11/07/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

11 korrik 1996

Shqipëria në rrugën e transformimit në një shtet modern

Rifkind i shkruan Berishës Pas vizitës në Shqipëri Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Malcolm Rifkind, i dërgon një letër Presidentit të Republikës Sali Berisha ku shpreh kënaqësinë që pa direkt progresin e Shqipërisë në rrugën e transformimit në një shtet evropian modern. Duke folur për rëndësinë që Shqipëria i kushton anëtarësimit në Bashkimin Europian, ai thekson në letër se e mirëpret këtë orientim i cili është i rëndësishëm edhe për Bashkimin Europian. Ministri Rifkind e siguron gjithashtu Presidentin Berisha se Britania i vlerëson shumë marrëdhëniet e saj me Shqipërinë, marrëdhënie të cilat po forcohen vazhdimisht. Ai shpreh dëshirën që ’96-ta të jetë një vit tjetër i rritjes së fuqishme të kooperimit tregtar dhe bilateral.

Hapësira më të medha për punën e fermerëve

Presidenti Berisha priti përfaqësuesit e Bashkimit Kombëtar të Fermerëve Në Presidencë më 5.03.1996 Presidenti i Republikës, Sali Berisha, priti përfaqësuesit e Bashkimit Kombëtar të Fermerëve Shqiptarë të kryesuar nga zv/presidenti i këtij bashkimi, zoti Nesti Zoi. Pasi falenderuan përzemërsisht për pritjen që Presidenti i bëra u rezervoi atyre përfaqësuesit e BKFSH-së bënë një paraqitje të arritjeve të padiskutueshme të reformës në bujqësi. Ata gjithashtu i parashtruan Presidentit edhe disa probleme që shqetësojnë jetën ekonomike e sociale të fshatit siç janë: vendosja e një tatimi më të ulët e më të drejtë; marrja në konsideratë e shumë faktorëve në përcaktimin e bonitetit të tokës për efekt të tatimeve; mbështetja e sektorit të prodhimit të farërave e të racave të zgjedhura; subvencionimi i mundshëm i çmimit të naftës për bujqësinë; rritja e numrit të fermerëve që shkojnë jashtë shtetit për të përfituar përvoja të reja; krijimi i lehtësirave për përfaqësuesit e Bashkimit Kombëtar të Fermerëve Shqiptarë për të marrë pjesë në punimet e parlamentit kur aprovohen ligje për bujqësinë etj. Presidenti i Republikës, Sali Berisha i përgëzoi për punën shumë të mirë që po bëjnë, i nxiti ata që ta konsolidojnë më tej Bashkimin Kombëtar të Fermerëve Shqiptarë dhe tregoi mirëkuptimin për të gjitha problemet që ngritën. Ai u shpreh se kjo shoqatë duhet të ketë hapësirën e nevojshme në masmedia.

Shqiptarët do të votojnë programin e interesave të tyre

Fjala e Presidentit Berisha në 5 vjetorin e themelimit të degës PD Gramsh Presidenti i Republikës në Gramsh Presidenti i Republikës, Sali Berisha me rastin e përfundimeve të punimeve në tunelin e hidrocentralit të Banjës, shkoi dje në këtë vepër, ku u takua me ndërtuesit e saj. Në alternativat e paraqitura për perspektivën e Hidrocentralit të Banjës, Presidenti Berisha në bisedë me zëvendëskryeministrin Shehi dhe specialistët garanton për vazhdimin e punimeve. Hidrocentrali ka një rëndësi të madhe për të gjithë zonën si në furnizimin me energji elektrike edhe në ujitje. E rëndësishme është që të vazhdojnë punimet dhe të sigurojmë burime financiare për mbështetjen e tyre. Në këtë takim dua së pari të përshëndes të gjithë banorët e Gramshit, t’i falenderoj ata përzemërsisht për angazhimin e tyre, mbështetjen që i kanë dhënë dhe i japin konsolidimit të shtetit ligjor dhe ekonomisë së tregut në Gramsh dhe në Shqipëri. Ne sot jemi mbledhur këtu të kremtojmë 5 vjetorin e themelimit të PD. Kjo nuk është një ngjarje e shënuar vetëm për anëtarët dhe simpatizantët e PD, por për të gjithë qytetarët e Gramshit, për të cilët janë të çmuara vlerat e demokracisë dhe lirisë, sepse themelimi i PD këtu në Gramsh shënon themelimin e pluralizmit politik përreth tuaj, i cili do të shndërrohej në promotorin e fuqishëm të përmbysjes së diktaturës komuniste dhe vendosjen në Shqipëri të një demokracie të tipit perëndimor, të shumëpritur për dekada nga shqiptarët. Ja sepse unë dua të përshëndes përzemërsisht me këtë rast të gjithë banorët e Gramshit, të cilët festojnë sot ditën e madhe në të cilën nisi beteja për çlirimin nga diktatura hohatiste. Por unë mendoj se Gramshi feston sot këtë interesat kryesore të njeriut, nevojat e tij të domosdoshme, që kishte si epiqendër individin dhe interesat e tij dhe si objektiva kryesore për t’u realizuar ai kishte plotësimin, kënaqjen sa më të mirë dhe sa më të shpejtë të këtyre interesave dhe nevojave. Duke përcaktuar plotësimin e interesave të individit si objektiva madhore të programit tonë që realizuam dhe të programit të 4 dhe Shqipërisë, për kemi bërë përpjekje të mëdha për suksesin e pronarëve të rinj. Kështu unë dua të rikujtoj këtu se rreth 3 mijë familje apo një në tre a më shumë pronarë në rrethin tuaj kanë përfituar nga krediti bankar ose nga fondacionet e tjera. Por unë ju siguroj se në të ardhmen zgjerimi i pronësimit, konsolidimi i pronës dhe rritja e frytshmërisë së saj do të jenë objektivat madhore të orientimit bazë të saj që kanë siguruar një ndihmë të rëndësishme ekonomike përfrymë. Sot qytetarët e Gramshit dhe qytetarët shqiptarë në tërësi kanë ndihmën ekonomike më të lartë për frymë nga BE dhe vendet anëtare, SHBA dhe shumë e shumë vende të tjera mike. Unë mendoj se kjo politikë që ka bërë gjithë shqiptarët të kenë ndihmë ekonomike më të lartë për frymë ka qenë një faktor shumë i rëndësishëm në përqindjen e rritjes sonë, në përmirësimin e jetesës sonë, në daljen tonë nga mjerimi, prandaj dhe në emrin tuaj unë dua t’ju shpreh mirënjohjen time të thellë të gjithë atyre vendeve, institucioneve, shoqatave dhe individëve që na ndihmuan. Ne jemi të vendosur që në të ardhmen të zgjerojmë bashkëpunimin ekonomik me vendet mike dhe në dy vitet që vijnë ne kemi siguruar një ndihmë më të madhe se ajo që kemi marrë gjatë katër viteve të para së bashku. Unë ju siguroj se ne jemi të vendosur ta përdorim atë para së gjithash për të kënaqur interesat dhe nevojat e individit. Do të sigurojmë linja interesave dhe nevojave. ... specialistët garantojnë dhe të sigurojmë burime financiare për mbështetjen e tyre, tha Presidenti Berisha, i cili shtoi se kryesisht do të mbështetemi tek koncesionet dhe nëse këtë nuk do të kenë sukses do të ndërhyjmë me kredi të ulëta. Për hidrocentralin janë investuar 750 milionë lekë të reja nga qeveria dhe po punohet me intensitet për sigurimin e financimeve për vazhdimin e punimeve, të cilat deri në fazën përfundimtare kërkojnë 120-130 milionë dollarë. Interes kanë paraqitur firmat austriake dhe sllovene. Rreth 95 milionë dollarë, nga 750 milionë të akorduara nga qeveria, janë konkretizuar aktualisht me përfundimin e punimeve në tunelin e hidrocentralit të Banjës, nëpërmjet firmës shqiptare Eurostart, me teknologji bashkëkohore. Po kështu Presidenti Berisha, mori pjesë në festimin e 5-vjetorit të krijimit të degës së PD-së Gramsh. Qindra anëtarë dhe simpatizantë të PD morën pjesë në këtë takim festiv. Kryetari i degës së PD që e mori fjalën theksoi arritjet e Gramshit në këto katër vjet demokraci, përmirësimin e jetesës së banorëve të këtij rrethi, si dhe rritjen e reputacionit të PD në Gramsh, si e vetmja forcë politike që e garanton gramshiotit të ardhmen. Korrupsioni dhe qeverisja lokale e paaftë e socialisteve, e kanë plotësuar vizionin e qytetarëve gramshiot se çfarë përfaqëson në vetvete kjo forcë. Me pas e mori fjalën Presidenti Berisha, i cili u përcoll me interes nga të pranishmit në sallë por dhe nga qindra e mijëra qytetarë të tjerë që e ndoqën atë nëpërmjet autoparlantit të vendosur jashtë sallës. Në fund të takimit z. Berisha zhvilloi një bashkëbisedim të hapur me të pranishmit në sallë. Korresp. i “RD” ... diktatura hobiste. Por unë mendoj se Gramshi feston sot këtë ditë, sepse PD ishte ajo forcë politike që në kushtet më të vështira përmbysi diktaturën dhe i siguroi vendit rrugën e demokracisë, ekonomisë së tregut, integrimit në Europë. PD gjatë këtyre 4 vjetëve siguroi një pushtet të ndershëm dhe vuri si detyrë kryesore zgjidhjen e qindra dhe qindra problemeve të trashëguara. Ne jemi përpjekur që çdo njeri të mund të ndërtojë për veten dhe familjen e tij një jetë më të mirë, më të denjë. Unë mendoj se sot duke mos mohuar edhe njerëzit që përjetojnë vështirësi këtë qëllimi ja kemi arritur dhe kjo është një fitore e madhe. Arritjet tuaja në këta 4 vjet janë fryt i angazhimit dhe përkushtimit tuaj të ekonomisë së tregut dhe reformave në tërësi, por ato pa asnjë dyshim janë gjithashtu fryt i programit të PD, zbatimit të këtij programi në Gramsh dhe në mbarë Shqipërinë. PD ka në qendër të programit individin dhe interesat e tij Unë mendoj se pas përmbysjes së diktaturës komuniste në Shqipëri meritën e madhe historike e PD është apo qendron në faktin që thjeshtë e ko para hartoi, paraqiti dhe zbatoi në Shqipëri për herë të parë një program zhvillimi që kishte si linjë apo parim themelor përkatësinë e interesat e individit si linjë dhe parime themelore të programit tonë sepse ishin të bindur se krahas lirisë që ai fitoi në 1992 duhet të toleronte edhe pronën e tij mbi të cilën duhet të punonte, përfitonte dhe ndërtonte jetën e të ardhmen e tij, të investonte punën dhe mendjen e tij. Jam i sigurt se ne nuk gabuan. Në këtë parim ne krijuam në Gramsh mbi 8 mijë familje pronare në fshat dhe në qytet. Janë ata që më mundin dhe dëshirojnë të kenë Gramshin këtë vit të ketë një rritje ekonomike prej 13%, pra mbi mesataren e vendit në tërësi, çka do të thotë se gramshiotët në tërësi jetojnë 13% më mirë se një vit më parë dhe ata sot janë ndër pronarë më të suksesshëm në Shqipëri dhe më gjerë. Ne jo vetëm kemi pronësuar familjet dhe qytetarët e Gramshit përkatësisht qytetarët e Gramshit ... Fronti i kuq duke provokuar zgjedhje të parakohshme dëshmoi haptazi se ai në vend të zhvillimit dhe konsolidimit të demokracisë dëshiron rikthimin në pushtet të elementeve të inkriminuar në të shkuarën, dëshmon se enverizmi dhe vetëm enverizmi është thelbi i vërtetë i platformës dhe unitetit të tyre. Enverizmi është doktrina e varfërimit, izolimit, përçudnimit të individit dhe të vendit. Ajo është eksperienca e dhunës e terrorit. Sikundër tymi formon blozën, enverizmi dhe marksizmi krijojnë dhunën dhe terrorizmin. Unë jam i bindur se sot shqiptarët do t’i thonë një JO të madhe atyre. Unë ju siguroj se terroriste do të marrin përgjigjen e merituar, ndërsa ne të gjithë së bashku do të ndërtojmë demokracinë që meritojmë. Nga ky qytet i shquar për tolerancën, dashurinë për punën, familjen dhe vendin unë bëj thirrje të gjitha forcave politike t’i nxjerrin jashtë radhëve të tyre enveristët dhe marksistët. Ne duhet të krijojmë kushte lehtësuese për investimet e huaja dhe të vendit në sektorët që prodhojnë dhe punësojnë më shumë njerëz. Në këta 4 vjet ne përputhëm interesat e individit, parasë gjithashtu të tij, ne kemi hapur vendin dhe kemi vendosur marrëdhënie miqësore me vendet e BE, SHBA dhe shumë vende të tjera mike. Sot këtu në Gramsh kanë kontribuar me ndihmë të rëndësishme qeveritë italiane, zvicerane, fondacione, shoqata do të kontribuojë qeveria suedeze si dhe qeveri të tjera. Nga Gramshi janë me qindra djem që punojnë në emigracion. Me politikën tonë ne jemi përpjekur dhe kemi siguruar një bashkëpunim të ngushtë jo vetëm politik, por edhe ekonomik me vendet mike. Sukës madhor i kësaj politike që ka pasur interesat e individit si suksesin që meriton. Ne do gjithashtu të tij. ... i drithërave të bukës u dyfishua. Ne ju sigurojmë se taksat do të rivlerësohen, volumi i transportit është rritur rreth 5-6 herë, volumi i tregut është rritur 7 herë. Ne duhet të sigurojmë linja kreditimi për privatët, 7 mijë familje, rreth 1.3 e familjeve të Gramshit kanë përfituar nga krediti financiar i zhvillimit. Ju keni patur një rritje prej 13% të GDP. Duhet të kompletojmë privatizimin. Ne duke vënë si qëllim të programit tonë plotësimin e interesave kryesore të individit, të gjitha investimet tona si qeveri në këta katër vjet i kemi përqendruar në plotësimin e tyre. Është e vërtetë se nuk jemi marrë me vepra të mëdha, por së ... (Vijon në faqen 3)

Terror i kuq

Durrës Terror i kuq Një shpërthim i fuqishëm trondit qytetin f. 3

7 marsi i çliruar nga dogmat e diktaturës

7 mars 1991 Kastriot Islami mbyll universitetet 7 mars 1996 Kastriot Islami shef i propagandës së PS f. 3

Në arrest dy ish funksionarë të lartë

Prononcohet Prokurori i Tiranës Adnan Xhelili: Në arrest dy ish funksionarë të lartë Akuzohen se kanë asgjësuar me zjarr materiale arkivore që pasqyronin krimet e diktaturës komuniste f. 3

Gjinushi mbështet kthimin e komunizmit

f. 3

Figurat e kastruara të PS

ZP e rendit Ruçin në figurat e diskredituara Renditen si figura “të shuara” hajduti Nano, politikani WC Gjinushi dhe një tufë spiunësh e klounësh f. 3