PD - parti e të ardhmes
Intervistë me Sekretarin e Përgjithshëm të PDSH- Prof. Dr. Tritan Shehu
Në këtë Kongres Partia Demokratike do të konfirmojë se është Partia e së ardhmes, partia e progresit, është alternativa që do të realizojnë qëllimin final të shqiptarëve: punë, mirëqenie, siguri për të gjithë dhe instalim të Shqipërisë në strukturat europiane
F.2
Bashkim Kopliku
Anëtar i Kryesisë së PDSH-së
Mbështetje e plotë për PD nga e Djathta Europiane
Presidenti Berisha priti përfaqësues të Partive pjesëmarrëse në Kuvendin e PD
përmbysjen e një sërë prej diktaturave të egra të Europës Lindore, si dhe më vonë për ndërtimin e shtetit ligjor e të ekonomisë së tregut si dhe të integrimit të Shqipërisë në Europë. Presidenti Berisha i njohu me zhvillimin e reformave demokratike dhe theksoi:
Dje, Presidenti i Republikës Sali Berisha priti delegacionet e partive të huaja që janë të ftuara të marrin pjesë në Kuvendin e tretë të Partisë Demokratike. Midis tyre pranishem Alois Mock, Presidenti i Unionit Demokrat Europian, ish- Ministër i Punëve të Jashtme të Austrisë, Klaus Vele, Sekretari i Përgjithshëm i EUCD-së, Sandro Fonda, zv. President i Parlamentit Europian, Pjer Lëlunsh, Këshilltar i Presidentit Shirak, Klaus Franke, deputet, shef i komisionit të mbrojtjes në Bundestagun Gjerman, CDU, Lojze Peterle, Kryetar i PDKS-së dhe nënkryetar i EUCD-së si dhe ish - ministër i Jashtëm i Sllovenisë, e shumë të tjerë.
Presidenti Berisha pasi uroi mirëseardhjen u shpreh mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen që partitë e tyre i kanë dhënë Partisë Demokratike që në fillimet e përpjekjeve të saj për demokraci në Europë.
Presidenti Berisha njohu me zhvillimin e reformave demokratike dhe theksoi: Solidariteti që ju dëshmoni ndaj Partisë Demokratike, krahas guximit dhe vendosmërisë së saj për të zbatuar programin e saj, përbën një nga faktorët kryesorë të arritjeve në zhvillimet demokratike në Shqipëri.
Gjithashtu, Presidenti Berisha shprehu mirënjohjen e tij për ndihmën e çmuar dhe mbështetjen e rëndësishme të qeverive dhe institucioneve të vendeve të tyre i kanë dhënë e i japin Shqipërisë duke e përfshirë atë ndër vendet më të favorizuara për sa i përket ndihmës për frymë.
Të gjithë përfaqësuesit e partive të huaja e siguruan Presidentin Berisha se Partia Demokratike ka mbështetjen e plotë dhe të vazhdueshme të partive të tyre duke i uruar sukses në zgjedhjet e ardhshme u shprehën të bindur se Partia Demokratike e meriton plotësisht këtë fitore.
Platforma e PS - kthimi në mjerimin socialist
Socialistët e Shqipërisë janë në merak për transformimin e pronës shtetërore në pronë private, sepse kanë në kokë idenë e sundimit! E mund të sundohen e shfrytëzohen më lehtë njerëz pa pronë, sepse ata i mban lidhur pas shtetit “për bukën e gojës” siç i mbajtën për 45 vjet me radhë.
Bashkim Kopliku
Anëtar i Kryesisë së PDSH-së
Platforma e PS - kthimi në mjerimin socialist
Premtimi i “ngrëniës me lugë floriri” e realizimi i “barkut bosh”, baza e programit të PS
Socialistët e Shqipërisë janë në merak për transformimin e pronës shtetërore në pronë private, sepse kanë në kokë idenë e sundimit! E mund të sundohen e shfrytëzohen më lehtë njerëz pa pronë, sepse ata i mban lidhur pas shtetit “për bukën e gojës” siç i mbajtën për 45 vjet me radhë
F.3
Habia ekonomike
Mitro Çela
Habia ekonomike
Vetem besimi ne ekonomine e lire te tregut dhe shoqerine e hapur e ben nje vend te zhvilluar. Vetem kur njerezit besojne ne dicka ata mund te levizin boten.
F.5
Arbnori me Paris
Mori pjesë në mbledhjen e Komisionit Juridik të KE
Dje në Paris u zhvillua mbledhja e radhës e Komisionit Juridik të Këshillit të Europës në të cilën mori pjesë edhe Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, z. Pjetër Arbnori, me cilësinë e anëtari të përhershëm të këtij komisioni.
Dje, Presidenti i Republikës Sali Berisha priti delegacionet e partive të huaja që janë të ftuara të marrin pjesë në Kuvendin e tretë të Partisë Demokratike.
Sot Kuvendi i Tretë Kombëtar i Partisë Demokratike
Vizionë të reja për Shqipërinë e viteve 2000
Me ne fiton Shqipëria
Sot Partia Demokratike ka Kuvendin e Tretë Kombëtar. Ky është kuvendi i realizimeve të qeverisjes së Partisë Demokratike për katër vite me radhë. Është Kuvendi i i konkluzioneve të arritjeve të Shqipërisë dhe shmangies së komunizmit si institucion. Është realizimi i implementimit të demokracisë në të gjitha fushat e veprimtarisë së individit, shtetit dhe gjithë përbërësve të tjerë të një shoqërie. Pa një qeverisje të tillë të vendosur dhe të pastruar nga dogmat e së kaluarës, pa një qeverisje të mbushur me qëllime demokratike dhe antikomuniste vendi do të ndodhej në udhëkryq. Pastrimi i jetës shqiptare nga fenomenet e diktaturës, futja e vendit brenda proceseve demokratike dhe pjesëmarrja në demokraci e të gjithëve është një nga arritjet që e bën të besueshme edhe një qeverisje të mëtejshme nga Partia Demokratike. Katër vitet e reformës ishin shembulli i kultivimit të shpejtë dhe cilësor të formave kapitaliste në ekonomi dhe të drejtimit demokratik në politikë. Ato ishin pasqyra e përkushtimit për një Shqipëri të lirë me njerëz të lirë, me mendime të lira, me veprimtari të lira në shërbim të individit dhe të vendit. Katër vitet e reformës e identifikuan Shqipërinë si një vend me kushte europiane dhe dhe në të njëjtën kohë e ndërtuan atë në të gjitha format e ngritjes ekonomike dhe politike të këtyre vendeve. Shqipëria tani është vendi i hapave më të shpejtë drejt saj. Ishte qeverisja e Partisë Demokratike që e futi atë në gjirin e vendeve europiane duke u anëtarësuar në Këshillin e Europës dhe kohët e fundit është arritur një marrëveshje e veçantë me Bashkimin Evropian. Shqipëria gëzon mbështetjen e vendeve veçantë me Bashkimin Europian. Shqipëria gëzon mbështetjen e vendeve të tilla si SHBA, Gjermania, Italia etj., e në të njëjtën kohë është e aftë që të veprojë si partnere në politikë. Për katër vite rresht që nuk janë shumë për një ndryshim u realizuan parametra e një zhvillimi të shpejtë duke përmbushur interesat që favorizon ekonomia e tregut e po ashtu duke realizuar aspiratat sociale në kushtet optimale për një reformë dhe periudhë tranzicioni. Tani veti e jetës shqiptare është okazion që njësohet me atributet e ekonomisë së tregut dhe liria për ta pasuruar veten, vendin, shoqërinë në çdo fushë, ekonomi, kulturë, politikë etj. Reforma ekonomike është tani në kulmin e zhvillimit të saj. Pronësimi i njerëzve dhe jo kolektivizimi i pronave, liria për të punuar dhe jo komanda përballë lirisë, rritja e shpejtësisë së zhvillimit dhe jo verifikimi i ideve, konsumi dhe jo dekonzsumizmi, kjo është çfarë përfshihet në jetën e ardhshme qeverisëse të Parisë Demokratike. Ku ka socialistikë ka vetëm socializëm, pra ku ka socialiste ka vetëm probleme sociale. Alternativa e tyre është alternativa e krijimit të problemeve dhe jo e zgjidhjes së tyre, është forma e deprivatizimit dhe nënshtrimit të reformës ndaj idesë zyrtare. Socializëm është centralizim dhe jo decentralizim, është humbje e kohës që do të thotë për fenomen humbje e shpejtësisë së zhvillimit. Me në fitojnë të gjithë. Drejtimi nga Partia Demokratike nuk është drejtim ideologjik por pragmatist. Lëvizja dhe shpejtësia është ajo që do të ngrejë njerëzit në kufijtë e Europianëve që kanë mirëqenie, punë dhe siguri. Hapësira ekonomike dhe politike për të gjithë është ajo që mund ta krijojë vetëm Partia Demokratike për të realizuar tek të gjithë progresin dhe integrimin. Mundësitë e barabarta do të sjellin arritjet e të gjithëve. Kuvendi i sotëm i Partisë Demokratike është kuvendi i vizioneve të Shqipërisë së viteve 2000. Vetëm Partia Demokratike ka energjinë dhe përvojën e duhur për të barazuar zhvillimin e Shqipërisë me mundësitë e saj. Vetëm nën një qeverisje demokratike shqiptarët do të ndjehen të lirë, të gjerë, të sigurtë dhe progresive. Me ne fiton Shqipëria.
Socialistet synojne manipulimin e zgjedhjeve
F.3
Thoma Gellçi hakmerret ndaj Fatos Nanos
- PS-ja nuk është asgjë tjetër veçse një dashnore e Nanos, me të cilën ai qe prej tre vjetësh mban vetëm lidhje shpirtërore
F.3