Presidenti Berisha dekretoi caktimin e zonave elektorale
. Dje Presidenti i Republikës, Sali Berisha, në mbështetje të nenit 29, të ligjit nr.7556, datë 4.02.1992, ndryshuar me ligjin nr.8055, datë 1.02.1996 “Për zgjedhjet e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë” me propozim të Këshillit të Ministrave bëri dekretimin e caktimit të zonave për zgjedhjet e ardhshme të Kuvendit Popullor.
Konferencë shtypi e Kryetarit të Partisë Demokratike z. Tritan Shehu
. Sot në oren 12.00 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë kryetari i PDSH-së z. Tritan Shehu jep një konferencë shtypi, lidhur me përfundimin e Kuvendit të Tretë Kombëtar të Partisë Demokratike Shqiptare.
Parti e ripërtërire
Dje Partia Demokratike përfundoi me sukses të plotë Kuvendin e saj të Tretë. Ballafaqimi me sukseset e qeverisjes katërvjeçare si dhe me alternativat e saj për katër vitet e tjera treguan modernitetin e kësaj partie si dhe fuqinë e saj për të përballuar problemet e zhvillimit të vendit dhe realizimin e reformës ekonomike.
Të gjitha punimet e Kuvendit shfaqën pamjen e Partisë Demokratike si një parti e refleksit të shpejtë ndaj zhvillimeve të shpejta që përjeton sot Shqipëria për më tepër papëraritë e këtyre zhvillimeve. Kuvendi i Tretë i Partisë zgjodhi kryetarin e ri të saj, Këshillin e ri kombëtar, plotësisht të aftë për të mbajtur dhe realizuar programin më kurajoz politik dhe ekonomik për Shqipërinë. Përfaqësuesit e degëve të PD-së në rreth e diskutimet e tyre sollën përvojën e tyre organizative si dhe besimin se një parti e lidhur me zhvillimin e vendit e ka hapur rrugën e qeverisjes. Këshilli i ri kombëtar që u zgjodh nëpërmjet një votimi të fshehtë përcakton qartë tendencat e Partisë Demokratike në të ardhmen. Përbërja e tij është mjaft pretenduese dhe shpreh realitetin e ri të Partisë Demokratike brenda një realiteti të ndryshuar të Shqipërisë. Asnjë parti tjetër në Shqipëri nuk disponon një kapacitet të tillë intelektual e teknicien ku zgjedhja do të ishte shumë e vështirë dhe shpesh herë e barabartë përballë kandidaturave të ndryshme. Kjo tregon aftësinë e madhe përthithëse të Partisë Demokratike si dhe kufijtë e saj mjaft të zgjeruar. Në të njëjtën kohë ajo është dëshmi e karakterit thellësisht demokratik të saj si parti mjaft e besueshme nëpërmjet të cilës përfaqësues të të gjitha niveleve dhe grupeve shoqërore shohin të përfaqësuar opsionet e tyre për një Shqipëri moderne dhe të lumtur. Prania e së resë dhe aftësia ripërtëritëse e Partisë Demokratike ... ripërtëritëse e Partisë Demokratike vërteton energjinë e saj për të realizuar ndryshimet demokratike në Shqipëri po aq sa edhe koherencën e saj me periudhën kur ajo ka edhe fatin të drejtojë. Shqipëria më së fundi ka arritur të realizojë brenda spektrit të saj politik një parti të përmasave evropiane me të gjitha cilësitë e një kontingjenti politik të gatshëm për të përmbushur gjithë alternativat që shtrohen përpara vendit. Ka qenë kjo parti që ndërmori reformën më të guximshme në vendin më të varfër. Ka qenë kjo parti që ka realizuar projekte politike dhe ekonomike për Shqipërinë të konsideruara tepër të largëta për vendin jo më shumë se katër vite më parë. Po ashtu është në detyrën e kësaj partie që ndryshimet e filluara prej saj të çohen deri në fund nga ajo vetë. Mandati për këtë janë rezultatet e arritura nga qeverisja demokratike në reformat politike, ekonomike, në reformën institucionale, në ushtri, arsim, jetën shoqërore etj. Kuvendi i Tretë i Partisë Demokratike u mbodh kur partia ka anëtarë të saj rreth 130 mijë vetë të të gjitha shtresave, profesioneve, nga të gjitha krahinat. Tani ajo qëndron si parti më e institucionalizuar në vend me rreth 3200 seksione ose 39 degë të shtrira në të gjitha rrethet e vendit. Aktiviteti i saj është ndërtuar mbi baza jo vetëm partiake por mbështet dhe mban afër mendimin e mijëra e mijëra simpatizantëve të saj anembanë vendit. Përbërja e Këshillit të ri Kombëtar është e shtrirë në më se gjysmën e një moshe të re dhe më vitalë, ndërsa ka ndryshuar në përbërjen e tij duke sjellë nga baza e partisë elementë të rinj dhe të aftë për të realizuar një parti që konkurron në ndryshimet e shpejta që sot po ndodhin në Shqipëri. Ripërtëritja e partisë është një fenomen që mund të realizohet lehtë vetëm në fushën e realizimeve të mëdha siç janë realizimet e PD-së dhe vetëm kur një parti është në gjendje të përfaqësojë alternativat më perspektive të një vendi.
Prof.Dr. Tritan Shehu zgjidhet kryetar i PDSH
... larta në Romë. Më tej është burgosur dhe internuar si antifashist. Tritan Shehu ka mbaruar studimet e larta për mjekësi në vitin 1975 me rezultate të shkëlqyera. Ka organizuar dhe drejtuar për herë të parë në Shqipëri shërbimin kombëtar të anestezisë - reanimacionit duke e kthyer atë në një shkollë universitare e pasuniversitare. Ka fituar titullin doktor - profesor. Ka marrë pjesë në mjaft simpoziume kombëtare dhe ka botuar artikuj, monografi e tekste. Zotëron gjuhët frëngjisht, anglisht dhe italisht. Është ndër aktivistët e ngushtë të Partisë Demokratike që nga krijimi i saj. Është aktivizuar pranë degës së Tiranës dhe më tej është ... zgjedhur anëtar i Këshillit Kombëtar dhe i kryesisë së PD-së. Ka qenë deputet i Tiranës dhe i Lushnjës në legjislaturat e viteve 1991 dhe 1992. Në periudhën prill 1992 - dhjetor 1993 ka qenë i ngarkuar me detyrën e ministrit të shëndetësisë. Që nga dhjetori 1993 ka kryer funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Tritan Shehu ka lindur më 24 prill 1949 në Tiranë. Rrjedh nga një familje me vjetërsi intelektuale.
I ati, me origjinë nga Gjirokastra është diplomuar në Lion të Francës; ka punuar si pedagog në Korçë dhe ka qenë pjesëmarrës aktiv në Luftën antifashiste. Është burgosur dhe internuar nga fashistët. Pas luftës është persekuatuar për idetë e tij liberale.
E ëma rrjedh nga një familje e vjetër patriotike. Ka mbaruar studimet e
Në faqen 2 Interviste me Kryetarin e PDSH - së, Tritan Shehu
Votebesim per fitoren e ardhshme
Perfundoj punimet Kuvendi i Trete Kombetar i PDSH
Dy Kuvendi Kombëtar i PD i dha fund punimeve me diskutime.
Zoti Tomorr Doshi që drejtoi seancën, foli z. Minush Mati që në emër të komisionit të verifikimit të mandateve raportoi para kongresit se nga 644 delegatë të zgjedhur 639 janë të pranishëm. Mungojnë 14 për arsye të ndryshme.
Diskutimin e parë e bëri z. Dashamir Shehi, i cili i kushtoi vëmendje mënyrës së propagandimit të arritjeve të reformës dhe në mënyrë të veçantë planit të zhvillimit të ardhshëm të infrastrukturës në vendin tonë.
Selaudin Bektashi, përfaqësues i Forumit të Intelektualëve antikomunistë, ndërsa z. Tomor Aliko në emër të
KUVENDI I TRETË KOMBËTAR
Tritan Shehu ka lindur më 24 prill 1949 në Tiranë.
THIRD NATIONAL CONGRESS
Kuvendi i Tretë Kombëtar. faqe 2
VITI VI I BOTIMIT
Nr. 82 (1226)
E shtune 6 prill 1996
Nr i faqeve 8
ÇMIMI 10 LEKE
1000 lireta it.
200 drahmi
Me ne fitojne te gjithe Miresine, Pune, Siguri
Këshilli Kombëtar i PDSH
1. Sali Berisha 2. Aleksandër Meksi 3. Dylber Vrioni 4. Pjetër Arbnori 5. Marjeta Pron[j]ari 6. Maksim Konomi 7. Ylli Vejsiu 8. Zana Panariti 9. Dashamir Shehi 10. Ali Spahia 11. Flutura Hasko 12. Alfred Serreqi 13. Genc Pollo 14. Ejvis Grezda 15. Edi Paloka 16. Antoneta Dede 17. Margarita Qirko 18. Engjëll Dakli 19. Hasan Halili 20. Natasha Shehu 21. Afrim Krasniqi 22. Elisabeta Semini 23. Maksim Cikuli 34. Safet Zhulali 35. Iva Zajmi 36. Kolec Topalli 37. Liri Deliu 38. Elvira Daberdaku 39. Tomorr Dosti 40. Kleri Kasimati 41. Besnik Gjongecaj 42. Azem Hajdari 43. Liri Dakolli 44. Agron Musaraj 45. Engjëll Hysenbegasi 46. Dorela Te[z]ho 47. Jemin Gjana 48. Leka Toto 49. Ingrid Demi 50. Lazër Stani 51. Minush Mati 52. Roza Pati 53. Njazi Kosovar[a]sti 54. Alush Shima 55. Halit Shamata 56. Luan Skuqi 57. Genc Ruli 58. Suzana Turku 59. Blerim Çela 60. Bujar Nepravshta 61. Agim Perllaku 62. Iliaz Vrioni 63. Shaban Memia 64. Rexhep Uka 65. Luigj Gjoka Anëtarë të Këshillit Kombëtar janë edhe kryetarët e degëve të PD-së në rrethe
Komisioni i Kontroll Revizionit të PD
1. Sadedin Balla
2. Nesti Kiri
3. Rushen Golemi
4. Gëzim Zile
5. Kristo Rodi
6. Beqir Meta
7. Arsen Proko
8. Bahri Hoxha
9. Myfit Lamani
Partia Demokratike - Partia e Shqipërisë së viteve 2000
Rezoluta te Kuvendit te trete Kombetar te PD
Partia Demokratike angazhohet që në katërvjeçarin e ardhshëm do të realizojë këto synime:
Do të përpiqet për një kushtetutë të denjë, të plotësojë e përmirësojë legjislacionin, por në radhë të parë të sigurojë zbatimin rigoroz të tij.
Do të forcojë, përsosë e pajisë Forcat e rendit dhe do të godasë rreptë autorët e rrënjët e kriminalitetit. Siguri e plotë për të gjithë - është motoja jonë.
Në pushtetin lokal do të rrisë autonominë e decentralizimin dhe do të zgjedhë njerëz që më zotë e më të devotshëm në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Përparësi e madhe e Partisë Demokratike do të jetë konsolidimi e modernizimi i institucioneve shtetërore, afrimi i shtetit me qytetarin, përsosja e shërbimit ndaj tij; për këtë do të thjeshtëzojmë procedurat e do të angazhojmë njerëz më të zotë e më të ndershëm.
Rritja e mirëqenies së individit dhe rritja e shpejtë ekonomike janë objektivi ynë madhor kombëtar për vitet që vijnë.