Terrori i krerëve socialistë nuk mund të frenojë proceset demokratike
Intervistë me kryetarin e PD të rrethit të Korçës, z. Bujar Isak
Korçarët si një popull me kulturë perëndimore, janë të lidhur me PD dhe alternativat e saj
Terrori i krerëve socialistë nuk mund të frenojë proceset demokratike
Kurorë me komunizëm
Intervistë me kryetarin e PD të rrethit të Korçës, z. Bujar Isak
Korçarët si një popull me kulturë perëndimore, janë të lidhur me PD dhe alternativat e saj
f.3
Kthimi i ish-komunistëve në pushtet do të ishte katastrofë për Shqipërinë
Intervistë me Kryeministrin Aleksandër Meksi
Unë mendoj se shqiptarët janë aq të qartë sa ta kuptojnë që kthimi i komunistëve në pushtet do të jetë një katastrofë jo më për Republikën e Shqipërisë, por një katastrofë kombëtare dhe një destabilizim i gadishullit ballkanik.
Kthimi i tyre në pushtet do të thotë një hap mbrapa në historinë e Shqipërisë, në prishjen e zhvillimeve të reformës ekonomike dhe institucionale në Shqipëri, në uljen e nivelit të mirëqenies, në uljen e demokracisë. Sigurisht ata vetë si individë do të jenë më mirë se sa janë sot. Do të dëshirojnë të sundojnë siç sunduan deri dje. Por Shqipëria do të jetë e humbur. Unë për këtë jam thellësisht i bindur. Këtë e kanë treguar qartë 50 vitet e mëparshme të qeverisjes së tyre dhe destruktiviteti i tyre në këto 4 vite.
f.3
E majta krijon dosje për gazetarët
Nga zyrat e liberal demokratëve shqiptarë që mbajnë emrin aleancistë vijnë mesazhet e antishtypit dhe hirisë së fjalës.
Neritan Ceka ka deklaruar dhe se pas zgjedhjeve do të ketë gjyqe për gazetarët e opozitës. Ai u kujton të gjithë gazetarëve se sapo të vijë në pushtet do të krijojë dosjet e artikujve të tyre që sipas tij janë të mjaftueshme të mbushin një dosje gjyqësore. Nuk është hera e parë që prej tij vijnë kërcënime të hapura ndaj gazetarëve të opozitës dhe në përgjithësi ndaj shtypit. Kur kërcënime të tilla vijnë nga një politikan afërherë problemi qëndron tek politikani dhe jo tek gazetarët. Problemet e Neritanit i dini gazetarët. Ata nuk bëjnë asgjë tjetër vetëm ia vënë në dukje sa herë që ai paraqitet si njeri pa probleme. Nuk është faj i gazetarëve që e udhëheq e kujtojnë shpesh këtë gjë Neritanit por është faj i tij që nuk është në gjendje të përballojë vetë problemet e tij. Politikanët që kërcënojnë me burg gazetarët vjen një ditë që është i panevojshëm edhe për gazetat. Me përjashtim të Cekës dhe Ruçit askush tjetër nuk ka thirrur për burgosje gazetarësh para apo pas zgjedhjeve. Pozicioni i tyre nuk do shumë mend për t’u shpjeguar pasi më së shumti ata të dy janë më të ekranizuar në problemet e tyre. Megjithatë kërcënimi është një nga format që më së paku shkon me njerëzit e fjalës së lirë. Nga çfarëdo pozicioni që ai vjen mbi gazetarinë, është një goditje mbi mur. Neritani ka vite që e sheh me trishtim informimin që i është krijuar nga ballafaqimi i vlerave dhe aftësive. Inatet e tij, pas dëshmitë politikë që ka pësuar, e ka shuar të vërtetën e zbrasë tek gazetat, pasi shtypi rëndon shumë më tepër se sa njerëzit e konsumuar. Lufta me shtypin nuk mund të afirmojë askënd, përkundrazi shtypi, i cili ka edhe sipërfaqe më të madhe debati, krijon mundësi në nuk mund të afirmohet madhe debati, krijon mundësi në destinimin e shpejtë të kujtdo që përpiqet t’i mbyllë gojën atij. Liberaldemokracia, që pretendon Ceka se i përket e përjashton plotësisht autokracinë. Mbetet që pjesa e parë e orientimit politik të tyre të jetë e vlefshme vetëm për drejtuesit e kësaj partie që megjithëse kanë dëshmuar plotësisht ende shfrytëzojnë liberalizmin e partisë së tyre, që përjashton dhe moralin, për t’u endur në politikë. Nuk ka drejtues partie më të konsumuar moralisht dhe politikisht se sa pjesën më të madhe të drejtuesve të PAD-it. Gazetarët e kërkuar me burg nuk e kanë për detyrë që këto gjë ta thonë çdo ditë. Këtë gjë do ja kujtojmë Cekës dhe kolegëve të tyre herëpashere. Natyrisht Ceka do të ketë mundësi të shtojë volumin e dosjes që fare mirë mund të përdoret për gjyqin e Cekës e as pak për gjyqin e gazetareve. Kur nga tavolinat e opozitës së majtë vijnë të tilla mesazhe askush nuk ka pse të çuditet. Ata u kanë mbetur shumë borxhe shefave të tyre që ende sot nga një gjyq në tjetrin për krimet që kanë kryer kundër popullit shqiptar. Liderët e së majtës kanë pasur tjetër kontratë me ta. Ndryshe nuk ishte e lehtë që Ceka të linte gërmimet dhe të vinte menjëherë në rreshtin e parë të drejtuesve të Partisë Demokratike. Gjithçka ka qenë nostalgjitur mirë që pushtetit të liderëve nga komunistët tek shërbëtorët e tyre. Alia i ka përdorur shumë ata, dhe si çdo gjë e përdorur, dikur hidhet. Ky fenomen nuk është ushtruar tek Ceka, arkeologjoshpëllar por se Ceka është përdorur. Ai mendon se është në gjendje të përdorë prapë. Tavolina e Frontit të Kuq do të shpalosë veten e saj deri në fund. Ata e kanë ndërmend t’i burgosin gazetarët, të mbyllin gazetat, të hapin gjyqe, e ndryshojnë ligje. Endrra e tyre edhe pse është e veshur e realizohet tregon se pushteti i të kuqve dhe veglave të tyre ka në themel hakmarrjen.
Baza kundër Gj nugshit
Gjinushi ka shkelur statusin e PSD
Intervistë e ish kryetarit të PSD, Sarandë, Fejzi Hyso
Gjinushi ka shkelur statusin e PSD
Baza kundër Gjinushit
Intervistë e ish kryetarit të PSD, Sarandë, Fejzi Hyso
Bashkëpunimi me PS-në dhe dalja me PS-në në fushatë, do të ishte një hap vdekjeprurës për degën, sepse e kthente këtë në një bisht dhe e fuste përfundimisht në skenën e PS.
f.2
Koalicioni PS-PAD mund të jetë dhe i fshehtë
Islami dhe Ceka vendosin
Ende nuk është i qartë plotësisht pozicioni që Kastrio Islami ka marrë në PS me porosi të Nanës. Në aparencë ai është shefi i propagandës në PS, por praktikisht është ai që po zhvillon bisedimet me N. Cekën mbi mënyrën e zbatimit dhe realizimit të koalicionit tashmë të vendosur midis PS dhe PAD.
Nëse për Cekën dhe PAD që po zhvillon këtë bisedim një forminga PS siguron se Islami nuk është cakatar nga kryesia e asaj partie e bisedojë për këtë koalicion. Takimet e këtyre dy personazheve vazhdojnë të zhvillohen ndërkaq në mënyrë jo publike. Në shtypin e PAD, ku publikuam me lë të madhe se PAD i kërkoi koalicion PS duke renditur dhe kushtet e saj, nuk është thënë ende asnjë fjalë për bisedimet e Cekës me Islamin. Arsyet që këto bisedime nuk bëhen publike mund të jenë të ndryshme, por një gjë është e sigurt që mbajtja e fshehtë e tyre bëhet vetëm për të mbuluar gjëra jo të pastra.
Gjithnjë sipas burimit nga KD e PS Ceka dhe Islami kanë diskutuar edhe për mundësinë e mbajtjes të fshehtë të koalicionit, por kjo ju nxjerr disa probleme teknike si në mënyrën e propagandës ashtu dhe në numrin e zgjedhësve në qendrat e votimit. Idea, po aq absurde sa e përsëritur, që zgjedhjeve, është që edhe PS të vendosë kandidatë në zonat që mendohen të njihen PAD, por propaganda e PS të mbështesë kandidatin e PAD. Kjo është vërtetë absurde, por ja që edhe gjëra të tilla diskutohen kur bashkohen politikanë si Ceka dhe Islami.
Sidoqoftë, sado të përpiqen për t’i mbajtur të fshehtë deri momentin e fundit koalicionin, bomba do t’ju plasë në dorë shumë shpejt.
Lideri i PAD-it është përdorur shumë
Së shpejti do të publikohet biseda e Cekës me Alinë
Përgjegjshmëri dhe etikë morale përgezatat dhe gazetaret është e vërteta. Ajo nuk është dhe s’mund të jetë kurrë mizori makabre dhe papërgjegjshmëri siç e cilëson PAD në deklaratën e vet të djeshme. E tillë është e vërteta vetëm për ata që kanë mashtruar për pasëdhjetë vjet shqiptarët për ata që i kanë masakruar, terrorizuar, pushkatuar, mbyllur nëpër kampe përqendrimi. Se nuk është aspak faji i gazetës “RD” dhe i gazetarëve të saj që Neritan Ceka e ktheu shtëpinë e vet në një kurth për intelektualët shqiptarë. Nuk është “RD”, po Astrit Qorri dhe Jamarbër Marko dhe volumet e bëmave të tyre që e akuzojnë presidentin e ndjerë të “PAD”, Ceken, Imanin e Zogajn.
Natyrisht nuk është faji i “RD” pse ju deshën të vërtetën shqiptarëve, por as “Albania” nuk ka asnjë faj pse boton bisedën me Ramiz Alinë të Idriz Bashës, këtij “patriotialecianist”.
Por një gjë duhet ta kenë të qartë liderët e PAD, se së afërmi do të publikohet biseda e fshehtë e Cekës me Ramiz Alinë më 4 dhjetor të vitit 1991 përpara se Presidenti Berisha të mbërrinte aty, duke ju treguar shqiptarëve për fytyrën e vërtetë të këtij politikani që ende fshihet pas maskash dhe makiazhes dhe pacipësisht kërçenon dhe fyejnë të tjerët. I kujtojmë Cekes se lojrat të tij të pista u ka ardhur fundi.
Bashkëpunim me i ngushte
Deklaron ministri i jashtëm grek
“Shqiptarët do të thoja ishin më të pafat se ne. Tani që kanë ndryshuar gjërat, obligimi ynë është që të arrijmë një bashkëpunim të ngushtë”
Ministri i jashtëm grek Pangalos i deklaroi radios Dojçe Vele se vizita e presidentit grek në Tiranë ka kohë që po përgatitet. Për të po zhvilloheshin bisedime për të përgatitur terrenin dhe janë arritur konkluzione konkrete.
Klima është shumë e mirë, në këtë kontekst besoj se edhe minoriteti grek në Shqipëri do të sigurojë kushte më të mira për mbrojtjen e të drejtave të tij për zhvillimin dhe begatinë e tij. Ne tregojmë një sensibilitet të veçantë për problemet e minoritetit, por ne jemi miq me të gjithë popullin shqiptar, theksoi Pangalos duke vënë në dukje se synimi im është që të kemi marrëdhënie të ngushta miqësore e bashkëpunimi, gjë që na imponohet nga vetë historia jonë.
Të dy popujt jetuan dhe luftuan së bashku në momente të rëndësishme historike. Ne dhe shqiptarët kemi një përkushtim të madh në çështjen e pavarësisë dhe të lirisë. Të dy kemi njohur privacione të mëdha, por shqiptarët do të thoja ishin më të pafat se ne. Tani që kanë ndryshuar gjërat, obligimi ynë është që të arrijmë një bashkëpunim të ngushtë, theksoi ministri i jashtëm grek Pangalos.
Braktisje aleancave të ekstremit të majtë
“Qendra jemi në” Bushati e Melojanë distancuar edhe më tepër nga tërheqja e ekstremit të majtë PS-PSD-PAD, të cilët gjithashtu vetdeklarohen si të “qendrës”. Takimet mes liderit të Demokristianëve dhe atij të PBDNJ-së kanë vendosur një bashkëpunim më të ngushtë mes partive të tyre duke hedhur poshtë ftesat e bëra nga ekstremi i majtë për të aderuar në “Frontin e Kuq”.
Deklaratat e krerëve të PSD-së e PAD-së për bashkëpunim me PS-në kanë çuar në mosaprovimin e Melos të PBDNJ-së, i cili gjithashtu nuk ka asistuar në takimet e fshehta të këtyre liderëve për të hartuar strategjinë e “Frontit të Kuq”. Ndërkohë, këto takime kanë çuar në reagime të ashpra të vetë liderëve të tjerë të PSD-PAD që kanë qenë kundër një bashkëpunim me PS-në.
“Liderët e PAD-së kanë tradhëduar majtas. Qëndrimet unitare me PS-në bien ndesh me idealin e themelimit të PAD-së”, ka deklaruar në një intervistë të tij për “RD”-në anëtari i Asamblesë së PAD-së dhe deputet Afrim Jupi. Ndërsa, më parë nga Asambleja e PAD-së për të njëjtat arsye ka dhënë dorëheqjen dhe një ndër themeluesit e kësaj partie, Dr. Albert Karrqi.
“Gjinushi ka rishkëlur statutin e PSD-së. Bashkëpunimi me PS-në është një hap zhvendekrypës për socialdemokracinë sepse e kthen PSD-në në bisht të PS-së” ka deklaruar ish-kryetari i PSD-së së Sarandës, Fejzi Hyso duke shpjeguar në një intervistë të tijën në “TD” dhe arsyet që quan në shkarkimin e degës së PSD-së në Sarandën. Sipas tij 23 persona nga 25 që përbëjnë këshillin, kanë firmosur për shkarkimin e degës. Nga ana tjetër bashkëpunimi i PSD-së e PAD-së me PS-në ka qenë dhe një “grusht politik” ndaj elementeve reformatorë në PS të cilët nga ana e tyre akuzojnë kreun e PS-së si konservatore të parimeve komuniste të filozofisë Marks. Reformatorët brenda PS-së kanë gjetur përkrahjen dhe mbështetjen e politikankeve dhe forcave të ndryshme progresiste, por në të njëjtën kohë pohojnë se mund të bashkohen marksistët e deklaruar me marksistët e “reformuar”.
Lideri i PAD-it
Së shpejti do të publikohet biseda e Cekës me Alinë