çështjen kombëtare. Dega e PSD-së së Sarandës mendon se socialdemokracia e vërtetë i duhet Shqipërisë, jo si strehë për Lej Fenet e kuq, por për ti shërbyer më mirë demokracisë në vend. Për të gjitha këto arsye dhe të tjera si këto, ne mendojmë se qëndrimet e PSD-së janë larg interesave dhe aspiratave tona për socialdemokracinë europiane ndaj këshilli drejtues dhe kryesia e deklarojnë shkëputjen e degës së PSD-së së rrethit të Sarandës. PËR PSD.DEGA SARANDË SEKRETARIA (MAJTAS, [e palexueshme]) KRYETARI ([e palexueshme]) SARANDË 25 SHKURT 1992.

Divorc ne Frontin e Kuq

Partia Socialdemokrate qysh pardje është një degë më pak. Ky rast është vetëm një nga degat e dhjetra raste të largimit nga partitë e majta të elektoratit. Duk et se në horizont ka filluar kultivimi i një të majte të re që synon socialdemokracinë evropiane. Partia e Gjinushit që nga krijimi i saj ka përjetuar revolta brenda vetes deri edhe largimin e gjithsës së partisë në një vit më parë. Shpresa e anëtarëve dhe simpatizantëve të saj se partia e tyre edhe mund të mos ishte komuniste u thye plotësisht me ardhjen e Gjinushit në Frontin e Kuq pikërisht në të njëjtën radhë me Gramoz Ruçin, Namik Doklen etj për më shumë nën urdhrat e tyre. Vlera e partisë zbriti në nivelin e një organizate masash në shërbim të partisë së madhe. Kjo përshatet me synimin e Gjinushit për të ruajtur i qetë karrigen që më vonë të shmangte edhe rrjedhimet mbi të ligjit mbi genocidin. Por natyrisht nuk përputhej me interesat e socialdemokratëve të vërtetë shqiptarë që së bashku me forcat e tjera demokratike dhanë kontributin e tyre për të përmbysur komunizmin në Shqipëri, pra shumë më tepër se sa të sigurohet një karrige për Gjinushin. Fenomeni i rrjedhjes nga partitë e majta është përqëndruar në të njëjtin parametria edhe në anëtarën tjetër të Frontit të Kuq, Partinë Aleanca Demokratike. Disa muaj më parë një pjesë e madhe e degës së Durrësit u largua nga PAD-i dhe shkak për këtë ishte mungesa e demokracisë në parti. Atëherë nuk u ishte shpallur Frontit i Kuq por determinanca e qendrës kundrejt bazës synonte shthurjen e partisë përballë aksioneve demokracisë në parti. Atëherë ende nuk ishte shpallur Fronti i Kuq për determinenca e qendrës kundrejt bazës synonte shurdhërinë e partisë përballë aksioneve të tjera të kësaj partie. Kështu baza duhej të ishte e degjueshme edhe në rastin kur aderenca komuniste të përfshinte edhe drejtuesit e kësaj partie. Largimi i shumë anëtarëve nga kjo parti u ndoq edhe nga drejtues të partisë dhe deputetë anëtarë të kësaj partie. Divergjencat e bazës socialiste me qendrën kanë qenë në mënyrë permanente prezente në Partinë Socialiste. Kjo ka çuar në largime të njëpasnjëshme dhe në denoncime ndaj politikës së kreut socialist, nga drejtues të saj në rrethe. Po ashtu rrjedhjet kanë përfshirë edhe grupin e saj parlamentar me largimin e Ajazit por që pritet të ndiqet edhe nga deputetë të tjerë që nuk kanë pranuar diktatin sigurims të Ruçit e po ashtu do ta pësojnë nga letrat e Nanos. Fenomeni i largimit masiv nga partia e majtë kohët e fundit nuk është një fenomen i ndryshëm për një parti apo kualicion partish. Largimet mund të ndodhin për diversitete të shkallës së lartë. Partitë e majta shqiptare janë kthyer në viktima të krerëve të tyre. Të gjitha partitë e majta spektri kanë në krye njerëz me moral politik të përlyer me të kaluarën. Kjo i çoi ata në realizimin e Frontit të Kuq që do të thotë uzurpimi i së majtës nga komunistët. Por jo e gjithë e majta shqiptare është komuniste. Baza në përgjithësi është larg implikimeve të drejtuesve të këtyre partive dhe duke qenë si stad moral shumë më të lartë se udhëheqja nuk mund ta pranojë inversionin që të shpie pesë vjet prapa. Ata që luftuan për zhdukjen e komunizmit nuk mund të thithen në një bejzë që do ta kthejë atë prapë në Shqipëri. Largimet nga e majta janë protestë ndaj Frontit të Kuq dhe gjithësis tregues i emancipimit politik të bazës së majtë. Sa më shumë dhe më fort të shprehet qëndrimi i tyre antikomunist aq më shpejt politika shqiptare do të ndjehet e pastruar nga e kaluara. Duket se ende ka vend për realizmin politik në Shqipëri si term që krijon hapësira për të gjithë ata që mendojnë të japin një kontribut në politikën shqiptare. Qumimi për të larguar është vetëm një pjesë e dvarësit. Është e natyrshme që largimet të ndëqen me organizime të reja pasi kështu edhe kemi institucionalizimin e revoltës ndaj atyre që duan të kthejnë të majtën më majtas. Mjafton vetëm këtu të skajë se ky është një fenomen që ndodh vetëm në partitë e majta për të kuptuar se rrjedhja është pjesa antikomuniste e së majtës ndaj kreut komunist të Frontit të Kuq.

Akt i dobishem per demokracine

Deklaratë e Zëdhënësit të PDSH

Fronti i Kuq ne nje c’organizim te thelle

Presidenti Berisha pati një takim me grupin parlamentar të Partisë Demokratike Dje pasdite, Demokratike, në të cilin pasi u bë një vlerësim i madh për punën e suksesshme të këtyre kohëve, diskutoi me ta për kodin e procedurës civile, projektligjin e të cilit qeveria e kaloi në parlament, si një domosdoshmëri për të zëvendësuar ligjin e fundit komunist në Shqipëri. Ai u tha parlamentarëve se Fronti i Kuq ndodhet në një c’organizim të thellë. Siç u dëshmua nga Kongresi i PSD dhe lufta e klaneve në kreun e PS të cilin e kanë uzurpuar Ruçi, Islami e ndonjë tjetër, të prekur nga ligji i genocidit, ky front ka shpalosur platformën e sharjeve e shpifjeve. Por ai do të pësojë disfata të thellë në zgjedhje sepse shqiptarët e konsiderojnë demokracinë si perspektivë, tolerancë, mirëkuptim e mirëqenie.

I dyshuar si vrasës në çështjen e ambasadave

Në hetim një ish-polic Te shkarkuarit e politikës Figurat krizë të Frontit të Kuq bëjnë humor krizë nën efektet të hashashit ideologjik f.3

Akt i dobishëm për demokracinë

Partia Demokratike e Shqipërisë mësoi vendimin për largimin e të gjithë anëtarëve të Partisë Socialdemokrate, dega e Sarandës dhe e përshëndet atë si një akt të dobishëm të demokracisë. Që në ditët e para socialdemokratët shqiptarë ishin në krah të gjithë demokratëve dhe të inspiruar nga vuajtja dhe persekutimi i gjatë i shqiptarëve nga komunizmi kontribuan në çrrënjosjen e diktaturës. Tashmë është qartë për të gjithë se Partia Socialiste nuk përfaqëson aspak një parti të Eurosocializmit, siç pretendon, por është vetëm partia e punës e kamufluar në situatat e reja, dhe me emër të ndryshuar, ndaj çdo koalicion me të është në dëm të Shqipërisë. Është gjithashtu e qartë për të gjithë se Fronti i Kuq i krijuar s’është gjë tjetër veçse pjellë e makinacioneve politike të PS dhe një anakronizëm politik që kërkon kthimin prapa në ferrin Enverian. Vendimin tuaj e merrr pikërisht mbas një Kongresi që me të drejtë u quajt si Kongresi i sharjeve - pse përshkoi fillim e fund veç me sharje për demokracinë e nuk pranoi asnjë alternativë ndërtuese dhe që përfundoi me një votim dhunues e formal për një kandidat të vetëm. Kjo tregon se socialdemokratët e vërtetë shqiptarë janë vërtetë të interesuar për fatet e demokracisë e jo karriget qeveritare e partiake. Akti juaj është në dobi të demokracisë Shqiptare, mbasi çdo aleancë me PS e pjellat e saj, siç është fronti i kuq nuk i shërben vendosjes dhe konsolidimit të demokracisë së vërtetë në Shqipëri dhe zgjidhjes së çështjes kombëtare. Partia Demokratike si parti e hapur që i përmbahët me konsekuencë politikës së pajtimit kombëtar për pastrimin pa dallim biografie dhe është gati të bashkëpunojë në të ardhmen me të gjithë ata që punojnë e luftojnë në dobi të Shqipërisë dhe demokracisë së saj.

“KJ” komploton edhe kundër Dokles

Paralajmërohet një takim i Dokles me Kvasnjevskin kur dihej që nuk do të realizohej Dokle dëshon në Poloni Mbase nuk do të kishte bërë shumëra fakti që Namik Dokle nuk arriti të takohet me Presidentin polak Kvasnjevski sikur ky takim të mos paralajmërohej nga gazeta “KJ”. Është e qartë që lajmi i botuar në gazetën e varur tek selia e PS, ka dalë nga kreu i kësaj partie dhe qëllimi ka qenë vetëm një, diskreditimi i Dokles. Dikur Dokle ishte akuzuar nga kolegët e tij si shkaktar i dështimeve të PS në politikën e jashtme. Dokle u akuzua personalisht dhe si shkaktar i dështimit të çështjes Nano në Asamblenë e KJ-së që në fill si pasojë e më pas dhe për përgjegjësinë e zëvendësit të tij (Ethem Ruka, Dibër) shumë më mirë që, jo vetëm Dokle, por e gjithë PS bashkë me Nanon po të kishin qenë në Strasburg nuk do të kishin nxjerrë asgjë më tepër në dritë por kjo nuk i pengoi “miqtë” që të liheshin kundër nënkryetarit Dokle. E vërteta është që edhe Nano nuk u fal Dokles “kompromisin” që është bërë sipas tij në Strasburg dhe këtë e shpërbleu mjaft qartë në letrën që kishte dërguar kohët e fundit për Ruçin. Pavarësisht se Ruçi e të tjerë u hodhën ta përgënjeshtronin përmbajtjen e letrës, çdo ditë e më tepër po del qartë se porosinë që kishte dhënë Nano po realizohej. Ajo që bie qartë në sy është përdorimi i gazetës “KJ” për këtë qëllim. Pak ditë më parë ajo gazetë goditi “Yllin” e PS Servet Pëllumbin ndërsa tani si pa dashje i shkakton Dokles një ngatërresë të papritur. Fakti që edhe mbas denoncimit të letrës së Nanos, realizimi i porosive të tij nuk po ndalet tregon që arsyet për ta bërë një gjë të tillë janë shumë të forta. Normalisht mbas publikimit të letrës, Nano për të treguar që përmbajtja e saj nuk ishte e vërtetë, duhej të kishte ndryshuar qëndrim ndaj personave që kishte sulmuar por kjo nuk ndodhi. Kjo të bën të kuptosh se interesat që luhen janë shumë më të mëdha dhe lidhen me çështjen e vetave e të reja të klanit të Nanos e Ruçit dhe PS.

No comment

SKËNDER GJINUSHI: Unë shpreh bindjen se në do të kemi një rezultat shumë pozitiv dhe këtë bindje e mbështes në elektoratin tonë. Pra, nuk do të jetë dhuratë e të tjerëve, por do të vijë nga elektorati ynë dhe si rezultat i një bashkëpunimi paraelektoral dhe taktike shumë të zgjuara paraelektorale që ka zgjedhur PSD. Alternativa SD