Pesë vitet e fundit-vitet e ringjalljes
Presidenti Berisha uron kryepeshkopin Anastas dhe besimtarët ortodoksë për festën e Pashkës
Dje paradite, Presidenti i Republikës, Sali Berisha dhe zonja e tij, shkuan për të përshëndetur në katedralen e ungjillëzimit në kryeqytet, hirësinë e tij, kryepeshkopin e Tiranës e të Shqipërisë, Anastas, dhe gjithë besimtarët ortodoksë, me rastin e festës së Pashkës.
Jam i gëzuar që kjo festë kremtohet çdo vit e më mirë. Unë dua të shpreh vlerësimin tim të madh për kontributin tuaj dhe të gjithë klerikëve shqiptarë të të tre besimeve, që në këtë periudhë të rilindjes kombëtare shqiptare, dhatë një ndihmesë shumë të çmuar në rilindjen e vlerave fetare, u drejtu Presidenti Berisha, kryepeshkopit Anastas.
Për shqiptarët, theksoi Presidenti Berisha, ripërtëritja e vlerave fetare është shumë e rëndësishme, pasi diktatura tek ne i goditi ato me egërsi, duke qenë krahas izolimit, krimi më i shëmtuar, që është kryer i pa precedent, prandaj, ripërtëritja dhe rilindja e vlerave fetare është një faktor jashtëzakonisht pozitiv për të sotmen dhe të ardhmen e kombit shqiptar. Nga ana e tij, kryepeshkopi, Anastas, vlerësoi kontributin e Presidentit Berisha në këto vite të demokracisë për rilindjen e vlerave fetare në Shqipëri. Ai theksoi se prej vitesh Shqipëria kishte rënë në errësirën më të thellë të kulturës fetare. Këto 5 vitet e fundit, mund të quhen vitet e ringjalljes së fesë dhe kjo lidhet, padyshim, me ngjalljen e demokracisë. Shqipëria po ringjallet, tha ai, dhe po ecën përpara.
Në këtë ditë të shënuar të festës së Pashkës, në këtë kishë erdhën për të uruar edhe personalitete të tjera të politikës, shkencës, artit, etj.
Rritje prej 16 % e ekonomisë shqiptare
Raport vjetor i komisionit ekonomik të OKB-së për Europën
Realizohet objektivi madhor i Partisë Demokratike
Arritje madhore e Shqipërisë
Shqipëria shënoi rritjen më të madhe në vendet e Europës Lindore. Kjo u vërtetua nëpërmjet raportit vjetor të Komisionit Ekonomik të OKB-së. Shifra shënon një rritje prej 16 për qind duke lënë pas edhe shifren e vitit të kaluar që ishte 11 për qind.
Ky është edhe verifikimi më i saktë i reformës ekonomike shqiptare. Edhe pse raportet kanë referenca të afërta një rritje e tillë nuk është evidentuar në asnjë vend të Europës Lindore ku mesatarja e rritjes ekonomike është jo më shumë se 6 për qind. Dihet që starti i reformës kishte një situatë të errët të ekonomisë shqiptare, mungesë totale të prodhimit dhe një angazhim të fuqisë punëtore në punë në një masë minimale. Kjo gjendje në shifrat e dy viteve të fundit ka marrë fund. Rritja për ’94 me shifrën 11 për qind dhe rritja për ’95 me 16 për qind përbën kalimin entuziast të nivelit të poshtëm të varfërisë dhe vendosjen e bazave optimiste për të gjithë shqiptarët.
Asnjë shqiptar që nga më i varfëri deri tek më i pasuri nuk mund të mohojë gradientin ekonomik shqiptar që synon mirëqenien dhe uljen e papunësisë. Po ashtu shpejtësia e zhvillimit ndodhet në parametra optimale çfarë premton për një rritje të mëtejshme të ekonomisë shqiptare në shtresat më të larta, më cilësore dhe më sociale.
Në kushtet e një reforme dhe një tranzicioni ekonomik që është menduar mjaft i vështirë dhe me efekte të pashmangshme sociale, Shqipëria tani po hedh rezultatet e sakrificës. Qeverisja demokratike dhe
Shqipëria shënon rritjen më të madhe ekonomike gjatë vitit 1995
Rritja ekonomike në vitin 1995 shënoi një ngritje të papritur dhe të shpejtë në Europën Qendrore dhe Lindore - përveç Rusisë, mësohet këtu.
Kjo ishte tabloja që paraqitet në një raport vjetor sapo të botuar nga komisioni ekonomik i OKB-së për Europën.
Përsa u përket vendeve të Europës Lindore dhe Qendrore, të cilat janë fazën e tranzicionit, konstatohet se rritja ekonomike është rritur mesatarisht 6 për qind, ndërsa Shqipëria arriti kulmin me 16 për qind. Këto shifra kanë mundur në mënyrë dinamike të mëkëmbin industrinë e tyre, shton raporti.
Sot Europa Perëndimore thith 50-60 për qind të eksporteve nga shtetet e Europës Lindore dhe Qendrore.
Dobët janë paraqitur vendet, të cilat i përkasin bashkësisë së Shteteve të Pavarura (ish-Bashkimit Sovjetik). Rritja ekonomike pësoi rënie të ndjeshme në të gjitha këto shtete, me përjashtim të Gjeorgjisë dhe Armenisë, sipas komisionit ekonomik.
Sipas “Frankfurter Allgemeine”
Berisha dhe Partia Demokratike me afer fitore[s?]
ekonomisë shqiptare në shtratin tani po sheh rezultatet e sakrificës. Qeverisja demokratike dhe funksionimi i shtetit decentral ka sjellë në fushën e lojës individin me tërë energjitë e tij. Ai ka realizuar brenda lirisë ekonomike të siguruar nga shteti një lulëzim të mendimit të tij, iniciativës dhe krijimit. Përmes guximit dhe mbështetjes së një shteti kapitalist ai ka arritur të ulë papunësinë, të vendosë prodhimin rentabël e ndërtimin e jetës në gjendje të kontribuojë për shtetin nëpërmjet sistemit të taksave. Të gjitha ligjet duke se kanë realizuar suksesin e tyre. Rritja prej 16 për qind shpreh shpejtësinë e zhvillimit të ekonomisë shqiptare dhe që padyshim ka reflektuar në tërë sistemin shoqëror të Shqipërisë. Kështu që shpejtësia e zhvillimit nuk është më një atribut teorik për reformën por një praktikë e siguruar në sajë të politikës ekonomike të qeverisë shqiptare.
Përqindja e madhe e rritjes ekonomike është një garanci edhe për investimet. Ka kohë që thuhet se Shqipëria është vendi ku fitohet, dhe kjo gjë duket edhe më e theksuar në shifrën e mësipërme. Një sondazh i bërë me investues italianë të vegjël dhe të mesëm, këto ditë, ka rezultuar se rreth 10 për qind e kapitalit të tyre të tashmë është investuar në Shqipëri ndërsa rreth 84 për qind e tyre janë të gatshëm të vendosin paratë e tyre në funksion të ekonomisë shqiptare.
Shifra e mësipërme është lajmëruar nga institucioni ndërkombëtar më i rëndësishëm në botë, OKB-ja. Natyrisht që nga krahu i majtë do të thuhet se kjo shifër është elektorale. Nëse është e tillë atëherë edhe OKB, është nuk ka asnjë kundërshtim, se Shqipërinë duhet ta drejtojë Partia Demokratike me qeverinë e saj. Socialistët nuk kanë ndërmend të reduktojnë nihilizmin e tyre ndaj reformës shqiptare. Ata nuk kanë ndërmend të verifikojnë brenda programit të tyre arritjet shqiptare në këto katër vite. Ata nuk kanë gadishmëri të marrin pjesë në sukseset e shqiptarëve. Ata ende nuk janë vendosur në situatën e reformës dhe perspektivës të vendit për të arritur atë që duhet ta arrinin përpara dekadash. Edhe shqiptarët kanë opozitën e tyre që fatkeqësisht nuk ka thjesht përmasat e një opozite politike por të një opozite kombëtare.
Deshmi e uzurpimit te piramides se PS prej elementeve te inkriminuar
Deklaratë e zëdhënësit të PD
Fletushkja e re e frontit të kuq “Poli i qendrës”, në kryeartikullin e saj të datës 14 prill 1996 me titull “Dokle fut në grackë komisionin” dhe me nëntitull “Kishim futur në listë edhe spiunë, por ju i kaluat ata”, shkruan se nënkryetari i PS, Namik Dokle, pasi mori listën e kandidatëve për deputetë të PS nga Komisioni i Verifikimit të Figurave, ka deklaruar me burrëri se: “kishim futur në listë qëllimisht edhe spiunë ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit dhe që kanë kaluar pa pengesë ‘kontrollin’ dhe kjo kohë nën hijen e dyshimit mbi të gjithë punën e Komisionit”.
Zëdhënësi i PD shpreh se:
Së pari, kjo deklaratë e shokut Dokle është bërë pasi Komisioni i Verifikimit të Personaliteteve në
kishin qenë ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit apo denoncues dhe dëshmitarë në proceset politike, ndër të cilët edhe figurat më kryesore të kësaj partie si nënkryetari i parë i saj S. Pellumbi, Sekretari i Përgjithshëm G. Ruçi dhe shumë drejtues të tjerë të lartë të PS-së. Kështu që deklarata e shokut Dokle, me shumë se një akuzë ndaj punës së Komisionit të Verifikimit të Figurave, është një dëshmi e pakundërshtueshme e uzurpimit të piramidës drejtuese të PS-së në qendër dhe në bazë nga elementët më të inkriminuar të policisë sekrete shqiptare.
Së dyti, deklarata-akuzë e shokut Dokle për praninë e spiunëve të tjerë të pazbuluar nga Komisioni i Verifikimit të Personaliteteve në kandidatët e PS-së,
u gjenden ish-spiunë dhe denoncatorë. Dokle me këtë deklaratë u thotë atyre se ju u dogjët, ratë, kurse për ne le të trojnë të tjerët që shpëtuan.
Së treti, kjo deklaratë dëshmon gjithashtu një qëllim cinik të këtij autori, i cili i zhvlerëson tërësisht nga personaliteti dhe dinjiteti njerëzor, si bufon i Ramiz Alisë në vitin 1991, kërkon me këtë deklaratë të depersonalizojë para elektoratit shqiptar, akoma pa u zgjedhur, kandidatët e reja të PS.
Së fundi, me të drejtë, ndokush mund edhe të pranojë një deklaratë të tillë si një shaka të hokatartit Dokle, por theksojmë se loja me spiunë, një traditë e hershme e Dokleve, përbën një fyerje të rëndë për demokracinë dhe jemi të sigurtë se elektorati
Shtetit dhe që kanë kaluar pa pengesë “rontgenin” dhe kjo hindëh higjienizimin timtë bëhet vetëm të Personaliteteve në listën e paraqitur nga PS për verifikim, gjeti se rreth 27% të kandidatëve të saj për deputetë
Demokratike me afer fitores
Faqe 2
“Kemi dhe spiunë të tjerë”
Dokle denoncon PS:
“Kemi dhe spiunë të tjerë”
Nëse Dokle nuk nxjerr emrat e tyre mbi gjithë kandidatët e PS bie dyshimi
Faqe 3
Plotëso kërkesën me shkrim për hapjen e dosjes
Sugjerim për S.Pëllumbin
Servet Pëllumbi dhe gjithë të tjerët e dinë shumë mirë që dosja nuk mund të hapet me një deklarim në konferencë shtypi, ka ligje e procedura që i rregullojnë këto gjëra. Kështu, meqenëse Pëllumbi u shpreh publikisht për hapjen e dosjes së tij, le ti zbatojë procedurat që ndiqen për këto raste, të plotësojë një kërkesë me shkrim e t’ia dërgojë komisionit. Në bazë të ligjit, komisioni është i detyruar t’i bëjë publike dosjen kujtdo.
Faqe 3
Kastriot Islami bën kronikën e humbjes së garantuar të PS-së
Në vërtetimin që ka marrë prej Komisionit, Islamit i është shënuar përveç nenit që flet për genocid edhe një nen tjetër që dëshmon se ai na paska qenë pak spiun.
Pra gjatë kohës që ai ka qenë me studime në Francë ka qenë rezident i ish-policisë sekrete komuniste dhe ka nisur informacione të bollshme në dëm të shokëve të tij.
Nomenklatura e kuqe para drejtësisë
Më 16 dhe 24 prill gjyqi ndaj ish funksionarëve të lartë të PPSH, të akuzuar për krime kundër njerëzimit dhe genocid
Sot në gjykaten e Tiranes
Faqe 2
Spiunët në shtypin shqiptar
Rubrikë e re në gazetën tonë
Gazeta “Rilindja Demokratike” që nga dita e sotme do të hapë rubrikën “Spiunët në shtypin shqiptar”. Në këtë rubrikë të shkurtër ne do të botojmë vetëm emrat e atyre spiunëve që një ditë më parë do të kenë dalë në shtyp si dhe titujt e gazetave ku ata do të shfaqen.