08/03/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

8 mars 1996

Lideret e PAD kane rrjedhur majtas

Interviste me anetarin e Asamblese se PAD deputetin Afrim Jupi Qendrimi i im tashme eshte i deklaruar. Nuk kam qene dhe nuk jam absolutisht per levizje majtas te P.A.D. Me shqetesim kam ndjekur disa momente si - Levizje fizike te lidereve te P.A.D me ata te P.S, ndersa te cilat nuk mund te ri parapemdur dhe takimin e fundit aq shume te publikuar prej jush. - Mjaft deklarime ku dukshme vërehet rrjedhja majtas e tyre e per me teper dalja ne paraqitje te propagandes se majte shqiptare - Qendrimet unitare me P.S ne parlament te cilat i deklaroj si levizje qe pa çakujvok bien ndesh me idealin e themelimit te A.D dje, dhe pozicionimin politik te nje numri jo te vogel te anetareve te saj sot. Lexoni neser ne “RD”

Pak(i) parazgjedhor i opozites (ose Fronti i Kuq) pergatit zgjedhje te perseritura

Dekonspirohen qellimet e Frontit te Kuq Pakti parazgjedhor i opozites (ose Fronti i Kuq) pergatit zgjedhje te perseritura “KJ”: “zgjedhjet e parakohshme kanë qenë të programuara në Paktin parazgjedhor për shpëtimin e demokracisë të ideuar nga opozita...” “Ilir Meta bashkohet edhe njëherë me PD-në: ‘Vetëm një imagjinatë destruktive mund të prodhojë ide të tilla destabilizuese’”

Zgjedhjet e parakohshme - destabilizim i vendit

Partia Socialiste nëse fiton zgjedhjet do të bëjë menjëherë zgjedhje të tjera të parakohshme. Këto janë deklaratat e kreut socialist që, ditët e fundit, u legalizuan me një theks të veçantë nga shtypi i majtë i Tiranës. Pavarësisht kohës së zgjedhur për të bërë parazgjedhje në muaj apo një vit pa krijimit të parlamentit tjetër, deklarimi i tyre për zgjedhjet e reja do të thotë mbajtjen e tensionit elektoral të vendit. Duke e shikuar kohën elektorale si një kohë me aktivizim të panatyrshëm drejt politikës merret me mend se ç’mund të ndodhë me drejtim të tjera të jetës shqiptare. Bllokimi i institucioneve ligjvënëse siç është parlamenti, mbajtja në amulli e një qeverie që do të kaloje fazat e qeverive ‘91, regreset e fucitara nga një politikë që synon karraxit dhe jo reformën, do ta vendosin Shqipërinë në një terren asocial dhe të dyshimtë në stabilitetin e saj. Ç’do të thotë zgjedhje të parakohshme? Krijimi i Frontit të Kuq si një pararoje e aleancës së majtë ekstreme në fushatën elektorale nuk erdhi ah për të programuar paralel dhe alternativa të së majtës shqiptare, sa për hir të interesave personale përballë politikës në përgjithësi dhe zhvillimeve të fundit të saj në veçanti. Nuk ka grupim më të pastër politik që vjen për hir të karrierës politike të dhjetë personave që e konsiderojnë veten të rëndësishëm në politikën shqiptare. Viktimat e ligjit për gjenocidin, ish-agjentë, bashkëpunëtorë dhe denoncatorë në shërbim të Sigurimit u rikthyen në tokën e vjetër të tyre. Ata krijuan Frontin e Kuq në mënyrë të tillë që në qofte se fitojnë zgjedhjet të ndryshojnë ligjet që i përjashtojnë ata nga politika dhe të provokojnë zgjedhje të parakohshme. Nëpërmjet këtij ndryshimi ata do të kishin mundësi të rikthehen në politikë dhe kështu të vazhdonin të qetë rikthimin e Shqipërisë tek viti ‘90. Edhe mekanizmi i evoluimit të kësaj teze është përvers dhe synon ta kthejë atë nga një qëllim njerëzish të inkriminuar në një lojë politike rutinore për të sajuar aleanca goja të kushtëzuara. I pari që vuri si kusht zgjedhjet e parakohshme është sekretari i përgjithshëm i P.A.D-it, Arben Imami. Ai tha se aleancat e Aleancës mund të krijohen vetëm në kafe kuptohet. Bile shtoi se ky kusht vlen si për ata në të djathtën të partisë së tyre edhe për ata që janë majtas tyre. Këto fjalë u thanë kur ai kishte përpara Pëllumbin, Islamin dhe Gjinushin. Pra nuk ishte duke biseduar as me Shehun, as me Godon, as me Melon apo ndonjë tjetër lider partie. Përballë ishte pa dhe, dhe po ashtu nuk voion në deklarime se zgjedhjet e parakohshme nëse fitohen të parat nga Fronti i Kuq, do të bëhen patjetër. Nuk ka ndonjë enigmë që sjell rrotull faktit që propozonin e bëri Imami. Partia e tij nuk është në gjendje të kushtëzojë asnjë pasi i mungon elektorati. Propozimi u bë nga ai për të pengulluar sa më shumë këto deklarim dhe për ta vendosur atë në kontekstin e aleancave. Ky justifikim ishte i vlefshëm për socialistët. Ndërkohë mbulon me fjalë edhe parapimin e një kushti të tillë bashkëbiseduesit e tjerë. Pranimi i këtij propozimi kusht do ta rriste atë nga rrethi personal në një plan më të gjerë, do e kthente atë nga problem të inkriminuar në problem politike të një zgjedhjeje elektorati si një problem që i përket edhe atij, ndërkohë bisedat në tavolinat e së majtës do të mbuloheshin njerëz e përgjithmonë nga një deklaratë kushtëzuese e Imamit. A është ky deklarim i Imamit? Jo. Deklarata e Imamit nuk është prodhim i tij. Ajo është sajuar në zyrën e Gramoz Ruçit për të mos thënë nga ndonjë dhomë ku rrinin të denuarit ordinere. Imami ka dhënë prova se di të zbatojë urdhërat. Kështu që ai do ta zbatojë përsëri atë që më tepër kur kësaj radhe copa ishte e majme edhe për atë.

“RD” gazeta e opozitës “KJ” me qëllimin e mirë që të justifikojë hartuesit e këtyre planeve të dekonspiron ata. Ja çfarë shkruan “KJ”: “Zgjedhjet e parakohshme kanë qenë të programuara në Paktin parazgjedhor për shpëtimin e demokracisë, të ideuar nga opozita” të cilit autorësinë dhe drejtimin e të cilit do ta merrte PAD”. I ashtuquajturi “Pakt parazgjedhor” për të cilin shkruan “KJ” nuk është gjë tjetër veçse tashmë i denoncuari Fronti i Kuq i genocidistëve. Planet e këtij të fundit për destabilizimin e vendit nëpërmjet zgjedhjeve të përsëritura, zbuluan veç të tjerave dhe njëherë përçarjen që ekziston midis dy grupimeve në PS. Ilir Meta, nënkryetar i PS i cili së fundi u ngrit kundër konservatorëve duke i detyruar të aprovojnë një politikë të jashtme që përputhet me atë të qeverisë demokratike, është i pari që reagoi ndaj planeve të genocidistëve. “Vetëm një imagjinatë destruktive mund të prodhojë ide të tilla destabilizuese” – është shprehur Meta duke u bashkuar dhe në këtë pikë në qëndrimin e PD. Mbas këtyre deklarimeve u sigurua që në kryesinë e PS do të ketë përplasje të tjera. Në një anë janë vendosur genocistët që si qëllim të Frontit të Kuq kanë vënë përsëritjen e zgjedhjeve mbi këtë bazë kanë ngritur dhe grupin e koalicionit me PSD ndërsa në anën tjetër janë kundërshtarët e tyre tashmë të shpallur. Kush do të dalë fitues këtu? A do të zgjasë përsëri dora nga Bënga drejt Ruçit?

Foto e disa burrave të ulur rreth një tavoline në takim.

Fronti i Kuq prezantoi alternativen e Ish-eve

Biografia me pak rradhë e krereve te frontit te kuq f.3

Tri fotografi portretesh.

Gjinushi shfryhet

Konfirmohet fakti qe dega e PSD se Sarandes nuk ekziston me f. 3

PS duhet izoluar

LDSH vendos taktikat elektorale PS duhet izoluar Durollari: Çështja që na preokupon më shumë është rreziku i rikthimit në pushtet të ish-komunistëve f. 3

Lule dhe kenge per nenat

8 marsi në kryeqytet Mbrëmë në Teatrin e Operas dhe Baletit Tiranë, Lidhja Demokratike e Gruas në bashkëpunim me Teatrin e Operas dhe Baletit organizuan një mbrëmje koncertale festive me rastin e 8 Marsit, Festës Ndërkombëtare të Gruas. Të pranishëm në këtë veprimtari festive ishin edhe Kryetari i Këshillit të Kuvendit Popullor zoti Pjetër Arbnori, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së zoti Tritan Shehu si dhe qeveritarë, deputetë e të huaj të tjerë. Fëmijët e Qendrës Kulturore të Fëmijëve të kryeqytetit iu dhuruan të gjithë nënave e pranishme në këtë veprimtari nga një buqetë me lule, me rastin e kësaj feste të përvitshme. Përveç kësaj, në këtë takim u evidentuan vlerësime e mundime dhe personalizimin që ka kundër mbi gruan shqiptare gjatë regjimit diktatorial komunist në Shqipëri. Zonja Gjuzi, që flet përtej hapësirës e fjalës së transformuar të gruas shqiptare në këtë vit demokraci, si dhe përsosshmërinë aktive të gruas në jetën e veprimtarisë e demokracisë e shoqërore të vendit. Çdo të kryeqytetit ishte një koncert i bukur festiv me këngë e pjesë të ndryshme orkestrale e korale. KORRESP. I “RD”

Pushteti lokal eliminon denimin e shkaktuar

Pas shpërthimit në Durrës: Flet kryetari i Bashkisë së Durrësit z. Tomorr Golemi -Që në orën 7.00 të mëngjesit u verifikuan dëmet e shkaktuara natën nga forcat destabilizuese. U ngrit një grup i veçantë pune në bashki dhe u morën masat për eliminimin e dëmit të shkaktuar. Ka filluar puna në orën 9.00 me vendosjen e xhamave te banesat e familjarëve dhe me pas në mjediset tregtare përreth. Bashkë me kryetarin dhe nënkryetarin e këshillit bashkiak vizituam të gjitha familjet dhe tregtarët ku ka patur dëme të eksplozivit në vendosur. Të gjithë shprehën urrejtjen për këtë veprim terrorist. Dje është punuar deri në orën 21.30 ku u vendosën të gjitha xhamat në banesat familjare dhe sot përfundon ky proces dhe në pjesën tjetër. Komisioni i këshillit bashkiak për financën është mbledhur dhe ka miratuar fondin prej 100 mijë lekë për të përballuar shpenzimet e riparimit. Gjendja në Durrës është e qetë. Z. LLESHI