14/03/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

14 mars 1996

Mbështesim Berishën dhe PD

Deklarata e Alois Mock ...Në Kryetarët e Partive të Bashkimit Europian mirëpresim Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe Partinë Konservatore të Lituanisë si anëtarë të rinj në BDE-së. Duke pranuar Partinë Demokratike Shqiptare si anëtare me të drejta të plota në organizatën tonë ne njohim dhe mbështesim plotësisht Presidentin Berisha si prijës të kësaj partie dhe qeverinë e saj, e cila ka luftuar këto katër vjet për ta nxjerrë vendin nga kolapsi i plotë në të cilin e la regjimi komunist, dhe për ta drejtuar Shqipërinë drejt demokracisë, vendosjes së shtetit ligjor dhe ekonomisë së tregut, dhe ne shpresojmë se bashkëpunimi me Bashkimin Demokratik Europian do të përforcohet në të ardhmen. Ne njohim orientimin europian të Shqipërisë dhe mbështesim tërësisht faktin se integrimi i saj në Bashkimin Europian dhe organizata të tjera europiane ka qenë përparësia më e lartë e politikës së jashtme të Tiranës. Në këtë drejtim, ne jemi të kënaqur që Shqipëria u pranua në Këshillin e Europës. Në mirëpresim veçanërisht prurjen e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Dr.Sali Berisha në Konferencën e Kryetarëve të Partive dhe i urojmë atij dhe Partisë Demokratike shumë sukses në zgjedhjet e ardhshme...

Arritje e madhe per PD dhe Shqipërine

Partia Demokratike anëtare e Bashkimit Demokratik Europian Fjala e Presidentit Berisha në Konferencën e 17-të të liderëve të Partive të Bashkimit Demokratik Europian (EDU) Partia Demokratike anëtare e Bashkimit Demokratik Europian Arritje e madhe per PD dhe Shqipërine Fjala e Presidentit Berisha në Konferencën e 17-të të liderëve të Partive të Bashkimit Demokratik Europian (EDU) Duke uruar të zgjedhurit e rinj në Presidencën e EDU, së pari do të dëshiroja të shpreh kënaqësinë time të madhe dhe të falënderoj komitetin drejtues për pranimin e PD si anëtare e plotë e EDU. Ky vendim është një arritje madhore për PD por për mbarë shqiptarët e Shqipërisë në përpjekjen e tyre për konsolidimin e demokracisë dhe ndihma bujare e Europës në këtë drejtim përbën një arritje një ndryshim i cili sot është i dukshëm dhe i mirëpranuar por që 4 vjet më parë dukej tejtë jorealist. Shqipëria e hiperkolektivizimit, hiperizolimit e hiperinflacionit dhe e supereksodit është sot vendi i varfër por në një makroekonomi stabile, me një inflacion vjetor njëshifror prej 6% dhe rritje ekonomike vjetore prej më shumë se 10%, me sektor privat që jep mbi 70% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe një tregti që zhvillohet në 82% të vëllimit të saj me BE. Vendi im është tashmë anëtar i plotë i Këshillit të Europës duke konfirmuar vokacionin europian të tij. Ne kemi zhvilluar një partneritet të ngushtë me NATO-n dhe po hedhim hapa të mëtejshëm në rrugën e integrimit me Bashkimin Europian. Do të doja t'ju kujtoja problemin ende të pazgjidhur të Kosovës, të kthimit të të drejtave njerëzore e kombëtare të shqiptarëve që jetojnë atje i cili është thelbësor për të konsoliduar stabilitetin e paqen në Ballkan. Pas Paqes së Dayton-it e Traktatit të ndihmave bujare e Europës në këtë drejtim, të mëtejshëm në rrugën e integrimit me Bashkimin Europian. ...të cilat do të kenë një rëndësi të madhe për të ardhmen e vendit, konsolidimin e demokracisë e stabilitetin. Fitorja e fundit e komunistëve në Dumen rusë i ka inkurajuar komunistët kudo dhe në mënyrë të veçantë ata në Shqipëri që formuan në Tiranë Frontin e Kuq. Alternativa e tyre është ekonomia shtetërore dhe korrtektimi i kursit properëndimor të Shqipërisë. Por unë jam i bindur se realizimi i një skeme të tillë do të kryhet në kalendat greke. Sondazhet e opinionit tregojnë se Partia Demokratike është 20 pikë para Partisë Socialiste (ish-komuniste), dhe zgjedhjet, të cilat do të jenë absolutisht të lira e të drejta si dhe tre zgjedhjet e mëparshme në shkallë kombëtare, do të përfundojnë me një fitore të thellë e demokratëve të Partisë Demokratike dhe Shqipëria kësaj here do të jetë përfundimisht për më mirë, do të jetë vendi ku vota e lirë i mbajti larg komunistët nga timoni qeveritar. Duke qenë i sigurt në solidaritetin e mbështetjen tuaj të mëtejshme në një përpjekje të përbashkët për të zhvilluar vlerat e parimet e përbashkëta më lejoni Kryetar t’ju falënderoj përsëri për anëtarësimin e PD në organizatën tuaj dhe të kujtoj të gjithë përsëri se në këtë takim se PD ka fituar përfaqësuesit tuaj të marrin pjesë në kongresin e saj në dhjetor në Tiranë. Gjithashtu ju jeni të mirëpritur ku na vizitoni gjatë fushatës elektorale. Së fundi do të falënderoj përzemërsisht Presidentin e Rassemblement pour la République e Kryeministrin e Francës z. Alain Juppé për mikpritjen e shkëlqyer që tregoi ndaj nesh. shprehu vendim është një arritje e madhe jo vetëm për PD por për mbarë shqiptarët e Shqipërinë në përpjekjet e tyre për konsolidimin e demokracisë, së vlerave të tregut, e integrimit europian. Për mua e gjithë demokratët e Shqipërisë kjo është një ditë e shënuar e një ndër i madh sepse EDU është një bashkim i madh partive në Europën e pasluftës ndërtuan demokraci e mëdha mbi bazën e qytetërimit perëndimor. Por njëkohësisht është bashkimi i tyre i partive në pushtet që luajtën një rol përcaktues në shembjen e perde së hekurt e përmbysjen e diktaturave komuniste në Europën Lindore. Unë përfitoj nga ky rast të shpreh mirënjohjen time të thellë Presidentit Jacques Chirac, kancelarit Kohl, kryeministrit Ma- informimin e madh europian e Shqipërisë e shqiptarëve. Unë dua të falënderoj këtu mikun tonë të shquar Alois Mock, ish Kryetar i Partisë Popullore Austriake, Partinë Demokratike të Italisë e Partinë Nea Demokracia të Greqisë. Veçanërisht dua të falënderoj këtu parlamentarët e zyrtarët e këtyre partive dhe kërbëfushatës me mua e me miqtë e mi edhe në zonat më të thella të vendit. Së bashku me ta mundëm të mbështetim diktaturën më mizore të kontinentit tonë siç cilësohet me të drejtë në deklaratën e këtij samiti. Kjo ndihmë që ju na keni dhënë dhe jepni është një ndihmë që shqiptarët e meritojnë. Këtë e kanë treguar me kontributin që ata kanë dhënë në rrënjët e vlerat e qytetërimit perëndimor, me qëndresën ndaj regjimit komunist e me zbatimin për këta 4 vjet të një programi qeveritar të qendrës së djathtë. Ishte vendosmëria jonë për të zbatuar një program të tillë të Kosovës, në kthimin në Ballkan. Pas Paqes së Dayton-it e Traktatit të Elize-së kjo mbetet çështja më urgjente në rajon. Ne kërkojmë që kjo të futet në axhendën e bisedimeve ndërkombëtare në mënyrë që të mund të arrihet një marrëveshje sipas akteve ndërkombëtare nëpërmjet një dialogu midis Prishtinës e Beogradit në praninë e një pale të tretë. Siç e vutë në dukje z. Kryetar solidariteti mes nesh është shumë i rëndësishëm për të gjithë ne por sidomos për ne që përballojmë kundërshtari disi të veçantë. Në pak muaj në Shqipëri do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare

PD përfaqësuese e idealeve europiane te shqiptareve

Partia Demokratike në një tavolinë me partinë e Kohli, Meixherit dhe Shirakut Partia Demokratike arriti një fitore tjetër në integrimin e saj në politikën europiane. Qysh dje ajo është anëtare e Bashkimit Demokratik Europian, një nga grupimet politike më të fuqishme të Europës. Bashkimi Demokratik Europian (European Democratic Union), ka në përbërjen e tij 17 vende dhe 37 parti nga më të fuqishmet e Europës, si partia Kristian-Demokrate e Helmut Kohl, partia Konservatore Angleze e Meixhër, partia Bashkimi për Republikën e Z.Shirak,etj. Pranimi i Partisë Demokratike në këtë organizëm u bë gjatë Konferencës së këtij unioni që përfundoi dje në Paris në të cilën morën pjesë Presidenti i Shqipërisë, Dr.Sali Berisha dhe Sekretari i Përgjithshëm i PDSH-së, Prof.Dr.Tritan Shehu. Shpalja e ... Kryetarit të BDE-së, Alois Mock dhe të kryeministrave e kryetarëve të shteteve ... Në këtë rast Presidenti shqiptar Dr.Sali Berisha mbajti një fjalim në të cilin përmendi edhe njëherë vizionin europian të Shqipërisë dhe Partisë Demokratike. Pastaj Sekretari i Përgjithshëm i PSH, Prof.Dr.Tritan Shehu firmosi aktin e pranimit të PDSH-së duke pranuar zyrtarisht aktet e dokumentet e këtij Unioni. Pas kësaj u zhvillua një Konferencë Shtypi e drejtuar nga Dr.Alois Mock, kryetar nderi i Partisë Popullore Austriake dhe kryetar i EDU-së (BDE-së), që prej 1979, dhe nga Alen Zhype. Disa prej pyetjeve i dha përgjigje edhe Presidenti Berisha. Integrimi i Shqipërisë në Europë ka qenë një përparësie e madhe që e kishte marrë Partia Demokratike që ditën e parë të krijimit të saj. Pranimi i saj në bashkimet më të rëndësishme të Europës është një radhë të parë tregues i tendencave të evropianizimit të strukturave

Ruka kryetari i ardhshëm i PS

Përgatitet zëvendësimi i Nanos në Kongres E'bhem Ruka mund të jetë kryetari i ardhshëm i PS bën të ditur një burim i informuar nga brenda Këshillit Drejtues të kësaj partie. Karriera politike e Rukes brenda PS në fillimet e veta ka qenë tepër befasuese. Ai, person i panjohur në politikë dhe i paangazhuar taktën publikisht, zbriti si me katapultë drejt e në kryesinë e PS, sikur vinte nga qielli tjetër. Bile dihet se para kongresit të PP, që solli edhe ndryshimin formal të emrit të kësaj partie, Ruka ishte propozuar si një kandidaturë e besueshme për kryetar të PS nga ana e Alisë, krahas me Nanon. f.3

Liri dhe jo kolektivizim

Pjesë nga deklarata e Parisit Kur u takuam herën e fundit në Paris, perandoria komuniste ishte në kopals. Në të njëjtën kohë kur socializmi real u zhduk nga Europa, edhe ideologjia e socializmit pragmatist po shterrej nga Europa Perëndimore. Megjithëse partitë socialiste dhe social-demokrate po lëviznin drejt qendrës, ishte EDU-ja ajo që vendosi ngjarjet e së ardhmes së shumicës së Europës në vitet 1980 dhe 1990. Vetëm partitë socialiste të cilat i hodhën ose i fshehën parimet e tyre themelore (si luftën e klasave, shtetëzimet apo ndërhyrjet e shtetit), ato arritën të kenë pak a shumë sukses. Tani këto parti përpiqen të shfaqen si të prirura drejt ekonomisë sociale të tregut, shtetit ligjor, tregut të lirë, privatizimit dhe shumë parimeve të tjera që kanë përbërë gjithnjë trashëgiminë demokratike të partive të Bashkimit Demokratik Europian. Rrëshqitja e ideologjive socialiste dhe social-demokrate provoi se sa i dobët është tani programi i tyre politik, gjersa ata u detyruan të fshihnin parimet e tyre për të kapur votat. Se fundi, stanjacioni ekonomik, papunësia dhe tensionet sociale të së shkuarës së afërme, kanë nxitur një kërkesë të re për një rol më të madh të shtetit në zgjidhjen e problemeve - pra për një ringjallje të ideve socialiste. Duke pasur parasysh ndërvarësinë e shteteve europiane, këto sfida nuk janë të zakonshme vetëm për vendet e Bashkimit Europian, por dhe për vendet e Europës Qendrore dhe Lindore. Pas revolucionëve paqësore dhe mbarësisë së tundimeve 1980 dhe fillimit të viteve 1990, shumica e vendeve europiane qeveriseshin nga qendra e djathtë. Eksperimentet e socializmit real nuk lanë pasveç varfëri, shkatërrim shoqëror dhe mënjanë të mësimit të cilët duhet të ndëshkeshin prirësit e rinj demokratë të Europës Qendrore dhe Lindore. Sot kur partitë komuniste apo përndjekësit e tyre socialiste janë kthyer në pushtet në shumicën e vendeve të Europës Lindore dhe Qendrore, ne duhet të kuptojmë se shkaktarët nga sa pritej. Megjithëse e kuptojmë se ka përmbysje dhe ndryshime të thella që ndodhin në këto vende, me e vështira është të shohësh disa nga drejtuesit politikë të sotëm të vendeve eurolindore kurrë nuk e kanë shkëputur pastërtisht veten nga sistemi i vjetër ideologjik, i cili bazohej në instrumenta mizore si burgjet gulagë, perdia e hekurt, kampet e përqendrimit dhe policinë sekrete, që e kulmoi nën regjimet terroriste si ai i Shqipërisë nën Enver Hoxhën. Gjithsesi, idetë e socializmit dhe komunizmit jo vetëm mund të mbijetojnë, por mund të rishfaqen në peisazhin politik. Vështirësitë e rrugës së demokracisë dhe ekonomisë së tregut sollën shumë probleme tek njerëzit që kishin vuajtur për dekada, dhe kjo mund të jetë parë si një ironi e historisë së komunizmit. Revolucioni në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore mund të ketë mbaruar, por jo ende me fitoren. Është detyrë e të gjitha partive të BDE-së dhe aleatëve të tyre të përgjegjshëm që të përmbushin këtë detyrë historike për t’ju sjellë vendeve eurolindore një demokraci të qëndrueshme duke garantuar lirinë e individit, ekonominë sociale të tregut, duke sjellë për njerëzit mirëqenien përmes vendosjes së një shoqërie civile të qëndrueshme. Edhe pse partitë socialiste dhe social-demokrate të Perëndimit janë zhvendosur politikisht drejt qendrës, ne duhet të mbajmë parasysh se ekziston gjithnjë një dallim themeltar në botën politike: një ndarje mes atyre që mbështesin forcat kolektivizmit dhe atyre që nxjerrin në krye lirinë individuale. Liria, dhe jo kolektivizmi është fjala kyçe e BDE-së. (Vijon në faqen 3)

Kryeministri francez nuk ka marrë “leje” kur ka ftur Berishën

Opozita proteston Përsëri protestë e opozitës e përsëri në qendër të protestës së manjakëve është Presidenti Berisha. Ata protestojnë pse Presidenti i Republikës takohet me shtetasit e tij, protestojnë pse Berisha sulmon E.Hoxhën, protestojnë pse Berisha është vënë president prej PD, protestojnë kundër Berishës kur bie shi por edhe kur del dielli, protestojnë kundër Berishës po ti vrasë këpuca ose po të grinden me gruan, protestojnë... Tashmë kjo sëmundje i ka kapur keq e nuk i lëshon. Por protesta më interesante e absurdë është ajo e Cekës dhe Gjinoshit pse Berisha shkoi në Francë. Siç dihet Presidenti Berisha shkoi në Francë i ftuar nga Alois Mock dhe kryeministri i Francës Alen Zhypp e megjithatë përsëri Gjinoshi e Ceka protestojnë. Në fakt ata duhet të protestojnë ndaj kryeministrit francez dhe sekretariatit Ekzekutiv të EDU meqenëse ata ishin mikpritësit e Berishës. Të protestosh pse Presidenti i Republikës pranon ftesën e kryeministrit francez nuk është gjë tjetër veçse një çmenduri e shkallës sipërore por që tanimë nuk çudit më njeri kur e sheh të shfaqet tek politikanë si Gjinoshi e Ceka të cilët janë mësuar që dhe kur hyjnë e dalin nëpër WC të marrin leje tek Ramiz Alia. E.PALOKA

Kalkulla kunder te djathteve

f.3