27/04/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

27 prill 1996

Italia do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë

Mesazh i Presidentit Scalfaro për Presidentin Berisha Ju keni punuar për forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve dhe popujve tanë Mesazh i Presidentit Scalfaro për Presidentin Berisha Italia do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë Ju keni punuar për forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve dhe popujve tanë Presidenti i Republikës Italiane, Oscar Luigi Scalfaro i ka dërguar një mesazh Presidentit Berisha në të cilin, ndër të tjera, ai shkruan: “Edhe njëherë kemi mundur të konstatojmë se të thella dhe të shumta janë lidhjet e miqësisë midis dy vendeve tona për një bashkëpunim në të gjitha fushat, në mbështetje të paqes, përparimit, konsolidimit të vlerave të demokracisë të cilat duhet të lidhin të gjithë popujt e Evropës dhe të Mesdheut. Jam i kënaqur të bindur se miqësia ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë do të pasurohet gjithnjë me stimuj të rinj. Ju siguroj që Italia do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në procesin e saj të konsolidimit të institucioneve demokratike dhe të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror si edhe në rrugën e saj drejt integrimit të plotë në familjen e madhe evropiane. Jam i kënaqur që si dëshmi e veprimtarisë së palodhur që ju keni zhvilluar për forcimin e miqësisë dhe të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe popujve tanë, t’ju akordoj Kordonin e Lartë të Urdhërit të Meritës të Republikës Italiane që është nderimi më i madh i parashikuar për kryetarë shteti, miqtë tanë”.

Brojka: “Do t’i fitojmë të 19 zonat e Tiranës”

“Kur pashë kandidaturat e PS-së u binda se PD do t’i fitojë të 19 zonat elektorale të Tiranës” I sigurtë kreu i PD-së së Tiranës, z. Albert Brojka për fitoret në kryeqytet. I sigurtë kreu i PD-së së Tiranës, z. Albert Brojka për fitoret në kryeqytet për fitoret në kryeqytet. “Jam i bindur në fitoren e të 19 kandidaturave të PD-së për kryeqytetin” ka deklaruar dhe Brojka duke kujtuar se banorët e kryeqytetit gjithmonë kanë qenë mbështetës e fuqishëm për PD-në si në zgjedhjet e parlamentarëve të 31 Marsit 1991 në të cilat Alia humbi përballë një intelektuali të panjohur në politikë si Franko Kroqi. Po ashtu në zgjedhjet e 22 Marsit të 1992, në zgjedhjet për pushtetin lokal dhe së fundi edhe në referendum të kushtetutës. “Janë jo vetëm këto fitore të arritura gjatë këtyre 5 viteve në kryeqytet, por edhe të gjitha testimet e kryera nga Eurobarometri, Instituti Republikan Amerikan etj, të tregojnë se PD-ja në Tiranë është shumë më lart se PS-ja” shprehet Brojka për të cilin të gjitha këto fakte së bashku vërtetojnë realitetin se PD-ja do të fitojë tërësisht në kryeqytet. Do të jenë shtatë Profesorë Doktorë, Shkencash, katër asistente, zotojnë 40 gjuhë të huaja, protagonistë zgjedhjeve të 26 Majit për PD-në në kryeqytet dhe që do të përballen vetëm me dymbëdhjetë kandidaturat e PS-së dhe “kusunin” enigmatik të Polit Q. “Kemi kandidaturat më dinjitoze” thekson Brojka - emra të pastër dhe me reputacion, të cilët populli i ka vlerësuar i don dhe për to do të votojë. Kandidatët e paraqitur nga PD-ja për kryeqytetin zotërojnë sektorët e ekonomisë, mjekësisë, bujqësisë, shkencës, energetikës, artit, sportit etj, duke pasur një eksperiencë shumëveçare në degë të tyre. PS-ja duke njohur forcen dominuese të demokratëve në kryeqytet ka vendosur vetëm dymbëdhjetë kandidatura ndërsa zonat e tjera elektorale mbeten enigmatike ndërkohë që katër nga këto zona i janë ofruar Polit Q. Tre nga këto zona të lira janë brenda qytetit dhe njëra përfshin fshatrat e Prezë - Vorë - Kasharit. “PS-ja është e sigurtë në fitoren e saj në kryeqytet” thekson Brojka - ndaj i ka ofruar nga këto zona i janë ofruar Polit O. njëra përfshin fshatrat e Prezë - Vorë - Kasharrit. “PS-ja është e sigurtë në humbjen e saj në kryeqytet - thekson Brojka - ndaj i ka ofruar zona elektorale aleatëve të saj”. Sipas Brojkës në këto zona është e sigurt fitorja e PD-së e cila duke iu kandidatura dashur pa dashur inkriminohen me të shkruarën e kësaj partie”. Kreu i PD-së së Tiranës Brojka i prononcuar pak ditë më parë në shtyp kishte deklaruar se PD-ja në kryeqytet ka të siguruara minimumi 16 kandidatura. “Por - thekson ai - kur pashë kandidaturat e PS-së u bind Tiranës”. BLEDI KASMI

E nesërmja lind sot Me ne fitojnë të gjithë

Sot hapet fushata elektorale e Partisë Demokratike “E nesërmja lind sot”- kjo do të jetë motoja e festës së madhe që do të shënojë më 27 prill hapjen e fushatës elektorale të Partisë. Artistët më të njohur shqiptarë si dhe artistë nga SHBA, Franca, Anglia, Kosova e Maqedonia do të marrin pjesë në spektaklin e organizuar prej Partisë Demokratike në Stadiumin Kombëtar në Tiranë. “Me ne fitojnë të gjithë” prandaj të gjithë ata që shohin drejt të ardhmes do të bashkohen të shtunën më 27 prill, ora 18.00 në Stadiumin Kombëtar në Tiranë.

Siguri për bashkëpunim të mëtejshëm

Letër e Presidentit Berisha drejtuar Prof. Romano Prodi Presidenti i Republikës i ka dërguar një letër Prof. Romano Prodi në të cilën ai e përgëzon për fitoren në zgjedhjet e fundit. Ndër të tjera ai shkruan: “Dua t’ju siguroj për vendosmërinë time që të punojmë së bashku për të konsoliduar bashkëpunimin dhe miqësinë midis dy vendeve dhe popujve tanë”. Gjithashtu Presidenti Berisha duke i uruar Prof. Prodit suksese në krijimin e qeverisë së tij, i shpreh dëshirën që ta presë së shpejti në Shqipëri.

“KJ” vazhdon të mashtrojë për PS

- Përgjigjia rutinë e sekretarëve të - Përgjigja rutinë e sekretarëve të D’Alemës për Rucin bazohet në titullin e lartë të Skalfaros për Berishën Faqe 3

A është vërtetë figurë e pastër Neritan Ceka?

Dhjetra objekte arkeologjike dhe miliona para të zhdukura në Institutin Arkeologjik kur drejtor ka qenë Ceka Faqe 3

Cekën e përzënë në Elbasan

Detyrohet të lëshojë zonën Qyteti i Elbasanit nuk e do Neritan Cekën. Lagjet ku ai kishte vënë kandidaturën kanë protestuar për zgjedhjen e tij në lagjen e tyre. Kështu lideri i PAD-it është detyruar të tërheqë kandidaturën e tij në lagjen e Kalasë në Elbasan për ta zhvendosur diku tjetër. Përballë tij nga PD-ja ishte Engjell Dakli që padyshim do të fundosë Cekën. Por nuk ka qenë vetëm kjo arsyeja. Është po i njëjti elektorat që nuk ka pranuar të bisedojë me Cekën pesë vjet më parë kur ai legalizoi aktin e bashkëpunimit të tij me Ramiz Alinë. Ata e nxorrën nga salla ku do të bëhej takimi duke i thënë komunist. Ceka për të dytën herë provon vetminë në Namazgja. Lideri i PAD-it kohë më parë ka përseritur alencën e vjetër me ish-Presidentin komunist. Ai është futur në Frontin e Kuq së bashku me socialdemokratët dhe socialistët. Kjo ka rikujtuar edhe njëherë tek elbasanasit se kanë përpara një komunist, por tani pak më të vjetër dhe më të egër se sa pesë vite më parë. Zona e mësipërme që qenë e braktisur nga socialistët, ndërsa zona që tani ai ka zgjedhur është e mbushur prej tyre. Flitet se ai u ka kërkuar socialistëve që t’i lirojnë përsëri zonën. Ceka megjithëse i plotëson kushtet të kandidohet për socialistët, besohet se ata nuk do t’i bëjnë një nder dy herë. Fronti i Kuq është përsëri i përplasur.

PS ka dalë të “lyp” para

“Njemijë lek sot që t’ju kthejmë 20-fishin mbas 26 majit” Faqe 3

Banda rrugaçësh në fushatë për PS

-“Bodygardet” e krerëve të PS bredhin të armatosur me thika - Ata që në ’91 ngjallnin terror me krimet e tyre në rrugët e qyteteve sot qëndrojnë pas krerëve të PS PS po e tregon dhe njëherë fytyrën e saj në fushatën që sapo ka filluar. Tufa rrugaçësh flokpalare ndjekin pas kreut socialist që kanë dalë e’u tregojnë shqiptarëve se cila do të jetë e ardhmja e tyre nese PS fiton. Sipas informacioneve të fituara, sipas burimeve, “RD” konstaton i ardhura në armë “bodygardëve” të krerëve socialistë është po ai konjukt i ’91 pushtuan rrugët e qyteteve të Shqipërisë duke ngjallur terror me krimet e kryera në mes të ditës. Po sipas këtyre informacioneve ata bredhin nëpër Shqipëri të armatosur me armë të ftohta. Se për çfarë mund të shërbejnë banda të tilla, eshte e lehtë te kuptohet. Edhe se çfarë “fushate” mund të bëjnë flokpalaret e PS edhe kjo nuk ka nevojë për komente të tepërta. Krerët e PS janë ata që janë çjerrë duke bërtitur për gjoja tensionin e situatës nga pushteti por tani opinion[?] është njohur vetëm me dhimbjet e tyre historike për gjak e për larje hesapesh mbas 26 majit. Strategjia e tyre është ajo e 50 vjetëve, presion dhe kërcënime. Të planifikuar t’ju japin njerëzve alternativa për të ardhmen, krerët e PS shpresojnë që t’i marrin votat duke ushtruar shantazh ndaj elektoratit. Edhe metodat mafioze të mbledhjes së parave bëjnë pjesë në këtë strategji të PS. “Jepni para për PS se përndryshe mbas 26 majit...” Kjo është mënyra si kërkojnë të fitojnë socialistët. Vetëm se krerët e PS duhet ta kuptojnë që ligji ndaj kriminelëve që ata mbajnë nga pas vepron pa pritur as 26 majin e as 26 gushtin. Shqiptarët nuk do të lejojnë që vendi i bërë përsëri në duart bandave rrugaçëve si në ’91 dhe 26 maji do të shënojë pikërisht këtë vendosmëri të shqiptarëve. Në Shqipëri nuk ka më vend as për kriminelët ordinerë ashtu dhe për kriminelët politikë. EDI PALOKA

Kush zgjedh PD zgjedh fitoren

Distanca dijelogjike me ditën e zgjedhjeve është fushë e cila zotërohet plotësisht nga Partia Demokratike. Ajo ka përcaktuar qartë parametrat e saj si dhe ka dëshmuar elementët që do ta vendosin atë si drejtuese të Shqipërisë. Përkundër sabotimit politik që po i vjen shtetit shqiptar nga kampi socialist, Partia Demokratike është brenda fitores. Klasifikimi siç be krye është një klasifikim i Shqipërisë si një vend me parametra evropianë dhe një siguri për më shumë prosperitet aq sa edhe përshtatje ekonomike me fqinjët e saj perëndimorë. Dy ditë më parë nga një nga përfaqësuesit kryesorë të Partisë Demokratike, Albert Brojka, shpalli synimin e PD-së për kryeqytetin. Ai deklaroi se kandidatët demokratë do të fitojnë nëntëmbëdhjetë zonat e kryeqytetit, duke nënvizuar kështu fitoren e padiskutueshme dhe në shifra të mëdha të kandidaturave të PD-së. Përcaktimi për fitore në kryeqytet dhe bindja që zotëron tek PD-ja për një rezultat të tillë është tregues i qartë i elementëve të fitores që tani zotërohen plotësisht nga kjo parti. Përveç rezultateve të pamohueshme të reformës, Partia Demokratike ka vendosur piketat e saj si të sigurta për një Shqipëri tjetër në këto vite e ardhshme që përbëjnë një përcaktues për hartën e re politike të Shqipërisë. Fjala është për sigurimin e besimit të Evropës si një vend antikomunist dhe vendosur për t’u integruar plotësisht në mjedisin e perëndimit. Ekonomia shqiptare është e siguruar nga një program i strategjisë së qartë që lufton mbi një vend të rrënuar dhe lejohet tashmë mbi një vend të drobitur. Ajo ka përcaktuar qartë se ruajtja e shpejtësisë së zhvillimit dhe rritja e saj në disa aspekte do të jetë prioritet i pjesës tjetër të reformës, ndryshe nga socialistët që kanë në themel rishikimin e reformës së bërë pa përcaktuar asgjë për të ardhmen. Kandidatët e Partisë Demokratike tashmë kanë pasqaruar kapacitetet e tyre duke marrë pjesë në proceset reformuese të vendit, gjë e cila do t’i ndihmojë ata që të shtrijnë njohuritë dhe përvojën e tyre tani nga institucionet ligjvënëse shqiptare. Ata jo vetëm që gëzojnë besimin e elektoratit por edhe kanë mundësitë që t’i gjenden pranë atij për ta orientuar drejt mirëqenies dhe prosperitetit. Veç Partia Demokratike ka treguar një mirëkuptim të madh me elektoratin. Aspiratave të saj për të siguruar mirëqenie për të gjithë i përgjigjet përfshirja iniciativë për të shfrytëzuar alternativat tek të gjithë shqiptarët duke vënë kandidatura në të 115 zonat elektorale të Shqipërisë. Pra PD-së ekzistojnë resurse morale dhe politike si për të kënaqur edhe të tjerët ata që ende nuk e kanë gjetur veten në vitet e reformës dhe transformimet e ekonomisë shqiptare. Partia Demokratike që tani ka paraparë parametrat e partisë fituese në zgjedhje. Partia Demokratike ka zgjedhur fitoret. Ajo nuk është rezervuar për secilin mund ta marrë pjesën në ekip plotësisht fitoren e saj me kontributin e secilit prej shqiptarëve që kanë pasur. Zgjedhjet e 26 Majit janë zgjedhja e dhënies dhe mund të ketë mbetur ende tek dua njerëz, Perëndim apo Lindje. Fitorja e Partisë Demokratike erdhi erdhi tek dua njerëz, apo siç thotë libri dilem(at), mbi dyshim, është fitore për të dyja palët shqiptare. Një fitore demokratike është pa nënkuptim vetëm për fitoren e atyre që janë në shkallën tjetër si të tillë. Shqiptarët e mërzitur të jetës, fitores dhe të hyjnë në shkallën tjetër si të tillë.