Me PD, me Shqipërinë e vlerësuar në Europë
Franca jep mbështetje konkrete për fitoren e PD
Mishel Perikard, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Bashkimi për Republikën (RPR), Partia e Presidentit aktual Francez Zhak Shirak, mbërrin sot në Tiranë.
Misioni i tij: Përkrahje totale për Partinë Demokratike në fushatën e sapo nisur elektorale.
Brenda një kohe relativisht së shkurtër partia pushtetare e Francës sjell në Shqipëri dy figura qendrore të së saj për të përcjellur tek shqiptarët mesazhin e Shirakut dhe të Kryeministrit Zhype, “Fitoni z. President, Fitoni që ne t’ju ndihmojmë. Fitoni për Shqipërinë, për Shqipërinë në Evropë” - pjesë nga mesazhi i Pierre Lelouche Këshilltar Politik i Zhak Shirakut, drejtuar Presidentit Berisha në Kuvendin e Tretë Kombëtar të Partisë Demokratike.
Agjenda e vizitës katër ditore e Parlamentarit të Lartë francez është e ngjeshur në lëvizje që do të shtrihen në katër pika referimi të rëndësishme të Hartës Gjeopolitike shqiptare: Korça dhe Vlora, Tirana dhe Fushë-Kruja do ta njohin parlamentarin francez, jo thjesht si njëri akademik, por si një propagandues të Partisë Demokratike.
Me kërkesën e tij zoti Mishel Perikard do të marrë pjesë në takime të mëdha elektorale që do të organizojë Partia Demokratike këtë fundjavë, për të konkretizuar shtrirjen e motos së saj “Me ne fitojnë të gjithë” në “Fitorja e PD-së është garanci për mbështetjen tonë”.
Në vitet 2000 - Jo Shqipëri socialiste!
Partia Demokratike hapi fushatën elektorale në rrethin e Kurbinit
NATO dhe Shqipëria aleate besnik
Presidenti i Republikës, Sali Berisha, zhvilloi bisedime dhe pasdite me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s.
Presidenti i Republikës, Sali Berisha, zhvilloi bisedime dhe pasdite me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Solana ne patëm një bisedë shumë të frytshme. Unë i shpreha falenderimin tim Solanës për këtë vizitë shumë të rëndësishme dhe të suksesshme në Shqipëri. E garantoj sekretarin Solana se Shqipëria është e vendosur të punojë seriozisht në kuadrin e partneritetit për paqe dhe se Aleanca Atlantikut ka dhe do të ketë në Shqipëri de fakto një aleate të vërtetë, të vogël, por të vendosur dhe strategjikisht të rëndësishëm. Ne jemi shumë të kënaqur me shkallën e bashkëpunimit që kemi vendosur me aleancën. E falenderova sekretarin e përgjithshëm për ndihmën e çmuar që aleanca na ka dhënë. Ne jemi të kënaqur me shkallën e lartë të bashkëpunimit që kemi vendosur me vendet anëtare dhe vendet partnere. E rikonfirmova përsëri sekretarit të përgjithshëm që Shqipëria do të jetë gjithmonë e hapur për lehtësirat aeroportuale dhe lehtësira të tjera për operacionet e NATO-s në interes të paqes dhe sigurisë në rajon dhe në Evropë. Ne e vlerësojmë si historik rolin e ri të NATO-s në Bosnjë. I konfirmova dëshirën tonë për të marrë pjesë sa më shpejt në trupat e IFOR-it me një togë, e cila pasi të përgatitet do t’i bashkangjitet njësive gjermane që ndodhen jashtë territorit të Bosnjës sepse vendimi ynë ka qenë që trupat tona të mos jenë brenda në Bosnjë. Me sekretarin e përgjithshëm ne diskutuam gjerësisht situatën në rajon. Unë i shpreha shqetësimin tim të thellë për gjendjen dhe tensionin e ditëve të fundit në Kosovë. Mendimi im është se Kosova është një nga problemet më të rëndësishme të krizës ballkanike, pa zgjidhjen e të cilit nuk do të ketë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Ballkan. Serbia e vrasjes të fundit në Kosovë janë tentativë e qartë e grupeve nacionaliste serbe për të destabilizuar situatën dhe të ndërlikuar gjendjen e vështirë në Kosovë. Ato janë kryer nga njerëz të uniformës dhe në tërësi kanë patur viktima fëmijë apo studentë të pafajshëm shqiptarë. Ndalimi i këtyre dhe një hetim i rëndësishëm mbi këtë situatë është e domosdoshme. Presioni mbi Beogradin për të filluar negociatat me Prishtinën në prani të një pale të tretë është një hap i pazëvendësueshëm për zgjidhjen e situatës. Dua të falenderoj sekretarin e përgjithshëm për këtë vizitë shumë të rëndësishme dhe dua ta garantoj se Shqipëria është e vendosur të punojë intensivisht dhe vendosmërisht për të plotësuar kriteret dhe për të zënë vendin që meriton në këtë institucion euroatlantik, shtyllë kryesore e paqes dhe stabilitetit në rajon e më gjerë. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Havier Solana, tha se, e kam pritur me dëshirë që të vizitoj vendin tuaj dhe ta transmetova presidentit tuaj këtë. Pata gjithashtu rastin të ekzaminojmë situatën në rajon, që është shumë e frikshme për mua. Edhe njëherë dua të falenderoj presidentin për kooperimin tuaj me trupat e IFOR-it për të sjellë paqen në Bosnjë dhe për të gjithë ndihmën që keni dhënë. I thashë presidentit jam i sigurt se kur të largohem nga vendi juaj, marrëdhëniet midis NATO-s dhe vendit tuaj do të jenë më të thella dhe do të jemi miq besnikë. Pyetjes se çfarë mendon ai për perspektivën e pranimit të Shqipërisë në NATO, Solana u përgjigj se, pata rastin të diskutoj me udhëheqësit e vendit tuaj, me presidentin e vendit tuaj. Vendi juaj është një vend shumë i rëndësishëm në partneritetin për paqe dhe aleat besnik. Tani ju do të nisni dialogun midis vendit tuaj dhe NATO-s, që është një dialog që do ta qartësojë situatën për të dy palët dhe të shohim mundësitë si mund të vazhdojmë këtë proces bashkëpunimi. Ndërsa në përgjigje të pyetjes se çfarë mendon ai për një zgjidhje të situatës në Kosovë, Solana tha se: bisedova me Presidentin Berisha për situatën në Kosovë, i tregova shqetësimin tim dhe premtova që këtë shqetësim do t’ua transmetoj edhe vendeve të tjera të aleancës. Ne duam të shohim rikthimin e misioneve të OSBE-së dhe ndoshta ju e dini, tani në Kosovë ka një prezencë të SHBA për të analizuar situatën.
tonë për të marrë pjesë më shpejt në trupat e KFOR-it me një togë, e cila pasi të ia transmetova presidentit tuaj
Presidenti Berisha priti Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Havier Solana
Merr pjesë Presidenti i Republikës, Sali Berisha
Partia Demokratike çeli dje fushatën elektorale në rrethin e Kurbinit me një takim të organizuar në qytetin e Laçit me anëtarë dhe simpatizantë të PD-së.
dje fushatën elektorale në rrethin e Kurbinit me një takim të organizuar në qytetin e Laçit me anëtarë dhe simpatizantë të PD-së.
Në këtë takim morrte pjesë dhe Presidenti i Republikës, Sali Berisha.
Kryetari i PD-së së rrethit, Sami Metaliaj, duke hapur këtë takim ju drejtua pjesëmarrësve duke thënë se: ju duhet të votoni për alternativën tonë, e cila është alternativa e së ardhmes, e lumturisë dhe e sigurisë në familje.
Duke marrë fjalën në këtë takim Presidenti Berisha tha: Unë kam ardhur këtu të paraqes elementët kryesorë të programit tonë të ri elektoral. Të programit të rritjes së mirëqënies së Shqipërisë në tërësi, të sigurisë, të mirëkuptimit, të punësimit, dhe të integrimit të Shqipërisë në Europë.
Mëkontratën e nënshkruar më 26 maj me elektoratin shqiptar, Berisha, ne jemi të bindur se meritojmë fitoren e thellë, jemi të bindur se elektorati i Kurbinit dhe i mbarë Shqipërisë do të votojë për PD-në. që zhgënjimi të tyrët dhe të shumë të tjerëve.
Unë ju them atyre se vota nga ana tjetër është një vendim i rëndësishëm individual, familjar dhe kombëtar. Para se të hedhin votën e tyre të mendojnë ndryshimet e mëdha që kemi realizuar, të mendojnë lidhjet e fuqishme që kemi krijuar, perspektivat e mëdha. Të mos harrojmë se ne ishim një vend me një ekonomi të shkatërruar, të mos harrojmë se ishim një vend me izolim të thellë, kurse sot në këtë katër vjet jemi një vend që respektohemi gjithnjë e më shumë, jemi një vend që po zhvillojmë ekonominë dhe kemi dalë në krye të rritjes ekonomike në Evropën ish-komuniste. Jemi një vend që rritëm katër herë në katër vjet të ardhurat për frymë, jemi një vend që kemi ndërtuar dinjitetin, kemi ndërtuar respektin dhe kemi një të ardhme të shkëlqyer.
Në vitet 2000, nënvizoi Berisha, ne do të shkojmë si një vend demokratik dhe jo si një vend socialist.
Zgjedhjet e 26 majit, janë zgjedhjet që, në kuptimin më të vërtetë të fjalës ndajnë historinë. Duke folur për alternativën e tij, Berisha tha se kjo alternativë synon vetëm shqipërinë me vëllon e Marksit, të vëllesh Shqipërinë me vëllon e Marksit është njëlloj sikur të veshësh një nuse me të zeza. Ky është një mëkat shumë i rëndë për atë që shpalosin marksizmin në Shqipëri. Unë ju bëj thirrje shqiptarëve të mos i besojnë kurrë kësaj ideologjie, e cila për 50 vjet na poshtëroi më shumë se çdo gjë tjetër në këtë histori të rëndë.
Duke folur për objektivat e programit të PD-së, Berisha tha se: synojmë rritjen e mirëqënies ekonomike, shkollimin më të mirë të rinisë shqiptare, punësimin e saj të shpejtë, të gjitha këto ne i bazojmë në alternativa lokale dhe kombëtare.
Unë, vuri në dukje Berisha, ju garantoj se Laçi do të ketë një program të veçantë, qoftë për punësimin, i cili do të realizohet së pari nëpërmjet rritjes së investimeve në prodhim dhe në shërbime në këtë rreth, së dyti, do nëpërmjet rritjes së bursave dhe arsimimit të të rinjve laçjanë, së treti do të realizohet nëpërmjet emigracionit sezonal, të cilin ne jemi të sigurtë dhe kemi marrë garanci të plota nga qeveria italiane dhe qeveria greke. Ne shumë shpejt do të nënshkruajmë marrëveshjen e emigracionit sezonal me këto dy vende, të cilët do të marrin emigrantë sezonalë, për dy vjet Italia, dhe tetë muaj Greqia dhe kjo do të jetë një mënyrë tjetër lehtësimi dhe zgjidhjes së papunësisë. Ne jemi të vendosur që papunësinë gjatë katër viteve që vijnë ta ulim në nivelin mesatar më të ulët dhe të shifrave që ky fenomen ekziston në vendet e zhvilluara të Evropës. Ne jemi të vendosur që për arsimin të shpenzojmë sa shpenzojnë vendet e zhvilluara. Ne jemi kombi, dhe sakrifica më fisnike që mund të bëjmë është ajo e shkollimit të fëmijëve tanë. Ndaj jemi që pjesa kryesore e buxhetit të kalojë për arsimin e fëmijëve tanë. Ky është investimi më i mirë që bëjmë ne për veten, për të ardhmen, për Shqipërinë, për vendin në tërësi.
Merr pjesë Presidenti i Republikës, Sali Berisha
Partia Demokratike çeli dje
Nuk kanë shijuar frytet e kësaj reforme
Në vitet 2000, neizivoj Berisha,
BERISHA:
Thirrja ime shumë e sinqertë u drejtohet të gjithë atyre që akoma sot nuk kanë shijuar frytet e kësaj reforme. Ju bëj thirrje atyre të cilët janë skeptikë apo e ndjejnë veten jo të kënaqur me zhvillimet të mos pranojnë që zhgënjimin t’u imponojë atyre të votojnë për socialistët, të votojnë për frontin e kuq se jo vetëm që nuk do të zgjidhin hallet dhe problemet e tyre, por do të ndërlikojnë të tyret dhe të shumë të tjerëve.
Përsëri thirrje për gjak
- Një anëtare e kryesisë së PS Berat gjatë prezantimit të kandidatëve për deputet, deklaron: “Edhe me gjak do ta marrim pushtetin”
Faqe 3
Solana: Ne do ju mbështesim
Kryeministri Meksi priti Solanen
Kryeministri Meksi në fjalën e tij në takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Solana theksoi se PD e vuri në programin e saj elektoral anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe me firmosjen e partneritetit për Paqe ne shprehëm angazhimin tonë për të integruar në strukturat e Paktit të Atlantikut Verior me dëshirën që sa më shpejt të jemi anëtarë të këtij Pakti.
Ne, ne gjykojmë këtë anëtarësim si mjaft të rëndësishëm për paqen në Ballkan dhe më gjerë për stabilitetin në Europë. Ne mendojmë vuri në dukje më poshtë Kryeministri Meksi se për arritjen e stabilitetit të vërtetë në gadishullin e Ballkanit duhet bërë presion ndaj Serbisë e Malit të Zi për demokratizimin e jetës, për respektimin e standarteve europiane dhe mbrojtjen e të drejtave për respektimin e drejtave të shqiptarëve në Kosovë, që shkelën e dhunohen për ditë nga Serbia duke mbetur një rrezik potencial për shpërthime të rrezikshme në Ballkan.
Ne jemi të impresionuar për atë çka Shqipëria ka bërë kaq shpejt pas dy vjet të nënshkrimit të Partneritetit për Paqe tha zoti Solana. Pjesëmarrja juaj dhe mbështetja e trupave të IFOR-it, kontributi që ju po jepni në integrimin ne strukturat e NATO-s janë mjaft të rëndësishme për të ardhmen e marrëdhënieve tona. Është shumë e rëndësishme për NATO-n që të forcojë partneritetin për paqe dhe rolin e saj për paqen në Ballkan. Ne ju përgëzojmë për sukseset e arritura dhe do ju mbështesim për forcimin e konsolidimin e demokracisë në Shqipëri.
Lajmërim
Ditën e premte datë 3.5 1996 ora 18.30 në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” Partia Demokratike dega e Tiranës organizon një takim me elektoratin e saj ku marrin pjesë zotërinjtë
1. Tritan Shehu-kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare
2. Aleksandër Meksi - Kryeministër
3. Michel Pericard-Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Bashkimit për Republikën i Shirakut
Thekson Rikard Fon Vajceker: Është në interes të Evropës dhe shqiptarëve të vazhdojnë rrugën e katër viteve të fundit
Thekson Rikard Fon Vajceker:
Është në interes të Evropës dhe shqiptarëve të vazhdojnë rrugën e katër viteve të fundit
Faqe 3
Shkodra promovon fitoret e 26 majit
Faqe 4