Mesazhe të qarta të Evropës për shqiptarët
PD dhe Berisha fitore në zgjedhjet e ardhshme
Konferencë shtypi e Sekretarit të Përgjithshëm të PD zotit Tritan Shehu
Distanca morale e shqiptarëve me kreun socialist Partia Socialiste nëpërmjet përfaqësuesve të saj shfrytëzon çdo mundësi që të realizojë nihilizimin e vet. Këtë gjë e bëri mbrëmë në emisionin për Eurobarometrin dhe Namik Dokle, e natyrisht edhe Skënder Gjinushi. Kësaj radhe dyshimi i tyre është po aq sa ndaj institucioneve evropiane aq edhe ndaj shqiptarëve. Socialistët dyshojnë në ndershmërinë dhe sinqeritetin e 64 për qind të shqiptarëve që janë shprehur për futjen e Shqipërisë në Këshillin e Evropës, shprehin dyshim për 44 për qind të shqiptarëve që shohin të ardhmen e tyre sipas Bashkimit Evropian dhe 39 për qind të shqiptarëve që e shohin të ardhmen e tyre sipas SHBA-së, për 75 për qind të shqiptarëve që mendojnë se të drejtat e njeriut respektohen në Shqipëri dhe 59 për qind të të rinjve që janë të kënaqur me zhvillimet e deritanishme të vendit. Socialistët shprehin dyshim për 76 për qind të shqiptarëve kur ata e shikojnë me optimizëm ekonominë tregut dhe për 79 për qind të tyre kur e shikojnë drejtimin e deritanishëm të vendit plotësisht të drejtë. Distanca morale që ata krijojnë me popullin nga presia votat do të ishte në favorin e tyre nëse përqindjet e mbetura për pjesën tjetër të përgjigjes do të ishin brenda opinionit të kreut socialist, socialdemokrat apo aleancist. Por në rastin kur ata përfaqësojnë minorancën e opinionit nëse përqindjet e mbetura për pjesën tjetër të përgjegjës për reformën, drejtimin e qeverisjes demokratike, integrimin e Shqipërisë në Europë, distanca morale që vendosi mbërrë në kryetarët e Partisë Socialiste dhe kryetari i grupit parlamentar të kësaj partie Namik Dokle është distanca që vendos shqiptarët me ish-komunistët, komunistët, sigurimsat, enveristët dhe gjithë informacionin elektoral që përbën mbështetjen kryesore të ekstremit të majtë shqiptar ose Frontit të Kuq të Shqipërisë. Këmbëngulja e dyshes komuniste Dokle-Gjinushi në emisionin e mbrëmshëm për të bërë të paqenë opinionin e shqiptarëve për të ardhmen dhe përpjekjet e tyre është mungesë konsiderate për të gjithë shqiptarët. Imponimi i opinionit të tyre nga pakica e implikuar me të kaluar drejt shumicës është provokacion që e bëhet mundësisë së shqiptarëve për të shprehur lirisht opinionin e tyre për institucionet dhe qeverisjen demokratike. Dokle u tha mbrëmë shqiptarëve se ju nuk mund të flisni ndryshe socialistëve sapo ne të kemi mundësinë për ta realizuar këtë. Refuzimi socialist i manifestuar linearisht gjatë gjithë procesit reformues në katër vitet e fundit për reformat në politike, ekonomi, legjislacion njëherë shefat e socialisteve e shtyjnë deri në lirinë e të menduarit. Refuzimi total i të dhënave të Eurobarometrit duke fajesuar shqiptarët për këto rezultate nuk mund të ndryshojë tek pyetësit. Rezonanca e mospërfilljes së masës më të madhe të shqiptarëve korrelon me tendencat marksiste që shpërfaq programi i tyre. Disa ditë më parë konferenca e demokratëve të Europës ka lëshuar thirrjen ndaj rrezikut të kthimit të komunizmit në lindje. Ndryshe nga vendet e tjera të lindjes ajo pranoi në gjirin e saj Partinë Demokratike. Kjo është domethënia e vendosjes së murit ndaj komunizmit, fillimisht në Shqipëri që pa e Shqipëria është një vend i ndërlikuar nga komunizmi. Eurobarometri jep rezultate maksimale që mund të sigurohen nga një popull që aspiron Europën. Shqiptarët e kanë kaluar provimin e Brukselit Brukselit, por ato shumë më lira. Dokle, Gjinushi dhe grupi i tyre komunist kanë mbetur. Faji për këtë nuk duhet kërkuar tek morali i shqiptarëve dhe liria e tyre. dhe liria e tyre për të qenë atë që aspiron, ndjejnë apo duan për tek mungesat në moralin e tyre për të përballuar lirinë e të jetëve.
Ftesa për Presidentin Berisha në takimin e Parisit ishte një ndër që i bëhej Shqipërisë, një njohje e meritave të Presidentit shqiptar. Gjithashtu një kontribut i mëtejshëm i tij për integrimin dhe njohjen e Shqipërisë në Evropë.
Dje në mesditë Sekretari i Përgjithshëm i PD zotit Tritan Shehu, së bashku me nënkryetarin e PD z.Ali Spahia dhe Sekretarin për Marrëdhënien Ndërkombëtare z.Albert Brojka, dhanë një konferencë shtypi, lidhur me pranimin e PDsh në Bashkimin Demokratik Europian (EDU).
Në fillim të konferencës zoti Shehu lexoi një komunikatë për shtyp, tekstin e së cilës po botojmë më poshtë:
“Para dy ditësh PD u pranua si anëtare e plotë e EDU, një nga organizmat politike më të rëndësishëm të vendeve Evropiane. Ky pranim, së bashku me pranimin në UECD prej disa muajsh, mbyll ciklin e plotë të integrimit të PD në nivelet me prestigjioze të politikës së kontinentit tonë, dhe padyshim është një premisë e fuqishme për integrimin e plotë të Shqipërisë në strukturat Evropiane. Ky sukses i dedikohet programit tonë, tërësisë që mbështeten partinë tonë, të gjithë atyre që kontribuan në ecurinë e suksesshme të reformave, të gjithë atyre që iu kundërvunë diktaturës e punuan për një Shqipëri demokratike. Padyshim kjo i dedikohet punës së Qeverisë, Parlamentit e mënyrës të veçantë Presidentit Berisha. Në deklaratën e tij për shtyp A.Mock, kryetari i EDU i argumenton mjaft qartë motivet e pranimit të PD, duke thënë midis të tjerave se në këtë mënyrë ne njohim faktin që Presidenti Berisha si lider i PD, dhe qeveria e tij, mundi që në 4 vjet të çlirojë vendin nga kolapsi total ku e la regjimi komunist dhe ta çojë atë në demokraci, në shembullin ligjor e të ekonomisë së tregut. Ne njohim orientimin evropian të Shqipërisë dhe e mbështesim tërësisht atë. Ne jemi të kënaqur për pranimin e Shqipërisë në KE. Ne i thellojmë mirëseardhjet z. Berisha e liderëve të tjerë të PD duke i uruar sukses të plotë atij dhe PD në zgjedhjet e ardhshme.
Nga ana tjetër mjaft qartë në deklaratën e Parisit të miratuar nga kjo mbledhje regjimi i E. Hoxhës cilësohet si regjimi i kriminale nga tërë vendet ish komuniste, si i bazuar vetëm mbi kampet e përqendrimit, terrorin, murrin e hekurt dhe policinë sekrete. Po kështu në këtë deklaratë dhe në konferencën për shtyp që u organizua në mbyllje të këtij aktiviteti theksohet rreziku i kthimit të ish komunistëve në pushtet në këto vende e veçanërisht në Shqipëri, ku ata ende s’janë ndarë me sistemin ideologjik të vjetër dhe rrezikojnë për një totalitarizëm të ri.
Në këtë samit të forcave të qendrës së djathtë Evropiane, anëtarë u pranuan dhe Partia Konservatore Lituaneze, ndërsa observuer u pranuan UCD Italiane e Rocco Butigliones. Z. Berisha përshëndeti këtë samit duke e siguruar për rrugën demokratike e evropiane të PD-së dhe foli në Konferencën për Shtyp.
(Vijon në faqen 2)