03/05/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

3 maj 1996

Klinton emëron Mariza Linon ambasadore të SHBA-së në Shqipëri

Presidenti amerikan Bill Klinton emëroi Mariza Linon ambasadore të SHBA-së në Shqipëri. Linon ka një karrierë të pasur diplomatike, ajo ka qenë dy vjet zëvendëssekretare ekzekutive e shtetit dhe ka shërbyer në Bagdat, Damask dhe Romë, para se të emërohej në detyrën e re. Mariza Linon zotëron italishten, frëngjishten, spanjishten, serbo-kroatishten dhe arabishten.

Brojka në Greqi

Me ftesë të z. Alexis Wintoniak, Sekretar Ekzekutiv i EDU (Unioni Demokrat Europian) u nis në Greqi për të marrë pjesë në një mbledhje të rëndësishme të Komitetit Drejtues të këtij Unioni. Me ftesë të z. Alexis Wintoniak, Sekretar Ekzekutiv i EDU (Unioni Demokrat Europian) u nis në Greqi për të marrë pjesë në një mbledhje të rëndësishme të Komitetit Drejtues të këtij Unioni, një delegacion i PDSH kryesuar nga Sekretari i Marrëdhënieve Ndërkombëtare të PDSH, z. Albert Brojka.

Përsëri PD dhe Presidenti Berisha në krye

Testim i shoqatës për kulturë demokratike

NATO s’ka besim tek socialistët

Kushdo që dëgjon NATO-n vazhdimisht kujton arsye e argumentimit të këtij institucioni të fuqishëm ushtarak e tani edhe politik. Historia pavarësisht se është liberale dhe tenton të pasurohet nuk mund të harrojë komunizmin që detyroi gjysmën e Europës të harrojë jetën dhe historinë e përbashkët të europianëve. Lufta e Ftohtë ka mbaruar por ende nuk ka marrë fund komunizmi i marrë në sigurimin të ardhmen e tyre shqiptarësinë e Europës. Havier Solana erdhi në Shqipëri me bindjen se këtushët e krijuar baza përfillimin e një historie evropiane, përfshirë këtu edhe konceptet e një shoqërie civile e moderne, aq edhe të një ushtrie me kontroll civil dhe të gatshme për të operuar sipas parimeve moderne të një ushtrie perëndimore. Bindja çaji ju vetë politësishte ashtu si edhe shkoi më tutje. Vetë Solana deklaroi vitin 1996 si vitin e debatit të Shqipërisë me NATO-n që do të duhet të ndodhte në pragun e anëtarësimit në NATO. Por Solana erdhi në Shqipëri dhe nuk takoi socialistët. Ky është një mesazh i qartë për shqiptarët. Refuzimi i një takimi të tillë kur në vendet e tjera të Lindjes në të cilat ishte Solana nuk ka ndodhur kështu, do të thotë se socialistët dhe për NATO-n nuk janë në parametra të një force politike që mund të përfaqësojë një vend civil me të anëtarësohet në NATO ose aspiron të anëtarësohet sa më shpejt. Neglizhim i tillë është një tërheqje e vëmendje për shqiptarët që të jenë të kujdesshëm ndaj neokomunizmit, të paktën aq sa është NATO apo ndonjë organizëm tjetër i rëndësishëm evropian. Shqipëria ka opozitën e saj brenda vetes. Fatmirësisht kjo opozitë nuk mund të sillet manifestuar me pretekstin deri në korrigjimin e plotë të saj. Megjithatë opozita e Shqipërisë e radhitur në Frontin e Kuq ka arritur të manifestojë opozicionin e saj ndaj vendit të vet. Ajo nuk heshti në çfarëpaskan e saj edhe kur Shqipëria u pranua në Këshillin e Evropës. Edhe pse Evropa kishte testuar demokracinë shqiptare dhe e shkëputi si të ndje për afrimin me demokracinë evropiane, neokomunistët shqiptarë nuk harruan zakonin e tyre, jo opozitarë politikë por si opozitarët të vendit të tyre. Ata bënë të pamundurën që anëtarësimi i Shqipërisë në Këshillin e Evropës të mos realizohej, por ai u realizua. Edhe ndaj hapave të Shqipërisë drejt NATO-s treguan opozicionin e tyre. Në dhjetor të vitit 1992 ata qenë në një interpelancë Ministrin e Jashtëm Alfred Serreqi për shkak se qeveria shqiptare sipas tyre kishte bërë hapa të gëzuar në qëndrimin ndaj NATO-s dhe marrëdhënieve me SHBA-në. Ata kërkuan që Shqipëria të tregojë rezervuar në deklaratat e saj për anëtarësim në NATO e po ashtu edhe në marrëdhëniet me SHBA-në. Ky është demonstrimi i më madh publik i pozicionit të tyre anti-NATO që është opozitë ndaj masave të sigurimit të vendit aq sa edhe opozitë ndaj zgjidhjes së problemit kombëtar dhe integrimit të Shqipërisë në Evropë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Havier Solana qëndroi dy ditë në Shqipëri. Ai u siguroi shqiptarëve kursin që ata kanë nisur në drejtimin e qeverisjes demokratike. Ai nuk takoi socialistët. Kjo ishte këshillë për ta që të ndryshojnë kursin pra të ndryshojnë veten e tyre. NATO nëpërmjet detyrës së saj shpreh mbështetjen ndaj demokracisë në Shqipëri, ndaj Presidentit Berisha.

Ky ishte sondazhi që socialistët e reklamoni si të favorshëm

Cilen Parti simpatizoni ? [Grafik me shifrat 40, 35, 30, 25, 20, 15, 10, 5, 0; etiketat: PD, PS, PSD, PAD, PR, PBDNJ, PPD, PBSD, tjetër parti, asnjë parti] Kishte kohë që socialistët shpërbenin se së shpejti do të dilte një sondazh që i favorizonte ata. Në të vërtetë dje shoqata për kulturë demokratike i kryer prej tyre, 1200 persona të testuar në 40 zona të Shqipërisë përzgjedhura në bazë të kritereve statistikore dhe sociologjike. Ashtu siç përsërisnin socialistët ky ishte sondazhi më i favorshëm për ta por edhe ky sondazh tregoi përsëri se PD dhe Presidenti Berisha qëndrojnë në krye të të gjitha anketimeve. Kështu sondazhi qe pritej me padurim prej PS, vendosi edhe njëherë në vend të parë PD me 38.4 %ma pjesës së cilën parti simpatizoni? Ndërkaq për socialistët pjesëmarrja në sondazhesh prej tyre 20.5% duke vazhduar me postë me partitë e tjera. Ajo që bie në sy edhe në këtë sondazh është se partitë e Frontit të Kuq të gjitha bashkë as nuk i afrohen PD-së me gjithsej shifrat optimiste që ky sondazh afron për ta. Një element tjetër që bie në sy është shifra prej 15.9% që arenjëve nuk kanë preferencë për ndonjë parti. Dhe më shumë që “simpatizantët” e PS janë ushtarë të asaj partie, ndërsa personat që qenë pjesëmarrës 15.9% janë nga ata që kanë votuar për PD në ’92 dhe sot janë indiferent ndaj partive sepse kanë arritur një nivel të caktuar votonjë mund të votojnë vetëm për PD. Supremacia e PD bëhet më qartë në renditjen e politikaneve shqiptarë. Figura kryesore e PD Presidenti i Republikës Sali Berisha, vazhdon të mbetet mjaft i shkëputur nga politikët e opozitës në krye të preferencave të shqiptarëve. Sipas kuptojmës së vazhdueshme e absurd e opozitës kanë bërë të njëjtin efekt që do të bëntë një pikë e zezë bojë në oqean. Këto pra janë edhe parashikimet republikane dje. Në fakt sondazhe të tjera të kryera po këto ditë shënojnë shifra shumë më të larta për PD, shifra që i kalojnë dhe ato të sondazheve të mëparshme të kryera nga Instituti Republikan Amerikan apo Eurobarometri. Sidoqoftë të gjitha këto sondazhe tregojnë vetëm një gjë: që shqiptarët janë të vendosur të ecin përpara me shpejtësi dhe të bindur që këtë ecje përpara e siguron vetëm PD përpara e së ardhmes. E.P

Përur(o)het Bursa e parë shqiptare

-Në ceremoninë e përurimit merr pjesë edhe Presidenti i Republikës Sali Berisha -Bursa e Tiranës anëtare e Bursës Evropiane Vendi i ekonomisë më të centralizuar në botë, hap sot bursën e parë, dhe kjo shënon një arritje, shumë të madhe, për Shqipërinë e për tregun në tërësi. Dje në Bankën e Shqipërisë u organizua ceremonia e përurimit të Bursës së parë shqiptare. Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Presidenti i Republikës, z. Sali Berisha. Në fjalën e tij të rastit Guvernatori i Bankës së Shqipërisë e cilësoi hapjen e bursës në Shqipëri si ngjarje historike jo vetëm për tregun financiar shqiptar por për të gjithë ekonominë dhe kombin shqiptar. Z.Luniku e konsideroi Bursën si tregues sintetik të faktit se ekonomia shqiptare ka hyrë plotësisht në rrugën e ekonomisë së tregut. Më pas z.Luniku theksoi edhe avantazhet e tregut të kapitalove dhe bursës si një hap i natyrshëm dhe jo administrativ. Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Sali Berisha: I nderuar z. Guvernator, zv/zv Kryeministër, të tjerë personalitete e ambasadorë, të nderuar zonja dhe zotërinj. Po jetojmë një moment historik, jo vetëm për Shqipërinë por dhe për të gjithë të pranishmit këtu, pa marrëveshje nga ai i cili fillon në këtë ditë. Vendi i ekonomisë më të centralizuar në botë, hap sot bursën e parë, dhe kjo shënon një arritje, do të thosha shumë të madhe, për Shqipërinë e për tregun në tërësi. Me këtë rast unë dua t’ju përgëzoj përzemërsisht. Së pari dua të falenderoj ekipin, guvernatorin dhe ekipin e bankës, për punën e tyre me përkushtim të madh, e cila konkretizohet sot me hapjen e këtij institucioni më të ri, i parë, por ndoshta më i rëndësishmi. Dua të falenderoj përzemërsisht, të gjithë ata që kanë punuar, për ndihmën e çmuar që dhanë, në hapjen e bursës sonë. Bursa është një rezultat e zhvillimeve dhe ndryshimeve të mëdha politike, ekonomike dhe ligjislative që kanë ndodhur në Shqipëri këto 4 vjet. Ajo është dëshmi e një stabiliteti politik të Shqipërisë, që sjell besimi i madh në rritje, i afaristëve dhe Vijon faqe 3

Në Tiranë shfaqen Brigadat e kuqe

Kërcënohen biznesmenët: Vdekje për ata që s’paguajnë për socialistët Faqe 3

Së shpejti pashaporta shërbimi për afaristët

Faqe 3

PAD njerëzit e Ramiz Alisë

Para pak ditësh PAD botoi një poster me fotot e krerëve të saj dhe me diçiturën: PAD ideale e djathtorët, njerëzit e djeshëm. Mbas fakteve të fundit të gjitha shqiptarët e dine se PAD është Partia e Ramiz Alisë dhe njerëzit e saj ish-spiunë të Sigurimit të Shtetit. Faqe 3

Përfundoi viziten në Shqipëri Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Havier Solana

Solana vlerëson pjesëmarrjen e Shqipërisë në programin partneritet për paqen Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Havier Solana vlerëson Shqipërinë për pjesëmarrjen e saj aktive në programin partneritet për paqen dhe premton do të intensifikojë lidhjet e aleancës me këtë vend. Gjatë kontakteve në fund të vizitës dyditëshe në Shqipëri zoti Solana e cilësoi këtë vend ballkanik, si një nga më të përparuarit në bashkëpunim me strukturat e NATO-s. Programi partneritet për paqen shënon bashkëpunimin dhe aleancën me secilin vend europian, por pa dhënë vendëve pjesëmarrëse garanci sigurimi. Bisdemid midis sekretarit të përgjithshëm të NATO-s dhe presidentit Sali Berisha dhe personaliteteve të tjera shqiptare u përqendruan tek synimet e Shqipërisë për të bërë anëtare e NATO-s. Gjatë turneut të tij të tanishëm në vendet europianolindore zoti Solana ritheksoi planet e NATO-s për zgjerim, por tha se paramaujt dhjetor nuk pritet ndonjë vendim lidhur me afatin apo me vendet që do të pranohen në gjirin e aleancës. Dje, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Havier Solana zhvilloi një takim me përfaqësuesit e shoqatës së Atlantikut Verior. Po dje zoti Solana u largua nga Tirana. Në bisedimet në Tiranë u diskutua edhe rreth gjendjes së shqiptarëve në Kosovë. Bullgaria është ndalesa tjetër e zotit Solana, i cili i jep fund turneut në një vizitë në Rumani. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s vizitoi gjatë këtij turneu edhe republikën Çeke, Sllovakinë dhe Slloveninë.

VITI I VI I BOTIMIT Nr. 98 (1242) E PREMTE 3 maj 1996 ÇMIMI 10 LEKË 1000 lireta it. 200 drahmi

LAJMËRIM

Sot, datë 3.5.1996 ora 18.30 në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” Partia Demokratike dega e Tiranës organizon një takim me elektoratin e saj ku marrin pjesë zotërinjtë : 1. Tritan Shehu-kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare 2. Aleksandër Meksi - Kryeministër 3. Michel Picard-Kryetar i grupit Parlamentar të Partisë së Bashkimit për Republikën i Shirakut