19/04/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

19 prill 1996

Italia e gatshme për të ndihmuar demokracinë e Tiranës

Shkruan ANSA Italia e gatshme për të ndihmuar demokracinë e Tiranës

SKALFARO mik i shquar i shqiptarëve

Sol, Presidenti i Italisë Oskar Luiхhi Skalfaro ndodhet në Shqipëri. Kjo përbën një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet shqiptaro-italiane të cilat deri tani kanë shënuar një realitet të ri në dy brigjet e Adriatikut. Ardhja e tij në Shqipëri me ftesë të Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha shpreh gadishmërinë e këtij vendi mik e po ashtu edhe të personalitetit të lartë politik italian për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e demokracisë dhe në rrugën e reformave. Presidenti italian mishëron tek shqiptarët vendin mik, që iu gjend pranë në momentet më të vështira të tij, vendin që siguroi bashkëpunimin dhe ndihmën e madhe për të tejkaluar emergjencën e viteve 91-92, ndërsa vetë Skalfaro simbolizon italianin që e do aq shumë Shqipërinë dhe zgjedhjen e saj për një demokraci të vërtetë evropiane. Shqipëria e sheh tek Italia modelin e një kapitalizmi të fuqishëm, po aq sa edhe shpresën se ka një mik të madh fare pranë. Historia ka shënuar ngjarje që bashkojnë momentet kyçe shqiptare dhe italiane. Ato zënë një hapësirë në periudhë së Skënderbeut për të vazhduar me tej me një mbështetje të vazhdueshme të këtij ndaj integrimit shqiptar në rrjedhat evropiane. Ishte Italia, vendi simbol i shqiptarëve kur vuante më shqiptar në mjedisin europian. Ishte Italia, vendi simbol i shqiptarëve kur vuante diktaturën dhe po ashtu ishte Italia që u bë strehë dhe shpresë e atyre që thyen muret me përndjekjen në korrikun e vitit 1990. Misioni Italian në fqinjtë të saj shqiptar u identifikua me tej pas kësaj ngjarjeje. Nga Italia edhe ndihma materiale para me ushqime për të moshuar unë, ndërsa qeveria italiane mobilizoi trupat e veta në misionin paqësor “Pelikan”. Në kujtesën e shqiptarëve do të mbetet gjithmonë përkushtimi i popullit fqinj që Shqipëria të normalizonte jetën e saj. Italisë nuk i mungoi gadishmëria të shtronte dhe të mbronte, t’u siguron­te jetën normale dhe punë mijra shqiptarëve që kaluan ditën për ditë një jetë më të mirë apo për të shpëtuar nga dhimbja ku e kishte hedhur vendin regjimi diktatorial. Sot pas pak vitesh Shqipëria dhe Italia kanë krijuar marrëdhënie partneriteti që kanë tejkaluar momentet e ndihmës por jo të përkushtimit. Me Italinë vendi ynë tashmë ka realizuar një bashkëpunim të madh që sjell edhe shifrat më të mëdha se me çdo vend tjetër. Kështu Italia zë vendin e parë të shkëmbimeve tregtare, ndersa Nuksi i investimeve që vijnë nga Italia në vendin tonë zë vendin më të rëndësishëm. Atëherë si dhe më parë Italia funksionon tek shqiptarët si modeli i vendit të zhvilluar dhe demokratik, si modeli i realizimit të fqinjësisë së mirë. Prania e saj në Shqipëri është pozitive dhe vetë shqiptarët kanë krijuar besimin e vërtetë nga vjen ndihma dhe sinqeriteti, nga vjen edhe rruga drejt Europës dhe integrimi i plotë në bashkësinë Europiane. Tani Italia është kryesuese e Bashkimit Europian. Do të ishte rrjedhim i logjikës ngushtësia shqiptaro-italiane, që në afatet e drejtimit të BE-së nga Italia, Shqipëria të nënshkruante marrëveshjen e asocimit me Europën e Bashkuar, që merr veshje që kapërcen fushat ekonomike duke u integruar edhe politikisht në institucionet e saj, aq sa do të ishte një integrim edhe i aspiratave të shqiptarëve për të qenë pjesë integrale ekonomike dhe politike e Europës së cilës Shqipëria edhe i përket shpirtërisht dhe historikisht. Ardhja e Skalfaros në Tiranë është shprehje e drejtpërdrejtë e interesimit të Europës për një demokratizim të Shqipërisë, për një konstituim të mëtejshëm të saj në jetën ekonomike dhe politike shqiptare. Takimi ynë me mikun e saj për një bashkëpunim ekonomik e politik, siç u shpreh Italia janë pranë demokracisë shqiptare për ta mbështetur atë derisa të hiqen pengesat e diktaturës e diktaturës në këtë vend. dhe Mbrojtjes Sociale (1954). Nën-sekretar i Kryesisë së Këshillit të Ministrave (1954-1955). Nënsekretar i Ministrisë së Drejtësisë (1955-1958). President i Komisionit të Dytë të Përhershëm në Dhomën e Deputetëve për Marrëdhëniet me Kryeministrinë, Ministrinë e Brendshme, të Fesë dhe Punëve Publike (1958-1959; 1965-1966). Nënsekretar në Punët e Brendshme (1959-1962). Zëvendës President i Komisionit të hetimit parlamentar mbi fenomenin e Mafias (1963-1964). Nënsekretar Politik i Demokracisë Kristiane (1964-1966). Ministër i Transporteve dhe Aviacionit Civil (1966-1968). Nga 1970 - 1972 Sekretar Organizativ i Demokracisë Kristiane dhe më pas Drejtues i Zyrës Legjislative. Ministër i Arsimit (1972 - 1973). Nënpresident i Dhomës së Deputetëve nga 1975 deri në rikthimin demokratik 1983. Ministër i Brendshëm nga 1983 - 1987. Pas përplasjeve të pazakonta në klubin qeveritar, në pranverë të 1987 OSKAR LUIGJI SKALFARO Ka lindur më 9 shtator 1918 në Novara. Diplomuar në Jurisprudencë në Universitetin Katolik të Zemrës së Shenjtë në Milano. Gjykatës. Ka qenë President i Veprimit Katolik të Dioqezës së Novarës. Gjatë periudhës së luftës ilegale ka ndihmuar antifa shistët e burgosur dhe të përndjekur, si dhe familjet e tyre. Pas 1945 ka qenë Ministër Publik pranë Gjykatës së Kasacionit speciale të Novarës dhe Aleksandrisë. Zgjedhur në Kushtetuesen më 1946 si kreu i listës së Qarkut të Torinos - Novarës - Vercelit, është rizgjedhur deputet pavarësisht nga 1948-ta e këtij, duke qenë gjithnjë në krye të listës. Ka qenë Zëvendës president i Komisionit Special për shqyrtimin e projekt-ligjit mbi funksionimin e Gjykatës Kushtetuese (1949-1952). Sekretar e më pas Zëvendës Kryetar i Grupit parlamentar dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të Demokracisë Kristiane; ka qenë anëtar i Drejtorisë Qendrore të Demokristianëve gjatë presidencës së De Gasperit (1949-1954). Nën-sekretar i Ministrisë së Punës më pas Drejtues i Zyrës Legjislative. Ministër i Arsimit (1972-1973). Nënpresident i Dhomës së Deputetëve nga viti 1975 deri më korrik 1983. Ministër i Brendshëm nga 1983 - 1987. Pas përplasjave të pazakonta në klubin qeveritar në pranverë të 1987 dhe krizës së mëse tëpapërmbajtshme të ministrit të drejtë, Craxi, Presidenti Kosiga e ngarkoi me detyrën të formonte Qeverinë, por duke mos iu përmbushur kushtet për formimin e një qeverie të re të koalicionit, ai hoqi dorë. Ka qenë anëtar i Komisionit për Përhershëm të Dhomës së Deputetëve për Marrëdhëniet me Jashtë dhe ato Komunitare (1987-1992). Nga 19.09.1989 derimë 27.01.1992 ka kryesuar Komisionin Parlamentar të kërkimit mbi dhunë rreth për rindërtimin e territoreve të Basilikatës dhe Kampanias të goditur nga tërmeti i 1980-1981. U zgjodh Kryetar i Dhomës së Deputetëve më 24 prill 1992. U zgjodh President i Republikës më 25 maj 1992. OSKAR LUIXHI SKALFARO Ka lindur me 9 shtator 1918 në Novara.

Luftoni gjithmonë për demokracinë

Sabato u bën apel shqiptarëve Para se të përfundoj dua të them dy fjalë. I kam të shkruara që të mos i harroj. Luftoni gjithmonë për demokracinë. Edhe sikur të jetë e brishtë dhe jo e përkryer, sepse është më e mirë se çdo diktaturë. Për njerëzimin kjo është një periudhë shumë e vështirë por ca më e vështirë për juve. Por siç thashë më parë kujtoni fjalët e Herbelinit. Pas natës hije, vjen një ditë. Ju keni gjithmonë shpresë, sepse jeni një komb që keni vuajtur, gjithfarë furtunash. Dhe jeni stërnipër të ilirëve. Keni luftuar gjithmonë me burrëri ashtu siç luftoi Skënderbeu. Pra ju jeni një komb me një hero të cilin gjithmonë e kam admiruar Gjergj Kastriotin Skënderbeun. Këto janë fjalët e mia për ju.

Vizitë e Skalfaros: Tirana midis BE-së dhe zgjedhjeve

Është në Shqipëri që kërkon një vend në Europë dhe që përgatitet për zgjedhjet e 26 Majit, datë e zgjedhjeve të treta parlamentare në historinë e saj të shkurtër demokratike, ajo që presidenti i Republikës, Oskar Luigji Skalfaro, do të vizitojë nesër. Tirana ka shpresë në mbështetjen e Italisë, presidente e radhës së BE-së, me qëllim që lidhjet me Europën të përforcohen më tej, me një marrëveshje asocimi, të realizuar në një kohë të shkurtër, dhe Italia, e gatshme për të ndihmuar demokracinë e re të Tiranës, ka ndërmend të përfundojë pozitivisht, brenda simestrit të vet në BE, marrëveshjen ndërmjet Tiranës dhe Grupit të të pesëmbëdhjetëve. vijon faqe 2

Fshehtësitë e liga gjykohen një ditë

Tani që dita e vërtetë bie mbi faqet më të zeza të historisë së këtyre politikaneve të inkriminuar ashpërsia e reagimit me kërcënime,shpreh tragjedinë e fundit të tyre të merituar

Një konflikt në Kosovë mendohen pasojat!?

Është më rëndësi jetike të respektohet dëshira e 2 milion shqiptarëve të Kosovës shprehur përmes referendumit që është vëzhguar nga vëzhguesit ndërkombëtarë Faqe 2 Intervistë me z. Ylli Vejsiu sekretar organizativ i PD

Gëzim në “KJ” për lirimin e djalit të Enver Hoxhës

FAQE 3

Rishfaqet gjëllotina e PPSH-së

Partia Demokratike - mbi 60 për qind; Forcat Demokratike - mbi 75 për qind PS u premton shqiptarëve terrorin politik Partia Demokratike - mbi 60 për qind; Forcat Demokratike - mbi 75 për qind Faqe 3

Vizioni 2000 për fshatin shqiptar

Fshatarë: Me ne fitoni të gjithë Pronë, përkrahje, lëvizje të lirë Lexoni në faqen 4 nga Hasan Halili, Ministër i Bujqësisë

OSKAR LUIXHI SKALFARO Ka lindur me 9 shtator 1918 në Novara. Diplomuar në Jurisprudencë në Universitetin Katolik të Zemrës së Shenjtë në Milano. Gjykatës. Ka qenë President i Veprimit Katolik të Dioqezës së Novarës. Gjatë periudhës së luftës ilegale ka dhënë ...