Parti Demokratike konsiderohet nga ne si parti demokratike evropiane
Zoti Pierre Lelouche, deputet i Asamblesë Kombëtare të Francës, këshilltari i Presidentit Chirak për politikën e jashtme dhe përfaqësues i partisë Rassemblement pour la Republique në pushtet ka deklaruar para disa ditësh për BBC:
“Partia Demokratike Shqiptare konsiderohet nga ne si një parti motër. Kjo parti sapo ishte krijuar dhe menjëherë, ju nënshtrua normave të punës të sistemit demokratik europian. Zoti Berisha ka marrë pjesë në unionin tonë, para se të bëhej president, ai ishte i pranishëm këtu që në vitin 1991, gjatë konferencës së përgjithshme të Parisit të drejtuar nga zoti Chirak. Është një shembull i bashkëpunimit tonë me partitë demokratike të vendeve të lindjes, ne jemi të lumtur që Shqipëria del nga totalitarizmi dhe i bashkohet familjes demokratike evropiane”.
Socialistet kerkojne pronat
PS premton shtetezimin
Socialistët shpallën në faqen e parë të kongresit të tyre të fundit se kërkojnë pronat. Pëllumbi në raportin e tij shprehet hapur se PS-ja do të “rishikojë” tërë procesin e privatizimit duke siguruar raporte më të drejta mes pronës private dhe asaj shtetërore. Pra PS-ja u premton shqiptarëve kthimin në “shenjtërinë” e pronës shtetërore duke kërcënuar hapur qindra mijëra pronarë shqiptarë. Teza e hedhur në këtë fazëkongres për të ndërtuar shtetësinë në ekonomi nënkupton përveçse shtetëzimeve edhe një centralizim të madh të ekonomisë dhe taksa shumë më të larta. Kontrolli i shtetit mbi ekonominë që premton PS-ja do të thotë fuqizim i shtetit në mënyrë fiktive dhe në dëm të pronarëve. Koncepti i tyre i drejtimit të shtetit nuk mund të ketë parametra të tjerë përveçse të pronësimit të shtetit,sepse ata janë realist apo parti e cila për pesëdhjetë vjet me radhë duke shtetëzuar gjithçka deri në absurd e zhduku pronën private deri në qelizat më të vogla. Qe prona shtetërore që ata krijuan me dhunë e demagogji ajo që u jepte dorë atyre për vjedhje e abuzime të stërmëdha. Qe prona shtetërore ajo që e pajisi këtë kastë zyrtarësh me sigurinë absolute për të mos dhënë llogari asnjëherë për vjedhjet e abuzimet katastrofike. Ndaj është e kuptueshme dhe e besueshme se po të rivijnë në pushtet socialistët (gjë që s’do të ndodhë) do t’i sulen me tërbim pronës private duke e shkatërruar shtetëzuar atë. Sepse ato kërkojnë pronat “e tyre”, se shtetin ato e konsiderojnë pronë të tyre me të cilën mund të bëjnë çfarë të duan. Për këtë kanë dhënë prova. Të deklarosh se do të ç’montosh institucionet legale të një shteti demokratik dhe se do të zhbësh nga e para tërë procesin e privatizimit do të thotë t’u ... dhe se do të zbëhesh t’u premtosh shqiptarëve kthimin në socializëm, do të thotë t’u premtosh atyre ndarjen e varfërisë për të gjithë. Po përse i duan “pronat” (shtetëzimin) socialistët? Se pari është urrejtja në gen që kjo kastë ish-shtetëresh komuniste që u zupruar këtë parti ushqen për qeveritë e pasur e të lirë. Dhe së dyti ata duke konceptuar shtetin si pronë të tyre synojnë (sh) përdorimin e vjedhjen e saj nën ombrellën e posteve, (ashtu siç kanë bërë edhe më parë). Shpallja se kontrollit të shtetit mbi ekonominë dhe kërkënimin se do të rishikohet nga e para procesi i privatizimit, përbën për këtë parti aktin më të hapur që dëshmon kthimin e saj tek doktrina e Marks-it dhe e Enver Hoxhës. Ky qëndrim i tyre është diametralisht i kundërt me atë që PD-ja mbajti ndaj atyre pak privatizimeve minore që mëzankara komuniste realizoi në vitin 1991. Në këtë vijë të qeverisëse së PD nuk gjen qoftë edhe një rast që Parlamenti apo qeveria të kenë ndërhyrë për të cënuar këto prona që patën marrë komunistët. Në këto katër vjet të mazhorancës së PD-së Parlamenti dhe qeveria demokratike pa prekur asgjë nga pronat e ndara në vitin 1991 u angazhuan totalisht në drejtim të thellimit të reformës ekonomike dhe privatizimit masiv. Ata me ligje të kaluara evropiania i dolën mbanë të bëjnë pronarë edhe qindra mijëra shqiptarë të tjerë. Socialistët në këtë fazëkongres kërkuan pronat. Pra me tezat e tyre për kontroll shtetëror mbi tregun dhe rishikim të privatizimit ata kërkojnë gjithnjë e më pak dhe as më shumë veçse shpronësimin e qindra mijëra shqiptarëve dhe shtetëzimin masiv. Kjo sepse ato nuk dinë të qeverisin ndryshe, veçse me qytetarë të varfër dhe me një shtet që ndan varfëri për të gjithë. Ata kërkuan hapur bujqit, tregtarët, biznesmenët, pronarët e fabrikave e lokaleve, kërkuan hapur qytetarët shqiptarë që me mund e djersë e përpjekje i arritën në pasurohen. Të shpallësh se do të kontrollosh tregun e lirë e se do të zbësh privatizimin do të thotë t’i thuash fshatarit ti do mbjellësh çfarë të them unë, pronën çfarë do t’i. Do të thotë t’i thuash pronarit të fabrikës apo lokalit, pronën jua çfarë do t’i. Do të thotë t’i thuash shitësit unë, (për interesa të shtetit), ti tregtari blej apo shiji jo atë çka ty të leverdis po atë që të them unë si shtet. Do të thotë… PS-ja ka shpellë në programin e shënjtë të qindra mijëra shqiptarëve që… PS-ja i do pronat e pronën e shenjtë të qindra mijëra shqiptarëve tok… “humanizmi” komunist. PS u kërkoi shqiptarëve pronat duke u premtuar atyre rikthimin në epokën e “barazisë dhe lumturisë” socialiste, të tollonave dhe radhëve pa fund.
Komisioni i “Kontrollit te figures” ka filluar punen
Kërkesa e këtij komisioni që subjektet politike të paraqesin listat e kandidatëve e vërteton këtë
Intervistë me Kryeministrin Meksi
Kuptohet që ligji përcakton qartë në dy nenet e tij të para, funksionet për të cilat bëhet kontrolli. Çfarë nuk duhet të ketë qenë prej 28 Nëndorit 1944 deri në 31 mars të 1991 personi që paraqet kandidaturën për këtë zgjedhje që kemi përpara. Në këto raste komisioni do të verifikojë pikërisht dokumentat zyrtare që shihen të paraqitura në këtë ligj. Ka qenë anëtar qeverie, anëtar i Komitetit Qendror, sekretarët e parë? Të mos jetë i regjistruar në materialet e Sigurimit të Shtetit dhe në regjistrat e bashkëpunëtorëve, informatorëve, agjentëve, rezidentëve etj të sigurimit të shtetit. Të mos ketë qenë oficer në Sigurimin e shtetit legal ose ilegal, të mos ketë qenë dëshmitar, denoncues apo i rremë, rëndues në proceset politike që gjenden në dosjet që ruhen në arkivat e Ministrisë së Brendshme dhe të mos ketë punuar në kampe e burgje, të mos ketë mbaruar shkollën e lartë të ish Ministrisë së Punëve të Brendshme në degën e Sigurimit apo në kurse tremujore sepse për të gjetur këto ekzistojnë të gjitha regjistrat e amzës.
f.3
Cilen “dashuri” ka tradhetuar Greqia?
Më 19 mars 1996, gazeta “Koha jonë” botoi një analizë politike të z.Frrok Çupi me titullin mbresëlënës: “Greqia tradhëron opozitën shqiptare?”
Nga Skënder Shkupi
f.3
Personalitete si ju janë nderi i Shqipërisë
Berisha priti regjizorin e shquar shqiptaro-amerikan Sten Dragoti
Dje mbërriti në Tiranë regjizori i famshëm amerikan me origjinë shqiptare Sten Dragoti.
Po dje Presidenti Berisha e priti regjizorin Dragoti në një takim të veçantë.
Kam kënaqësinë që takohem me ju, këtu në vendlindjen e prindërve tuaj. Personalitete të shquara si ju e kanë rritur besimin ndaj shqiptarëve. Keni përmirësuar imazhin e shqiptarëve dhe të Shqipërisë në botë, i tha Presidenti Berisha, zotit Dragoti. Unë kam ardhur këtu, tha Dragoti, me dheun e të parëve të mi, por edhe sepse e çmoj shumë Shqipërinë dhe shqiptarët, aftësinë e tyre për bashkëpunimit midis investitorëve amerikanë dhe shqiptarë për të investuar në turizëm hoteleri etj.
Mbrëmë Presidenti Berisha shtroi një darkë për nder të zotit Dragoti, ku qenë të ftuar artistët më të shquar shqiptarë.
Jam impresionuar nga reformimi i ushtrisë shqiptare
Meksi priti ministrin gjerman të mbrojtjes, Ruhe
Jam i impresionuar nga reformimi i ushtrisë shqiptare dhe nga fakti se po ndiqet eksperienca gjermane, theksoi ministri Ruhe. Tani të dy palët gjenden më afër njëri-tjetrit. Ndihma jonë nuk do t’ju mungojë
Sekretari amerikan i mbrojtjes javën e ardhshme në Tiranë
f.2
Diplomacia shqiptare në UNESKO
Ambasadori ynë Besnik Mustafa zgjidhet në krye të grupit të dytë që përfshin 24 vende
Të martën datë 26 mars u zhvilluan zgjedhjet për kryetarin e grupit të dytë elektoral në UNESKO-s ku përfshihen 24 vende anëtare. Midis shumë kandidaturave ishte edhe ajo e ambasadorit tonë zoti Besnik Mustafa, e cila fitoi me unanimitet. Sipas statutit më i lartë i grupit është zgjidhur Besnik Mustafa në postin e kryetarit të grupit.
Është një ngjarje, që meriton vëmendje për shumë arsye. Për herë të parë fion kandidatura e një diplomati shqiptar për drejtimin e një prej sektorëve të rëndësishëm të një organizate të madhe ndërkombëtare, gjë që dëshmon rritjen cilësore të diplomacisë sonë. Kjo zgjedhje i çel rrugën venies së kandidaturës në vendin tonë për në Këshillin Ekzekutiv të UNESKO-s në konferencën e saj të përgjithshme që zhvillohet vitin e ardhshëm. A.J.