Spranger - Doctor Honoris Causa i Universitetit të Tiranës
Zotit Carl Dieter Spranger, ministër federal për bashkëpunimin ekonomik dhe zhvillimin e Republikës Federale të Gjermanisë, iu dha sot titulli i nderit Doctor Honoris Causa.
Në ceremoninë e organizuar sot paradite në Pallatin e Kongreseve në Tiranë merrnin pjesë përfaqësues të presidencës, antarë të qeverisë, përfaqësues të partive politike, deputetë, pedagogë të universitetit të Tiranës, ambasadori i RF të Gjermanisë në vendin tonë etj.
Fjalën e rastit e mbajti rektori i Universitetit të Tiranës Nestor Thereska.
Në vazhdim, folën prof. Kudret Çela, dekan i fakultetit juridik, si dhe prof. Dr. Aleks Luarasi, shef i departamentit të së drejtës publike, që janë rekomandues për dhënien e këtij titulli nderi për zotin Spranger.
Pastaj, rektori i universitetit të Tiranës, Nestor Thereska, i dorëzoi dekoratën e lartë të nderit Doctor Honoris Causa, zotit Spranger.
Fjala e ministrit gjerman të bashkëpunimit ekonomik dhe të zhvillimit Carl - Dieter Spranger me rastin e dhënies së titullit të doktorit të nderit “Honoris Causa” nga Universiteti i Tiranës
Falet tatimi mbi tokën bujqësore
Vendim që nxit më tej iniciativën e lirë të fermerëve privatë
Fermerët nuk do të paguajnë tatimet e prapambetura për vitet 1994,1995,1996
f.4
Shteti juridik dhe ekonomia e tregut - elemente themelore të shoqërisë moderne
Më 1990 ju e përjetuat në Shqipëri ndërrimin e kohëve. Ju e dini tani se çfarë do të thotë të jetosh në liri. Më shumë se 40 vjet sundimi i dhunshëm komunist kanë lënë plagë të thella në këtë vend. Shumica e këtyre plagëve nuk janë shëruar ende - dhe kjo nuk habit askënd. Por është arritur ajo çka është më e rëndësishme. Është përmbysur regjimi shtypës e totalitar, së bashku me të ashtuquajturën polici “të sigurimit” me Sigurimin. Por atentati i përgjakshem para tri javësh këtu në Tiranë, viktimë e të cilit u bë një katër njerëz të pafajshëm tregon edhe se rreziqet nuk janë mënjanuar plotësisht. Një demokraci duhet të jetë veçanërisht vigjilente dhe në gjendje të mbrohet në këtë fazë të vështirë të fillimit. Shqipëria, por dhe Gjermania me shumë shtete të tjera e kanë paguar shtrenjtë përvojën e tyre me ideologjinë e marksizëm-leninizmit. Të dyja vendet tona kanë vuajtur nën ideologjinë e komunizmit, e cila e çmonton njeriun. Dhe mendoj se me siguri ju keni vuajtur më shumë se ne.
f.2
Liri dhe qetësi në zgjedhjet e ardhshme
Takimi i Presidentit Berisha me përfaqësues të partive politike
Presidenti i Republikës, Sali Berisha pati dje në mesditë një takim me përfaqësues të partive politike parlamentare dhe jo parlamentare për të diskutuar për zgjedhjet e ardhshme.
Në këtë takim Presidenti Berisha garantoi edhe një herë për liri dhe qetësi në zgjedhjet e ardhshme. Gjithashtu ai u shpreh për një shpërndarje homogjene të votuesve në zonat e ndryshme elektorale. Përfaqësuesit e partive politike nga ana e tyre kërkuan që zonat elektorale mundësisht të përcaktohen përpara 45 ditëve që përcaktohet në ligjin elektoral, ndërsa data e zgjedhjeve u vendos që duhet të jetë javën e fundit të majit apo në dy javët e
aktivitet elektoral. Mund të them se e konsideroj një takim të frytshëm. Përfaqësuesit e forcave politike shprehën mendimet e tyre për një afat të përafërt për zgjedhjet e ardhshme, diskutuan për problemet e komisioneve elektorale, komisionet e zonave, unë i garantova përfaqësuesit e forcave politike se zgjedhjet e ardhshme do të jenë të lira, se zonat do të caktohen shpejt sapo të bëhet verifikimi i numrit të votuesve, në mënyrë që kësaj here të shmangim mungesën e ndershmërisë që u vu re në vitin 1992, në të cilat duke ndarë zonat u futën në parlament me 27 mijë votues dhe në të tjera që kishin 15-17 mijë mijë votues. Ky
pushtetit lokal, që të verifikojnë dhe një herë listat, në mënyrë që zgjedhjet në Shqipëri të jenë plotësisht të lira dhe krejtësisht të ndershme.
U dhanë mendime nga forcat politike që zgjedhjet duhet të jenë ndërmjet javës së fundit të muajit maj dhe dy javëve të para të muajit qershor. Pati ndonjë ide për më tutje, por në tërësi kjo ishte periudha, të cilën partitë politike e cilësuan si më të përshtatshme dhe unë do të përpiqem të marr parasysh sugjerimet e tyre.
Shpallja e ditës së zgjedhjeve bëhet me ligj, gjersa parlamenti është i mbledhur deri në datën 3 prill nuk është normale që në të shpall fushatë elektorale. Data e
Spranger: Nuk e imagjinoj kthimin e ish komunistëve shqiptarë në pushtet
Vizita ime mbështetje për qeverinë demokratike
Në politikë kthimi mbrapa do të ishte si një ngricë për bimëzën e re shqiptare
Gjermania mbështet përpjekjet e Shqipërisë për asociim
f.3
Iniciative e Shqipërisë për sigurimin në Ballkanin e Jugut
Konferencë shtypi e ministrit Zhulali
Pas paqes së Dejtonit, mundësia e një konflikti ndërmjet shteteve të gadishullit tonë është pakësuar, por nuk është zhdukur
f.3
Pritet të nënshkruhet Traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit
Sot në Tiranë presidenti i Greqisë, Stefanopullos
Presidenti i Greqisë, Costandinos Stefanopulos, vjen sot në Tiranë për një vizitë zyrtare dhe miqësore dy ditëshe i ftuar nga presidenti Sali Berisha.
Në delegacionin e presidentit grek bëjnë pjesë ministri i jashtëm, Pangalos, ministri i arsimit Papandreu dhe ministri i financave, Papadhopulos, të cilët do të zhvillojnë takime të veçanta me homologët e tyre shqiptarë.
Në një takim me intelektualët, para pak ditësh, presidenti Berisha e quajti vizitën e homologut të tij grek një ngjarje jashtëzakonisht të rëndësishme në marrëdhëniet midis dy vendeve.
Me propozimin e presidentit Berisha pritet që gjatë vizitës së presidentit grek të nënshkruhet traktati
(Vijon në faqen 3)