Liderit e qendres dhe se djathtes gati per bashkepunim
Shehu, Godo, Bushati, Miço, Laço dhe Selfo me afer njeri tjetrit
Faqe 3
Liderit e qendres dhe se djathtes gati per bashkepunim
“Të bashkohemi për demokracinë”
Shehu, Godo, Bushati, Miço, Laço dhe Selfo me afer njeri tjetrit
Faqe 3
26 maj zgjedhjet parlamentare ne Shqiperi
PD e sigurte ne fitore
Presidenti Berisha dekretoi daten e zgjedhjeve
Dimensionet e çmontimit socialist
Çmontimi i vlerave të krijuara nga demokracia premtuar nga lideri socialist Fatos Nano nuk është thjesht një barazpeshë elektorale me reformën e zhvilluar në Shqipëri në fusha të veçanta, por një program kundërvënie ndaj kësaj reforme në tërësi.
Si tillë mekanizmi i çmontimit përfshin reformën ekonomike, politike, institucionale etj, duke i sjellë dëme të mëdha Shqipërisë nëpërmjet një varg pikëpyetjesh që do të lindin rreth përfaqësimit të mëtejshëm të Shqipërisë si një vend me tendenca të theksuara integrimi në Evropë apo si një vend i viktimizuar përfundimisht nga forcat konservatore ish-komuniste. Dilema që është vënë para shqiptarëve ditët e fazës së parë të kongresit socialist ka dimensionet e hapësirës ku përfshihen tërë ndryshimet demokratike që janë bërë në Shqipëri. Provokimi i ardhur nga socialistët është një kërkim për të ardhmen e shqiptarëve në tërësi po të kemi parasysh se ndryshimi i kursit të reformës brenda vendit reflekton në sjelljen e të tjerëve ndaj nesh. Krematoriumi i reformës së zhvilluar në Shqipëri, përgatitur nga socialistët gatërson pozicionin e vjetër të komunisteve shqiptarë në ditët kur verifikohet rezultati i demokracisë në vend. Çmontimi socialist përballë integrimit demokrat është vënie ballëpërballë e dy formave të jetuara tashmë nga shteti shqiptar dhe jetuara tashmë nga shteti shqiptar dhe ekonomia shqiptare. E para është përsëritje e metodave marksiste në qeverisjen e vendit ndërsa tjetra superpozon përvojat më të mira të vendeve të zhvilluara. E para është krijuar në Shqipëri për pesë dekada, e dyta ka sjellë në Shqipëri vetëm në katër vjet rezultate të pamenduara nga shqiptarët në integrim, mirëqenie dhe prosperitet. Deklarimi socialist është deklarimi i tyre i fundit. Nëse fiton çmontimi i demokracisë Shqipëria ka humbur, nëse fiton integrimi në tregjet kapitaliste ka fituar demokracia dhe njerëzit. Nëse socialistët do të humbin ata kanë humbur përgjithmonë sëbashku me ideologjinë e tyre. Kështu dimensioni i çmontimit nuk shprehet vetëm në metodat e qeverisjes së vendit apo në disa verifikime anësore të reformës. Ajo përbën rrezikim të tëra arritjeve të vendit në planin politik po aq sa edhe në planin ekonomik. Fitorja e ish-komunistëve në disa vende të lindjes nuk është bazë reale dhe as analitike për një fitore të socialistëve shqiptarë. Historia e komunistëve të lindjes është e ndryshme në vende të ndryshme. Kështu që edhe përcaktimi i Haveli[t?] në një intervistë, nëse është ashtu siçështë përcjellë nga “ZP”, nuk ka arsye të kapërcejë kufijtë e Çekisë dhe të asimilohet nga komunistët shqiptarë sikur është thënë edhe për ta. Ish-komunistët e atjeshëm nuk kanë deklaruar çmontimin e vlerave që ka krijuar drejtimi i Havelit, vlera të cilat i ka arritur në mesen më të madhe të mundshme edhe Shqipëria nën qeverisjen demokratike. Përfytyrimi i 26 Majit si një dilemë është akti i fundit i psikologjisë diktatoriale të komunistëve shqiptarë. 26 Maji nuk u bë për të qenë diskutim midis të shkuarës apo të ardhmes së Shqipërisë, por vendosje për të ardhmen e saj që përfaqësohet nga forcat demokratike në Shqipëri e aspak nga sirenat e selisë së socialistëve në Tiranë. Çmontimi është pikëpyetja në integrimin shqiptar. Socialistët kanë vendosur të përfaqësohen pikërisht nëpërmjet këtij mekanizmi. Mëdyshja e shqiptarëve që ende janë në mëdyshje e ka më të lehtë të marrë fund.
Brenda dy diteve komisioni shprehet per kerkesen e pare
Verifikimi i figures së kandidatëve brenda afatit kohor që përcakton ligji
I deklaroi BBC-së kryetari i komisionit për Verifikimin e figurës së kandidatit, Hajri Mezini
Verifikimi i figures së kandidatëve brenda afatit kohor që përcakton ligji
Brenda dy diteve komisioni shprehet per kerkesen e pare
I deklaroi BBC-së kryetari i komisionit për Verifikimin e figurës së kandidatit, Hajri Mezini
Partitë politike në Shqipëri janë në pritje të përfundimeve të komisionit shtetëror për kontrollin e figurës së kandidatit në parlamentin e ardhshëm shqiptar.
Kryetari i komisionit shtetëror për verifikimin e figurës së kandidatëve për në parlamentin e ardhshëm shqiptar, zoti Hajri Mezini, i deklaroi dje BBC-së se shtatë anëtarët e këtij komisioni po punojnë intensivisht në bazë të ligjit sipas kërkesave që kanë ardhur nga partitë e ndryshme. Zoti Mezini nuk dha të dhëna konkrete mbi numrin e kandidaturave të paraqitura dhe për subjektet politike që kanë paraqitur kërkesë. Ai pohoi se brenda dy ditësh komisioni do të shprehet për herë të parë për kërkesën e parë.
Ne dëshirojmë t’i japim përfundimet sa më shpejt, - po puna varet shumë nga burimet arkivore.
Sipas të dhënave që kemi mësohet se partia më e madhe e opozitës (Partia Socialiste) ka paraqitur dy lista të përgjithshme gjithsej 307 kandidatë për deputet ndërsa nga poli i qendrës deri tani janë paraqitur 35 kandidatë. Për verifikimin e figurës, komisioni ka shpërndarë formularë të posaçëm, për t’u plotësuar nga kandidatët. Përgjigjet e para, në bazë të afatit 15-ditor të parashikuar nga ligji përkatës, komisioni duhet t’i japë brenda kësaj jave. Në bazë të ligjit, pas përgjigjes së komisionit, çdo kandidat që ka pretendime, mund t’i drejtohet brenda një jave Gjykatës së Kasacionit, e cila nga ana e saj duhet të shprehet brenda 15-ditëve të tjera. Pra, për 37 ditë vendoset përfundimisht fati i çdo aspiranti për deputet në parlamentin e ardhshëm shqiptar.
Se shpejti legalizimi
Tirana përshëndet qëndrimet e Simiçit
“Rikthimi i komunisteve, rrezik per demokracine dhe njerezit”
Interviste ekskluzive e Presidentit te Unionit Demokratik Evropian z.Alois Mock
Faqe 3
Se shpejti legalizimi i emigranteve shqiptare ne Greqi
Tirana përshëndet qëndrimet e Simitisit
Greqia rikonfirmon qëndrimin e saj për thellimin e bashkëpunimit me Shqipërinë.
Kryeministri grek Kostas Simitis në një konferencë shtypi në Washington, pas takimit me Presidentin Klinton duke folur për marrëdhëniet me Shqipërinë ka nënvizuar se ministritë përkatëse greke e shqiptare po punojnë për të zgjedhur çështjen e statusit të emigrantëve shqiptarë në Greqi.
Në këtë konferencë për shtyp zoti Simitis e vuri theksin në dëshirën e qeverisë së tij për marrëdhënie të mira me Tiranën. Ai tha se konkretisht kjo do të thotë ndërmarrje të përbashkëta, me tepër investime dhe ndihma për modernizimin e infrastrukturës etj.
Në përgjigje të një pyetje të bërë nga korrespondenti i “Zërit të Amerikës”, kryeministri grek Simitis lidhur me statusin e emigrantëve shqiptarë në Greqi u shpreh se Ministria e Punës e ka hartuar këtë ligj dhe to e paraqesë Parlamentit për miratim. Kështu që me miratimin e këtij ligji emigrantët shqiptarë në Greqi do të legalizohen.
Lidhur me këto deklarime të kryeministrit Simitis, burime nga Presidenca shqiptare bëjnë të ditur se e mbështesin frymën e këtyre deklaratave dhe konfirmojnë vullnetin për të materializuarçështjet për të cilat u ra dakord gjatë vizitës së Presidentit grek Stefanopullos në Tiranë.
Policia nuk e kontrollon lirine e shtypit
Ministria e Brendshme përgënjeshtron ZP-në
Lidhur me artikujt e botuar në gazetën “Zëri i Popullit” të datës 10 Prill 1996 në titullin “Liria e shtypit kontrollohet nga policia” dëshirojmë të sqaroeme opinionin publik se: për rastin k pretendohët se policia ka bllokuar gazetën që shpërndante në fshatin rrugën e ujit, nga policia rrugore e Fierit janë zbatuar vetëm rregullat e qarkullimit rrugor dhe ngjarja në të vërtetë ka qenë si më poshtë. Rreth orës 06.40 të datës 09.04.96 shërbimi i policisë rrugore të linjës Fier-Lushnje pasi konstatoi se automjeti tip “Pip Dukan” me targë TR 2082 Z po lëvizte me shpejtësi jo normale iu kërkua t’i bëjë shenjë për të ndaluar.
Por drejtuesi i mjetit nuk i ndalon policisë dhe në këtë kushte Policisë vihet në ndjekje të automjetit dhe e ndalon më pas atë pasi i ka bërë shenjë për ndalim për herë të dytë. Drejtuesi i mjetit nuk pranon t’i nënshtrohet kontrollit të policisë dhe refuzon të japë dokumentat. Në këtë kohë drejtuesi i mjetit dhe personat që ndodheshin në makinë ofendojnë dhe kundërshtojnë Oficerin dhe policin e shërbimit me fjalë fyese. Përballë kësaj situate shërbimi i policisë shoqëroi personat bashkë me mjetin për në Komisariatin e Policisë së Fierit. Më pas drejtuesit e Policisë rrugore të Fierit sqaruan drejtuesin e mjetit dhe personat që ndodheshin me këtë mjet se ata kishin shkelur rëndë rregullat e qarkullimit rrugor dhe kishin fyer figurën e punonjësit të Policisë. Pasi personat u lanë të lirë në bazë të rregullave të qarkullimit rrugor të Shqipërisë automjeti u bllokua për 5 ditë. Të gjitha këto veprime konform rregullave u kryen nga policia pa patur dijeni se me këtë mjet transportoheshin gazetat “ZP”. Në vazhdën e shpjegimeve dhe mashtrimeve të zakonshme “ZP” mbush faqet me ngjarje të cilat duan vetëm të fyejnë policinë e cila në çdo veprim të saj ka zbatuar ligjet në fuqi në të cilat hynë dhe ai për lirinë e shtypit. Po kështu lidhur me incidentin që “ZP” ka pretenduar të ndodhë në Laç me korrespondentin e saj sqarojmë se në momentin që ky gazetari “ZP” pretendon ti ketë ndodhur incidenti nuk kanë qenë të pranishëm as edhe një nga punonjësit e policisë të përmendur në artikull. Të tre këta policë jo vetëm që nuk dinë gjë lidhur me këtë ngjarje por u quditën me fantazinë e gazetarit Zeneli. Në Komisariatin e Policisë, në Prokurori dhe në Gjykatën e Rrethit Kurbin nuk ka as edhe një kallzim që jo vetëm të ketë lidhje me këtë “incident” por dhe të ngjashëm me të.
Dekret i Presidentit të Republikës:
Dje Presidenti i Republikës Sali Berisha, në bazë të kompetencave kushtetuese, për shkak të mbarimit të mandatit të Kuvendit Popullor, deklaroi shpërndarjen e tij si dhe dekretoi caktimin e datës së zgjedhjeve për në Kuvendin Popullor.
Në bazë të dekretit nr. 1464, datë 10.04.1996, zgjedhjet e ardhshme për në Kuvendin Popullor do të zhvillohen ditën e dielë, më datë 26 maj 1996. Po dje Presidenti i Republikës dekretoi përbërjen e komisionit qendror të zgjedhjeve si më poshtë: 1. Edmir Kapidani, propozuar nga Këshilli i Ministrave, Kryetar. 2. Nestor Tereska, propozuar nga Këshilli i Ministrave, Zv/ kryetar. 3. Kreshnik Spahiu, propozuar nga Këshilli i Ministrave, Sekretar. 4. Vladimir Kristo, propozuar nga Partia Demokratike, Anëtar. 5. Gudar Beqiraj, propozuar nga Partia Demokratike, Anëtar. 6. Urim Bujari, propozuar nga Partia Demokratike, Anëtar. 7. Ilir Rusmali, propozuar nga Partia Demokratike, Anëtar. 8. Genc Bektashi, propozuar nga Partia Demokratike, Anëtar. 9. Kristo Rodi, propozuar nga Partia Demokratike, Anëtar. 10. Bashkim Caka, propozuar nga Partia Socialiste, Anëtar. Bashkimi i të Drejtave të Njeriut, Anëtar. 14. Llukan Puka, propozuar nga Partia Socialdemokrate, Anëtar. 15. Arjan Madhi, propozuar nga Partia Republikane, Anëtar. 16. Xhevdet Libohova, propozuar nga Partia e Ballit Kombëtar, Anëtar. 17. Marenglen Gjonaj, propozuar nga Partia Demokristiane, Anëtar. Gjithashtu, në bazë të nenit 35 të ligjit për zgjedhjet e Kuvendit Popullor, partitë politike që nuk kanë përfaqësues në komisionin qendror të zgjedhjeve kanë të drejtë të dërgojnë vëzhgues pranë këtij komisioni.