12/04/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

12 prill 1996

FISCHER: Komunistët nuk mund të ndërtojnë një të ardhme pluraliste

Europa u bën apel shqiptarëve... Unë nuk arrij të shoh brenda komunizmit një shans të vërtetë për pluralizëm. Unë nuk mund t’i konsideroj social-demokratët dhe partitë social-demokrate si armiq, por nga pikëpamja politike, jemi në oponencë. Është tjetër gjë t’u flasësh për social-demokratët dhe tjetër gjë për idetë komuniste për njerëzit që mbështesin idenë komuniste, të cilët unë mendoj se nuk mund të ndërtojnë një të ardhme pluraliste, një vend me të vërtetë pluralist.

Dokle deklaron izolimin e PS

Socialistët nisin humbjen në Durrës Namik Dokle: - Europa nëse nuk na do njëherë ne nuk i duam dy herë - Nuk mund të dënojmë të kaluarën. Ajo nuk mund të ndryshojë Një deputet socialist: - Bashkohem me Berishën për ligjin e genocidit. Ky ligj mund të pastrojë Partinë Socialiste nga spiunët Faqe 3

Fitore e sigurtë e forcave demokratike

Intervistë me Kryetarin e PDSH Prof.Dr. Tritan Shehu Partisë Demokratike një fitore të re, një mandat të ri qeverisje, do të sigurojë një fitore të sigurtë të forcave demokratike, të atyre forcave që janë për një zhvillim real të demokracisë në Shqipëri e kundër kthimit të ish-komunizmit në pushtet. 26 maji do të jetë një ditë që do të konsakrojë edhe një herë vullnetin e shqiptarëve për të vazhduar reformat, për të ... -Zoti Dokle historikisht është një njeri që dallohet për negativizëm me tendencë për të mohuar çdo gjë pozitive edhe për të sulmuar çdo gjë të mirë, që nuk i shërben politikës djallëzore të PS-së për t’u rikthyer në pushtet. Deklarimi i Dokles nuk është shqetësues aspak sepse sido që të ishte bërë komisioni Dokle dhe partia e tij do të gjenin shkakun për të qenë të pakënaqur. Por me këto pakënaqësi ata nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se justifikojnë humbjen që do të pësojnë në zgjedhjet e 26 Majit. Me këtë deklarata Dokle apo lidershipi i PS-së kërkon të përgjigjet opinionin për të tilla gjëra aspak reale. Përbërja e komisionit është shumë normale, brenda kërkesave të ligjit, ku të gjitha forcat politike për pozicionin që kanë janë të pasqyruara në komisionin qendror. Asnjërit nuk i mohohet e drejta të mos jetë i pranishëm sipas ligjit në këtë ... - Presidenti Sali Berisha ditën e mërkurë shpalli 26 Majin si dita e zgjedhjeve elektorale. Gjithashtu ai shpalli dhe komisionin qendror të zgjedhjeve. Cili është komenti juaj? - Është një dekret i nxjerrë brenda afatit të duhur, një datë e cila përputhet me kushtet e zhvillimit, siguron një pjesëmarrje të gjerë të popullsisë në zgjedhje. Të gjitha etapat respektohen; siç është shpallja e komisionit qendror të zgjedhjeve, ndarja e zonave. Të gjitha këto janë brenda afateve ligjore. Pra jemi në një ecuri normale të etapës para fushatës elektorale drejt ditës së zgjedhjeve. Mbi bazën e kësaj ecurie sigurohet qetësia për një fushatë elektorale të qetë dhe që siguron zgjedhje të ndershme. Cila është bindja juaj për rezultatin e zgjedhjeve më 26 maj? - 26 maji do t’i sigurojë rrugën e zhvillimit të ekonomisë së tregut dhe të integrimit në Europë. Kjo është e qartë sepse Partia Demokratike, ka realizuar premtimet e saj të paraqitura në programin elektoral të 22 Marsit. Ne kemi një alternativë shumë optimiste e cila siguron vazhdimësinë e procesit të sigurisë te reformat, kështu që ne shkojmë të qartë në zgjedhje. Edhe në Kuvendin Kombëtar të PD i cili u zhvillua para disa ditësh, u manifestua mbështetja që në patën nga forcat politike europiane dhe shqiptare gjithashtu. Ato garantojnë fitoren tonë në zgjedhjet e 26 Majit. - Namik Dokle në një deklarim në “ZP” e së enjtes pretendon se listën e komisionit qendror është bërë një manipulim, 8 anëtarë të komisionit nga PD-ja dhe 9 nga partitë opozitare është një raport jo i drejtë komenton ai. Si e komentoni ju këtë deklarim? ... do të jetë një ditë që do të konstatojë edhe një herë [pjesë e prerë]. Eshte qendror. Asnjëherë sipas ligjit në këtë komision. Por zoti Dokle i ngatërron llogaritë me qëllim. Ai fut përfaqësuesit shtetërorë ose palën shtetërore që parashtikohet me ligi si përfaqësues të Partisë Demokratike. Këtu ai gabon. Dokle kështu bën një tentativë tjetër për të ngatërruar opinionin, për të krijuar tensione, për të rritur tensione sociale në prag të zgjedhjeve. Kjo është një strategji dhe taktikë e njohur e Partisë Socialiste. E gjitha kjo qëndron në bazën e traditës së tyre si parti ekstreme e tensioneve, e krimit, dhunës, ata nuk ndahen dot nga kjo strategji. Kështu që edhe paqenakësitë ndaj zonave elektorale apo dhe komisionit qendror të zgjedhjeve i shërbejnë këtij qëllimi. Intervistoi: MENTOR SHEHU

Alois Mok vlerëson përparimin politik dhe ekonomik në Shqipëri

Nga Agjensia austriake e lajmeve si dhe gazeta kryesore austriake “Die Presse” Berisha, garanci për përparime të mëtejshme demokratike. Partia Demokratike është pranuar si anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Demokratik Europian gjatë takimit të Unionit të Partive kristian-demokrate dhe konservatore në Paris. Në mënyrë të qartë Alois Mok ju drejtua gjatë fjalës së tij dhe Liderit të Shqiptarëve të Kosovës i pranishëm në këtë kongres Ibrahim Rugova. Ai shprehu shpresën e tij për të mos pasur një shpërthim të konfliktit në krahinën plot tensione të Kosovës. Zgjedhjet për në parlament do të zhvillohen në Shqipëri ndërmjet 26 Maj dhe 2 Qershor. Në zgjedhjet e para të vitit 1992 në Shqipëri demokratët kanë fituar shumicën absolute. Në zgjedhjet e tanishme nuk do të ketë një rezultat të tillë, por sidoqoftë pritet që demokratët të marrin shumicën. I mundshëm do të jetë një koalicion me republikanët nëse ata e kalojnë katër përqindshin. Ish - Ministri i Jashtëm i Austrisë dhe Kryetari i Bashkimit Demokratik Europian Alois Mok, ka vlerësuar lart përparimin politik dhe ekonomik në Shqipëri. Gjatë hapjes së Kongresit të Partisë Demokratike në Tiranë shprehu bindjen e tij që në Shqipëri nuk do të ketë rikthim të Komunizmit. Alois Mok e cilësoi Partinë Demokratike të Presidentit Sali

Çekët dhe shqiptarët të vendosur për demokracinë

Parashikime të ngjashme në të dy vendet Parashikimet për rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen në Shqipëri dhe Çeki janë mjaft të ngjashme me njëra-tjetrën. Në Çeki, sipas një sondazhi të Institutit shtetëror të Studimit të Opinionit Publik (IVVM), numri i çekëve që e konsiderojnë veten politikisht “të djathtë” arrin shifrën 43% (sipas Rojterit). Në Shqipëri, Partia Demokratike gëzon përkrahjen e 41 për qind të të anketuarve, sipas një sondazhi të zhvilluar në dhjetor nga Institucioni amerikan “Public Opinion Strategies”. Ka gjashtë muaj ngjashmëri në përqindjen e atyre që e konsiderojnë veten të majtë në të dy vendet. Në Çeki, përqindja e atyre që e konsiderojnë veten “të majtë” ka mbetur e pandryshueshme,17% në krahasim me 18% që ishte në prill të vitit të kaluar. Në Shqipëri, socialisët, sipas sondazhit amerikan kanë përkrahjen e vetëm 19 për qind të të anketuarve. Zgjedhjet e përgjithshme në Çeki janë parashikuar për më 31 maj-1 qershor ndërsa në Shqipëri ato do të mbahen në 26 maj. L.KARADAKU

Nderi i humbur i lidereve të PAD-se

Komisioni shtetëror për verifikimin e figurave të politikanëve u dorëzoi dje përfaqësuesve të PAD-së vendimet përkatëse lidhur me listën prej 35 kandidatësh, që kjo parti kishte dorëzuar pranë këtij komisioni për verifikim, që më 27 mars. Poçfarë ndodhi pas shpalljes së vendimeve, lidhur me “virgjërinë” e këtyre liderëve të vetëshpallur liberal-demokratë të kulluar? Disa thonë se njëri prej tyre, që ka qenë vetëshpallur me kohë si spiun i ish-sigurimit dhe që njihej nga të gjithë edhe pseudonimi i tij “Sfeçia”, është parë duke qarë në rrugë. (Nuk dihet se çfarë motivesh e kanë shtyrë të paraqesë emrin pranë këtij Komisioni, në vetëshpallurin si spiun Preç Zogaj. Apo ato të cilët e kanë urdhëruar për t’u futur në PD dhe për ta përçarë atë i patën premtuar se ia kanë zhdukur dosjen). Edhe misionari tjetër i Ramiz Alisë dhe ish-sigurimit, Perikli Teta e ka humbur “nderin” dje. (Madje thonë se Teta nga tronditja e thellë është shtruar dje urgjent në spital dhe është në reanimacion. Sepse më sa duket edhe atë e kanë mashtruar rendë padrontë e tij të vjetër që i patën premtuar se do ia zhduknin dosjen). I riu Ridvan Peshkëpia, pasi ka kryer disa shërbime të “Vyera” sipas porosive të Alisë, Ruçi e Nanos, duke bëritur jo vetëm rrugëve por dhe në Parlament, në shenjë hakmarrje për nderin e humbur të tij, ka kërkuar dje se do të aktivizojë njësitet guerile të iniciuara nga vetë komandanti i tij Ruçi. Ndërsa krejt ndryshe nga shtabi i lidereve të sipërpërmendur, nderhumbur të PAD-së mjaft qupi, pasi është njohur me vërtetimin e “virgjërisë” së vet, ka sharë nëpër dhëmbë ata që e patën mashtruar kur i patën premtuar se ia kanë zhdukur dosjen dhe ata të cilët ia kanë dërguar emrin pranë këtij komisioni pa e pyetur atë. Ai është mjaftuar me një thirrje të thjeshtë, pa bërë zhurmë. Ndofta zhurmën e la ta bëjë përmes duesve të paskrupullta në faqet e disa gazetave të cilat varen nga njerëzit me dosje. Janë shtatë persona të tjerë nga lista prej 35 vetësh që pati paraqitur për verifikim PAD-ja, që nuk u paraqitën fare për të marrë përgjigje. Dhe arsyet dihen... Mësohet se liderët e PAD-së pasi janë njohur me vërtetimet e nderit të humbur të tyre, kanë deklaruar me mburrje se edhe pse kanë këto kandidatura ne kemi qindra të tillë që do t’i paraqesim pranë këtij Komisioni. Dje pra qe dita e nderit të humbur të liderëve të PAD-së. ERMAL DIBRA

- Presidenti Sali Berisha ditën e mërkurë shpalli 26 Majin si dita e zgjedhjeve elektorale. Gjithashtu ai shpalli dhe komisionin qendror të zgjedhjeve. Cili është komenti juaj?

“Bashkimi per demokarcine”, drejt konkretizimit

Nesër takimi i partive të qendrës dhe së djathtës Shehu: “Do fitojmë mazhorancën, por do qeverisim me koalicione”. Nesër takimi i partive të qendrës dhe së djathtës “Bashkimi per demokarcine”, drejt konkretizimit Shehu: “Do fitojmë mazhorancën, por do qeverisim me koalicione”. Faqe 3

Turpi i mbetet PS

Peticion i qytetarëve të Kuçovës kundër dhënies së titullit Qytetar Nderi Fatos “CIGARJA” e “LUFTETARI” çnderojnë Kuçovën - Ata që zhvilluan mitingjet enveriane nostalgjikë të “Qytetit Stalin” tentojnë ta quajnë Kuçovën “Qyteti Nano” Faqe 3 Peticion i qytetarëve të Kuçovës kundër dhënies së titullit Qytetar Nderi Fatos “CIGARJA” e “LUFTETARI” çnderojnë Kuçovën Turpi i mbetet PS - Ata që zhvilluan mitingjet enveriane nostalgjikë të “Qytetit Stalin” tentojnë ta quajnë Kuçovën “Qyteti Nano” Faqe 3