UDE-ja shqetësohet për rikthimin e partive komuniste në Evropën Lindore
Partitë konservatore dhe ato kristiandemokrate, anëtare të bashkimit demokratik evropian (UDE), shqetësohen për rikthimin e partive komuniste në pushtet në vendet e Evropës Lindore, vetëm disa vjet pas rënies së sistemit sovjetik.
Duke folur për një zgjerim të Bashkimit Evropian, gjatë një konference shtypi, kryetari i UDE-së, austriaku Alois Mok, tha:
Atyre që u liruan nga zgjedha komuniste u duhet dhënë ky shans.
Kryeministri francez, Alen Zhype, tha se rikthimi i disa partive komuniste në pushtet në Evropën Qendrore dhe Lindore është ndoshta tregues se në e kemi nënvlerësuar vështirësinë e kalimit nga komunizmi në një shoqëri radikalisht të ndryshme.
Presidenti shqiptar, Sali Berisha, tha se komunizmi paraqet një rrezik të vërtetë për stabilitetin dhe të ardhmen e Evropës.
Moku bëri të ditur se në lidhje me temën e rrjedhës së komunizmit do të zhvillojnë një simpozium në Vjenë në pranverë.
Konferencë shtypi e Sekretarit të përgjithshëm të PDSH, Tritan Shehu
Sot:
Sot, në orën 12.30 në Selinë e PDSH Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Tritan Shehu jep Konferencë Shtypi lidhur me pranimin e PD në EDU.
Vlerësim për karakterin thellësisht demokratik të PD
Deklaratë e Presidentit Berisha për TVSH
Evropa e vëmendshme ndaj evropianizmit shqiptar
Vëmendja e Evropës ndaj Lindjes tani nuk është më në kufijtë e përkujdesjes sociale. Konferenca e Bashkimit Demokratik Evropian që përfundoi dy ditë më parë në Paris përcaktojnë një temë të re të Perëndimit ndaj vendeve lindore. Fjala tani është për një përkujdesje ideologjike dhe një vëmendje më e madhe ndaj prirjeve politike të disa partive ish-komuniste në Lindje. U përcaktua se komunizmi ka rënë, por egziston një terren i vendosur kryesisht tek ish-komunistët që mund ta rigjallërojnë komunizmin si ideologji.
Pranimi i Partisë Demokratike në Bashkimin Demokratik Evropian është një alternativë i masave të Perëndimit që të shkëpusë Shqipërinë nga efektet politike të Lindjes dhe një përpjekje maksimale ndaj prirjes përëndimore të demokracisë shqiptare.
Fitorja e partive të majta në disa vende të Evropës Lindore ka shfaqur sindromin lindor postkomunist, por që është mjaft afër historisë së të shkuarës së tyre komuniste. Herbariumi komunist lindor është hapur dhe nga ish-komunistët shqiptarë që për nga ambiciet i tyre ideologjik dhe alternativat e paraqitura ndodhen në parametrat më të afërt të ...
Lokomotiva e demokracisë shqiptare të integruar plotësisht në Evropë, është vlera kryesore e vendimit të djeshëm të Bashkimit Demokratik Europian për të pranuar si anëtare me të drejta të plota PDSH-në.
Mendoj se kjo është një fitore historike për Shqipërinë dhe kombin shqiptar për të gjitha ata shqiptarë të cilët tendencën më të thellë të shpirtit të tyre kanë orientimet e tyre perëndimore dhe integrimin e Shqipërisë në Europë.
Sepse kjo lokomotivë e vendosur në Europë do të çojë me siguri trenin tonë në stacionin që ne dëshirojmë.
Nga ana tjetër, anëtarësimi i PD në Bashkimin Demokratik Europian është një vlerësim dhe mirënjohje e madhe për të gjithë anëtarët simpatizantët dhe të gjithë ata, që mbështetën PD, është një vlerësim për karakterin thellësisht demokratik të kësaj partie, për rezultatet e saj të pamohueshme jo vetëm në përmbysjen e komunizmit, por edhe në ndërtimin në Shqipëri të vlerave të demokracisë, të shtetit ligjor dhe ekonomisë së tregut.
Zvicra mbështet Shqipërinë
Presidenti Berisha priti Ministrin e jashtëm të Federatës Zviceriane Flavio Koti
Dje pasdite në Presidencë Presidenti i Republikës priti Ministrin e Jashtëm të Federatës Zviceriane, Flavio Koti.
“Ju përgëzoj për përparimet shembullore që keni bërë në rrugën e ndërtimit të shtetit të së drejtës dhe ekonomisë së tregut si dhe për përpjekjet tuaja të vazhdueshme për të mbrojtur dhe zhvilluar ato vlera me të cilat të gjitha vendet perëndimore janë të lidhura”, tha Ministri i jashtëm i Federatës Zviceriane, Flavio Koti, Presidentit Berisha.
Duke iu uruar mirësardhjen Presidenti Berisha u shpreh se ju jemi mirënjohës për ndihmën e pakuptueshme që në këto katër vjet Zvicra i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë. Dua t’ju siguroj, i tha Presidenti Berisha ministrit Koti, se asistenca teknike zviceriane e vijuar me atë financiare është përdorur e po përdoret me efeciencë si në ristrukturimin e rrjeteve elektrike, spitalore etj. Gjithashtu unë dua t’ju falenderoj, tha Presidenti Berisha sepse përdorimi me eficiencë i asistencës suaj ka krijuar kredibilitet tek zhvillimi i ekonomisë sonë si dhe ka inkurajuar vende të tjera të përfshihen në ndihmën ndaj Shqipërisë.
Ministri Koti, pasi nënvizoi edhe një herë ndryshime të thella të Shqipërisë të kryera në këto katër vjet si dhe ecurinë shumë të kënaqshme të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit midis dy vendeve tona e siguroi Presidentin Berisha se sikurse dhe në të kaluarën kur Zvicra përcaktoi Shqipërinë vendin prioritar për ndihmë ashtu dhe në të ardhmen ajo është e angazhuar ta ndihmojë dhe ta mbështesë atë në rrugën e zhvillimit të vendit dhe të integrimit në Europë. Shqipëria është një ndër katër vendet e përzgjedhura të Europës Qendrore për ndihmën prioritare zviceriane, tha ai.
Presidenti Berisha dhe ministri Koti u ndalën dhe në problemet e rajonit e çështjen e Kosovës. Presidenti Berisha ritheksoi se zgjidhja e problemit të Kosovës nëpërmjet dialogut në prani të një pale të tretë është kusht për zgjidhjen e krizës ballkanike.
Ministri Koti theksoi se ky vit do të jetë vendimtar edhe për zgjidhjen e problemit të Kosovës, për të cilin do të kontribuojë personalisht, tha ai.
Zvicra e konsideron Shqipërinë vend prioritar
Zvicra e konsideron Shqipërinë një nga vendet prioritare në Evropën Qendrore dhe Lindore, tha ...
Milo mbron enveristët e PS
Pranimi i Partisë Demokratike në bashkësinë Demokratike Evropiane është një alternim politike të lindjes dhe një përpjekje maksimale ndaj prirjes përndimore komuniste. Herbariumi komunist lindor është hapur edhe të mundshëm me komunizmin.
Ata janë deklaruar për një politikë rishtetëzimi dhe nuk kanë njohur apo mbështetur reformën në Shqipëri. Mospjesëmarrja e tyre në zhvillimet demokratike të vendit detyrimisht që do të ndiqet me sjellje të reja politike, ndryshe nga ato të qeverisjes demokratike, nëse ata vijnë në pushtet. Regresi nuk është më një mundësi e një qeverisjeje socialiste, por është ngurtësuar në tërë sjelljet e tyre opozitare që lëvizin në kufijtë e antagonizmit me vlerat demokratike të krijuara në fushën e të drejtave dhe lirive ekonomike, politike gjatë katër viteve të fundit në Shqipëri.
Edhe organizimi politik së majtës shqiptare, rreshtimi i tyre kundër së djathtës dhe vlerave që kjo pjesë e politikës shqiptare ka vënë në dispozicion të së ardhmes, dëshmon për metoda klasike të rivendosjes së komunizmit. Krijimi i Frontit të Kuq me elementë më regresivë të politikës synon në krijimin e një terreni obskurantist politik për të përjashtuar mundësitë e shqiptarëve në evropianizimin e tyre.
Deklarimi i Evropës për së Lindje të rrezikuar nga komunizmi është një konkluzion që nuk ka lënë jashtë edhe verifikimeve të tilla as Shqipërinë. Konferenca e partive të qendrës së djathtë, e shënuar në histori si grup që projektoi rënien e komunizmit në Lindje, e sheh të natyrshme përsëritjen e fitoreve të njëpasnjëshme të viteve ’89-’90 për të realizuar një pastrim të përgjithshëm të Evropës nga ideologjia komuniste. Partitë-anëtare të këtij bashkimi drejtojnë në vendet kryesore të Evropës dhe vizioni i tyre për një Evropë të bashkuar njehsohet me atë të një Evrope pa komunizëm apo ideologji të afërta me të.
Shqiptarët kanë mundësinë të zgjedhin pas këtij apeli që vjen nga Parisi, nga partia e Kohlit, Shirakut, Mejxherit për të konkretizuar me poshtë fitoren e vetëdijes evropiane mbi atë neokomuniste lindore.
Ekzistenca në Shqipëri e një krahu ekstremist të majtë është një faktor që do të duhej të siguronte një përgjegjësi evropiane ndaj fenomenit lindor të nostalgjisë komuniste. Qartësia politike e shqiptarëve duhet të lidhet ngushtë me pragmatizimin individual i cili mund të sigurohet vetëm nga realizimi i një seri institucionesh që reflektojnë organizimin perëndimor si nga ideologjia ashtu edhe nga programet.
Pranimi i Partisë Demokratike në Bashkimin Demokrat Evropian është një vlerë evropiane e shqiptarëve që nuk mund të amortizohet nga komunizmi i implementuar dhe shtruar në Partinë Socialiste. Shqiptarët duhet të jenë të kujdesshëm ndaj vlerave që në një Evropë edhe në rastin kur dikush thjesht nuk është kosovar por...
Lidhur me akuzën e bërë ndaj Presidentit të Republikës nga z. Paskal Milo pas këtij Presidenti iu desh të kryente një detyrë të thjeshtë të thërriste se.
Qeveria e Partisë Demokratike për përpjekje me programin e këtij partie të përpjekjeve ligjore e vendimeve kushtetuese të gjykatave të këtij vendi për përcaktimin politik të PS-së si dhe të saj ka kompromentuar që edhe si ka favorizuar të ngritja në Presidentin e saj të dalë me këtë mënyrë. Presidenti i Republikës tashmë i akuzuar nga grupi nder të kundërshtarëve politik duke përfshirë këtu dhe ata me orientim socialdemokrat, të dënuar për këtë arsye nga PPSH. Vërejtje këtu se arsyeja Socialiste as Partia Socialdemokrate nuk kanë bërë ndonjëherë kërkesë në Presidencë për të dënuar këto figura.
Ne nuk kemi asnjë dijeni për dekorimin e këtyre kriminelëve, siç pretendon z. Milo. Deklarata e tij dëshmon në Televizion është e padëgjuar dhe provon se ky personaliteti i lartë i ka favorizuar në diktaturës në vend të faktëve që ato të thotë preferon mbrojtjen e krahut enverist të PS-së.
Shqipërinë vend prioritar
Zvicra e konsideron Shqipërinë një nga vendet prioritare në Evropën Qëndrore dhe Lindore, tha ministri i jashtëm zviceran, Flavio Cotti në një konferencë shtypi në Tiranë
Zvicra e ka vendosur Shqipërinë në një nga vendet prioritare më vendeve të tjera të Evropës Qendrore dhe lindore, tha Cotti duke përmendur ndihmën që Zvicra i ka dhënë Shqipërisë në sektorin teknik, shëndetësor, bujqësinë dhe informacionin.
Cotti, që është gjithashtu kryetari i radhës së OSBE-së, vlerësoi zhvillimin e shpejtë dhe efektiv të Shqipërisë drejt demokracisë, shtetit ligjor dhe ekonomisë së tregut, ai shtoi se në pak vjet në Shqipëri janë bërë përparime efektive.
Në lidhje me problemin e Kosovës, Cotti tha se nuk mund të ketë stabilitet përfundimtar në rajonin e Ballkanit pa një zgjidhje të çështjes së Kosovës.
Më tej, ai tha se ripranimi i Beogradit në strukturat ndërkombëtare e veçanërisht në OSBE, do të kushtëzohet nga progresi në zgjidhjen e problemit të Kosovës.
Por, theksoi ai, OSBE është një organizëm relativisht i dobët.
Cotti vlerësoi qëndrimin e zyrtarëve shqiptarë që ka lehtësuar trajtimin e këtij problemi.
Zvicra është një nga kontribuesit kryesorë të Shqipërisë në fushën e asistencës teknike, deri tani Zvicra i ka dhënë Shqipërisë nëpërmjet projekteve të ndryshme një ndihmë prej 40 milionë dollarë.
Islami rikonfirmon krijimin e Frontit të kuq
Gazeta austriake “Standart” shkruan: Në selinë e Partisë Komuniste tëquajtur Socialistë deklarohen të sigurtë për fitore. Zëdhënësi Kastriot Islami: Ne kemi formuar një aleancë me dy parti të majta dhe jemi të sigurtë se do t’i fitojmë këto zgjedhje. Nuk do të kthehemi në sistemin e vjetër. “Ekonomia e tregut dhe demokracia është dhe qëllimi ynë”. Por në ndryshim me partitë e formuara komuniste të Evropës Lindore që janë kthyer përsëri në pushtet, shokët shqiptarë janë distancuar fare pak nga regjimi i vjetër. Me shumë ekonomi e kontrolluar nga shteti dhe ruajtja e “arritjeve pozitive” nga e kaluara është qëllimi i neosocialistëve, shkruan më poshtë gazeta.
“Kommunistischen Partei ist man eingeschworen. Sprecher Kastriot Islami: „Wir haben ein Bündnis mit zwei weiteren Links-Parteien geschlossen und sind sicher, diese Wahl zu gewinnen“. Es werde keine Rückkehr zum alten System geben. „Marktwirtschaft und Demokratie ist auch unser Ziel.“
Doch im Unterschied zu anderen gewordenen Kommunisten, die in Osteuropa wieder an die Macht gekommen sind, haben sich die albanischen Genossen nur wenig vom alten Regime di-
Ju keni bërë hapa të jashtëzakonshëm në ndërtimin e një shoqërie demokratike
Qeveria aktuale shqiptare përballoi sfida të mëdha ndërsa kërkonte të ndërtonte një shoqëri demokratike dhe një ekonomi të lirë tregu mbi hirin e 47 viteve të sundimit komunist. Ju keni kërkuar të bëni në këtë vjet çfarë na është dashur në Shtetet e Bashkuara të bëjnë në 200 vjet. Ju keni bërë hapa të jashtëzakonshëm në përpjekjet tuaja për të ndërtuar një shoqëri demokratike dhe një ekonomi të tregut të lirë.
Puna s’ka mbaruar dhe ju hasni sfida të tjera përpara. Në qoftëse ju do të vazhdoni me të njëjtin vendosmëri dhe dedikim ndaj principeve demokratike të cilat keni treguar në katër vjetët e fundit, progresi do të vazhdojë.
Demokracia është një lule e brishtë me rrënjë të cekta në Shqipëri. Është e rëndësishme që ju të vazhdoni ta ushqeni atë.