Jo hapësirë kthimit te neokomunizmit
Melo: OK; Bashkëpunimit me PD-në
Melo dhe Shehu: “Rruga e nisur më 22 mars duhet vazhduar”
Takim ndërpartiak
Faqe 2
Denoncohen partitë e Sigurimit të Shtetit
Fronti i kuq, fronti i spiunëve
Nga 265 kandidatura të paraqitura nga Partia Socialiste përpara Komisionit të Verifikimit, nga burime të brendshme të PS-së, mësohet se 35 prej tyre hidhen poshtë si spiunë ose ish-funksionarë të lartë të regjimit komunist.
Lista e të përjashtuarve kap piramidën e partisë duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm i saj Gramoz Ruçi, zëvendëssekretari Zabit Brokaj, nënkryetari i partisë Servet Pëllumbi, shefi i propagandës së partisë Kastriot Islami, deputetët Ndre Legisi, Bashkim Koçi, Moikom Zeqo, juristi i partisë Spartak Braho etj. Ndryshe lista e të 35-ve përbën 40 për qind të kryesisë së partisë apo drejtuesve të saj në instanca të tjera të PS-së.
Faqe 3
“Të mbrojmë spiunet”
Poli Q në konferencë shtypi
Faqe 3
Të gjitha forcat politike gjermane ju mbështesin
Presidenti Berisha priti nënkryetarin e grupit parlamentar të PSD-së Gjermane
Presidenti Berisha priti kohë jashtëzakonisht të shkurtër nënkryetarin e grupit parlamentar të PSD-së Gjermane, Gynter Ferhogen (Günther Verheugen).
Presidenti Berisha shprehu mirënjohjen për ndihmën e gjithanshme dhe mbështetjen e çmuar të qeverisë, parlamentit dhe ... duke u nisur nga një gjendje shumë e vështirë. Demokracia që ju zhvilloni është e gjallë dhe aktive, prandaj dhe ju keni mbështetjen tonë të plotë për integrimin tuaj në strukturat evropiane. Të gjitha forcat politike institucioneve gjermane në përpjekjet e Shqipërisë për ndërtimin dhe konsolidimin të shtetit ligjor dhe ekonomisë së tregut si dhe integrimin në Evropë. Ai falenderoi veçanërisht për përkrahjen e Partisë Socialdemokrate gjermane, të fondacionit Ebert dhe të dy deputetëve socialdemokratë gjermanë Rojshenbah (Reuschenbach) dhe Pfuhl. Në lidhje me zgjedhjet e ardhshme Presidenti Berisha deklaroi se për të vëzhguar ato mund të vijnë përfaqësues të çdo force politike evropiane. Zgjedhjet do të jenë plotësisht të ndershme dhe të lira. Ai siguroi se ligji antigendocid nuk ka karakter partiak dhe se afatet e parashikuara nga ligjet janë më se të mjaftueshme për verifikimin e çdo kandidature dhe regjistrimin e kandidatit në zgjedhje. Zoti Ferhojgen u shpreh se gjermanët ju respektojnë për gjithçka që keni arritur në një kohë jashtëzakonisht të shkurtër që ju po zhvilloni është e gjallë dhe aktive, dhunë në strukturat evropiane. Të gjitha forcat politike gjermane ju mbështesin dhe janë për një bashkëpunim të gjithanshëm me Shqipërinë, duke e përcaktuar atë në prioritetet e politikës gjermane. Në lidhje me ligjin e gjenocidit ai u shpreh se, ky është një problem i brendshëm dhe nuk na takon të ndërhyjmë. Unë nuk mund të shpreh ndonjë kundërshtim parimor ndaj tij. Presidenti Berisha dhe zoti Ferhojgen patën përputhje të plotë mendimi mbi domosdoshmërinë dhe rrugët e reformimit të socialisteve shqiptarë. Në lidhje me problemin e Kosovës Presidenti Berisha dhe z. Ferhojgen u shprehën të dy për kushtëzimin e integrimit të Serbisë me garantimin e të drejtave njerëzore e kombëtare të shqiptarëve në Kosovë. Kjo është kusht jo vetëm për zgjidhjen e problemit të Kosovës që duhet të arrihet nëpërmjet negociatave Prishtinë-Beograd në prani të një pale të tretë, por edhe për shmangien e konfliktit, për ruajtjen e stabilitetit në Ballkan.
Kapedani: Do të ketë një proces zgjedhor të rregullt e pa manipulime
Dje në Komisionin Qendror të Votimeve
Faqe 3
Kllouni Dokle merr në dorë PS-në
Partia Socialiste dhe Marx-i e të pandarë
-“Marxi më shumë aktual se kurrë sot në Shqipëri”, pohojnë filozofët socialiste tani në prag të zgjedhjeve-
Faqe 3
Shqiptarët me optimistë
Konferencë shtypi e ambasadorit të KE-së në Tiranë, z.Elio Germano
Faqe 2
SPIUNËT damkosin veten
Secili nga ta që u hodhën poshtë nga Komisioni i Verifikimit të Figurave politike e kishin edhe mundësinë të mos vinin përpara këtij komisioni.
Ata nuk besohen të kishin harruar historitë e tyre me spiunime të miqve të tyre apo të të tjerëve që të besonin se edhe Komisioni do të pranonte vazhdimin e karrierës së papastër të secilit. Çdonjëri kishte një pasqyrë të vetes dhe po ashtu të gjithë kishin edhe një mundësi. Të largoheshin vullnetarisht nga politika dhe jo nga një provim që është më i rëndë se doçdo provim tjetër. Ai i morali. Ata kishin mundësi që të paktën herën e fundit të nxirrnin nga fundi i koshiencës së tyre apo qoftë edhe subconshienca mundësinë për të falur vetën në vend të turpit publik. Kushdo prej tyre që ka aspiruar politikën duhet të kishte aq respekt për politikën dhe në mos qoftë kjo arsyeja të gjenin një shteg tjetër për të shkuar me një mëkat më pak përpara zotit. Ata nuk mund të kenë harruar viktimat e tyre. Ato mbahen mend. Këmbëngulja e tyre që të ushtrojnë përsëri të viktimat praninë e kriminelit është vetë ordinere e njerëzve më të rezikshëm të çfarëdo shoqërie. Është krejt e pa kuptueshme që këta njerëz të mos kontrollojnë sadopak kohën kur i janë veshur politikës si dhe të mos kuptojnë apo venë re ndryshimet. Të mos kuptojnë parimet e moralit të një shoqërie tjetër që ndryshon në thelb nga ajo kohë kur ata funksionuan në pikat më të zeza të saj. Nuk janë të arsyetuar as lotët përpara Komisionit dhe as thirrja për kristianizëm. Që të dy këto momente që kanë përjetuar disa nga ata, që shpallin spiunë kishin mundësi të shmangëshin po prej vetë atyre. Përzierja e dramës së tyre me funksionet e ligjeve që ata i përjashtojnë… përjashtojnë nga politika është një miks artificial. Ligji ku ka qenë ilegal. Teksti i tij njihet publikisht dhe disa prej tyre e kanë komentuar me qindra herë. Ndoshta të vend të komentit të tij mund të silleshin në ndonjë fushë tjetër, të gjenin mënyrat të mos ndesheshin me të, që të shpëtonin qoftë edhe prej grupit publik. Shtetë shqiptar ka synuar vazhdimisht mbrojtjen e moralit të njerëzve. Ai synon të ruajë dinjitetin e secilit. Por nuk mund të ruhet një popull dinjitoz nga politika që kalojnë mbi dinjitetin e popullit. Ka një ndarje të thellë midis tyre. Pastrimi i politikës është një nga momentet më qenësore të një vazhdimësie të sigurtë për një vend. Ata që janë në listat e turrpit kanë bërë më shumë se sa u thuhet, pasi kanë detyruar shtetin t’ua thotë. Shqipëria nuk ka aq shumë kohë për të humbur, aq shumë kohë sa këta njerëz të listave kërkojnë prej saj. Shqipëria u dha kohë atyre që të vendosin për ata nuk respektuan, edhe në çastin e fundit, njerëzit dhe vendin. Nuk respektuan as edhe profesionin tyre për përbaltën atë deri sa detyrimi ligjor i bëri ta lëshojnë publikisht këtë profesion. Fatkeqësia është se numri i tyre nuk ishte i vogël. Në dy parti të verifikuara deri tani një pjesë e mirë e kryesisë së partive janë brenda krimit. Po të shikosh vendin që zënë ato në spektrin politik, sa edhe bashkërendimin e tyre legal kohë e fundit, konkludon se një tragjedi politike po i përgatitet vendit. Shqipëria nuk e meriton të udhëhiqet nga spiunë dhe njerëz të inkriminuar. Ajo ka vuajtur mjaft nga diktatura ndërsa tani ka nevojë për prosperitet. Ka përballuar mijëra të këqija dhe meriton respektin e njerëzve të saj, politikanëve të saj dhe drejtuesve të saj.
Lista e kandidatëve të skualifikuar të PS
Djem bastardë brenda PS ka qarkulluar kjo listë me emrat e kandidatëve të skualifikuar nga ligji anti-gjenocid listë të cilën po e botojmë të plotë.
1.Kristaq Tumani (S) 2.Marko Dhamo (S) 3.Gjeto Cutaj (S) 4.Xhevdet Alibali (S) 5.Murat Kaci (S) 6.Rexhep Kerciku (S) 7.Shahin Cela (S) 8.Mefail Bilea (S) 9.Zyhdi Pepa (ish.M) 10.Mehmet Loci (S) 17.Ylli Bufi (ish-M) 18.Shkelqim Cani(ish.M) 19.Ndre Legisi (S) 20.Fatmir Kumbaro (S) 21.Moikom Zeqo(S) 22.Gramoz Ruçi (S.ish.M) 23.Spartak Poçi (S) 24.Servet Pëllumbi (S) 25.Sabit Brokaj (Ish M) 26.Leontjev Çuçi (ish M) 27.Kastriot Islami(Ish.M) 28.Fehmi Xhema (S) 29.Vladimir Metani (S) 30.Leonidha Gjermeni (S) 31.Mexhit Hajdari (S) 32.Bardhyl Konda (S) 33.Baftjar Malo (S) 34.Fehmi Abdiu (S) 35.Spartak Braho (S) Braho (S) LEGJENDA: (S)-spiun, deshmitar ose funksionar i Sigurimit (ish-M) ish-ministër i diktaturës (ish-A) ish anëtar i KQ të PPSH